BREAKING NEWS

Trondit Artan Hoxha: Ja dosja që do të çojë Sali Berishën si Pinoçeti me barelë në burg dhe lidhjet e bashkëshortes së tij me Ervis Martinajn

Trondit Artan Hoxha: Ja dosja që do të çojë Sali
x
BREAKING NEWS

Edi Rama shtyn kongresin pas zhvillimeve të fundit të SPAK dhe hetimeve ndaj Ballukut, Agaçit dhe Veliajt, pritet rikonfigurimi i plotë i qeverisjes para zgjedhjeve

Edi Rama shtyn kongresin pas zhvillimeve të fundit të SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Kandidatja kryesore në krye të “Foltores” Argita Malltezi frymëzohet nga Bashkimi Sovjetik, pas reagimit të Evi Kokalarit, vajza e Sali Berishës fshin postimin, Foltorja hyn në fazën e “ngrënies së vetes së vet”

Kandidatja kryesore në krye të “Foltores” Argita Malltezi
x
BREAKING NEWS

Dumani rendit pushtetarët që janë marrë nën hetim nga SPAK, nga ish-kryeministri, ministra, deputetë e kryebashkiakë dhe zbulon hetimin e sipërmarrësit shqiptar që tentoi t’i krijojë akses mafies ndërkombëtare në vendin tonë, si po blen krimi apartamen...

Dumani rendit pushtetarët që janë marrë nën hetim nga
x
BREAKING NEWS

Ja çfarë po ndodh me hetimet e “peshave të rënda” të politikës, Altin Dumani jep detajet për Berishën, Ramën e Veliajn, flet për policët në shërbim të krimit dhe kërcënimet ndaj prokurorëve specialë, në ndihmë të SPAK 32 skuadra të përbashkëta hetimore...

Ja çfarë po ndodh me hetimet e “peshave të
x
BREAKING NEWS

Trondit Myslim Murrizi, në përgjimet e “EncroChat” dhe “Sky” kanë rënë ministra dhe deputetë socialistë, Edi Rama gati t’i hedhë në “gojën” e SPAK për të shmangur rrëzimin nga pushteti, ja si ish-kreu i SHISH Visho Ajazi u përfshi në pazare me Saimir T...

Trondit Myslim Murrizi, në përgjimet e “EncroChat” dhe
x
BREAKING NEWS

KLP, kush do të zëvendësojë Alfred Ballën pas “bombës” së KPA, ja emri pretendent që ka mazhorancën e votave në Këshill

KLP, kush do të zëvendësojë Alfred Ballën pas
x
BREAKING NEWS

Plas sherri në çetën e “Foltores”, ambicia e Argita Malltezit për t’u katapultuar në krye të partisë fut “zjarrin” brenda Rithemelimit, krahu i djathtë i Sali Berishës del hapur kundër vajzës së ish-kryeministrit

Plas sherri në çetën e “Foltores”, ambicia e Argita
x

Opinion / Editorial

Një Vojo Kush na dha lirinë, treqind mijë nuk do mbrojnë do të pluralizmin?!

