E kanë “fshikulluar” si Amerikanët, Gjermanët, Britanikët, Kurtin për letrat e tij me Lajçakun pro serb. Për fjalët e tij për Lajçakun anti shqiptar duhet lexuar! Në irracionalen diplomatike të Kurtit dhe luftëtares ministre të jashtëme të tij edhe sikur Lajçak të jetë pro Serb, ata (ndërkombëtarët pra) nuk e pranojnë këtë nga rivendikimi i palës tjetër në bisedime. Kurti me batutën e tij –njohje Kosovës nga Serbia e pastaj “folim” i ka bindur amerikanët dhe europianët se politika e tyre me një tip të tillë që do kapitullmin e Vuçiçit dhe pastaj bisedimet është “protopolitika” e kalimit të shpejtë nga 50 mbi zero në 50 nën zero pa veshur as teshat ose duke qëndruar me tesha vere! Përveç kësaj ndërkombëtarët si duket nuk kanë kapëdirë atë përplasje të Kurtit me Borrel të cilin KM i Kosovës e ka nxjerrë sipas fjalëve të koridoreve që je – rrencak! Nuk ke letra nga Serbia dhe po i sajoni! E rëndë kjo po të jetë e vërtetë. Por Peter Stano tha:Sa i përket deklaratave të Kurtit, ne nuk i komentojmë ato, sidomos kur përmbajnë pretendime të pabaza. Mendoj se shtetet anëtare të BE-së në vazhdimësi e kanë përsëritur shumë qartë mbështetjen e tyre të plotë për përfaqësuesin e posaçëm të BE-së, Mirosllav Lajçak, sikur edhe për përfaqësuesin e lartë. Ata plotësisht mbështesin përpjekjet e tyre që Kosovës dhe Serbisë t’iu ndihmohet të arrijnë në fazën kur të normalizojnë raportet mes tyre.” – ka thënë ai. Por unë besoj se Kurti nuk bën, por është!! Ai ka llogaritur se duke bërë dhe anti amerikanin dhe anti europianin ka vota në Kosovë! Ai llogarit se ka vota populizmi fukara ose ultra majtist dhe majtist populist për fat të keq. Mbase “bën vetë ose shtihet”thonë në Shkodër, por ja ta zëmë se shtihet!! Çfarë pastaj, ku është përfitimi i grindjeve patriotike si realisht me logjikë humbësi që e nxjerr në dritë të mirë Serbinë e Vuçiçin?? Pse duhet barazuar krimi dhe krimineli me viktimën!? Mbase nuk bën kështu Kurti, por është kështu! Por ai është i zgjuar dhe duhet të “zgjuarsojë”dhe publikun si veten. Gjithsesi Kurti po prish marrëdhënie me miq ndërkombëtarë. Pothuaj si me vëllezërit shqiptarë në 28.000 km katror me Kryeqytet Tiranën. Mbase them. Por ajo që mbetet është se sot Kurti dhe Kosova janë në dritë të keqe me perendimin dhe demokracitë e mëdha! Diplomatikisht dhe politikisht! Keq me USA dhe keq me UE dhe keq me GB dhe pothuaj keq me Shqipërinë. Se nuk besoj se janë më mirë. Nuk janë më mirë. Por në fakt Kurti gëzohet sepse i thonë në FB – o mbret, kryeministri i gjithë shqiptarëve, o …..?! E ai është i sigurtë se fiton. Po me atë opozitë që nuk po mendon dhe ajo për Kosovën, por bën llogari për veten e saj. Keq nuk ka më keq se sa kaq.
Spektakël në koncertin e Noizy-t, reperi surprizon në mënyrë të veçantë fansin e tij, video-ja bën xhiro në rrjet
Reperi mjaft i dashur për publikun, Noizy është gjithmonë në qendër të vëmendjes sa i përket këngëve dhe koncerteve të...
Lexo më shumë