BREAKING NEWS

Zhvillime të forta brenda SPAK, prokurorët zgjatin me 3 muaj afatet hetimore për Arben Ahmetajn dhe i çojnë fletë-thirrje oligarkut që akuzohet për pastrim parash

Zhvillime të forta brenda SPAK, prokurorët zgjatin me 3 muaj afatet
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela nxjerr prapaskenat “bombastike”: Ja pse divorci i Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit nuk i shpëton dot nga prangat dhe arsyeja e fortë që zyrtari i lartë i DASH Richard Nephew shmangu takimet në Tiranë me qeverinë ‘Rama’ dhe përfaqësuesit ...

Spartak Ngjela nxjerr prapaskenat “bombastike”: Ja pse divorci i
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha pa mandat sipas Kushtetutës, kreu i PD i hap vendin Argitës dhe përgatitet ta kurorëzojë të bijën në fron me protestën e 12 korrikut, Gaz Bardhi përfundon si “limon i shtrydhur”

Sali Berisha pa mandat sipas Kushtetutës, kreu i PD i hap vendin
x
BREAKING NEWS

Zbardhet dëshmia në SPAK që fundos Niko Peleshin për lidhjet e tij me Klodian Zoton, ish-drejtori i Ujësjellësit të Korçës e nxjerr zbuluar para prokurorëve specialë

Zbardhet dëshmia në SPAK që fundos Niko Peleshin për lidhjet
x
BREAKING NEWS

Ja detajet e reja nga kallëzimi në SPAK për Allajbeun, si oligarku në bashkëpunim me Janis Karathanos rropën mbi 200 mln euro koncesione, për të kamufluar vjedhjet kanë punësuar te kompanitë “fituese” të afërmit e tyre, rroga deri në 30 mln lekë në mua...

Ja detajet e reja nga kallëzimi në SPAK për Allajbeun, si
x
BREAKING NEWS

Mandati për deputet i Sali Berishës në “fije të perit”, do ketë përplasje për Nenin 71 të Kushtetutës, ja kush e ka në dorë “fatin” e “non-gratës”, flasin juristët

Mandati për deputet i Sali Berishës në “fije të
x
BREAKING NEWS

Frrok Çupi nxjerr “CV” e zezë të Sali Berishës në 30 vite, nga bashkëpunimi i tij me udhëheqësin e Serbisë, sulmet ndaj ambasadës së SHBA në Tiranë, grushti i shtetit ’98, vrasja e 4 protestuesve në 21 janar, te emrat e terroristëve që ka bashkëpunuar ...

Frrok Çupi nxjerr “CV” e zezë të Sali Berishës
x
BREAKING NEWS

Autoritetet zvicerane zbulojnë emrin e biznesmenit që doli garant për Arben Ahmetajn në Zvicër si i punësoi gruan me pagë 9 mijë franga në muaj, zbardhen detaje nga dosja hetimore

Autoritetet zvicerane zbulojnë emrin e biznesmenit që doli garant
x

Opinion / Editorial

Pensionistët i shkundi “Vetingu” i fundit…

Pensionistët i shkundi “Vetingu” i fundit…

Se si u hap llafi, kjo nuk është çudi. Po një gjë është e sigurt. Ai “i gjati” na paskej thënë se të gjithë do kalojnë në veting. “O do bëj shtet, o s’ka bir nëne a bir ku(rv)nate të më ndalojë”. Të gjithëve u shkoi naaa, nga shtatë…Një mëngjes tek shatërvani i qytetit, ku mblidhen pensionistët, kishte pak frekuentues të zakonshëm. Nga tavolina në tavolinë ku kërcet “dopjo gjashta” apo “fanti spathi”,thashethemet morën dhen’. Ca thanë se pensionistët që mungonin, kishin marrë “lejen e përjetshme”. Të tjerët shkonin e vinin te lajmërimet e funeraleve.- Edhe pensionistët do hyjnë në veting, - hapi llafe njëri, që kurrë nuk thotë të vërtetën. Lajmi u drodh e përdrodh si i vërtetë e “trokiti” në derën e shtetit.- Po ç’na mundoni kot, a derëzinj, - pëshpëritnin ca që “i hanë”kollaj gënjeshtrat. – Ne qullin që lënë çiliminjtë hamë. Ç’do të deklarojmë?!- A, me shtetin s’bëhet shaka.- Po si do të jetë vetingu për ne?Këtu filluan “pyetësorët”. Edhe këto formuloheshin sipas hamendjeve dhe sipas oreksit. Nga një tavolinë në tjetrën dëgjoje modele të ndryshme. Në një nga këto ku kërciste dominoja,dikush tha:- Do na pyesin: Sa tokë ke?- Dy metra në varreza,- hidhet tjetri.- Sa rob shtëpie?-Unë kam një mace, një qen dhe një plakë…- Pse ne nga sa kemi?- ia pret ai që kishte dopjo gjashtën.

