Shkencëtari i madh, Albert Ajnshtajn, është shprehur: “Nuk kam qenë kurrë komunist, por edhe po të kisha qenë nuk do ta kisha për turp”. E solla edhe një here në kujtesë këtë mendim të këtij personaliteti, pasi një grup deputetësh, gjoja demokratë, kanë paraqitur në Kuvend një nismë për dekomunistizimin e vendit, duke u ndalur sidomos tek të gjithë filmat dhe çdo gjë artistike të prodhuar para ’90. Kjo nismë do të thotë të mbash gjarprin në gji siç është korrupsioni dhe të mundohesh t’i heqësh patkonjtë një kali të ngordhur. Ata komunistë të ndershëm që kanë mbetur në Shqipëri sot, janë demokratët e vërtetë. Këta rrogëtarë të Parlament it, se deputetë nuk mund t’i quash, duan që në emër të dekomunistizimit të ringjallin fashizmin. Bijtë e pinjollëve që bashkëpunuan me pushtuesin dhe fashizmin, jo të krenohen për të kaluarën, por të ulin kokën e t’i kërkojnë falje popullit. Sot në Shqipëri komunistë nuk ka më, ka mentalitet komunist, të cilin e hasim tek këta pseudemokratë. Biles sot, kur tek ne nuk ka as të majtë dhe as të djathtë të vërtetë, një alternativë komuniste do ta zbuste deri diku babëzinë kapitaliste. Komunistë të ndershëm ka pak, por fakti që edhe partitë, ku ata aderojnë janë ndarë në trish, tregon se më shumë e kanë mendjen për të përfituar privilegje, se sa për të mbrojtur idetë komuniste. Këtë e tregoi edhe fakti ,kur partia e të ndjerit Milloshi, i bashkoi votat në zgjedhjet e pushtetit lokal 2015 me ato të PD, ku bëjnë pjesë edhe këta pinjollë të fashizmit që marrin nisma të tilla sot. Piva një kafe një ditë me një kryetar të Partisë Komuniste të një rrethi, që ka dyqane e ka dhënë disa apartamente me qera. “Duhet të shtojmë radhët ne komunistët – më tha, se një e keqe e madhe i kërcënohet vendit.” E çfarë komunisti je ti-i thashë, komunistët janë të zhveshur nga prona dhe privilegjet. Kurse ti ke vënë milionat, shfrytëzon disa punëtorë që robtohen për një pagë qesharake. Dhe i solla si shembull disa nga patriotët që bën Luftën ANCL , si Haxhi Lleshi, Enver Hoxha, Manush Myftiu, Ymer Dishnica, Omer Nishani, Myslim Peza, të cilët i kishin privilegjet dhe ia dhuruan luftës për të sjellë lirinë për të gjithë, kurse ju e përdorni politikën sot për të shtuar privilegjet tuaja. Se ta zëmë, çfarë rreziku kanë parë Berisha, Basha, Alibeaj, Paloka, Noka , Pampuri, në këta tridhjetë vjet demokraci nga komunizmi, përveçse janë pasuruar deri në tejngopje. Pse komunizmi e ka fajin që familja Meta, e oligarkët që lindën në demokraci, harxhojnë miliona për operacione plastike , shtojnë përditë vilat e pallatet dhe vazhdojnë të rrjepin përditë ata që nuk kanë hanë bukë të hanë!? Nuk e di kush është më turp, të jesh komunist i ndershëm, të kesh bindjet e tuaja, apo të vjedhësh, të bësh korrupsion, të shfrytëzosh djersën e tjetrit. Filmat e kohës së komunizmit, dhe çdo gjë tjetër të mirë që pati ai sistem, përcjellin një traditë të mrekullueshme dhe nuk ndalohen, as me urdhër dhe as me ligj. Jemi në pluralizëm e secili shikon e jeton sipas shijeve të tij. Në treg sot qarkullojnë plot vepra e krijime , me përmbajtje komuniste, fashiste, seksiste, sipas ideve dhe dëshirave të atyre që i kanë shkruar, por nuk mund të ngrihet parlamenti e t’i ndalojë, siç bëri dikur Komiteti Qendror me” Pashallarët e kuq “të Kadaresë. “ Filmat e monizmit bëjnë propagandë komuniste e po na prishin rininë” – thonë nismëtarët pseudemokratë. I pyesim “dashnorët” e edukimit, kush i dëmton më shumë të rinjtë, filmi komunist “Kthimi i ushtrisë së vdekur” sipas motiveve të romanit të Kadaresë, apo emisioni “Përputhen”, filmi “Si gjithë të tjerët”, apo “ Përdhunuesit”, filmi “Në çdo stinë”, apo “Kepi i tundimeve”, “Përrallë nga e kaluara apo “Dy gisht mjaltë!” Kush i prish të rinjtë, diskutimet në filmin “Shirat e vjeshtës”, apo diskutimet e shthurura të disa deputetëve në parlament,!” Si mund të ndalosh poezitë perla të Kadaresë dhe Agollit dhe të lejosh, e madje ta nderosh edhe me Çmim një paçavure si libri “Vrima!” Shikuesi shqiptar është aq i mençur, sa të bëjë dallimin midis vlerës dhe antivlerës. Cilido që të mundohet, nga vilat e Lalzit apo të Farkës, ta zhbëjë traditën, nuk i lëkund dot një qime, as Luftës së lavdishme Nacionalçlirimtare dhe as krijimtarisë artistike të epokës socialiste. Nëse “gjenitë” demokratë janë në gjendje të bëjnë një film më të mirë se “Në fillim të verës”,” Koncert në vitin 36”, “Nëntori i dytë”, “Në shtëpinë tonë”, “Kush vdes në këmbë”, atëhere shikuesi shqiptar vetëvetiu do t’i harrojë këta të monizmit. Shikoni se si janë mbushur skenat televizive çdo mbrëmje, me terma e skena seksi. Madje një intelektuale kërkoi që edhe gjuhën shqipe ta bëjmë seksi për nxënësit! Komunizmi pati të këqijat e veta, por edhe kapitalizmi mos të mendojë kush se është engjëll. Geogers Ëolinski, karikaturisti i revistës franceze “Charlie”, që u ekzekutua nga terroristët ka shkruar: “Çështja është, nëse preferojmë të shtypemi nga komunizmi, apo të shfrytëzohemi nga kapitalizmi.”
Spektakël në koncertin e Noizy-t, reperi surprizon në mënyrë të veçantë fansin e tij, video-ja bën xhiro në rrjet
Reperi mjaft i dashur për publikun, Noizy është gjithmonë në qendër të vëmendjes sa i përket këngëve dhe koncerteve të...
Lexo më shumë