Nga Qamil Gjyrezi
Loja Berisha-Rama ka filluar, që në vitin 2008 politikisht dhe juridikisht me ndryshimet kushtetuese. Berisha-Rama filluan lojën duke iu ‘futur gishtin’ shqiptareve. Kurse sot në 2024, duan ti’a fusin krahun, ndjesë për gjuhën urbane. Citova nje deklaratë të kryetarit të PD së Z Lulzim Basha, në emisionin Open që gazetarët me provokimet e tyre të bëjnë te dalësh jashtë karakterit me fjalë dhe sjellje. Juridikisht, Kryetarë i P.D- së është Basha, mbasi vendimi i Apelit, do të ankohet në Gjykatën e Lartë deri në Strasburg, pavarësisht se është njohur politikisht. Gjyqtaret që e morën vendimin u pyetën dje nga observërat amerikanë dhe trupa juridike duhet ti padisi në SPAK nëse ka shkelje ligjore. Populli thotë se kur nxehet i Urti, duhet patur kujdes prej së vërteti gjithmonë politikisht. Nuk komunikohet me një kandidat për Kryeministër me atë gjuhe, mbasi gazetaret kanë mision tjetër dhe politikanët kanë mision gjithashtu tjetër. Studiot televizive nuk janë gjykata, as logu i burrave, as prokurori, as Big Brodher por kanë përgjegjësi për opinionin publik. Po e shkruaj që në fillim, që çelësat e Kryeministrit ne Shqipëri Rama, nuk do ti’a dorëzojë kujtdo, siç janë dorëzuar me marrëveshje dhe lojë deri në 2013. Kryeministri i ardhshëm, nuk do ti marri çelësat pa hipotekë dhe me lojë e pazare, prandaj sulmohet Basha! Unë e kuptoj fare mirë që disa gazetarë dhe opinionistë përfaqësojnë klane dhe grupe interesi politiko-financiare dhe nuk ia plas për ndryshimet e vërteta pa lojë e marrëveshje politike. I vetmi njeri qe nuk ishte pjese e marrëveshjes së 2008 është Lulzim Basha. Prandaj Basha flet me kompetence për lëvizjen e lirë dhe anëtarësimin në NATO, këtë e di mire Berisha dhe Rama. Do të shkruaj me prova e fakte nje opinion për këtë temë. Ish-ministrit të Jashtëm Besnik Mustafaj ia kanë marrë çelësat e ministrisë ne Orën 5 të mëngjesit para anëtarësimit tonë në NATO. Administrata Bush nuk ka patur besim në 2008 as tek Berisha as tek e Mustafaj aq më pak. Amerikanët dhe europianët Franko Fratini kanë mbështetur në vitin 2008 Lulzim Bashën. Është mëse e vërtetë, se nëse nuk do të ishte ministër i Jashtëm Lulzim Basha, ka të ngjarë edhe sot në 2024 nuk do të lëviznim pa viza. Nuk duhet harruar kurrë edhe rruga gjeo-strategjike e Kombit?! Ndryshimet kushtetuese të 2008 me akte politike dhe gjeo-strategjike nuk i ka mbështetur vetëm Basha. Pjesa tjetër e Lidershipit të kohës, Topalli, Patozi, Olldashi, Bregu, Bode, Imami, Ruli, etj, etj, “delfinët” e Ramës e kishin mendjen tek karrigia e Kryetarit te PD-së. Por Berisha i ka njohtë mirë këtë grup pseudodemokratësh prandaj edhe i bëri ministra dhe i kontrollonte gjitha planet duke iu futur së pari gishtin shqiptarëve! Prandaj me të drejtë Lulzim Basha deklaroi se nuk do të lëmë t’iu fusim krahun, biles me gjeste, shqiptareve për pazaret Berisha-Rama 2008-2024! Ata që mbështesin Berishën dhe Foltoren, kanë vënë shishen e qumështit’ dhe presim largimin e Berishës në 2004 karrigen e Kryetarit dhe Kryeministrin ne 2029, ne kurriz të shqiptareve. Demokratët euro-atlantikë do të bëjnë beteja politike dhe ligjore me anë të rekursit në Gjykatën e lartë dhe në Strasburg, për të penguar pazarin Berisha-Rama, për të sjellë ndryshimin dhe per ti dhënë të gjithë shqiptareve edhe gazetarëve të paguar, demokratëve dhe biles edhe te majtëve Shqipërinë që duam, pa korrupsion dhe krime!
E papritur/ Ndahet çifti i shumëpërfolur i Big Brother Vip 3
Pas mbarimit te BBV, u ve re mes nje afrimiteti mes Drini Zeqos dhe Dea Vierit. Shpesh ne rrjet u...
Lexo më shumë