BREAKING NEWS

Ja “grushti i madh amerikan” në fytyrën e Sali Berishës, Ilir Metës dhe Edi Ramës, SHBA del në krah të Altin Dumanit, kërkon distancim të opozitës nga “non-grata” dhe jep mesazhin e fortë se keqqeverisja e korrupsioni duhen luftuar

Ja “grushti i madh amerikan” në fytyrën e Sali
x
BREAKING NEWS

Ja kontrata në duart e prokurorëve që po i bën “gropën” Ilir Metës dhe Monikës, roli i nënës së Kryemadhit dhe vëllait Drini që mori 360 milionë lekë nga SGS, 2 njerëzit që hapën dosjet e ish-presidentit në SPAK me kallëzimet që bënë nxjerrin faktet t...

Ja kontrata në duart e prokurorëve që po i bën
x
BREAKING NEWS

Ilir Meta akuzon televizionin e Zenit se ka marrë urdhër t’i mbyllin dyert, Monika Kryemadhi sulmon bashkëshortin si shërbëtor të Edi Ramës

Ilir Meta akuzon televizionin e Zenit se ka marrë urdhër t’i
x
BREAKING NEWS

Spartak Braho flet pa “doreza”, ja detajet nga sëmundja e vjetër e Ilir Metës, manovrat e tij me përjashtimin e Monika Kryemadhit dhe prapaskenat e forta që po ndodhin brenda ish-LSI, nga largimi i bashkëpunëtores së tyre të kasafortave, te shkërmoqja ...

Spartak Braho flet pa “doreza”, ja detajet nga sëmundja e
x
BREAKING NEWS

Gjyqtari që i dha PD Sali Berishës para vetingut, ja pasuria e “çmendur” e Agron Zhukrit, si u bë milioner nga gruaja e tij që nuk i justifikon dot të gjitha të ardhurat e saj me pagat dhe aktivitetin privat, zbardhen “flamujt e kuq” në KPK...

Gjyqtari që i dha PD Sali Berishës para vetingut, ja pasuria e
x
BREAKING NEWS

Lajme shumë të mira për pensionistët, ja çfarë po përgatitet me skemën e re të pensioneve, nga indeksimi, kompensimet, ndryshimet në fshat dhe qytet dhe deri tek kontributet për të vetëpunësuarit në bujqësi

Lajme shumë të mira për pensionistët, ja çfarë
x
BREAKING NEWS

Nuk ndalet Ilir Meta, vijon kërcënimet ndaj kreut të SPAK: Do t’i qepem Dumanit brez pas brezi, nëse është trim le të...

Nuk ndalet Ilir Meta, vijon kërcënimet ndaj kreut të SPAK: Do
x
BREAKING NEWS

Ja pse Europa ka mbyllur dyert e arratisjes së Metës dhe Kryemadhit, dosja e tyre e “e zezë” e pastrimit të parave drejt fundit të hetimeve, Altin Dumani dhe Sotir Kllapi po bëjnë gati fletë-arrestet, zbardhen provat dhe dëshmitarët që kanë plasur “bom...

Ja pse Europa ka mbyllur dyert e arratisjes së Metës dhe Kryemadhit,
x

Opinion / Editorial

Pellgu i qelbur…. dhe qelbësirat e shoqërisë!

Pellgu i qelbur…. dhe qelbësirat e shoqërisë!

