Pellazgët krijuan Plakën e Skulaken, ja pse organizimi i faltores së qendrës me degë vartëse në hapësirën dodoniane nuk është pluralizëm Dodonash por një e vetme
-Dodona e largët [Nëna e Madhe] Perëndi pellazge mbretëron mbi Dodonën në Kamnikun Neolitik në rrugën romake 21 km pas Përmetit dhe jo në Dëshnicë të tij-
Nga Sami Dake, studiues i Dodonës Nënë
Shkrimi im i datës 21 qershor 2024 në gazetën ‘Sot’ i ndjekur nga rreth njëzet mijë lexues online synonte që autorët e Dodonës në Dëshnicë të Përmetit të shpreheshin qartë për kë Dodonë pretendonin, për të mos u ngatërruar lexuesi i thjeshtë që mund të hamendësojë, nisur edhe nga kërkesa e tyre publike e dt 03.06. 2024 për debat në mediat e shkruara e vizive. Zjarllëk i madh e pllakosi këto ditë të nxehta vere komshiun e mirë G. Voda që pas tre dite flet përçark. Ndjesë i kërkoj se mos u lëndua. Shumë me tërsëllëm e nisi ‘përgjigjen e detyruar’ dhe përfundimisht shuhet si flaka e kashtës dhe e mbyll me respekt si komshi i mirë. Shigjeta në Thembër të Akilit, në pikën e dobët që qyteti prehistorik Dodonë nuk ndodhet në Dëshnicë por në Kamnik e alarmoi dhe u trondit shumë. Të shkuara të harruara! Besova në sinqeritetin që deklarohej në shkrimin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” se ‘sot nuk paraqesin interes për të lexuar libra’ dhe mendova se do ish i lexuar si vullnetmadhi Mateli, por u zhgënjeva. Herodoti, babai i historisë thotë: “Pellazgët krijuan Plakën e Skulaken”. Ai shkruan “që për fat të keq nuk kemi parë debat në mediat vizive e të shkruara” dhe mendova se do ta mirëpriste sugjerimin ta cilësojnë Dodonën që pretendojnë në Dëshnicë të Përmetit, në kohë e hapësirë. Qyteti prehistorik Dodonë është Kamniku Neolitik që nuk dinte asgjë për zbulimet e jashtëzakonshme arkeologjike, i shpallur monument kulture kategori e parë. Matelit i jam referuar dhe e kam sugjeruar ta sjellë Dodonën në rrugën romake 21 km pas Përmetit. Katër kushtet –lumë, shpat mali,-në fund e kufi me fushën dhe 70.7 km në veri të Janinës janë në Kamnikun Neolitik. Ai në heshtje e ka pranuar timen dt 29.09.2022 “pse qyteti mitologjik me tempullin mëmë Dodonë nuk ndodhet në Përmet..” botuar në gaz. ‘SOT’. Dodona vlerë universale e njerëzimit. Qyteti prehistorik i perëndisë Dodonë i shquar për faltoren hierore, qendër politike e hyjnore e Botës së Lashtë, është groposur pesë mijë vite të shkuara. Dodonë ku ngjizet njerëzimi ka vetëm një i përjetësuar në shumë kuptime. Historia e jashtëzakonshme sa e lashtë e stërmadhe po dhe e manipuluar e vështirë të konceptohet. “Që paska një ‘Dodonë Plakë’ në Kamnik dhe ‘ca bija’ gjetiu, nuk qe dëgjuar më parë, një përgjigje e detyruar për zotin Sami Dake’ më shtyhu ta risqaroj publikun dhe komshiun e mirë që është rrëmbyer nga mos njohja e kësaj historie të cilën e pranon vetë. Mendova se 12 vite ishte kohë e mjaftueshme ta konceptonte madhështinë e historisë më të lashtë mbi Dhe, Dodonën Pellazgjike. Shkrimin që replikoj jo vetëm mediokër për këtë ngjarje, por dhe studiues të çështjen Dodonë nuk do ta bënin pa më lexuar dhe kuptuar. Dodonë ka vetëm një me degë të shtrira në hapësirën dodoniane ku ushtronte veprimtarinë. Organizimin perfekt të faltores hierore Dodonë e sqaron akademiku Ali Eltari (Lapi) te “Pellazgët Krijuesit e qytetërimit Botëror” fq 65. “ Rol të madh ka luajtur krijimi i