BREAKING NEWS

SPAK trondit elitën e krimit të organizuar, të arrestuar dhe në kërkim më të fortët e vendit, goditen politikanë, ish-drejtorë edhe punonjës të Policisë së Shtetit, futen në lojë dhe ndërkombëtarët, zbardhen vrasje të bujshme, gjenden para e flori në b...

SPAK trondit elitën e krimit të organizuar, të arrestuar dhe
x
BREAKING NEWS

Ja si Altin Dumani shmangu nga frika e dekonspirimit drejtuesit më të lartë të Policisë së Shtetit në aksionin “blic” të SPAK kundër personazheve të njohur të botës së krimit

Ja si Altin Dumani shmangu nga frika e dekonspirimit drejtuesit më të
x
BREAKING NEWS

Priten të tjera arrestime “VIP”, ja goditja e madhe që do të bëhet nga SPAK, Ervin Karamuço tregon të pathënat e operacionit më të madh që është bërë ndonjëherë në Shqipëri

Priten të tjera arrestime “VIP”, ja goditja e madhe që do
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Ja kush ia ka çuar valixhet me para Ilir Metës në Zelandë të Re, Angli, Itali, Zvicër dhe Qipro dhe detajet e forta nga skema e pastrimit të parave të presidentit të Partisë së Lirisë me ish-ministrin e Transporteve dhe shoferin e Janull...

Idajet Beqiri: Ja kush ia ka çuar valixhet me para Ilir Metës
x
BREAKING NEWS

Ervin Muça u financua nga persona të pushtetshëm për të grabitur të dhënat e sistemit “TIMS”, gazetarja Klodiana Lala nxjerr detaje të bujshme nga skandali që tronditi Policinë e Shtetit dhe zbulon personin që refuzoi t’i jepte ish-drejtorit të IT kode...

Ervin Muça u financua nga persona të pushtetshëm për
x
BREAKING NEWS

Edi Rama flet hapur, nga detajet e telefonatës me Erion Veliajn pas dëshmisë për inceneratorët, te lëshimi i të gjithë bashkëpunëtorëve në “gojën” e SPAK dhe zhvillimet që do të ndodhin për dosjen “Xibraka”, ja çfarë e pret Gazment Bardhin dhe Olsi Ram...

Edi Rama flet hapur, nga detajet e telefonatës me Erion Veliajn pas
x
BREAKING NEWS

Romeo Kara: Ja pse Sali Berisha duhet të shkojë menjëherë në arrest me burg dhe prova e fortë që kishte Kosta Trebicka për ish-kryeministrin që e fundos në aferën e ‘Gërdecit’

Romeo Kara: Ja pse Sali Berisha duhet të shkojë menjëherë
x
BREAKING NEWS

PS shton presionet ndaj organeve të drejtësisë për zbardhjen e plotë të vrasjes së Pjerin Xhuvanit, kërkon nga SPAK nisjen e hetimeve për ekzekutimin që tronditi Elbasanin, si u rekrutuan kriminelë, rikthehet në skene implikimi i Gazmend Bardhit si dre...

PS shton presionet ndaj organeve të drejtësisë për zbardhjen
x

Opinion / Editorial

Paniku i krijuar, nga mundësia e shpërthimit të luftës së Tretë Botërore

Paniku i krijuar, nga mundësia e shpërthimit të luftës

Përkohën e momentit, po dëgjohen mjaft zëra lidhur me lindjen e rrezikut të shpërthimit të një lufte të re botërore (Lufta e Tretë Botërore). Madje lidhur me shpërthimin e luftës që bëhet fjalë, nuk kanë munguar në mediat tona (sidomos në ato të shkruara ), as komentet e bëra nga ekspertët e sigurisë, analistë dhe gazetarë të mirënjohur. Mundësia e shpërthimit të kësaj lufte është perceptuar dhe bazuar kryesisht në konfliktet e lindura midis Sh.B.A - së dhe Kinës (një shtet ky, që historikisht është njohur si supërfuqi dhe rivale ndaj shteteve të tjera të njohura si shtete supërfuqi parë në shumë aspekte të zhvillimit të tyre ) dhe në pushtimin në shkallë të gjërë të Ukrainës nga Rusia që ndodhi më 24 shkurt 2022. Dihet tashmë se nga ky pushtimnjë pjesë e territorit të Ukrainës, ndodhet nën kontrollin e Rusisë dhe pushtimiende vazhdon. Por mendoj se krahas kësaj situate që lartpërmendëm, që sigurisht janë faktorë kyç në lindjen e rrezikut të shpërthimit të një Lufte të Tretë Botërore, ka edhe faktorë të tjerë të ndërlikuar që ndërthuren me faktorët kyç, të akumuluar prej shumë kohëshdhe që rrezikojnë në shpërthimin e një lufte me përmasa globale, të cilët do t’i evidentojmë në vijim të këtij shkrimi. Sigurisht zërat dhe komentet e bëra për lindjen e rrezikut të shpërthimit të një Lufte të Tretë Botërore, bazuar në ngjarjet dhe në dinamikat e zhvillimeve që ndodhin sot nëshumë vënde të botës, me të drejtë e bëjnë njerëzimin e sotëm të ndjejë panikun dhe ky panik që ndjehet ka arsyet e veta të pamohueshme dhe ja cilat janë ato:

- së pari : luftrat botërore, janë ngjarje politiko- shoqërore që reflektohen në ballafaqimin e armatosur mes popujve dhe shteteve pjesmarrëse, si rrjedhojë e mosmarrëveshjeve dhe e pamundësive për t’i zgjidhur problemet e linduramidis palëve që e shkaktojnë luftën, në rrugë paqësore.     