- Nuk e di, vëlla ‘re. Përgjigjem për veten time. Ti përgjigju për atë“ve(të) tingun” tënd…- Ku e shpenzon gjithë atë pension “të majm” që merr?- A lëre mos e pyet, o Tajar. Edhe këta u këputën në tajare.- E di, e di, -ia kthen tjetri. – Atë që na japin me një gisht, na e marrin me të dyja duart. Paguajmë dritat, ujin e bashkë me to edhe taksat. Po kundërshtove, “në ofertë” ke prangat. Do ta bëjmë këtë mut shtet apo jo?!...Kafenë e kam lënë se më bën dëm për tensionin. Marrim miell kafshësh, se është i lirë. Bëjmë ndonjë kulaç. E pjekim në diell, se korrenti…- Ti zoti Besnik je “kundërshtari im politik”, prandaj flet kështu. Pana thuaj; si i konsideron partia jote këto reforma?- Shko ‘re pirdhu me gjithë ato parti! Nuk më plasi fare…-Kur thua ti kështu, mua s’më plasi e s’më plasi – ia priti xha Nasi.- Po kujt i plasi që s’të plasi ty?!- u hodh xha Tasi. Në një tavolinë tjetër debati ishte ndezur edhe më keq.- O Tajar, nesër ke radhën për të dhënë llogari në veting, - bëri shaka ortaku i dominosë.- Unë jam trim dhe i pa korruptuar, a derëbardhë. Edhe në kohën e luftës plumbin e kam pritur në ballë…Po të nesërmen tavolina e Tajarit ishte në zi. Tajari, në vend që të shkonte te vetingu, kishte “prerë biletën” për te “parkingu” i përjetshëm…- Gjynah, - u hodh dikush nga një tavolinë tjetër. – Mezi po e priste kampionatin botëror. Ishte tifoz i çmendur me sovjetikët...Në tavolinën e “komandant” Teki Maliqi loja nuk fillonte. Po prisnin shokun Faik, që ka qenë sekretar i parë në një tjetër film. Në vend të shokut Faik u ul një lojtar i ri.- Mos e prisni shokun Faik, – tha ai. – Iku dhe Faiku. Nuk e kaloi “vetingun”. Pasnesër ka të tretat. I ziu, do bënte gosti kur të hapeshin negociatat me BE…- Obobo, -ulëriu ai që përziente dominotë, - ta kishte zbythur edhe ca ditë i uruari. Sot kishte radhën për të paguar kafetë…Të jemi realistë. Të themi atë që është. Qeveria ka bërë shumë për pensionistët. Ja, u shtoi pensionet. Dhe atë ditë që doli ky lajm, sheshi te shatërvani gumëzhinte. Si kryefjalë ishte pyetja“Sa të ngrihet ty?”.- Lëre, mos e nga, - hidhet xha Nasi, që vuan nga tensioni i lartë.- Kur m’u ngrit një herë vajta me vrap te doktoresha. I thashë:“Ç’të bëj kur më ngrihet?”. “Ta uli plaka!”, ma priti. “O doktoreshë,ai që ulte plaka nuk ngrihet më…”.Të gjithë qeshën. E kuptuan ku e vërviti llafin xha Nasi. Edhe një gjë tjetër të mirë e bëri qeveria. Nuk i futi pensionistët në veting. Kjo është e vërtetë. Se “vetingun” për pensionistët e ka në dorë ZOTI… Sa më shumë “të ngecin” në këtë “veting”, fërkon duart qeveria. Pse?! Arsyen gjejeni vetë.