Nuk ka tingull më të bukur sesa e qeshura e fëmijës tënde, nuk ka gjest më të bukur se sa buzëqeshja e fëmijës tënde, nuk ka gjë më të bukur se sa të qenurit prind,thotë një fjalë popullore për fëmijët. Shpesh na ka ndodhur të dëgjojmë në kronikat e zeza në mediat e shkruara dhe elektronike ngjarje tragjike të kryera nga adoleshentët, fëmijë të rrugës të moshave 14-17 vjeçarë. Kështu edhe ditët e fundit , sipas njoftimeve të polices, adoleshentët vranë një nënë dhe plagosen një tjetër në sy të fëmijëve në mes të ditës në qendër të kryeqytetit. Lidhur me këto ngjarje tragjike duhen nxjerrë konkluzione dhe mësime, pasi fenomene të tilla janë shfaqur dhe po shfaqen jo rrallë në jetë sociale dhe shoqërore të shqiptarëve. Shumica e këtyre fëmijëve kanë devijuar në moral , besim, edhe si rezultat i neglizhencës së prindërve që kamnë hequr dorë nga edukimi i fëmijëve. Këta adoleshentë janë kontigjentë të prindërve të divorcuar, të prindërve të vdekur apo të atyre familjeve që fëmijët u “kanë dalë duarsh”.Prindërit asesi nuk duhet të neglizhojnë ndjenjën e edukimit të fëmijëve të tyre, e aq më shumë edhe shoqëria dhe shteti për kategori të veçanta që i cituam më lart, duhet të ketë nisma dhe platforma të veçanta për parandalimin e akteve kriminale. Shumë familje dhe shoqëri i mundon ky problem, ndërsa çdo prind dëshiron ta shohë fëmijën e vet në rrugë të drejtë, dhe me moral të mirë, por si ta arrijmë këtë gradë, kur ne i neglizhojmë fëmijët ? Edhe kjo pyetje kërkon një përgjigje , ku për mendimin tone detyrimisht shoqëria është e nevojshme të reflektojë. Një fenomen i shfaqur në familjen shqiptare vitet e fundit, është se shumë syresh nuk i edukojnë fëmijët me elementet bazë të edukatës. Madje edhe në shkolla kjo temë duhet zgjeruar dhe përhapur deri në arsimin parashkollor, pasi dia prej kuptimeve themelore edukative nuk ekzistojnë tek ne. Shkaktarë të edukimit të pamjaftueshëm nga prindërit është se babai shumicën e kohës është i preokupuar me punë dhe sjelljen e furnizimit për shtëpinë, prandaj nuk sheh kohë, madje edhe humbje kohe në edukimin e fëmijës. Kurse e ëma tërë ditën mundohet me shpirt t’i plotësojë dëshirat e fëmijëve, dhe t’i ushqejë me ushqime të mira, që të formojnë trupa të shëndoshë, dhe e harron ushqimin kryesor, ushqimin e edukimit, i cili duhet të ngulitet në zemrat e fëmijëve që në vegjëli. Fëmijëve , që në adoleshencë duhet t’ua mësojmë disa parime të sjelljes dhe moralit, si sjellja e mire, respekti dhe nderimi ndaj të moshuarve, shkollimi, profesioni dhe jetesa me djersën e ballit, etj. Formimi i një fëmije të shëndoshë nuk do të thotë vetëm ndërtimi i një trupi të shëndoshë, por duhet patjetër edhe ndërtimi i një edukimi të shëndoshë. Po ashtu prej elementeve kryesore që ndikojnë në ndërtimin e një fëmije të mirë, është edhe respekti ndaj fesë, e jo vetëm në teori po edhe praktikisht të zbatojë mësimet e saj. namazin, vetëm atëherë kur do të shohë se prindërit e tij përkujdesen për kryerjen e namazit. Ai i pason gjithmonë prindërit e tij dhe në rast se ata nuk janë shëmbëlltyrë për fëmijën e tyre, atëherë prej kujt do të marrë mësim ai fëmijë? Po ashtu shumë fëmijë vuajnë prej keqtrajtimeve të rënda nga prindërit e tyre. Këto fëmijë s’i harrojnë torturat e prindërve, bile edhe e ruajnë të fortë kujtimin në mendjen e tyre, gjë që më vonë bëhet shkaktar i sjelljes së tyre armiqësore ndaj të tjerëve. Sjellja e prindërve ndikon në edukatën e fëmijëve. Vërejmë se si burri tallet më gruan e tij, e nënçmon para tyre, dhe normalisht ajo do ta humb autoritetin e saj para fëmijëve. Ata nuk do ta dëgjojnë fjalën dhe këshillën e saj, prandaj duhet që burri ta respektojë bashkëshorten, nënën e fëmijëve të tij, që ata të marrin mësim, se si duhet të jetë mirësjellja mes dy bashkëshortëve. Ndaj , duke menduar pasojat, edukimi ndaj fëmijëve, kryesisht nga prindërit, e më pastaj shteti dhe shoqëria, duhet të jetë permanent dhe I vazhdueshëm, pasi në një shoqëri të brishtë demokratike , siç jemi ne, fenomene të tilla janë me pasoja të pariparueshme.
Romeo dhe Heidi janë celebruar në fshehtësi? Aktori bën deklaratën e papritur
Romeo Veshaj dhe Heidi Baci janë duke jetuar lidhjen e tyre të dashurisë pas përfundimit të eksperiencën në Big Brother...
Lexo më shumë