- së dyti : pasojat që sjellin të tilla luftra, janë katostrofale dhe të paparashikuara lidhur me viktimat që krijojnë në jetën njerëzore, si dhe me dëmtimet dhe shkatërrimet që krijojnë në vëndet që përfshihen nga lufta.     

- së treti : luftrat botërore nisur dimensioni nga shtrirja e tyre, lidhur me vëndet që përfshihen, nuk janë të përcaktuara. Pra nuk dihet se ç’përmasa marin gjatë zhvillimit dhe përfundimit të tyre. 

- së katërti:përvoja e historisë njerëzore na ka mësuar se luftrat botërore, janë edhe të pabesa sepse në momentin kur ato shpërthejnë, jo kurdoherëshpallja e tyre bëhet zyrtare.  

- së pesti : luftrat botërore, janë tëkushtëzuara me faktorë objektiv dhe subjektiv dhe kur këta faktorë përmbushen, të çojnë doemos në shpërthimin e tyre dhe ky shpërthim është vetëm çështje kohe. Lidhur me rrezikshmërinë e luftrave dhe shpërthimin e tyre, dijetari dhe filozofi i dëgjuar Ajnshtajn ka thënë : “ Se të ketë njerëz, do të ketë edhe luftra, ndërsa dijetari dhe filozofi tjetër i madh Platoni, lidhur me luftrat botërore ka thënë : “ Vetëm të vdekurit e kanë parë fundin e luftës, për ata s’ka luftë pasi vetë nuk jetojnë më “.

- së gjashti :krijimi i panikut tenjerëzimi i sotëm, ka të bëjë edhe me faktin se nëse do t’i referohemi shkaqe të shpërthimit të dy luftrave botërore që kanë ndodhur, Luftës së I-rë Botërore ( 1914-1918 ) dhe Luftës së II-të Botërore ( 1939-1945 ), rezulton se shkaku themelor, ishinpikërisht shtetetmë të fuqishme, shtetet më të zhvilluara ekonomikisht dhe politikisht ( shtete tashmë të njohura për kohën kur kanë ndodhur këto luftra ), që i shkaktuan këto luftra, e ndonëse ishin të tilla, etja për sundim e hegjemoni botërore, etja për rritjen sa më shumë të zonave të influencës, lakmia për pushtimin dhe zgjerimin sa më shumë të territoreve, duke pushtuar padrejtësisht vënde të tjera, synimi për t’i bërë botës një ndarje të re, i çoi këto vënde në shpërthimin e luftërave që bëhet fjalë për arritjen e qëllimit dhe të egos që kishin për pushtim, zgjerim dhe hegjemoni botërore.Pra nisur nga shkaqet e shpërthimit të luftrave, cilido duhet ta ketë të qartë se nuk janë popujt që bëhen shkas për luftrat që ndodhin, çfarë do lloj natyre që mund të kenë ato ( lokale, rajonale apo globale ), por janë shtetet e fuqishme ato që i bëjnë luftrat, për t’u pasuruar sa më shumësepse ndjehen kurdoherë të pangopura, pavarësisht nga niveli i zhvillimit ku ndodhen.

- së shtati :paniku për lindjen e rrezikut të shpërthimit të një Luftë të Tretë Botërore, krijohet edhe nga dinamikat e zhvillimeve që ndodhin sot, qëkanëtëbëjnëkonkretisht me krijimin e fronteve të reja të luftës në pika të ndryshme të globit, nga konfliktet e natyrave të ndryshme lindura midis shteteve të ndryshme. Të tilla frontejanë : fronti në Europë, i përfaqësuar nga Rusia, fronti në Lindjen e Mesme, i përfaqësuar nga konflikti midis Isisit dhe luftës siriane, fronti i Fronti i Azisë dhe Paqësorit, me një përballje të fortë midis midis Sh.B.A-së dhe Kinës. Të tilla fronte të krijuara na kujtojnë ringjalljen e antagonizmave të vjetra midis shteteve, ku si shëmbull tipik mund të marim edhe ngjarjet në rajonin tonë ( Gadishullin Ballkanik ) dhe pikërisht konfliktin në marrëdhëniet midis Serbisë dhe Kosovës, konflikt i cili tashmë gjithnjë ka ardhur duke u agravuar dhe përshkallëzuar, prapa të cilit pa dyshim fshihet mbështetja dhe përkrahja eRusisë, interesat e saj për vëndosjen e hegjemonisë në rajon dhe më pas edhe mëgjërë, pasi dihet që plani strategjik i Rusisë, historikishtka qenë dhe është vendosjen e hegjemonisë në përmasa globale . Por mos harrojmë edhe faktin se sot në botë, ka ndryshuar edhe raporti midis shteteve, nisur nga fuqizimi dhe potenciali ekonomik, politik dhe ushtarak që përjetojnë, ku si shëmbull tipik mund të shërbejnë zhvillimet që përjeton Kina si dhe shtete të tjera. Pra të tilla dinamika edhe zhvillime, bëhen faktorë të rëndësishëm që e kërcënojnë njerëzimin e sotëm për shpërthimin e një Lufte të Tretë Botërore, apo na bën të mendojmë se kjo luftë është në prag të saj.      