orakujve nga qendra shpirtërore e Dodonës. Dodona Pellazgjike kishte faltore lufro apo lushie në të gjitha vendet e populluara, dy faltore të tjera të mëdha e më të vogla se e qëndrës ku kish pellazgë në Armeni e Egjipt. Ato mbanin lidhje të forta e mbikqyrje nga qendra shpirtërore në Dodonë. Në ndihmë e vartësi të faltores hierore në epokën e Zeusit janë ngritur Orakuj. Autorë të ndryshëm ata i quajnë Dodona bija. Rilindasit Orakullin në malin Tomor e bënë nacional si shprehje të etnosit shqiptar. Fenë e trashëgiminë kulturore e shpirtërore ideologji kombëtare me mitologji pagane. Sami Frashëri shprehet se Dodona e vjetër nuk është diktuar ende. Sazan Guri në librin TOMORI thekson ‘Ky Mal është Mali i Dodonës’. Dodona e vjetër afër me Tomaras – in e sotëm të argumentuar me një toponim Dhodhanë apo fshat Mrakull dhe se ka krahinë e popull suliot-sulovë. (fq 137) Ato prova në Kamnik janë fare periferike. Nuri Çuni “Tek Abaz Aliu” në fq 9 shprehet: ‘Teza e hipoteza nga më të ndryshmet janë hedhur, por deri më tani nuk është gjetur tempulli më i vjetër i Europës, Dodona. Ka mendime se Dodona mëmë ka qenë në Tomor dhe bijat në Janinë, Volos afër Selanikut, Itali. Ai në Kamnik është befasuar nga qeramikat ende mbi tokë dhe rrënjën e lisit të Mirë. Kryegjyshata ka vendosur 7 gushtin pelegrinazh te Lisi i Mirë por nuk ja dashka zemra ta shënojë në kalendar. Fjalori Enciklopedik Shqiptar thotë: ‘DODONA qytet dhe qendër e rëndësishme kulti në Epirin antik. Lashtësia lidhet me Pellazgët, me një periudhë shumë më të hershme nga ajo kur u vendosën Helenët në gadishullin Ballkanik dhe themeluan orakullin e tyre në Delf’. Ai thotë Dodonë pellazgjike [faltore e vjetër] dhe orakull Dodonë që nuk janë e njëjta ngjarje. Historianët e lashtë thonë: 1- Faltore më e vjetër, më e parë, tempull më i lashtë mbi Dhe ku lindi feja. 2- Orakull më të vyer për njerëzinë.
“Kamniku Neolitik Dodona”
Dy ngjarjet i analizoj te ‘Qytetërimi e feja lindën në Dodonë’ në Vëllimin e Parë të cilin e titulloj ‘Kamniku Neolitik Dodona’. ‘Dodona në Dëshnicë të Përmetit’, Delf e Tomor ma imponuan që vëllimin e dytë ta titulloja Kamniku Neolitik Dodona Plakë (maket) dhe si zbulova se në vitin 1018 fillon të quhet Kolonja te drafti me ISBN shtoj edhe Kolonja që lexuesi im të mos ngatërrohet. Kërkoj nga ata ta cilësojnë Dodonën që pretendojnë në Dëshnicë. Dodona pellazgjike (Nëna, Plaka, e vjetra) është faltorja në qytetin prehistorik kurse Dodona iliro-epiriote janë orakujt bija Dodonë. Mesazhet Dodonë sa larg mjegullnajash vijnë po edhe aq tej kohëve moderne do të shkojnë. Dodonën koncept shumë i gjerë historik, gjeografik e filozofik se konceptojnë dot Ju që e studioni e jo më lexuesi i thjeshtë apo me grada shkencore. Skulakja kush hyjni është? Reagimi flakë për flakë do të mbetet si flaka e kashtës. Draftet e para të Matelit dhe autorë shqiptarë që shkruajnë për Dodonën e pellazgët i kam studiuar. Orakulli i Lisit të Mirë mijëvjeçar është simboli kyç dhe ADN-ja e Dodonë në të cilin sistemova fenomene e objekte arkeologjike të groposura në tokë, gjurmë e toponime, burime të shkruara e kujtime, etj. Vëllimi i tretë dhe ‘Dodona në malësitë e Kolonjës’ e autorit Josif Risto nuk ish hedhur në fondin e librit. Do gjej kohën t’i studioj. Pyetjen për reciprocitet bëja vehtes. Unë falënderoj autorët nga të cilët mblodha