Në Shqipëri vijon, edhe sot, pas 30 e ca vite post komunizëm, të thuhet se nuk ka shtet, se Shqipëria nuk bëhet, etj. Autori i këtyre radhëve e ka trajtuar këtë temë pas vitit famëkeq 1997, kur Sali Berisha i vuri flakën vendit, e ka trajtuar edhe më vonë kur Berisha erdhi përsëri në pushtet dhe e mbylli sagën famëkeqe të qeverisjes së tij me 21 janarin e vitit 2011. Sot Sali Berisha është në opozitë dhe përsëri kërkon dhe po i bën sërish karshillëk shtetit, ligjit dhe shoqërisë. Sot shqiptarët (jo ata që mbajnë gjallë berishizmin dhe i shkojnë pas Saliut), përsëri pyesin: A ka shtet? A funksionon te ne shteti ligjor, shteti i së drejtës?. Dhe vet përgjigjen: Jo. Në Shqipëri shteti ligjor nuk vepron mbi të gjithë. Ligji nuk i godet sërish “të fortët”. Në derbin e mbrëmjes së të dielës, midis skuadrave Tirana – Partizani, pati dhunë dhe u arrestuan 4 persona,thotë policia . Pse ? Sepse “kanë hedhur flakadanë në fushë dhe kanë kryer veprime të dhunshme”. Po si ka mundësi ? Si për hedhjen e flakadanëve në fushë e rrahjet mes tifozëve atje paska forcë policia, paska ligje që veprojnë, paska prokurori që pranon kallëzimet dhe merr në dorëzim materialet që i referon policia dhe nuk vepron ligji, tolerohen, u fërkohet koka, pranohen spektakle dhune nga deputetët e “Foltores”, nga të inkriminuarit berishist, në Paralament? Çfarë duhet të bëj më shumë Sali Berisha se intimidim të prokurorëve dhe gjyqtarëve, ofendime ndaj tyre, akuza ndaj tyre, thirrje për luftë e mosbindje civile, moslejim funksionimi të parlamentit duke hedhur në atë sallë, që i takon popullit jo individëve qoftë dhe me imunitet, “armët e luftës” dhe shkatërruar pronën. Çfarë duket të bëjë më shumë Sali Berisha se sa të mos i bindet hapur drejtësisë , të injorojë sheshit ditën me diell, vendimin e SPSK-ut dhe ta akuzojë atë si të varur nga Edi Rama dhe për këtë heshtet? Po si ka mundësi që drejtësia, prokurorët e SPAK-ut, ky institucion, nga i cili presin drejtësi shqiptarët, presin që ligji të veprojë njësoj për të gjithë, që pandëshkueshmëria të veproj jo vetëm për disa por për të gjithë , që për “flakadanët” të arrestohen jo vetëm tifozët e futbollit por edhe “bllokuesit” e Parlamentit!? Ky është paradoksi shqiptar. Paradoks ku një njeri i inkriminuar po kriminalizon politikën, ku një njeri ushtron vullnetin dhe gjithë energjitë e tij negative mbi vullnetin e shtetit, mbi vullnetin e mazhorancës ( e cila edhe kjo paradoksalisht, vetëm hesht), mbi nevojën e vendit për qetësi. Dhe pyetja shtrohet: Ç’far borxhi i kanë Shqiptarët këtij njeriu? Pse druhen institucionet t’i japin një përgjigje kësaj pyetjeje? Dhe paradoksi tjetër. Berisha dhe berishistët si Bardhi ,ushtarë të Saliut, flasin në emër të shqiptarëve, flasin në emër të popullit. Të kujt populli? Sot ka një mazhorancë të theksuar shqiptarësh që janë të revoltuar si nga qëndrimet dhe veprimet antiligjore të Sali Berishës e Com dhe po aq të revoltuar nga mos veprimi i drejtësisë, nga trajtimi me dy standarde të përgjegjësisë ligjore, nga vijimi i mosndëshkueshmërisë për “të fortët” dhe lehtësia për t’i çuar para përgjegjësisë ligjore të gjithë të dobëtit, të pafuqishmit. Jo, këtë Shtet nuk e duan shqiptarët. Këtë drejtësi jo se ajo!
Spektakël në koncertin e Noizy-t, reperi surprizon në mënyrë të veçantë fansin e tij, video-ja bën xhiro në rrjet
Reperi mjaft i dashur për publikun, Noizy është gjithmonë në qendër të vëmendjes sa i përket këngëve dhe koncerteve të...
Lexo më shumë