Nga Qamil Gjyrezi
Në PD euroatlantike ka filluar një debat mediatik mbas vendimit për vulën. Debati shtrohet në opsionet, që demokratët euroatlantikë të drejtohen me kolegjialitet nga një grup përfaqësuesish, jo parti e kryetarit, ose të drejtohet nga një fytyrë e re!? Mbas vendimit për vulën, është mbledhur kryesia e PD-së euroatlantike dhe janë diskutuar dy opsione, të cilat u reflektuan në bazë. Në PD në euroatlantike të Shkodrës u diskutuan opsionet dhe mendoj se PD. duhet të bëjë rekurs, ka statutin, këshillin kombëtarë, kryetarin të zgjedhur me statut Basha. Vendimet duhet të merren nga elitat e partisë, një grup i ngushtë me vizion për të ardhmen. Për idenë që PD të drejtohet me kolegjialitet, Basha është kritikuar shpesh se ka marrë vendime kolegjiale dhe duhet të sillej me autoritarë me dorë të hekurt!? Po bëj komentim tim real-politik, para se të analizoj pretendimet e anëtarëve të kryesisë, që kanë ndryshuar edhe pamjen, për të shprehur ‘shqetësimin’ për humbjen e vulës, kurse një tjetër ka ndryshuar zërin dhe fjalorin për të shprehur idetë e tija!? Për demokratët euroatlantikë të bazës dhe drejtuesit e strukturave, as që e kanë ndërmend këta ide, por kanë besuar jo tek vula e PD-së, por tek Basha, tek misioni, programi euroatlantik i PD.-së i prezantuar me datën 1 Qershor. Baza është për ndryshimin dhe daljen nga kriza, duke i dhënë fund Katovicës 34-vjeçare dhe korrupsionit galopant. Vetëm një grup politik dhe politikanë që kërkojnë dhënien fund të tranzicionit dhe janë kundër marrëveshjeve në dëm të shqiptarëve, duhet të dëgjohen dhe mbështeten nga shqiptarët. Në këtë kontekst po citoj Zotin Basha në një emision televiziv me Znj Mirela Milori: ‘Kryetari zgjidhet sipas rregullave që kemi rënë dakord, parti që ka caktuar rregullat se si do të drejtohet. Ka hapësirë dhe kohë për të eksperimentuar në PD.-në euroatlantike. Sekush është i thirrur të thotë mendimet e vehta, por duhet të merren vendimet për të ecur përpara. Rekursi, lista e deputetëve për zgjedhjet e vitit 2025, aleatët, strukturat janë të gatshme për të bërë betejë kundër Ramës dhe Berishës. Basha vazhdon më poshtë: ‘Baza dhe drejtuesit politikë shprehin idetë dhe ndjesitë e tyre, por ka edhe një ide tjetër, që ky është debat që zhvillohet në një grup të ngushtë njerëzish. Shqiptarët duan të dinë çfarë bëhet me koston e jetës, me çmimet e shportës, me shëndetësinë, që është kthyer në vëmendje në formën më makabre. Shëndetësia falas nuk është as shëndetësi as falas, është vdekje me pagesë, arsimi, korrupsioni, kurrë nuk ka patur një përshkallëzim të tillë dhe një tallje të tillë të Ramës’. Si përfundim ka ardhur koha që të besojmë se Shqipëria do të behet dhe në 2025 duhet të vijë fundi i klasës korruptive që ka penguar zhvillimin ekonomik dhe ka sjellë vetëm varfëri dhe zhgënjim.
Moderatorja e njohur bën deklaratën e papritur: Më është rritur barku këto kohë…
E ftuar në një emision televiziv mbrëmjen e sotme ka qenë moderatorja e njohur Argjira Spanca. Gjatë bisedës së saj...
Lexo më shumë