Kur vjen kjo periudha e zgjedhjeve,sepse na “gëzon shpirti,na lumturohet jeta”.Adrenalina na shkon 120 apo 200,siç ka filluar të thuhet në kohët e sotme. Po,po! Për mua kjo është e vertetë! Kjo ndodh për faktin se, jo vetëm dëgjojmë mbrekullitë,që do të ndodhin,por na sjell ndërmend edhe të kaluarën tonë,atë të ndërtimit të socializmit. Duke dëgjuar në televizione ligjërimet e kryetarëve të patundshëm të partive në Kongreset, Konventat,Kuvendet e partive, fushatat e kandidatve për Kryetar Bashkie, kandidatӓve për deputet,të cilët ligjërojnë me aq entuziazëm,sa kur shkojmë të flem,nuk na zë gjumi nga gëzimi.Edhe këto ditë, 1 vit para zgjedhjeve për deputet të Kuvendit,po dëgjojmë premtime e premtime,se erdhi mirëqënia e shumë pritur vetëm na votoni. Këto premtime,apo objektiva, të cilat u mbushën 32 vjet që i dëgjojmë po nga të njëjtët njerëz,të cilët janë provuar dhe njihen si parja e kuqe- ashtu si thotë populli. Dhe pikërisht entuziazmi i këtyre ligjëruesve dështak është më i lartë së entuziazmi i kryetarëve të kooperativave buqësore në mbledhje të asamblesë, kur lexonin objektivat e vitit të ardhshëm,ndaj më erdhi ndërmend ky episod i bërë ato vite…..
– Nesër – më thotë drejtori i shkollës, në prani edhe të kryetarit të kooperativës,-do të shkruash objektivat e prodhimit bujqësor e blektoral të kooperativës.Tabelat i ke gati.
– Me gjithëqef- i thash.
U largova i lumturuar se edhe unë po ndihmoja në propagandën për arritjen e rezultateve në buqësi dhe blektori.
Të nesërmen mora penelat, bojën dhe ja fillova punës.
Gjatë vitit 197_ kooperativa jonë do të prodhojë:
1. GRURE 80 kv/ha 2.QUMESHT 2000 litra për lopë
3. MISER 100 – 120 kv/ha 4. Fasule, patate, rrush, perieme ….. etj.
Nga realizimi e këtyre objektivave në fund të vitit do të arrijmë vlerën e ditës së punës 150 -200 lekë ( të vjetra).
Këto tabela u vendosën në anë të rrugëve,që të lexoheshin nga të gjithë kalimtarët.Madje,shoferi i makinës, nga ata të naftës,kishte ndaluar e lexonte objektivat.
U punua me lopata e bela,me traktora dhe autokombajna, u korr grurë e misër ,u vol rrush e bostan, u shkulën fasule e qepë ,por rezultati në fund të vitit nga 150- 200 lekë të vjetra,përfundoi në 80 lekë për ditëpune. Fitore, sepse u rrit me 1 lekë i vjetër në krahasim me një vit më parë.
Unë objektivat i shkrova me shumë entuziazëm,ashtu si ligjëroi kryetari i kooperativës, ashtu si ligjërohet edhe sot nga lidershipet e partive dhe i pasuar nga të tjerët,po me atë entuziazëm,ashtu si i shkrova unë.
Kaluan 32 vite që janë dëgjuar e po dëgjohen të njëjtat objektiva ( premtime ). 32 vite që do të kemi 24 orë ujë të pishëm, drita 24 në 24 orë, do zhdukim papunësinë, do shtrojmë me asfalt të gjitha rrugët rurale dhe mbi të gjitha do dyfishojmë rrogat e pensinet. Arsimi,kultura e shëndetësia nuk ka diskutim se me fitoren e partisë sonë do të jenë në kulmin e lulëzimit… e plot e plot premtime.
Rezultati: fshatrat 32 vite pa ujë, qytetet festë kur vjen ujë 2-3 orë në ditë dhe të shkretët pallate, që rënkojnë nga depozitat. Dyfishim pensionesh e pagash një ëndërr!
Ndërsa pensioneve u bëhët me vështirësi indeksimi, fshati pa shkolla, apo shkolla koti.. pa infermier e pa mjek…
Brënda 4 viteve asnjë qytetari nuk do t’i dhëmb koka. Madje për dhimbjen e kokës,apo heqjen e stresit, është gjetur ilaçi më i mirë, Mërgimniumi. “Pi” këtë ilaç si ta doi qefi: para buke ,apo pas buke, në mëngjes, apo në drekë, por jo në darkë. Premtimet premtohen se do të realizohen brenda mandatit.Në fund të mandatit: na jepni përsëri votën që të realizojmë ato,që u kemi premtuar…. Luftë kundër korrupsionit e premton ç’do parti. Përfundimi: korrupsioni lartë e më lartë…. 32 vite flitet për drejtësi dhe përfundimi: qytetari 5-10 vite pa zgjidhur hallin, 4-5 pronarë në një sipërfaqe toke . Shefat e kadastrave dhe punonjësit e tyre 3-4 shtëpi.Gyqtarët,prokurorët dhe shefat nuk e justifikojnë dotë pasurinë…… Ndaj themi: Të na rrojnë partitë, t’na rrojnë premtimet ! Vetëm një objektiv,ky personal, nuk ngel pa u realizuar kur zgjidhesh deputet. Objektivi i realizuar pa diskutim brenda 4 vjçarit të mandatit është që deputeti siguron pensionin tashpërtash, 900 mijë lekë të vjetra në muaj.Të tjerat premto e premto sa të marrësh votat, që të çojnë në Parlament, sepse dihet që jo çdo gjë që thuhet realizohet. Ndaj dhe populli thotë” Nga e thëna në të bërë,i ndan një det i tërë! Këtë kanë parasyshë deputetët. Ne themi ” Vota jonë ,gëzimi i deputetëve, kryetarëve të bashkive,pse jo, dhe ata të këshillit bashkiak”