të dhëna se pa ata nuk do t’ia arrija. Zbulimet në Kamnik çelin Muzeun Historik Kombëtar. Nuk të falet ty e asnjë shqiptari të mos e dijë ku nis historia jonë. Apelin tu shkojmë në fund të vërtetave mbi vendndodhjen e Dodonës dhe etninë e Tempullit më të lashtë mbi Dhe e gallamos me mllef nga egoja o në Dëshnicë ose asgjëkundi në Shqipëri. Dodona është në Kamnikun e provuar shkencërisht dhe as në Tomor e Dëshnicë. ‘Njerëzillëkun’, ‘gjërat e kanë një logjikë të pranueshme’ dhe ‘vënien e çështjes në shtratin ballafaques’, etj i përdorur për retorikë se e pranon që nuk ke njohuri. Kur nuk di pse debaton? Pse nuk flet Mateli? Integriteti s’të cenohet se fundja njeri publik do që të bëhesh. Besoja se do të kishe mësuar diçka nga Mateli ndaj tu drejtova që të kërkoj falje se të paskam cënuar. Dodonë Plaka, Nëna, Gratë, e Vjetër, e re për anallogji siç quhesh Ti gjyshi, Gëskë, Ximi, etj. Dr. Mantheiu Aref, Un. i Sorbonës, Paris për ‘Qytetërimin helen, mashtrimi më i madh në historinë e njerëzimit’ shkruan 3000 faqe. Çështja shqiptare po zien ngado. Dodona Plakë Kolonja plotëson zbrazësi të mëdha në historinë e njerëzimit. Shkruani ‘Lexuesi i thjeshtë mund të hamendësojë’, ‘cilido të hedhë dritë për të vërteta të groposura ose të diskutueshme’ apo ‘shkuarja drejt të vërtetave që hanë diskutim siç është çështja e vendndodhjes e etnisë së Dodonës’. Pse merrni zjarr që qyteti prehistorik Dodonë është Kamniku Neolitik dhe jo Dëshnica e s’më kundërshtoni me fakte e argumente. Dodona e shenjtë pavarësisht cilësimit të detyruar Plaka që unë i bëj është Një. Ajo është zbulimi historik më i lashtë mbi Dhe.
Dodonat vartëse janë bija të Dodonës Kamnik
Dodonat vartëse janë bija të Dodonës Kamnik. Dodonën e ka lënë testament Homeri që jetoi kur nuk kish grekë e helenë dhe orakull në Delf. Parësore kam poemat Iljada e Odisea, Punët e Ditët, ‘Prometeu i lidhur’ të analizuara historikisht. Përshkrimet e Homerit, etj për Dodonën janë në terrenin konkret në Kamnik. Ato përputhen me fenomene e objekte arkeologjike, gjurmë e toponime, imazhe e gojëdhëna, etj. Qëndrimin si shqiptar e shpreh me studimin tim kurajoz. Koha dhe publiku do ta gjykojë analizën time shkencore. Pasardhës i të parëve tanë kamnikllinj e kolonjarë që mbrojtën me gjak etninë shqiptare dhe tempullin më të lashtë mbi Dhe rriskova për Dodonën Pellazgjike. Egoja e monopolit të së vërtetës u ka turbulluar arsyen e fjalorin dhe pengoni pranimin e qytetit prehistorik Dodonë. Nuk ma ndjen të replikoj me ju për kështjellat, etj. Lexuesit serioz i kërkoj ndjesë për fjalorin e padëshiruar por të hodha ca gurë nga gërmadha që më gjuajte. Kundërshtarët më të ashpër e di shumë mirë që janë rivalët që shkruajnë për Dodonë vend e pavend. Dodona ka njëmijë vite që i është fshirë emri e lavdia. Uroj të shiten libra që brezat e sotëm e të ardhshëm të krenohen me historinë madhështore Dodonë. Shqiptarët i siguroj me përgjegjësi të plotë para ligjit e Zotit se Tempulli më i lashtë mbi Dhe janë rrënojat në majë të Shkëmbit të Larmë Kamnik. Ata që duan të replikojnë të mos kursehen, por jo pa më studiuar se flas për zbulim historik. Qyteti prehistorik Dodonë i pagëzuar Kolonjë në vitin 1018 është Kamniku Neolitik. Kujt nuk i vjen mirë le të pijë uthull. Në mos sot, mot a për ca vite Dodona Kolonja do pranohet dhe rifillojë gërmimet arkeologjike.