BREAKING NEWS

Zbulohet struktura re e Rithemelimit, ja ndryshimet drastike që do të ndodhi nga nënkryetarët deri te emërimet e mbështetësve që janë në pozicionin e anëtarëve të Kryesisë

Zbulohet struktura re e Rithemelimit, ja ndryshimet drastike që do të
x
BREAKING NEWS

Kreshnik Spahiu: Ju tregoj urdhrat që mori Rama dhe Zelensky nga NATO, Samiti për Ukrainën nuk ishte reklamë për kryeministrin, ja plani amerikan që po thuret në fshehtësi të plotë për Shqipërinë

Kreshnik Spahiu: Ju tregoj urdhrat që mori Rama dhe Zelensky nga NATO,
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni zbardh arsyen pse Ilir Meta braktisi protestën e Rithemelimit dhe rrëfen të pathënat e 20 shkurtit 1991: Ja mashtrimet e Sali Berishës, bustin e Enver Hoxhës e bëri vetë gati për ta rrëzuar diktatura

Daut Gumeni zbardh arsyen pse Ilir Meta braktisi protestën e Rithemelimit
x
BREAKING NEWS

SPAK merr në pyetje për 7 orë Damian Gjiknurin, në skaner pasuritë e tij, udhëtimet, shtëpitë dhe dyshimet për llogari të fshehura bankare në Maltë, ja aferat që mund të fundosin deputetin, nga abuzimet në projektin e rrugës Tiranë-Elbasan, te dosja e ...

SPAK merr në pyetje për 7 orë Damian Gjiknurin, në skaner
x
BREAKING NEWS

Ilir Meta vulos “divorcin” me Sali Berishën pas izolimit në shtëpi, “zbret” në terren dhe kërkon të marrë kreun e opozitës

Ilir Meta vulos “divorcin” me Sali Berishën pas izolimit
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e fshehta mes Ramës, Berishës, Metës dhe Gazment Bardhit, kodet e tyre mafioze për të kërcënuar njëri-tjetrin, lidhjet me oligarkët, prapaskenat e akuzave të fshirjes së serverëve në “21 janar” dhe detajet nga lufta e madhe që ka plasur për ...

Ja pazaret e fshehta mes Ramës, Berishës, Metës dhe Gazment
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Ja ‘Thembra e Akilit’ në drejtësi që mund të shpëtojë Sali Berishën nga ‘arresti në shtëpi’ dhe rasti i vetëm kur mund t’i digjet mandati si deputet, pse ish-kryeministri mund t'ia hedhë paq nëse hetohet dosja e ‘21 Janarit’...

Spartak Ngjela: Ja ‘Thembra e Akilit’ në drejtësi që
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Ja të gjitha tentativat e Berishës për të mbuluar krimin e 21 Janarit 2011, skema për t’ia faturuar vrasjet opozitës, sajesa e plagëve nga afër dhe shpërblimi që iu dha gardistëve, gati të çojmë në SPAK një video që nuk e ka parë Prokuro...

Idajet Beqiri: Ja të gjitha tentativat e Berishës për të
x

Opinion / Editorial

Paburrëria si status social!

Paburrëria si status social!

