Nga Xhovalin DELIA Po, demokracia ёshtё fëlliqur. Do pastruar kultura demokratike e ndërruar politika.
– Mirё e ke ti o bir, po kush ta pastrojë?
– Ju o shqiptarë, me votën e lirë me 23 qershor!
– E me se ta ndërrojmё?
– Nёse s’keni tё pastra me ato mё pak tё pista, por ndërrojeni të shpëtojmë!
Të dashur bashkatdhetarë, e ju të nderuar ndërkombëtarë, mos u skandalizoni nga titulli i shkrimit not politicly corect, por le tё reflektojmë e tё reagojmë të gjithë ndaj titullarëve të korrupsionit, të krimit e të degradimit etik, moral e politik: Ju bashkatdhetarë me votën e lirë duke votuar të gjithë, ndërsa Ju të nderuar ndërkombëtar na ndihmoni me një këshillë të mirë.
Në kёto 21 vjet, Shqipëria ka ndryshuar shumё, por shqiptarët kanё mësuar pak. Plot gjёra janë pёrmirësuar e jo pak janё pёrkeqёsuar. Janё shtuar tё pasurit, ёshtё rritur papunësia e masivizuar varfëria. Ështё rrënuar natyra e po zgjerohet padija. Ajo që nuk ka ndryshuar është demokracia. Ka mbetur po ajo foshnja gjytyryme e viteve nёntёdhjetё. Nuk është rritur as pjekur, përkundrazi, ka degraduar si e ama, Partia demokratike, të cilës demokratike i ka mbetur vetëm emri. Ç’ёshtё Partia Demokratike? Ishte pjella e shpresës shqiptare pёr liri e demokraci, për ligj e drejtësi, për një jetё mё tё mirё. Sot është partia personale, e bindur dhe e pangopur e Sali Berishёs. Po kush ёshtё S. Berisha? Ishte doktori intelektual, të cilin shqiptarët e besuan dhe e zgjodhën si prijës pёr liri e demokraci. Sot? I takon sovranit ta çmojë pёr atё qё ai ka bёrё e historisё ti japё atij vendin qё meriton.
Nga ana tjetër e llogores është Partia socialiste, që ka përvjelë mangët për të rilindur Shqipërinë. Po kush ёshtё Partia socialiste? PS –ja ёshtё mbesa e PKSH, e cila lindi si shpresa shqiptare pёr liri barazi e vёllazёrim, e bija e PPSH, e cila na përçau me luftё klasash e na gjunjёzoi me varfёri e mjerim. Sot PS –ja ёshtё partia më e re e më moderne shqiptare. Nga Partia Socialiste postkomuniste e Punës, PS –së së sotme i ka mbetur emri e simboli formalisht por realisht, Rama e ka rinuar, pastruar nga rraqet e vjetra e reformuar në një format socialdemokrat, sipas vizionit tё tij të ngjashme me Edin. Po kush ёshtё Edi Rama? Edi ishte artisti modern ambicioz antikonformist me vizion, kryebashkiaku që eksperimentoi një ide pёr tё bukurёn “me ngjyra” në politikë, (Tirana sot është dëshmia artistike e preludi i tij politik). Sot i takon sovranit ta gjykojё pёr atё ç’ka ai ka bёrё, ç’ka ai ёshtё, dhe ta çmojё pёr atё çfarë ai premton se do tё bёjё si rilindas kryeqeveritar.Kush më mirë se ju e di sa demokrat ёshtё Saliu e sa socialist ёshtё Edi, sa antikomunist ёshtё njёri e sa komunist ёshtё tjetri. Po ti vini në kandar, do të vini re se difernca midis dy kandidatëve në garë është evidente. Më evidentja është “higjiena” e tyre politike. Doktori ka 21 vjet gjel kryetar: nё parti, presidencё e qeveri, pozitë e opozitë, “kёmishё politike” kjo, qё shqiptarёt e mbajnë veshur qё nga rёnia e diktaturës. Merret me mend sa e dobishme ёshtё pёr higjenen e shëndetin e politikёs, tё demokracisё e tё doktorit vetё. Megjithatё ёshtё e drejta e sovranit ta mbajё akoma nё shtat apo ta hedhё tek tё palarat kёtё “kёmishё politike” tashmё tё dalё boje e tejet tё konsumuar. A nuk ёshtё ky njё motiv pёr tu ndrruar?
Njё tjetër kualitet, jo mё pak evident se higjiena politike ёshtё fakti qё Edi ёshtё ndryshe nga tё gjithё politikanёt e radhёs. Natyrisht qё tё qenurit “ndryshe” nuk ёshtё garanci matematike pёr ndryshim por ёshtё probalitet logjik pёr tё ndryshuar.
