BREAKING NEWS

Trondit Artan Hoxha: Ja dosja që do të çojë Sali Berishën si Pinoçeti me barelë në burg dhe lidhjet e bashkëshortes së tij me Ervis Martinajn

Trondit Artan Hoxha: Ja dosja që do të çojë Sali
x
BREAKING NEWS

Edi Rama shtyn kongresin pas zhvillimeve të fundit të SPAK dhe hetimeve ndaj Ballukut, Agaçit dhe Veliajt, pritet rikonfigurimi i plotë i qeverisjes para zgjedhjeve

Edi Rama shtyn kongresin pas zhvillimeve të fundit të SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Kandidatja kryesore në krye të “Foltores” Argita Malltezi frymëzohet nga Bashkimi Sovjetik, pas reagimit të Evi Kokalarit, vajza e Sali Berishës fshin postimin, Foltorja hyn në fazën e “ngrënies së vetes së vet”

Kandidatja kryesore në krye të “Foltores” Argita Malltezi
x
BREAKING NEWS

Dumani rendit pushtetarët që janë marrë nën hetim nga SPAK, nga ish-kryeministri, ministra, deputetë e kryebashkiakë dhe zbulon hetimin e sipërmarrësit shqiptar që tentoi t’i krijojë akses mafies ndërkombëtare në vendin tonë, si po blen krimi apartamen...

Dumani rendit pushtetarët që janë marrë nën hetim nga
x
BREAKING NEWS

Ja çfarë po ndodh me hetimet e “peshave të rënda” të politikës, Altin Dumani jep detajet për Berishën, Ramën e Veliajn, flet për policët në shërbim të krimit dhe kërcënimet ndaj prokurorëve specialë, në ndihmë të SPAK 32 skuadra të përbashkëta hetimore...

Ja çfarë po ndodh me hetimet e “peshave të
x
BREAKING NEWS

Trondit Myslim Murrizi, në përgjimet e “EncroChat” dhe “Sky” kanë rënë ministra dhe deputetë socialistë, Edi Rama gati t’i hedhë në “gojën” e SPAK për të shmangur rrëzimin nga pushteti, ja si ish-kreu i SHISH Visho Ajazi u përfshi në pazare me Saimir T...

Trondit Myslim Murrizi, në përgjimet e “EncroChat” dhe
x
BREAKING NEWS

KLP, kush do të zëvendësojë Alfred Ballën pas “bombës” së KPA, ja emri pretendent që ka mazhorancën e votave në Këshill

KLP, kush do të zëvendësojë Alfred Ballën pas
x
BREAKING NEWS

Plas sherri në çetën e “Foltores”, ambicia e Argita Malltezit për t’u katapultuar në krye të partisë fut “zjarrin” brenda Rithemelimit, krahu i djathtë i Sali Berishës del hapur kundër vajzës së ish-kryeministrit

