Nga Gjon KEKA Ne nuk mund të heshtim duke ditur se si komb jemi ndër më të lashtët në gadishullin Ilirik dhe mbajmë po atë koncept të vlefshëm të paraardhësve mbi jetën dhe rrënjët tona si dhe vizionin e të ardhmes së tij. Hulumtimet e mia studimore, që unë bëj në këtë pikëpamje, më kanë dhënë mua një besim të madh se vetëm duke qenë ne vetë të interesuar për rrënjët tona, do të mund të gjejmë burimin dhe detajet e plota të historisë sonë të lashtë dhe të rrënjosur thellë. Hedhja dritë për shumë çështje është si në interesin tonë si komb sepse i kontribuon në mënyrë permanente të vërtetës së tij dhe realitetit e komunikimit me të tanishmen, si me vetveten në histori ashtu edhe politikë, dhe të ecjes në rrugën e të ardhmes me llambën në këmbë.
Vetë duke qenë tepër i interesuar dhe duke studiuar thellë, por edhe duke qenë tepër i etur për të vërtetën e historisë dhe rrënjëve të kombit tim, gjatë punës sime studioze u referohem gjithnjë autorëve besnikë të shkencës që nuk kanë pjellë në trurin e tyre ideologji absurde apo edhe që nuk kanë qenë të porositur nga gjirizet e ndryshme ideologjike si ato sulltaniste dhe sllave. Por jo vetëm kaq, jam ithtar i gjetjes së vetë burimit, nuk ia krijoj vetës komoditetin që për çdo ditë të pres nga një pikë ujë, por të shfrytëzoj rrugët e gjetjes së burimit. Edhe nëse ai është i lodhshëm, sfidues, për mua e rëndësishme është të ujitem nga burimi i freskët, i cili më sjell pranë si jetën e plotë të kombit tim ashtu edhe të vërtetë dhe zbulimin e rrënjëve të tij. Është lehtë që secili ti presë të gatshme të gjitha pa parë kurrë burimin dhe rrjedhën e tij. Referencat e autorëve të ndryshëm janë të mira, por ne si studiues duhet vetë të gjejmë burimin dhe të pijmë ujin e tij të pastër, pa interpretime të tjera, pa dyshime dhe pa komplekse. Fakti i vetëm i një studiuesi është kur ai gjendet i ulur pranë burimit dhe freskon trurin e tij me rrjedhën e gjallë të atij burimi të lashtë.
Ndërkaq, sigurisht lexuesit kanë parë se në çdo shkrim trajtoj shkaqet e fatkeqësisë që i kanë rënë kombit tonë nga pushtues të ndryshëm barbarë. Kjo bëhet për dy arsye: E para se pa heqjen qafe të gjithë atij qelbi ideologjik dhe pa pastrimin e plagës që ata kanë lënë, ne nuk mund të shërohemi dhe e dyta pa një rikthim të imazhit të plotë të vlerës së brendshme të shpirtit kombëtar ne nuk mund të shohim as unitetin, as bashkimin e plotë të trupit kombëtar dhe as rrugën e rikthimit në familjen e braktisur europiane. Siç mësojmë nga historia, kombi ynë, duke qenë i lashtë dhe i vlefshëm si shpirtërisht e fizikisht në gjeografinë e tij europiane, ka qenë gjithnjë pre e gojës së ujqërve, e etjes së shfrenuar të pushtuesve barbarë të ndryshëm, të cilët i kanë lënë atij pasojat apo plagët ,të cilat vetë kombi ynë duhet t'i shërojë, e jo të risjellë trupit të tij plagë të tjera nëpërmjet politikës dinake të pushtuesve të vjetër siç janë tani tendencat e politikës turke dhe ambicieve të saj demoniake. Meqë disa nga popujt iu janë shmangur pasqyrës së historisë, kostoja e papërgjegjësisë dhe problemeve historike të njerëzimit, është tepër e madhe. Siç dihet, Kombi ynë ishte gjithnjë në rrezik duke qenë i pushtuar nga turqit dhe sllavët barbarë, dhe siç dihet, e vetmja gjë që ai kishte si interes në atë kohë ishte ai i mbrojtjes së qenies kombëtare dhe identitetit kundër barbarëve të ndryshëm ardhacakë. Perandoria otomane erdhi si pushtuese. Në njërën dorën Kuranin e në tjetrën shpatën rrënuan të gjithë mbretërinë e kombit shqiptar që lulëzonte sidomos në kohën e qeverisjes së shtetit të Arbërit nga Gjergj Kastrioti. Pas vdekjes së Gjergj Kastriotit, zgjedha turke u bë edhe më e rëndë dhe orët e trishtimit kishin filluar; therja e banorëve të paarmatosur, qytetet u pushtuan, pastaj u plaçkitën, vendet e shenjta u përdhosën, virgjëreshat shqiptare u përdhunuan dhe pothuajse shumica e popullit ra në pranga të perandorisë barbare otomane. Për të gjitha këto, çdo studiues mund t'i referohet apo të lexojë për këto fakte në kronikat historike turke, greke dhe latine dhe në ato të gjuhëve tjera europiane.
