BREAKING NEWS

Zhvillime të forta brenda SPAK, prokurorët zgjatin me 3 muaj afatet hetimore për Arben Ahmetajn dhe i çojnë fletë-thirrje oligarkut që akuzohet për pastrim parash

Zhvillime të forta brenda SPAK, prokurorët zgjatin me 3 muaj afatet
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela nxjerr prapaskenat “bombastike”: Ja pse divorci i Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit nuk i shpëton dot nga prangat dhe arsyeja e fortë që zyrtari i lartë i DASH Richard Nephew shmangu takimet në Tiranë me qeverinë ‘Rama’ dhe përfaqësuesit ...

Spartak Ngjela nxjerr prapaskenat “bombastike”: Ja pse divorci i
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha pa mandat sipas Kushtetutës, kreu i PD i hap vendin Argitës dhe përgatitet ta kurorëzojë të bijën në fron me protestën e 12 korrikut, Gaz Bardhi përfundon si “limon i shtrydhur”

Sali Berisha pa mandat sipas Kushtetutës, kreu i PD i hap vendin
x
BREAKING NEWS

Zbardhet dëshmia në SPAK që fundos Niko Peleshin për lidhjet e tij me Klodian Zoton, ish-drejtori i Ujësjellësit të Korçës e nxjerr zbuluar para prokurorëve specialë

Zbardhet dëshmia në SPAK që fundos Niko Peleshin për lidhjet
x
BREAKING NEWS

Mandati për deputet i Sali Berishës në “fije të perit”, do ketë përplasje për Nenin 71 të Kushtetutës, ja kush e ka në dorë “fatin” e “non-gratës”, flasin juristët

Mandati për deputet i Sali Berishës në “fije të
x
BREAKING NEWS

Frrok Çupi nxjerr “CV” e zezë të Sali Berishës në 30 vite, nga bashkëpunimi i tij me udhëheqësin e Serbisë, sulmet ndaj ambasadës së SHBA në Tiranë, grushti i shtetit ’98, vrasja e 4 protestuesve në 21 janar, te emrat e terroristëve që ka bashkëpunuar ...

Frrok Çupi nxjerr “CV” e zezë të Sali Berishës
x
BREAKING NEWS

Autoritetet zvicerane zbulojnë emrin e biznesmenit që doli garant për Arben Ahmetajn në Zvicër si i punësoi gruan me pagë 9 mijë franga në muaj, zbardhen detaje nga dosja hetimore

Autoritetet zvicerane zbulojnë emrin e biznesmenit që doli garant
x
BREAKING NEWS

Ilir Demalia nxjerr prapaskenat e forta: Ilir Meta dhe Sali Berisha po bëjnë gjithçka që të shpëtojnë pasurinë dhe të mos iu ndëshkohet familja, ja provat që mund të përdorë Altin Dumani për t’i çuar pas hekurave

Ilir Demalia nxjerr prapaskenat e forta: Ilir Meta dhe Sali Berisha po
x

Opinion / Editorial

Një sistem i ri po lind shtrëngatë...

Një sistem i ri po lind shtrëngatë...