Plas sherri në çetën e “Foltores”, ambicia e Argita
x

Opinion / Editorial

Një vepër e shkëlqyer e një shkencëtari të shquar

Një vepër e shkëlqyer e një shkencëtari të shquar

Kohët e fundit para mbylljes së vitit të kaluar, doli në dritë një vepër e shkëlqyer e një shkencëtari të shquar – Prof. Dr. Shyqyri Aliaj. Vepra në fjalë titullohet “Insights into the Geological Framework, Neotectonics and Seismotectonics of Albania through Selected Papers”(në shqip, “Një vështrim i thelluar për Strukturën Gjeologjike, Neotektonikën dhe Sizmotektonikën e Shqipërisë, përmes artikujsh të zgjedhur”). Libri është përgatitur në gjuhën angleze, çka ja rrit edhe më shumë vlerën shkencore. Prof. Shyqyri Aliaj i përket atij brezi shkencëtarësh të pakët të fushaver te gjeologjisë që kur është nevoja thërritet nga shteti për konsultime dhe zgjidje problemesh të rëndësishme e të vështira. Profesor Aliaj, me këtë vepër, prezanton një risi të veçantë për shkencëtarët shqiptarë. Pavarësisht karakterit tërësisht shkencor, ajo i dedikohet familjes së profesorit që nga bashkëshortja, tek vajzat dhe deri tek prindërit e tij, të cilët fatkeqësisht tashmë kanë ndërruar jetë. Një praktikë e tillë tregon kulturën e autorit dhe vështirë se gjëndet në vepra të tilla në Shqipëri. Ky dedikim të kujton në një farë mënyre Çajupin e Madh, kur shkruante për bashkëshorten e tij Evgjeninë, ndonëse në rrethana krejt të tjera. Kur merr në dorë veprën e prof. Aliaj, shikon se ajo rëndon, jo vetëm nga volumi i saj, por më tepër nga përmbajtja e saj. Në jetën e gjatë shkencore, Profesori nuk harron të përmendë edhe bashkëpuntorët e tij të ngushtë, si Akademik Eduard Sulstarova, Prof. Siasi Koçiaj dhe Prof. Betim Muço. Katërshja në fjalë është themeluese e sizmologjisë në Shqipëri. Fillimisht, sidomos tre të parët (Sulstarova, Aliaj e Koçiaj) themeluan Qendrën e parë Sizmologjike dhe më vonë Institutin e Studimeve Sizmologjike, i cili, ashtu si shumë institucione të tjera shkencore, me vendime të gabuara qeveritare të kohës (fillimi i viteve’90-të) pësuan ndryshime të mëdha strukturore, ose u shkrinë fare. Në këtë mënyrë të gjitha projektet dhe vizionet e menduara e të përpiluara nga shkencëtarë e specialistë të vërtetë, u bllokuan ose u pezulluan, çka shkaktoi një dëm të madh në zhvillimin e shkencës shqiptare në përgjithësi. Profesor Shyqyri Aliaj bën pjesë në numrin e atyre shkencëtarëve, që rrugën e cilësisë shkencore nuk e kanë pasur te lehtë. Ajo ka kaluar nga Kandidati i Shkencave (KSH), Bashkëpunëtor i Vjetër Shkencor (ose Docent), tek Dr. I Shkencave dhe më në në fund, tek titulli i Profesorit. Intervalet kohore midis titujve e gradave të mësipërme, sipas rregullave të kohës, duhej të shoqëroheshin (dhe janë shoqëruar), me botime të tjera shkencore. Veprimtaria shkencore e paraqitur në këtë vepër në mënyrë të përmbledhur fillon nga viti 1987 dhe arrin deri ne 2023, pra një punë e pa lodhur që padyshim duhet pasur zili. Punime të tilla si ai i Evolucionit Strukturor të zonave të jashtme të Albanidëve, Evolucioni gjeologjik alpin, Orogjeni I Albanidëve dhe konvergjenca midis Eurazisë dhe pllakës së Adriatikut, Sizmotektonika e zonave te kolizionit të strukturës së Albanidëve e shumë e shumë të tjera, personalisht i konsideroj studime te papërsëritëshme, e me shumë vlerë, si për sot, ashtu edhe për brezat e ardhshëm të gjeologëve. Nuk është aspak e lehtë për të bërë analizë shkencore të veprave të prof. Aliaj. Një analizë e tillë kërkon njohuri të thella, pikërisht në fushat që ka hulumtuar autori, gjë që pak kush mund ta bëjë. Këto studime janë pika reference, jo vetëm për studjuesit shqiptarë, por edhe për shumë kolegë të huaj, si nga rajoni i Ballkanit, ashtu edhe më gjërë në Evropë. Gjeologët në përgjithësi janë njerëz punëtorë, por edhe shumë modestë. Në këtë drejtim, Prof. Aliaj është një model për t’u marrë shëmbull. Aktiviteti dhe puna e bërë në lëmin e shkencave të Tokës njihet shumë pak nga opinioni i gjërë. Për ato fillon të flitet vetëm kur shfaqen rreziqe të tilla, siç janë tërmetet, rrëshqitjet, tunelet e autostradave, etj., pra dukuri si këto. Prof.Aliaj ka një kontribut jo të vogël edhe në mësimdhënien dhe pergatitjen e gjeologëve të rinj nga fakulteti i Gjeologjisë dhe Minierave. Në këtë fushë, ai ka dhënë lëndë të rëndësishme, siç është Gjeologjia Strukturore, një nga disiplinat më të rëndësishme në përgatitjen e gjeologëve. Eshtë për të ardhur keq që kontributi i brezave që kanë shkruar e përgatitur Gjeologjinë e Shqipërisë, ku bën pjesë edhe Prof. Aliaj, sot nuk evidentohet siç duhet në auditoret e fakultetit. Në përgatitjen e studentëve i kushtohet pak vëmëndje fondit të gjeologjisë, i përgatitur në vite e dekada, nga shumë breza studjuesish. Kush ka pasur rastin të studjojë në shkolla të huaja, e di fare mirë se pedagogët e atyre shkollave ju jepnin studentëve detyra të posaçme, për njohjen e kontributit të brezave të mëparshëm. Kontributi i Prof. Shyqyri Aliaj në fushën e Sizmologjisë, Sizmotektonikës e Geologjisë në përgjithësi, është e pa mundur të paraqitet i plotë në një artikull gazete. Por shpresoj që ai të shërbejë si një informacion për brezat e rinj dhe per ata që mendojnë të punojnë në fushën e gjeologjisë krahinore, ku padyshim, bën pjesë aktiviteti i Profesorit të shquar, për të cilin po flasim. Pa gjeologjinë krahinore, me të gjitha degët e saj, si tektonika, stratigrafia, paleontologjia, mineralogjia, gjeokimia e shumë të tjera, nuk ka shkenca të Tokës. Nuk ka as disiplina zbatuese, siç janë ato të kërkim-zbulimit të mineraleve të dobishëm. Dua të shfrytëzoj rastin këtij shkrimi, për t’i uruar Profesorit të shquar dhe mikut tim Shyqyri Aliaj jetë të gjatë dhe të vazhdojë aktivitetin e tij shkencor – kërkimor, në dobi të gjeologjisë shqiptare.