Nga Besi BEKTESHI Kur do të kalonte Erdogan në sheshin “Skënderbej” dikush kujdesej që të mos shikohej pikërisht Gjergj Kastrioti, dhe padyshim batutat mbi rishikim të historisë dhe fjalëve të rënda mbi Perandorinë vijnë nga ky “shikim jo o mirë ndaj Kastriotit”. Modeli i shtetit 80 milionësh, e vemja demokraci me përmbajtje të madhe të besimit islam kryesisht sunit afër Europës dhe aleate e saj ushtarake dhe besnike aleancash të vjetra, tashmë tronditet nga protesta të forta dhe disi të dhunshme për një park. Në fakt, të gjithë tashmë e dinë se është një pretekst problemi i ngritjes së një qendre tregtare, duke shkatërruar parkun, sepse në të vërtetë është përplasja e pjesës laike dhe pjesës së pakënaqur me regjimin autokratik dhe religjionar ideologjik, sipas tyre të Erdoganit. Është një ndalesë e Turqisë sekolariste në veprimin e të fuqishmit Erdogan dhe partisë së tij AKP, të cilën manifestuesit po tentonin ta digjnin dje. Erdogan i vendos fajin Tëiter-it, opozitës dhe forcave të jashtme, por në fakt të tilla batuta, kanë pasur edhe të tjerë afër dhe larg tij, kur kanë lëvizur “Pranvera të tilla” që Erdogan nuk i pranon për Turqinë. Vetëm pak përpara disa ditëve një ligj urdhër i qeverisë së Erdoganit ndalonte pijen e alkoolit nga ora 22:00 deri në 06:00 të mëngjesit dhe njerëzit në fakt, disa nuk po kuptonin pse në 22:00 të mbrëmjes sepse “kur është për ta ndaluar ta ndalojnë që në 17:00 pasdite sipas disa humoristëve turq të televizioneve vendas”.
Autokracia e fortë dhe e pasuar me ideologji gjysmë otomaniste dhe gjysmë religjionare, po i bën turqit, ose një pjesë të madhe të tyre nervozë dhe të pakënaqur, tani kur jeta është përmirësuar ekonomikisht në vendin e madh europiano-aziatik. E kjo jetë duhet pranuar se është përmirësuar nën drejtimin e Erdogan, i cili po përgatitet seriozisht që të rrisë kompetencat e Presidentit, që nesër ti gëzojë vetë. Turqia është vend demokratik se ka zgjedhje të tilla dhe shtyp pjesërisht të tillë, dhe patjetër edhe kulturë të tillë. Mund të mos jetë demokraci e kulluar dhe e forcuar, por një aplikim i tillë, është padyshim në një vend të vështirë me sasi të madhe racash dhe popujsh, pra sigurisht që është!
Erdogan ka zgjedhur modelin e tij me ideologji neo-otomaniste dhe religjionare sunite për të bërë edhe rrugën për Europë, por tashmë po acaron laikët dhe opozitën e tillë në Turqi. Duken se janë pak, kurse në fakt janë shumë në shtetin e madh. Një mik i imi më thotë sot se “më vjen keq se zoti Erdogan është vërtetë miku jonë”, por edhe unë ju përgjigja se edhe zotërinjtë Demirel, Ozal dhe Ciller, kanë që miqtë tonë të mëdhenj, kështu që nuk ka asgjë për tu shqetësuar. Gati-gati, filluam edhe ne një lloj tifozllëku politik me parti turke dhe model turk. Interesant, po të ishim në një shtet si Amerika, i thashë mikut tim, do të isha me konservatorët, kurse në Turqi, nuk e di pse më ndodh kështu, por mbase se po e largojnë pak nga pak “Ata Turkun ose Kemalin” e tyre të madh. Kushedi, i thashë mikut tim koleg dhe gazetar, por brenda meje e dija qartë se ndjenja e shtetit laik ishte forcuar së tepërmi te një pjesë e popullsisë e cila ndihet e frustuar. Mbase zotit Erdogan i përshtatet ideologjikisht religjioni i “implementuar më tepër” për të mbledhur Turqinë patriotike dhe me shumë raca brenda, por gjithsesi do të jetë e vështirë. Nga ana tjetër, kjo e gjitha, fillon të justifikojë edhe Europën që vonohet dhe vonohet me Turqinë në ecjen e saj drejt pranimit. Imagjinoni kur bëjmë fjalë ne “se po vonohemi”, dhe që jemi vetëm gjeografikisht më afër, dhe si do të mendojë Turqia laike dhe ajo religjionare me vonesën e Turqisë që ka mbi 20 vite që vazhdon në fazën tonë të kërkimit të bashkimit me BE-në! Tani edhe vrasja e të riut Ethem Sarisuluk me plumb në kokë, dhe me dje rreth 2000 të arrestuar, se çfarë mund të bëjnë. Janë rreth 1000 të plagosur sipas agjensive të OJQ-ve dhe shumë me pak sipas bilancit të policisë, por gjithsesi janë shumë dhe në Stamboll dhe Ankara, por protesta po shtrihet kudo.