Një Vojo Kush na dha lirinë, treqind mijë nuk do mbrojnë do

Edhe pse pak e ekzagjeruar, shifra prej treqind mijë Vojo Kusha, përsëri, kjo është simbolikë e huajtur nga lufta për çlirim, ku Heroi i Popullit, është i njohur për heroizmin dhe guximin, burrërinë dhe atdhedashurinë mbetet aktuale. Vojo Kushi është heroi im më i dashur. Edhe pse fare i ri, guximi që kishte në shpirt e ka rritur figurën e tij, i ka dhënë përmasa gati mitike, duke e ngjitur në piedestalin më të lartë të heroizmit. Ishte i ngjashëm me Mujin dhe Halilin e legjendave të këngëve të ciklit legjendar të veriut të Shqipërisë. Ai mbetet simboli i luftës çlirimtare dhe të gjithë ne u rritëm me figurën e tij në shpirt e në mendje, me pamjen e mahnitshme mbi tankun armik. I sjellë në vëmendje nga Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ai na afron në vëmendje se çfarë bëri një djalosh i ri i brumosur me dashurinë për lirinë kundër pushtimit. I brumosur me ndjenjat më të thella për këtë tokë që quhet Shqipëri, ai iku i ri, po jeton përgjithmonë në kujtesën e kombit tonë. Figura e tij është simboli i trimërisë në një periudhë të vështirë. Ai ka shkruar me gërma të arta historinë, jo thjeshtë individuale, po së pari si përfaqësuesi i mijëra të rinjve që iu mungonte buka, po jo trimëria dhe atdhedashuria. Po pse zoti Meta i referohet Vojo Kushit në këto momente, siç më parë Aliendes dhe Mici Sokolit aq më tepër që është duke riorganizuar partinë dhe është deklaruar në luftë të ashpër kundër laraskave dhe galave që mund të shiten për një sufllaqe. Bile në betejën kundër nepotizmit, ai në emër të idealit për një parti luftarake, të emancipuar, moderne është kundër drejtimit të partisë me dy shoferë, ashtu siç thotë populli si dy kalander nga një derë ose autobus me dy timona të cilin e drejtojnë dy vetë si të ishin vëllezërit siamezë. Pikërisht në këtë moment shumë të rëndësishëm i drejtohet, jo spektrit politik, po vet SPAK dhe nominalisht, drejtuesit të tij, Altin Dumani, duke i kujtuar se ai dhe partia që drejton do ngrejë në këmbë, jo një, po treqind mijë, Vojo Kusha që ka nga Amerika në Bruksel dhe natyrisht këtu në atdheun tonë të shtrenjtë të cilët janë plotësisht të gatshëm të mbrojnë pluralizmin shqiptarë, arritjen më të rëndësishme në këtë shekull nga ata që kërkojnë ta shkatërrojnë dhe ta kthejnë këtë vend në monoparti, ashtu siç ka qenë para vitit 1990. Pikërisht, kjo sipas kryetarit të PL kërkohet të bëhet përmes SPAK-ut i cili sipas tij kërkon të asgjësoj pluralizmin politik, duke goditur krerët e Partisë së Lirisë dhe duke e shtrirë më gjerë edhe ata të “Rithemelimit”. Po, SPAK dhe Dumani, harron se nuk mund të arrijë këtë sukses se janë gati në këmbë për të sakrifikuar jetën po qe nevoja. Ata treqind mijë Vojo Kusha kur janë të gatshëm për të sakrifikuar jetën nuk kursejnë energjitë mjafton ta shpëtojnë pluralizmin nga asgjësimi që kërkon të arrijë SPAK ose skap apo disa anonim të nxitur nga forca politike që kërkojnë mbretërimin dhe drejtimin e vazhdueshëm të këtij vendi me metoda korruptive dhe allishverishe pa fund. Sipas kryetarit, Meta, harron Dumani që sot mund të ketë përballë treqind Vojo Kusha! Po nesër me një sinjal me një thirrje për lirinë dhe pluralizmin, janë gati të hipin mbi tankun SPAK, jo pak, po fiks treqind mijë heronj të mbrojtjes të pluralizmit. Përballë një armate kaq gjigande nuk do kishte burrë mbi dhe të përballonte këtë tufan dhe këtë stuhi që do t`i ngrinte dallgët e oqeanit të pluralizmit në Shqipëri deri mbi re, pse jo edhe mbi çatinë e botës në Himalaje. Është koha që SPAK me Dumanin në timon të bëjnë llogaritë me hanxhinë se për pluralizmin, lirinë dhe Shqipërinë janë në gadishmëri të ngrihen mbi treqind mijë heronj e luftëtarë për ta mbrojtur dhe mbajtur pluralizmin gjallë. Dhe mos të guxoj askush ta etiketoj këtë deklaratë si kërcënim për SPAK se tek e fundit nuk është kafshim, po thjesht një ledhatim!