Kriza në Shqipëri ka kapluar të madh dhe të vogël, e shkon më tej se kriza e lugës bosh për të mbushur barkun, kriza për të mbijetuar materialisht si materie ka shformësuar qenësisht Njeriun i cili nga ky bark bosh, dhe nga dëshira e të qënurit i "ftuar kudo" e ka zëvëndësuar krizën për ushqim në krizë për burrni. Burrnia sot, nuk identifikohet nga mustaqet si burrat qëmoti, as kapele e qeleshe, sot burrnia ka formë tjetër paraqitje; është pak më shumë se moraliste, arriviste dhe nudiste. Burrnia sot, nuk është më shtrëngimi i duarve plot respekt, sot "i jep dorën dhe të merr krahun" do thoshte populli. Burrnia sot është zëvëndësuar nga mungesa e dinjitetit, ku vlerë të japin ata që nuk i zë turpi, buka, dhe skuqja. Të paturit status social në Shqipëri është një luftë e përditshme pranimi në shoqëri, në jetën publike, në shkollë, punë, përditshmëri, madje dhe në ato tavolinat e pijanecëve ku këndohet për rakinë. Të paturit guxim sot, të quajnë të krisur, injorantë dhe mëndje-ikur, dhe jo burrnor, burrnia sot është pak më e ngjashme se profesioni më i vjetër në botë. Burrni sot nuk është më ngritja e zërit për të vërtetat, se e vërteta është relative dhe jo absolute, nuk do të thotë të protestosh; se protestat janë forma e një "militantizmi civil" për interesa vetjake, burrnia nuk të bën sot më profesionist, as intelektual, madje as burrë dhe as grua. Burrnia sot fshihet pas turmës, fustanit, injorancës, karriges, është kaq materiale sa njeriu ka filluar të materializohet si objekt i përftimit. E mesmja e artë aristoteliane sot nuk vlen si rregullator i vlerave dhe domosdoshmërisë, e mesmja e artë vlerore sot peshohet si tregti e gjësë së gjallë. Tregti për moralin, besimin, shkollimin, profesionalizmin, atdheun, jetën, kulturën duke e kthyer kështu parimin e së drejtës dhe barazisë, në parimin e servilizmit dhe arrogancës.

Burrnia sot është egoiste, narcisiste, dhe e turpshme. Burrnia nuk ka gjini dhe as norma, paburrëria po. Paburrëria është ajo gjëndje rehatie me botën dhe jo veten, gjëndje e cila të zhvesh lakuriq nga virtyti dhe dija, dhe të bën spektator, është një gjëndje që ndrydh dëshirat për të qenë njeri i mirë, i ditur dhe real. Paburrëria është konformiteti i turmës dhe kakofonisë që trumpeton : Rroftë rehatia ! Paburrëria është një status që prodhon : analfabet, injorantë, zyrtarë, drejtorë, një armatë individësh të paditur që mendojnë se kanë të drejtë, dhe janë të vërtetë. Të paturit një status social në shoqërinë shqiptare nuk të bën aspak më të nderuar dhe të vlerësuar, shpesh herë statusi social është një paradoks moral sesi mund të jesh i ndershëm me botën, dhe me veten njëkohësisht, si mund të jesh mik me të gjithë; pa qënë mik i vetes së pari, si mund të duash të gjithë, pa dashur veten, si mund të jesh dakord me të gjithë, pa pranuar veten, por paburrnia i lejon kto. Paburrnia e ka lejuar shqiptarin të besojë se është zot shpie, toke të nxanun, parlamenti, administrate, madje dhe zot i gruas. Por burrnia ka treguar se ka dhe gra "burrnore" dhe e mbajnë fjalën si burrat ! E kjo nuk është thjesht çështje mendësie, por edhe identiteti. E ndryshe nga gratë "burrnore" e të fisshme, ka dhe burra "gra"; që fatkeqësisht ndotin shoqërinë duke futur hundët aty ku nuk duhet duke u marrë me punë të grave. Burrnia është një akt vleror, dhe jo impulsiv, është një bindje e fortë për të luftuar kundër frikës dhe përuljes, por sot frika është kthyer në një element modernist që shitet si maturi. Sot njeriu ka frikë nga vetja, shoqëria, bota, ka frikë nga humbja, dështimi, qytetarizmi dhe nga edukimi, dhe zgjedh të hesht kundrejt ndryshimit. Shqiptarët janë identifikuar përgjatë historisë nga burrnia, dhe fjala. Por sot, përplasja me idetë europiane, atlantike, amerikane, moderniste na kanë vendosur përballë dilemave se : a ja vlen më burrëria ? A ja vlen më të mbash fjalën, kur vetë fjala nuk peshon më? A ja vlen të besosh, kur idealet janë kushte interesi? A ja vlen të jesh burrnor, pa qenë i burrëruar? A ja vlen të jesh i vërtetë?