- së teti : paniku te njerëzimi i sotëm,lidhur me lindjen e rrezikut të shpërthimit të Luftës së Tretë Botërore, ndjehet edhe nga përgatitjet për luftë që po bëhen nga shtetet me të fuqishme të botës tashmë të njohura, si dhe prioritetit që po i jepet përdorimit të armëve bërthamore ( apo armëve nukleare ), në kuadrin e shpërthimit të luftës së re, armë kjo e cila gjatë përdorimit, ka si rrjedhojë viktima të paparashikuara në jetën njerëzore, si dhe dëmtimin dhe shkatërrimin në masë, brënda një kohe të shkurtër ndaj shteteve që do të përfshijë lufta. Rreziku i vënies në përdorim të armës bërthamore( ndonëse kjo armë, historikisht është bërë i njohur nga njerëzimi nga fundi i Luftës së Dytë Botërore ), qëndron edhe për faktin se sot një armë të tillë e disponojnë disa shtete të botës.Jo pa qëllim Luftën e Tretë Botërore, njerëzimi i sotëm e quan luftë bërthamore.Por sot ka në përdorim dhe armë të tjera që lidhen me zhvillimin e teknologjisë dhe cilësisë së armatimit. Për rrjedhojë në Luftën e Tretë Botërore, të tilla armë gjatë vënies në veprim, krijojnë pasoja të paparashikuara në jetën njerëzore, ku mjaft veprues në këtë drejtim është “ Lufta biologjike “ apo veprimi i “ Apokalipsit bërthamor “ që ka si rrjedhojë shkatërrimet masive të qytetërimeve të vëndeve që përfshihen dhe jetës në tokë.Madje ngjarjet apokaliptike mund ta bëjnë pjesën më të madhe të sipërfaqes së tokës të pabanueshme.Pra lidhur me panikun e krijuar duhet vlerësuar edhe avancimi i teknologjisë së armatimit, Gjithashtu për Luftën e Tretë Botërore gjatë zhvillimit të saj, edhe krahasimet që bëhen me dy luftrat e mëparshme botërore lidhur me pasojat që parashikohen nga ekspertët, janë në shifra alarmante. Në mbyllje dua të nënvizoj që bota e sotme përjeton një vorbull më problematika nga më të larmishmet, që bëhen shkas për kërcënimin e paqes dhe lirisë së popujve. E nisur nga ky fakt i pamohueshem, apeli për shtetet që e kanë çuar situatën në këtë gjëndje, është gjetja e konsensusit midis tyre që problemet të zgjidhen me rrugën e arsyes që Lufta e Tretë Botërore të parandalohet, aq më tepër se shoqëria e sotme për kohën dhe shekullin që përjeton, nisur nga zhvillimi i saj, nuk është më si ajo e kohës kur kanë ndodhur 2 luftrat e mëparshme botërore. Padyshim luftrat botërore, nisur nga përvoja e historisë njerëzimit nuk janë për të mirën e askujt, përkundrazi për pasojat që kanë nga shpërthimi dhe zhvillimi i tyre e çojnë botën në regrese dhe katastrofa të paparashikuara. Sigurisht fjalën për zgjidhjen dhe shuarjen e konflikteve të lindura për momentin, midis shteteve që rrezikojnë, e kanë burrat e shtetit që i përfaqësojnë të tilla shtete, pavarësisht nga rivalitetet, kundërshtitë dhe konfliktet e lindura midis tyre nga politikat që ndjekin, si rrjedhojë e regjimeve dhe e sitemeve që përfaqësojnë .Prej tyre lipset reflektimi i tolerancës dhei negociatave me rrugën e arsyes, përdorimi idiplomacisë së nevojshme për parandalimin e luftës që rrezikon, që problemet e lindura të zgjidhen në favorrin e paqes, lirisë dhe pavarësisë së popujve. E nëse kjo rrugë dhe strategji nuk do të meret parasyshë dhe nuk do të respektohet nga shtetet që bëhet fjalë, si shkaktare të luftës dhe nga krerët që i përfaqësojnë këto shtete, historia do i ndëshkoj atapa mëshirë për pasojat që do i sjellin njerëzimit, si shkaktarë të shpërthimit të Luftës së Tretë Botërore, që për momentin kjo luftë ka krijuar panik te njerëzimi i sotëm, nga mundësia e rrezikut të shpërthimit të saj, bazuar në tensionet e lindura dhe në dinamikat e zhvillimeve të ndodhura në nivele globale.