Siç dihet, perandoria barbare otomane dhe synimet e të cilëve i dimë të gjithë mirë se ata pikërisht donin që nëpërmjet Shqipërisë së pushtuar dhe skllavëruar nga ata të dilnin me lehtësi në Adriatik dhe pastaj në tërë kontinentin europian, prandaj kjo tanimë nuk është ndonjë mister por një e vërtetë se etja e kësaj perandorie ishte e madhe dhe diabolike. Edhe sllavët erdhën si pushtues barbarë, ardhacakë të llojit të ciganëve. Ata erdhën në njërën dorë me draprin ideologjik dhe në tjetrën bishtin e gënjeshtrave dhe iluzioneve, kështu ata rrënuan tërë vendin duke mbjellë ideologjinë e tyre dhe gënjeshtrat në trojet tona të lashta. Me anë të këtyre iluzioneve ata dëshironin njësoj si ciganët gjoja vendin e tyre të përjetshëm, por si sllavët ashtu edhe turqit janë barbarë dhe një ditë ideologjia dhe gënjeshtrat që kanë mbjellë në trojet tona do të shkulen me rrënjë sepse trupi ynë i kombit shqiptar europian dhe organizmi ynë nuk duron gjembat dhe marrëzitë e turpshme të pushtueseve barbarë. Të gjitha, si xhamitë sulltaniste të ndërtuara në kohën e perandorisë barbare otomane ashtu edhe kishat sllave të ndërtuara në kohën e pushtimit barbar të tyre, janë të ndërtuara mbi themele të kishave të vjetra shqiptare dhe para së gjithash në tokën e lashtë shqiptare. Pra janë gënjeshtrat dhe ideologjitë e tyre të mbjella mbi themelet tona të lashta për ta mbuluar të vërtetën dhe historinë, kulturën dhe identitetin e kombit shqiptar europian. Paramendoni, si mund ta durojë toka e përgjakur shqiptare një xhami në Krujën heroike të Gjergj Kastriotit, apo një kishë sllave në Prekazin e sakrificës së madhe të Adem Jasharit dhe familjes së tij, a nuk do të ishte një mëkat, një marrëzi, duke ditur përpjekjet heroike të tyre për liri dhe mëvetësi e unitet kombëtar. Ndërkaq, siç dihet vetëm historia është e shenjtë dhe e lirë nga çdo dyshim, kurth, apo gënjeshtër a iluzion. Sepse janë ligjet e saj të cilat e mbajnë atë si të tillë, ndërsa historianët vetëm sa i zbardhin apo shfaqin duke i ekzaminuar në detaje ato ligje që vetëm historia i mban në thelbin e saj shkencor. Po ashtu, e vërteta historike e një kombi nuk mund të shtrembërohet. Ajo mund të fshihet për një kohë siç kanë bërë disa historianë me laps “ideologjiko-politik”, por një ditë papritmas shpërthejnë rrezet e saj duke dalë ngadalë por sigurtë si dielli që lind dhe ndriçon botën.
