“Qytetërimi ka çuar në faktin, se nuk është më e rëndësishme,se kush ka të drejtë dhe kush e ka gabim; është e rëndësishme avokati i kujt është më i mirë’ apo më i keq”- ka shkruar publicisti gjerman Vilhelm Schwebel. Praktikat tek ne kanë treguar, se ka mjaft avokatë që bëjnë interpretime të gabuara të ligjit, për të përfituar padrejtësisht klienti që ata mbrojnë. Shkelësit e ligjit suverjohen, hetohen prangosen dhe i jepen gjykatës për të dhënë masën e dënimit. Ata janë të kategorive të ndryshme, kriminelë,vrasës, vjedhës, dhunues, përdorues e prodhues droge,shkelës të rregullave të qarkullimit rrugor dhe të vepra të tjera të parashikuara në ligj. Dihet, se ligji është një për të gjithë, si për shkelësin, ashtu dhe për gjyqtarin e avokatin, ndaj nuk ka pse të ketë versione të ndryshme në interpretimin e tij. Ligjin mund të mos e njoh mirë shkelësi i tij, por jo hetuesi, prokurori, gjykatësi dhe avokati, të cilët janë profesionistë në këtë drejtim. Ka raste, ku shkelja e ligjit është flagrante dhe në saj të mbrojtjes së “argumentuar” të avokatit, gjykata jep “ drejtësi!” Mos vallë avokati e njeh më mirë ligjin se një prokurori që ka bërë padinë dhe se gjyqtari, që përfito pafajësi për klientin të tij? Një praktikë e tillë antiligjore evidenton ndikimin e dy faktorëve: ose paaftësinë e gjyqtarit, ose korruptimin e tij nga avokati. E si mund të ketë moral e ndërgjegje të qetë një avokat që merr në mbrojtje e kërkon pafajsi për një kriminel që ka vrarë njerëz? Shohim këto ditë ca avokatë “të helenizuar”, vetëm se përfitojnë financiarisht nga qarqe të dyshimte greke, të cilët mundohen të mbrojnë Belerin, edhe pse e dinë shumë mirë të kaluarën kriminale dhe mënyrën ligjore të arrestimit të tij. Ligji shqiptar e thotë qartë e prerë, se shitja dhe blerja e votës është korrupsion zgjedhor dhe dënohet penalisht. Beleri është i dënuar për vrasje, ka bërë thirrje diskriminuese ndaj kombin shqiptar dhe ka kërkuar vazhdimisht “të mbjellë” helenizmin monarko fashist në gurët e lashtë me rrënjë shqiptare të Himarës. E çfarë dinjiteti kombëtar, personaliteti e formimi ligjor mund të kenë avokatë të tillë, që për ca para të qelbura kryejnë ofeza ndaj shqiptarëve në televizione e duan të ushqejnë opinionin brenda e jashtë me përralla neofashiste greke se Beleri qenka i pafajshëm! Madje avokatë të tillë e analistë të shitur e kanë për nder që “janë grekë “dhe nuk kanë turp, kur shprehen se “99% e Himarës qenka Greqi, madje shqiptarët paskan ardhur nga Kaukazi!” Për këta lloj analistësh dhe avokatësh që diskriminojnë kombin, me të drejtë avokat Ngjela kërkon tu ndalohet me ligj dhe të ndëshkohen TV të tilla që u krijojnë hapësira në ekrane këtyre antikombëtarëve. A ka më turp e denigrim moral që të dënohet një luftëtar i çlirimit të Kosovës, si Dritan Goxhaj dhe të mbrohet një kriminel si Beleri? Kur ligji është sanksionuar qartë, si për shkelësit e tij dhe popullin, ashtu dhe për gjyqtarin e avokatin, atëhere si shpjegohet që avokati gjenka hapësira për të penetruar në të? “Nëse ligjet do të mund të flisnin me zë të lartë, gjëja e parë që do të bënin do të ishte të ankoheshin për avokatët”, shprehet D. Halifax. Në shumicën e rasteve të tilla, përmendim rastin e Fatmir Mediut, që shet deklarata demokracie nëpër televizione. E çfarë mund të mbrojnë avokatët tek ky i pandehur, që mundohen të gjejnë “klauzola”të parashkruara në ligj? E si mund të gërmohet në “klauzola”, kur gjithë shqiptarët dhe gjysma e botës e dinë, se si u vranë 26 fshatarë të pafajshëm, u plagosën 300 të tjerë e u shkatërruan mijëra shtëpi në Gërdec. Faktet që Gërdeci është tragjedi shtetërore, e nxitur nga djali i Berishës, Shkëlzeni, ish ministrat Mediu dhe Bumçi, janë të qarta si drita e diellit dhe për to flet qartë edhe kabllogrami sekret i Ambasadës Amerikane dërguar DASH, për takimin e Ambasadorit Uidhers me gjeneral Luan Hoxhën, denoncues i këtij korrupsioni, si dhe filmi “ Qentë e luftës” organizuar në Hollywood. Më kot mundohen avokatët ta kthejnë ligjin në çamçakëz,duke luajtur herë me parashkrimin e herë me procedurën, nga gjykim i shkurtuar në gjykim me themel! Ka një vit e gjysmë Salianji që është dënuar me një vit burg për shpifje, dhe jo vetëm avokatët, por edhe deputetët që janë njerëz të ligjit i dalin në mbrojtje të paligjshme. Madje nga presion e të tilla Gjykata e Apelit nuk merr vendimin e duhur. Po kështu janë dënuar edhe Sali Berisha me gjobë për shpifje e thirrje kërcënuese antikombëtare, por ai, jo vetëm nuk është paraqitur, por edhe i ka injoruar prokurorët, duke paraqitur avokatët e tij vegla. I tillë ishte rasti i shpifjes ndaj kryetarit Veliaj, kur i shpërfilli organet e prokurorisë edhe pse ata urdhëruan publikisht të sillej forcërisht. Vazhdojmë më tej. Në cilin ligj mbështeten avokatët e Ahmetajt që bredhin dyerve të gjyqësorit për heqjen e sekuestros mbi pronat e tij, kur gjithë shqiptarët e dinë se si është vënë ajo pasuri. Janë të deklaruar me zë dhe figurë pamjet mbi dhunën e ushtruar nga pjesëtarë të fisit Rraja, ndaj fisit Maja, pranë një lokali teksa po pinin kafe, madje njëri prej agresoreve ka në dorë dhe pistoletë, por avokatët pretendojnë se është plagosje e lehtë! Ç’janë këta avokatë që pasi mbushin xhepat me lekë të pista, enden dyerve të prokurorisë dhe gjykatës për të kërkuar pafajsi e për të ndërruar akuzën? Nuk mund të mohohet se ligji ka edhe klauzola që mund ta lehtësojnë të pandehurin, dhe këtu hyn në punë avokati, por jo ama të arrihet deri aty sa të thjeshtohet akuza ose t’i jepet pafajësi. Sepse, edhe nëse avokati krenohet se fitoi një çështje anti-ligjërisht, se e mposhti gjykatën, nuk harron kurrë as krimineli dhe as viktima. B. Gracian, shkrimtari jezuit spanjoll, thotë: “Mbrojtja e një vepre të keqe, është më e keqe se vetë vepra.”