Të gjithë lexuesit,të cilët do të kenë dëshirë për ta të lexuar këtë shkrim, pasi kanë lexuar titullin do të shtrojnë pyetjen: ” Ç’lidhje ka Partia Demokratike me seancën “Shihemi në gjyq”, e cila zhvillohet ditën e diel gjatë emisionit “E diela shqiptare” në TV KLAN? Kemi disa vite që ndjekim këtë seancën “Shihemi në gjyq” ku shumë persona janë paraqitur para gjyqtares dhe moderatorit të këtij emisoni. Ata duanë të zgjidhin kontradiktat që u kanë lindur gjatë jetës së tyre. Kemi ndjekur debatet midis dy vëllezërve, dy komshinjve, dy shokëve, midis nënës dhe vajzës,djalit dhe babait, motra ndaj motrës, burri ndaj gruas dhe gruaja ndaj burrit… . Karakteristika e përbashkët e këtyre debateve është, se qysh në fillim, ende pa hapur gojën gjyqtarja dhe moderatori, ia fillojnë të sharave, sa spektatoret e spektatorët,pse jo, edhe ne që e ndjekin nga shtëpia të shtangemi dhe të nxjerrim pasthirrmën uaaaaa,uuuuuu!!!. Por nuk kanë munguar dhe të qeshurat… Palët përdorin fjalorin më vulgar,sa e detyrojnë moderatorin të filloi leksion për edukatën,që duhet të kenë në komunikim. Kulmi ka arritur kur vajza i thotë nënës qelbësirë, babai djalit dhe djali babës, ti je kriminel… I thotë motra – motrës putanë. Rezultati pas seances del se janë paraqitur për çështje prone,çështje paraje dhe gjithë ajo sharje,ato ofendime pa doganë,heqje e rripit të mesit për goditje; përfundojnë me përqafime. Shumë mirë që arrihet në përaqfim,por përse të bëhët gjithë ai debat,gjithë ai fjalor i ndyrë? Ja kështu ndodhi edhe me Partinë Demokratike,me partinë e parë opozitare,të cilën e quajtën, jo vetëm drejtuesit e saj,por edhe një masë e madhe e popullit, partia e shpresës, për ta berë edhe Shqipërinë si gjithë Europa… Por edhe kjo parti,nga e cila shpesh herë djemtë janë ndar duke ndërtuar shtëpi më vete, por janë bashkuar përsëri pa debate në gjyq,kështu si ndodhi me një nga djemtë,sepse babai politik u akuzua për hajdut, ndaj dhe djali shpirtëror politik e nxori nga shtëpia. Baba e çoi në gjyq. Jo te emisioni ” Shihemi në gjyq”, por përpara gjykatësit popull. Ky qyq zgjati jo 30 minuta si në emisionin në TV. KLAN ditën e djel. Ky gjyq zgjati 3 vjet. Për 3 vjet populli dëgjoi e ç’nuk dëgjoi,pa e çfarë nuk pa midis babës dhe djalit ( gjithmonë politik) si dhe përkrahësve të babait dhe atyre të djalit. Babai edhe pse akuzohej nga të tjerë dhe jo nga djali,djemtë e lagjes,fshatit,atdheut,të cilët nuk ishin pa dije, baba volli e volli për djalin sa u tërmaks e gjithë dynjaja. Në këtë ballafaqim,që unë po e quaj seancë gjyqësore, s’është e nevojëshme të shkruhen ato epitete ofenduese, të shumta nga baba ,por shumë herë më pak nga i biri politik,sepse gjykatësi popull i ka dëgjuar dhe është lemerisur. Madje baba arriti të pushtoi shtëpinë e tij duke përdorur vare e qysqi, shkallë e shiqjeta,sepse djali e kishte nxier jashtë shtëpisë. E cili djalë e përzuri nga shtëpia? Djali,të cilit i dha disa poste drejtuese,madje dhe pleqërimin e shtëpisë. Këtë djalë baba e nxori në gjyq para popullit duke e quajtur : Të pabesë, djali më injorant,djali më i paaftë! Nga inati djali zuri shtëpi më vetë së bashku me disa ” vëllezër” të tjerë. Tre vjet debat,3 vjet gjyq i pandërprerë, tre vjet disa nga ” vëllezërit’ filluan të shkojnë te baba edhe pse nuk kishin lënë kusur pa e sharë babën,ashtu si ajo vajza,e cila e quante nënën qelbësirë….. Edhe ky qyq ” popullor” 3 vjeçar përfundoi si ato seancat e emisionit ” Shihemi në gjyq” me përqafimin e babës me të birin, duke lënë të kuptohet se po e pranojmë bashkimin e të jetojmë në të njëjtën çati për hir të dashurisë që ka populli për babën dhe djalin. I gjithë ky debat, duke nxierr nga sëndyku i fjalorit popullor dhe atij partiak fjalët më vulgare u harruan. Dhe i gjithë ky gjyq na u bë për të marrë baba përsëri pleqësinë e shtëpisë,e cila dokumentohet me një copë druri e rrumbullaktë me pak bisht të shkurtër që na u quajka vulë. Me marrjen e vulës nga baba i partisë,tashmë kanë filluar përqafimet,duke harruar fjalët e pështymat. Debati 3 vjeçar i PD na doli i ngjashëm me gjyqin e zhvilluar në “Shihemi në gjyq” të TV.Klanit, midis kunatit dhe kunatës,e cila kishte 10 vjet që jetonte në shtëpinë e kunatit, por tashmë kunati nuk e mbante më në shtpinë e tij. E për ta përzënë nga shtëpia u desh seanca gjyqësore,por në përfundim ai,kunati, ra dakort ta mbante përsëri,me kusht që ajo t’i dhuronte pronën që i kishte lënë baba e nëna, truallin e shtëpisë. Rëndësi ka që PD të mos harrojë, që në atë shtëpinë e madhe, një dhomë ta kthejë në muze,ku të pasqyrohet fjalori i përdorur, fotot e sulmit mbi godinën e shtëpisë, vulën orgjinale ta mbyllin në një kafaz qelqi për ta patur si kujtim i udhëheqjes së ” drejtë” babë e bir”,ndërsa niprit e mbesat t’i studiojnë me kujdes e pse jo, të tallen me këtë gjyq 3 vjeçar. Kudo populli përsërit fjalët e një aktori të madh,i cili i përket periudhës së ” diktaturës”: ” Kjo ishte loja”.Dhe me sa flitet e dëgjohet, gjyqi edhe pse 3 vjeçar ,paka qënë një lojë midis babës dhe djalit, ashtu si kuptohet edhe loja e personave ,që dalin në emisionin ” Shihemi në gjyq” të TV KLANIT. I gjithë ky gjyq 3 vjeçar i PD përfundoi në shprehjen e po një shkrimtari shqiptar ” E bota qesh,e bota tallet”.