Me pak fjalë, duhet nënvizuar edhe kj, se si turqit ashtu edhe sllavët kanë qenë gjithmonë perde e madhe që i kanë fshehur gjithnjë planet e pushtimit në mënyra të ndryshme, prandaj edhe tendencat e tanishme janë po e të njëjtës perde ideologjike demoniake sulltaniste dhe sllave, për ta futur shqiponjën e lashtë pellazgo-ilire në kafazin e tyre, por gjer më sot asnjë pushtues nuk ka arritur ta realizojë këtë ëndërr që ta fusë Shqiponjën e lashtë në kafazin e tyre ideologjik. Shqiponja nuk skllavërohet asnjëherë, ajo rrin mbi ne, ashtu siç thoshte një udhëtar europian që kishte vizituar Shqipërinë aty në shekullin XIX; “si një shqiponjë fluturonte (rrinte) mbi ne dhe na ruante hapat tonë, si një rojtare besnike”. Megjithëkëtë, tani në këtë shekull, koha jonë si komb është e rezervuar për përdorim të përvojës së madhe dhe të dobishme. Tani është koha që të kuptohet se shoqëria është terreni i përgjithshëm i ideve, ndjenjave fisnike, traditave të lashta, zakoneve, interesave të përbashkëta kombëtare, personaliteteve mbikohore që kanë lënë gjurmë, kulturës shpirtërore e materiale, artit, shkencës, shkencës humane, sepse duke kuptuar si terren i frytshëm të gjitha këto përbëjnë lavdinë e kombit shqiptar europian. Pra kështu mund të shihet se si kombi ynë është toka, është raca më e lashtë njerëzore, janë vëllezërit dhe motrat e një mishi dhe gjaku, që qielli u ka dhënë një pronësi të përbashkët të shtrirë në djepin e përbashkët kombëtar në mënyrë paqësore pranë njëri-tjetrit .
Në kuadër të kësaj, duhet nënvizuar se ishin francezët ata që morën shembull frymën e lirisë dhe iluminizmit tek iliro-shqiptarët, idea themeltare e iluminizmit dhe frymës së lirisë dhe të ruajtjes së integritetit territorial e kombëtar nga pushtuesit e huaj dhe heroizmit të pashoq. Kështu që francezët, për herë të parë kishin dëgjuar dhe mësuar nga iliro-shqiptarët për frymën revolucionare dhe iluministe dhe i aplikuan ato në rastin më të mirë në periudhat kur ata donin të nxirrnin dritën nga brenda shpirtit dhe mendjes së tyre dhe këtë e realizuan. Sidoqoftë, tani është e rëndësishme që të gjitha reliktet iliro-shqiptare kur të jenë më në fund të përfshira brenda kufijve të tyre të natyrshëm, të cilat ata i kanë mbajtur qysh atëherë natyrshëm,vetëm atëherë ky do të ishte pozicioni më i lumtur i kombit shqiptar europian si një nga kombet e lashta europiane. Por tani ky pozicion i lumtur i kombit shqiptar ende nuk ka ardhur. Një ditë do të vijë kur të kuptojmë konceptin e lirisë së brendshme dhe të gjejmë burimin e freskët brenda nesh. Po ashtu, shqiptarët janë ende të ndarë si nga trupi kombëtar ashtu edhe në parti të ndryshme, në vizione të ndryshme etj., etj., që tregon se akoma nuk është qëllimi kryesor për të krijuar një shtet dhe për të pasur një vizion si të Gjergj Kastriotit -Skënderbeut. Prandaj është koha që shqiptarët të ecin fuqishëm dhe në unitet drejt të ardhmes, sepse po nuk ecën kështu, historia ka koston e saj dhe brezat do të turpërohen po nuk u ndriçuam rrugën të ardhmes së tyre.