Nga Gjon KEKA Ardhja e pushtuesit barbar osman në kontinentin tonë solli me vete edhe ideologjinë e tyre të islamit politik, fanatizmin dhe urrejtjen. Madje këta barbarë shkatërruan monumentet e shkencës ,artit dhe të kulturës dhe e futën vendin në kolaps dhe primitivizëm. Ishte pikërisht ideologjia islamik-politike që i kishte mbyllur hapësirën shqiptarëve për të lëvruar në fushën e dijes dhe arsimimit, por edhe në fushën e kulturës dhe identitetit kombëtar, Pra ishte kjo ideologji që i la shqiptarët në errësirën e madhe aty ku i kishte futur perandoria barbare osmane. Prandaj, nisur nga kjo mund të them se islami politik ka në vetvete natyrën barbare dhe atë të brutalitetit jonjerëzor. Ambicia demoniake e perandorisë barbare osmane ishte identike me atë të ideologjisë islamike, madje ajo e kishte ideologjinë islamike mjetin kryesor të mbjelljes së saj, aty ku i pushtonte popujt. Në momentin që ra kjo perandori u pa tepër qartë se si ra edhe petku i kësaj ambicie ideologjike. Mbetjet që kjo perandori la pas vazhduan të merrnin si ushqim këtë ideologji, dhe do të vazhdojnë ta marrin, derisa një ditë do të shohim se si do të bjerë në pragun e fatalizmit islamik-politik. Problemi që solli perandoria osmane me sjelljen e ideologjisë së saj islamike ishte i këtillë, sepse ata e konsiderojnë veten si të vetëmjaftueshëm, të përsosur ndërsa të gjithë që nuk i takojnë kësaj ideologjie janë mëkatarë, apo siç i quanin (Gjaurr) ofendim tepër i madh një krahasim në mes të qenit dhe derrit. Por, arroganca dhe errësira e tyre ideologjike shpërndahej nga njerëz me nivel tepër të ulët të arsimit, madje edhe me analfabetë, dhe e mbushur me gënjeshtra dhe budallallëqe e iluzione.
Kjo si më parë edhe tani zbulon humnerën e thellë të arrogancës neveritjes dhe fatalizmit që bartte me vete kjo ideologji politike. Ky krahasim që bënin sulltanët me vezirët e tyre, duke gjykuar sipas ideologjisë së tyre të islamit politik shihej atëherë, por shihet edhe sot si një mendjemadhësi, një arrogancë dhe mjerim shpirtëror e moral, ja kjo edhe sot shihet si një gjuhë e ashpër e mendimit të kalbur të ideologëve të saj edhe në Kosovë dhe në disa pjesë të trojeve tona arbërore. Mund të nënvizoj një gjë se është pikërisht ky gjykim, kjo “vetëmjaftueshmëri absurde” dhe “përsosmëri e rrejshme” e tyre ka shfaqur edhe në ditët tona konfliktin Lindje-Perëndim si dy botë shpirtërore të papajtueshme, pra si një pengesë në marrëdhëniet e këtyre dy botëve të ndryshme. Pra është kjo që na tregon tepër qartë se kjo ideologji që sollën barbarët osmanë është e ç'yndyrosur dhe derë e humbjes kombëtare e shpirtërore për kombin tonë arbëror europian. Sepse, thelbi i barbarizmit është islami politik, që gërryen nga brenda kombet dhe i fut ata në errësirën e tyre ideologjike që nga koha e mbjelljes së saj. Vetë Sulltani kur pushtoi kombin tonë arbëror pas vdekjes së Gjergj Kastriotit duke urdhëruar rrënimin e tërë vendit dhe vrasjen e shumicës së popullatës shprehej kështu: "Ç'do mysliman është i lindur për të urryer të pafetë dhe t’i konsideroj ata si armiq të tyre”.
Ndërsa disa nga xhuxhët dhe maxhuxhët e sotëm të kësaj ideologjie në Kosovë duan të hyjnë në një betejë të pamundshme dhe që tani mund të them se e kanë të humbur ,pra të shndërrimit apo futjen e këtij vendi me kulturë europiane nën krahët e këtij përbindëshi ideologjik sulltanist duke i dhënë imazh islamik vendit. Pra duan këta xhuxhë dhe maxhuxhë të fusin popullin shqiptar brenda kushteve politike barbare,të traditës së tyre, sociale, përtacisë dhe primitivizmit ideologjik aziatik. Duke u munduar që vendin ta ideologjizojnë dhe varfërojnë e fusin në krahët e fatalizmit të tyre ideologjik. Këta xhuxhë dhe maxhuxhë nuk e dinë se nuk mund ta fusin popullin tonë të lashtë shqiptar europian në errësirën e mendjes së tyre dhe ta veshin me ideologjinë e saj, duke i ndaluar apo shqelmuar edukimin e përgjithshëm kombëtar e arsimor, pastaj traditën arbërore, flamurin e Kastriotit, gjuhën e lashtë arbërore,kulturën europiane ,pastaj të artit,imitimit të natyrës dhe bukurisë së saj, jurispudencës moderne,demokracisë etj. Edhe perandoria osmane kur zbriti në tokat tona për t’i pushtuar ato, dhe pasi i pushtoi e i futi nën kthetrat e saj ideologjike, niveli i arsimit ishte zero, ndërsa pasi kishte kapur islami politik edhe karakteri kombëtar kishte filluar të dëmtohet, sepse kjo ideologji nuk njeh asnjë komb tjetër pos kombit të tyre ideologjik islamik.
Duhet potencuar se gjatë kohës së pushtimit të kësaj perandorie dhe ideologjisë së saj ,fshatrat dhe qytetet shqiptare ishin futur në mjerim, errësirë dhe varfëri të paparë, sepse ishte lakmia e tyre që i gërreu të gjitha, hajnia është specialiteti thelbësor i kësaj ideologjie. Kështu që me pak fjalë mund të nënvizoj se, zbritja e barbarëve osmanë së bashku me ideologjinë e tyre islamike-politike në kontinentin tonë të lashtë europian, respektivisht në trojet e kombit tonë arbëror është njësoj si të kishte zbritur Luciferi me tërë shkatërrimtarët e tij. Sigurisht, ky shkrim i imi për ata që kanë veshët dhe mendjen e sulltanëve dhe vezirëve e renegatëve është tepër i rëndë, por e vërteta duhet thënë gjithmonë edhe nëse ajo dikë e shurdhon, dikë e verbon e dikë e çmend. Unë shpresoj se kombi ynë do të marrë frymë gjithnjë nga shpirti i tij, nga gjuha e tij, kultura e tij arbërore e lashtë .Sepse gjuha është shtylla bazë e edukimit shpirtëror e kombëtarë. Ne jemi të sigurtë që edhe brazat e ardhshëm do të flasin gjuhën e Aleksandrit ,Pirros, Gjergj Kastriotit, etj., sepse kjo ishte gjuha jonë e lashtë, gjuha e të parëve tanë, gjuha e përditshme e të folurit dhe të shkruarit që do të rrjedhë në breza përgjithmonë.