Një ndër çuditë më të mëdha që po ndodh sot në shoqërinë shqiptare është fakti se nuk ka ditë javë vit e dekada të tëra që po çahen membranat e altoparlantëve, gati te tjetërsohen ngjyrat e plazmës së ekraneve, jo vetëm për keq qeverisjen sepse te drejtosh jo mirë, mund të jetë e falshme para faktit të gangrenës vdekjeprurëse të korrupsionit të madh i cili me kalimin e viteve rritet ne progresion matematik, nocion ky qe do të thotë se sa më shumë kohë kalon aq më shumë vidhen shqiptaret. Në vitet e para të mallkimit që ju bë “diktatorit Enver” nga një pjesë e shoqërisë së Atdheut tim ( jo e gjithë shoqëria shqiptare) u mendua se jeta do përmirësohej dhe se niveli i jetesës do të rritej se këtë gjë do jua u garantonte “shteti i së drejtës”, madje ky shtet do hapte perspektiva të tilla dhe kushte të barabarta që të gjithë shqiptarët të bëheshin pasanikë dhe ne nuk na ngelej gjë tjetër veçse në plazhet që nga Velipoja e deri në Sarandë të shtriheshim ne diell duke tundur zinxhirin. Por ajo që u deklarua rezultoi e vërtetë, e vërtetë sepse tashmë shqiptaret ja kanë nisur shëtitjeve në çdo qytet duke dredhur zinxhirët. E gjithë piramida shtetërore nga ajo më e ulëta e deri në majën e saj nga të gjitha krahët e politikës janë të zhytur ne korrupsione, deri në atë shkallë sa që ky ka fituar të drejtën e qytetarisë shqiptare. Nuk ka pasur ministër, zëvendësat e tyre, drejtore te çdo lloj kallëpi, kryetare e ata që janë poshtë tyre, drejtorë e shefa policie e spitalesh , presidentë e k/ministra , juristë te sistemit gjyqësor e avokatë ne role menaxheresh, që të mos jenë përfolur. Zanafilla është që mbas viteve 90-te te shekullit të kaluar me gropën e Hajdisë duke mos lenë dhe pa përmendur rastin që nga skandali i “arrave” të Rulit e deri te rasti Ahmetaj, Beqaj pa folur këtu për krimet e mëdha me karakter shtetëror sikurse ishin ngritja e bekimi i “piramidave” te arkitektit Berishë, te cilat u shembën me gjak dhe gjaku i derdhur ish i yni dhe i asnjë jerarku të lartë apo familjarë të tyre. Çudi si nuk u vra asnje prej tyre...por vritemi ne bijtë e thjeshte te popullit !? Shembulli më sintetik i vjedhjes që përfundoi me gjak është ai i Gërdecit, nga ku një zinxhir i tërë të korruptuarish me babëzitë e tyre morën jetë njerëzish, sikurse po ne emër të vjedhjes masive dhe korrupsionit të lartë pikërisht nga ata që na vidhin u hap zjarr mbi trupat tona që përfundoi me vrasjen 4 demonstruesve te bulevardit. Vjedhjet e sofistikuara kanë rritur jo vetëm shkallën dhe intesitetin e tyre, por tashmë ky është bërë një kod i heshtur e mafioz i gjithë piramidës shtetërore. Ne shqiptarët vritemi çdo ditë duke na e pirë gjakun vampirët tanë që ne pikërisht grindemi e zihemi grisim kemisha e jaka, gjatë votimeve me moton “Te zgjedhim kusarin me te ndershëm” për ta begatuar Atdheun tonë të dashur ...Ne duhet ta kuptojmë të gjithë se që nga dita që shënoi rënien dhe sabotimin që ju bë socializmit , pra që nga ajo ditë ne kurdoherë na ka udhëhequr “Mafia shtetërore” e cila në konkurrencë me “Mafien ordinere” janë dy ortakë të të njëjtit pellg të qelbur që po e degjenerojnë çdo qelize te shoqërisë tonë. Ju lutem juve qytetare apo dhe lexues te ndershëm, a gjen ndonjë rast ku një deputet dhe një funksionar i lartë shteti të mos jetë i implikuar direkt apo indirekt ne afera korruptive ,të cilat maskohem mjeshtërisht ne persona te dorës se dyte apo te trete?! Dhe del kryeministri ynë e deklaron se çdo kush është përgjegjës individual për aktet antishtetërore që bien ndesh me ligjet e shtetit. Po a mundet vallë Kryeministri ynë ta bëjë dot këtë gjë kua prej disa muajsh që nga Amerika e largët dhe mass-media, është akuzuar pre lidhjet e tij korruptive me ish zyrtarin e larte te FBI? Si është e mundur dhe nëse nuk është e vërtetë përse vet K/Ministri nuk del ne konferencë shtypi madje dhe te jap dorëheqjen duke deklaruar gatishmërinë e tij për tu verifikuar, duke ja lenë në dorë këtë gjë sistemit gjyqësor nëse ka lidhje korruptive midis tij dhe McGegonal apo jo ?. Një njeri i pastër moralisht dhe i pa kompromentueshëm shkon ballë lart para drejtësisë dhe nuk pret që t’i mbarojë mandati, apo nuk del sepse ka hallin e fronit të mbretërisë së krimit shtetëror ? Fundja lere përkohësisht dhe delegoja Ilir Beqjas, shefit të mjekësisë tonë e cila tërësisht merr frymë nëpërmjet portofolave te qytetareve te sëmure. Zoti K/Ministër, a nuk e kuptoni se vetëm bythët janë të tuat teksa poltroni i Kryeministrit duhet të jete i pastër ? Nese dhe ti nuk je i tillë atëherë kot e kini arrestuar dhe Berishën, sepse rezulton qe vet sistemi kapitalist është ai qe gjeneron dhe krimin shtetëror .E them këtë sepse Lilin ne e pamë të gjithë me para në duar dhe kupola ku ai ishte pjesëtar i saj e nxori figurë të pastër i cili ishte larë në pellgun e ndyrë të korrupsionit. Thjesht për kuriozitet pyes: Po sikur në pushtet të ish Enver Hoxha, do livadhisnit kështu ju mafioze e kriminelë të popullit tim?! Po ju kini të drejtë sepse nuk ju verifikohet pasuria deri në qindarkën e fundit, ju kini të drejtë sepse caktoni kusarë për te kapur kusarët, kini të drejtë sepse merrni si zyre avokatie pre t’ju mbrojtur..vet shtetin dhe është po ky shtet që ju mbron e do ju mbroje sikurse po mbroni Berishën, qe ose do e falni me ndonjë amnisti..ose nga qe është currufjepsur nga pleqëria...ose do e çoni te beje pune te detyrueshme ne shtëpi te Zenit. Dhe këtu do jemi Berisha jo qe kurrë s’ka për tu dënuar, por dhe kur te përdredhë qafen kanë për ta dekoruar “Për merita të veçanta në shërbim të atdheut”. Mund te shtinin dhe me topa me breshëri...por ja qe s’kemi se i shiten për “skrap”.Ky është portreti i shtetit tonë. Po a ka organizata progresiste ky vend, a ka njerëz te guximshëm kjo Shqipëri qe t’i thotë ndal banditizmit shtetëror?! Po sindikatat e punëtoreve, po organizatat e tjera jo qeveritare çfarë bëjnë..presin të falimentoje shteti si Greqia para 5-6 vitesh e që tani që mori veten kërkon të na marrë dhe Himarën? Mos e dhëntë mëma natyre që ndonjë Kryeministër i yni tu thotë: ... Hë qirjes Karivari...! Sa evro do i jepni Shqipërisë t’jua u japim ne Himarën në përdorim per 100 vjet? Edhe mund te ndodhë një ditë përderisa jetojmë në një pellg të qelbur qe po na qelbëzon dhe shoqërinë.