E treta e vërteta, Edi Rama para se të jetë politikan është artist intelektual me vizion. Nga ky stad i lartë Edi ka “zbritur” në politikë me një objektiv të qartë: për të ngritur kulturën, politikën e Shqipërinë më lart. Nisur nga fakti se mungesa e një vizioni kulturor politik ekonomik, ёshtё e para ndër arsyet e shumta që demokracia shqiptare nuk rritet, a nuk është edhe ky një tjetër motiv për të besuar tek projekti vizionar Rilindja 2013?
E katërta dhe më e rëndësishmja është identiteti i Edi Ramës. Para se të jetë artist, intelektual, politikan e kandidat për kryeministër, Edi është njeri. Gjatë viteve që artisti intelektual ka hipur në skenën politike çfarë nuk është thënë, shkruar, fantazuar, spekuluar e abuzuar, për Edin si individ e për familjen e tij. Edi Rama është shqiptar, që e do Shqipërinë e shqiptarët. Dëshmi pёr kёtё ёshtё fakti qё ai la mënjanë “luksin” artistik, braktisi Parisin, u kthye nё Shqipёri, u zhyt nё llumin politik e fillon tё pastrojё, rikonstruktojё e pikturojё qytetin e tij, kryeqytetin tonё. Një performancë e paparë artistike, urbane, politike, çuditërisht çmuar nga bota dhe e injoruar e përçmuar nga shqiptarët që po e gëzojnë! (nemo profeta in patria!?!).
Edi ёshtë çun Tirone, nip i Jugut, ( Vlorë) i Shqipërisë së mesme, (Durrës) e i Veriut, (Shkodër). Bir i një familjeje me mbiemër mysliman, djali i dy prindërve ortodoksë (laik &ateist), nip i Veronikës katolike, rritur në një shtëpi me njerëz të thjeshtë e të shkolluar, shtruar nё tavolinё me zogistë, komunistë e antikomunistë, edukuar e formuar nё njё familje si familja e madhe shqiptare “heterogjene” ku kanё bashkëjetuar e bashkëjetojnë në paqe e harmoni, myslimanë, ortodoksë, bektashinj e katolikë, Jug e Veri, zogistë, revolucionarë e reaksionarë, kulakë, demokratё, ballistё e komunistë. Një fëmijë i temperuar në një atmosferë të tillë familjare, nuk mund të jetë tjetër veçse një burrë i pjekur, tolerant, i hapur, racional, e qytetar i drejtё. A mishërohen tek Edi Rama kёto cilësi? Vetëm Edi mund tё na e konfirmojё pasi tё vijë nё qeveri. Le ta provojmë!
Nё 1992 –in, pёr tё ndryshuar votuam pёr demokracinë. Besuam, fituam dhe diçka ndryshuam. Tё provosh pёr tё ndryshuar nuk ёshtё gabim, përkundrazi, njё komb qё nuk beson tek e reja vë në dyshim të ardhmen e tij. Le t’ia besojme Shqipёrinё artistit ideator reformator siç ia besuam doktorit liberator 21 vjet mё parё!
– Mirë o mirë po qysh ta besojmë, derr nё thes?
-Jo, me disa kushte demokratike:
1. Tё jetё realisht Kryeministër i gjithё Shqipёrisё, i Jugut, i Veriut, i natyrës, ekologjisё, i artit, i arsimit, i kulturës i ekonomisё, i fshatarëve, i qytetarve, i gjёsё sё gjallё, i tokës, i pyjeve, lulishteve, i lumenjve, i detit dhe i qiellit shqiptar.
2. Brenda mandatit tё parё tё reformojë ligjin e ri elektoral ku: a) ti kthehet sovranit e drejta pёr tё zgjedhur direkt qeverinë e tij. b) tё ndahet biznesi nga politika, c) të pastrohet klasa dirigjente nga konflikti i interesit, d) privilegji i politikës të kthehet në përgjegjësi dhe politikanët nga të privilegjuar në shërbëtorë të shqiptarëve.
Nëse nuk do ti realizojë kёto a ato qё ai vetë ka premtuar, jo vetëm që nuk do ti japim mandatin e II –të, por do ti ndërpresim të parin. Por, por, qё tё realizohen tё gjitha kёto e shumë të tjera që Edi Rama ka në mendje e në zemër, përveç vullnetit tij tё mirё i duhet njё mazhorancё absolute në parlament, tё cilёn nuk ja jep partia as LSI-ia por Sovrani shqiptar, Ju bashkatdhetarё, tё majtё e tё djathtё, Jug e Veri! A nuk ia vlen ta votojmë për të ndryshuar?