Pemët e “Gezi Park” në Stamboll, tashmë janë simbol, dhe nuk mund të largohen lehtë si mënyrë e të treguarit të pakënaqësisë, por ajo që dihet është se “janë kundra autokracisë dhe fillimit të diktaturës” e cila nuk pyet më për rregulla loje, dhe sentimente të tilla në Turqinë moderne. Deri grekët, kanë bërë tubime të mëdha në mbështetje të protestuesve në shtetin afër, dhe jo kaq mik, por që tani, po ju tregon se ka forca të jashtëzakonshme moderne dhe anti autokratike në shtetin e madh të Ballkanit lindor. Kurse Erdogan, vazhdon të thotë se “Twiter është kërcënimi i vërtetë për shoqërinë tonë” dhe këtu edhe mbaron arsyetimi i tij, për të gjithë këtë që po ndodh. Sot është vendosur edhe hapi tjetër i angazhimit të përgjithshëm të shoqërisë dhe organizatave në një moto dhe veprim, dhe për këtë turqit janë vërtetë të famshëm. Ka plot karakter laik Turqia dhe mediat e huaja me fotot e protestuese femra bënin xhiron e botës kudo, duke treguar njerëzit e një shteti modern, dhe të mirë pajisur me demokraci, përballë pushtetit autokratik të një partie me model religjionar. Midis më integralistit Erdogan, dhe më të moderuarit Abudullah Gyl, tani nuk ka asgjë, por vendi modern, ku tashmë është bërë gati i detyrueshëm “veli” në vend publik, në fakt po tronditet nga të rinjtë që duan Turqinë moderne të vërtetë dhe jo atë të ngushtuar në gjëra të parëndësishme. Dihet se protestuesit kërkojnë koncensione nga ana e Erdogan, dhe kjo ka të bëjë me shtetin e lirë, demokratik dhe laik, dhe kjo është e qartë tashmë si drita e diellit. E pikërisht këtu është problemi, dhe nuk është një problem kaq i thjeshtë, që kalon me lakrimogjene dhe ndonjë të vrarë. Ndërkohë Erdogan i shton “Twiter-it dhe Facebook” si makina të disinformacionit, dhe kjo i shton akoma më shumë dozën paqëndrueshmërisë objektive të realitetit ku qeverisja e tij vazhdon perkursin. Fajtorë “Twiter dhe Facebook”, dhe tashmë është e qartë se këtu kemi të bëjmë me konceptin mbi lirinë. Erdogan është anuar disi më tepër në filo-islamizmin e tij të praktikuar edhe në qeverisje dhe shoqëri e kështu tashmë Turqia është nën protestë.
Mijra e mijra turq në BE dhe shtetet e Europës, kanë filluar mbështetjen e Turqisë moderne dhe laike, por edhe demokracisë në vendin e tyre kudo në Kryeqytetet e pikërisht BE-së. Po, dhe janë shumë. Tani me sa duket, edhe Twiter dhe Facebook , do ta pësojnë si Youtube që është “ i papranueshëm dhe jo i hapshëm në Turqi”. Protesta mbas këtyre fjalëve, është shtrirë edhe në qytetet e tjera dhe tashmë janë bërë dhjetra qytet e mëdha të shtetit 80 milionësh. Nga Ëashingtoni vjen kërkesa e qetësisë nga të gjitha palët, dhe protesta jo e dhunshme si model demokracie, por gjithsesi me sa duket akoma Europa, nuk po arrin të mbajë qëndrim të qartë mbi situatën në shtetin mik të saj, mbas gadishullit ballkanik gjeografikisht. Në fakt shteti mik i yni, ai shtet që ka dalë nga ish perandoria dikur sunduese e jona, shteti laik dhe tashmë me tendenca të forta religjionare, po tronditet dhe momenti autokraci dhe mungesë laiciteti dhe kjo është arsyeja. Si do të shkojë? Normalisht që unë nuk jam për asnjë formë të dhunës, as nga protestuesit që janë të rinj nga shtresa e mesme, dhe aq më tepër nga policia dhe shteti represiv. Por kryesorja është se jam kundër shtetit autokratik dhe anti-demokraci në shembuj të fortë të tillë, edhe pse jam i sigurtë se ai ka fituar me zgjedhje të mirëfillta demokratike. Po jam i bindur dhe normalisht respektoj një Turqi të tillë, por jam krejtësisht pro Turqisë të fortë laike dhe moderne, demokratike dhe të lirisë së plotë, që shteti i formuar mbi baza moderne me kushtetutë pranon.