Isha në mëdyshjen për të marrë drejtimin e duhur për të dalë në rrugën kryesore apo qëndroja ashtu i shokuar nga ndërtesa e ''Fabrikës së bukës'' së Tiranës kthyer në gërmadhë, (fatkeqja Shqipëri që pësoi metamorfozën e pas 90 ),kur zëri i rojes me sa dukej kishte nuhatur gjithçka bluaja, ndaj i afruar nxori gjithë dhimbje.- Barbarizëm. Barbarizëm i barbarëve të politikës,- s'kishte së zbrazuri qytetari që e njihte me rrënjë e degë, odisenë e fabrikës, kur unë isha pushtuar nga autorët antikë grekë; Euripidi Tukididi, drama ''Zogjtë'' e Aristofanit, Herodoti, Polibi, Straboni, oratori grek, Demosteni, apo autorët romakë që ''barbarët'' i shihnin të privuar nga tregues të qytetërimit; ligjet e shkruara, traditat letrare, perceptoheshin si kërcënim për stabilitetin politik dhe territorial të perandorisë, duke sjellë kështu përmes veprave një shumëllojshmëri semantiketermi ''barbar '' ; i pa civilizuar, analfabet, memec, onomatopeikebelbëzues, i huaj... Ndërsa isha ndarë nga qytetari dhe përpiqesha të qetësoja veten, kur hapat më kishin hedhur tek protesta e së martës e rithemeluesve përpara bashkisë së Tiranës. Ç't'ë shihje !? Tymi dhe flaka e dalë nga bombat molotovë që ndiqnin njëra- tjetrën si breshëri automatiku po merrnin frymën kryeqytetit. Ç'barbarë ! ? Një gjysmë zëri i nxjerrë, u shua nga fjala e ''Këlliçit'' lëshuar nga foltorja për një minutë heshtje në kujtim të gjyshit të tij, ish prefektit të Tiranës ''. Këta dhe të vdekurit i nxjerrin nga varri, për t'i dhënë mbështetje molotovëve. Ç'demokraci me këta barbarë!? Nuk vrava më gjatë për t'i gjetur sinoniminë sepse çasti më kishte kaluar orë më parë, tek kopshti ''Dielli'', ku presidenti ''Bega'', kryebashkiaku Veliaj, të ulur nëpër tavolinat të mbushur me mjete artizane,të cilat kishin qëndisur gjithë mjedisin rreth e qark ndërtesës, hidhnin e prisnin me fëmijët. Fatmirësi e numrit 101 e kopshtit të rinkonstruktuar në Tiranë që kishte sjellë dy shtetarët për ndarë gëzimin me fëmijët, stafin, por edhe gjyshërit e gjyshet, që nuk dinin si t'u gëzoheshin nipave dhe mbesave, edhe pse në trotuar jashtë kangjellave, nuk mund të largoheshin, pa ndarë takimet e duarve me presidentin. Gjyshe Ymerraj më e shkathtë, iu qep kryebashkiakut për t'i rrëmbyer një pozë me të nipin. Ndërsa më kalonin si në një ekran skenat e takimeve të presidentit, kryebashkiakut me njerëzit e mendjes, ashtu rrëmbimthi, gjithë ajo atmosferë gazmore e një kopshti model, u turbullua sërish teksa në foltore u ngjit trupi i gjatë e i hollë i një qytetari gjoks-hapur, ku qëndronte stoik, portreti i stampuar e kryetarit të rithemelimit me ''arrest shtëpiak''. Ndoshta shkaku i atij kumuri sa gishtat e dorës protestuesish ishte, bezdisja që u jepte qytetarëve prezenca e portretit, i cili me të gjitha gjasat dhe ashtu vriste. Nuk di pse në çast u pushtova nga fjalët e sekretarit të SHBA për ''Ballkanin perëndimor '', Eskobar, dhënë gjatë një interviste në ekran, për të gjetur ëndjen elektorati opozitar për të ndryshuar lidershipin e viteve 90, i cili i ka sjellë, jo pak pengesa demokracisë. Ç'barbarizëm !? Mbrëmja e pritshme, zbrazi nga dritarja e ''shtëpisë së arrestit'' breshëritë kundër Eskobarit, por lajthitje, ishte emisioni i ''Krastës'' te STV,ku një analist filloi të krijonte ca lidhje të çuditshme mes SHBA -ve dhe Putinit. Ç'barbarë !? Si mund të vesh shenja barazimi mes dy botëve krejtësisht të kundërta, vetëm e vetëm pse autoritete amerikane të cilat kërkojnë të sjellin në binarët e demokracisë, venë gishtin mbi plagë të cilën e ka bërë të mbajë erë edhe në botën jashtë, aq shumë e trazuar është nga autokracia shqiptare e cila ka marrë peng gjithë sistemin,duke e futur nëpër qorrsokakët e korrupsionit. Më tepër se kushdo tjetër flasin dhe konkluzionet e kryetarit të SPAK-ut, Dumani, se krimi i organizuar pastrimin e parave e bën përmes investimeve në ndërtim apo banga. Është kjo një arsye më shumë për t'i besuar se vërshimet e barbarëve në blerjen e ndërtesave, po krijon një precedent shumë më të rrezikshëm se edhe vetë eksodet e emigrimit, sepse toka shqiptare tashmë e boshatisur po ndodh njësoj si me ''hunët '' në shekullin e 4-t pas Krishtit që vërshuan drejt Perandorisë romake. Të huajt po zaptojnë gjithë infrastrukturën duke i lënë shqiptarët rrugëve, nga se është e papërballueshme kostoja e ngritur e banesave me pagat e papërfillshme. Rrezikun e madh të kombëtarizimit të kombit nga këta barbarë që nuk ndalen me barbarizmat e tyre, për ta kthyer vendin e shqiponjave në një strehë pelegrinazhi për të huajt, ku të mbretërojnë, derrat e dosa të korruptuara të krimit e të pushtetit. Ndaj dhe pa përfunduar ende mirë raportimin e tij në komisionin parlamentar ''Dumani '', ekranet e RTV, Neës 24, Euro Neës, e pushtuar nga Nokat e Ballinjtë, barbarizmi i tyre nuk kishte të ndalur drejt SPAK-ut, për ''arrestin shtëpiak'' të kryetarit të rithemelimit me lajtmotivin e arrestimit politik të kryetarit të opozitës, duke anatemuar reformën në drejtësi si e kapur nga Rama. Por që krejt ndryshe nga këta barbarë e sheh, Sekretari i jashtëm britanik Cameron, i cili në takim me kryeministrin Rama u shpreh ; Kini dhënë një drejtim të qartë për atë se ku duhet të arrijë Shqipëria dhe ku do të jetë Shqipëria në sferën e NATO-s dhe BE-së. Shqipëria është vërtet një histori suksesi nga aspekti ekonomik, sukses në Nato. S'thonë kot ; Shpresa vdes e fundit. Mbase barbarizmave të barbarëve po u vjen fundi, nga se reforma në drejtësi, po hap dritën jeshile për hapa të sigurtë në luftën kundër korrupsionit për të çliruar Shqipërinë e shqiptarët nga barbarët e tij, që në këto vite të ashtuquajtura demokraci e kanë vjedhur e shkatërruar më keq se edhe pushtuesit e huaj. Se pati keq qytetari; Barbarizëm. Barbarizëm i barbarëve të politikës.... Një sistem e ri po lind shtrëngatë... Më kot mundoju, o barbarë të fshihni barbarizmin tuaj. S'ka vrimë miu që mund t'ju shpëtojë nga SPAK-u...