Në shtetin demokratik, para ligjit të gjithë janë të barabartë si i pasuri, si i varfëri, si gruaja dhe burri, si plaku dhe i riu, ata kanë emër varësisht sipas veprave të tyre të bëra, ata shpërblehen apo ndëshkohen nga institucionet relevante përgjegjëse. Në shtetet demokratike , apo në shtetet jo demokratike ekzistojnë emrat jo formalisht dhe formalisht te të dyja palët si për shembull emri i presidentit, i kryeparlamentarit, i kryeministrit, i ministrave, i kryetarit Gjykatës Kushtetuese, i prokurorit, i shefit të policisë, i gjeneralit të ushtrisë, etj. Dallimi i dukshëm në mes shtetit demokratik dhe atij jo demokratik qëndron në zbatimin e ligjshmërisë së ligjeve të shtetit në formën praktike. Në shtetin demokratik krimi ka emër, i vrari dhe vrasësi ka emër, aferat korruptive kanë emër, zhvatësi dhe i korruptuari ka emër, çlirimtari ka emër, shkencëtari, publicisti, shkrimtari të gjithë kanë emër, thjesht çdo gjë sipas veprës së bërë ka emër dhe mbiemër, madje edhe turpi ka emrin e vet. Në shtetin jo demokratik, këto që u cekën më parë nuk kanë adresë e leje më emër e mbiemër, meqë fshihen emrat e tyre pas interesave të pushtetarëve, madje edhe çlirimtarët e atdheut që rrokën pushkën për çlirimin e vendit nga robëria për të bërë sovranitet kombëtar dhe zhvillim ekonomiko-shoqëror, qofshin ata në jetë apo të rënë, përdoren për interesat e pushtetarëve. Shoqëria shqiptare dhe politikbërësit nuk janë të përgatitur për të stigmatizuar deri në lejimin lirisht të substancave vdekjeprurëse, duke helmatisur jo vetëm rininë tonë, por edhe shoqërinë në përgjithësi. Pra ma thotë mendja se ne jemi të sëmurë mendërisht kur ndërmarrim nisma të tilla. I kemi përcjellur me vëmendje veprimet e politikanëve tanë në parlament, kryesisht të opozitës, deklaratat por edhe shkrimet mediale të analistëve, duket se diçka që është në rregull dhe rrugë të mbarë, trysnohet, ç’vlerësohet, e këto haluçacione të këtyre gojëve të liga, thjeshtë, janë të pashpjegueshme. Fatmirësisht zhvillimet politike dhe social-ekonomike nuk varen nga këta shpirtvegjël, se Shqipëria nuk është pronë e tyre personale. E, me gjithë këtë, edhe zhvillimet arsimore, politike, ekonomike, pra, në përgjithësi zhvillimet shoqërore, nuk varen nga këta pseudopolitikanë. E tash, duhet të gjejmë ilaçin si të shërohemi nga kjo sëmundje, e sovrani beson të mazhoranca qeverisëse. Por kush do të na shërojë? Cilët janë ata që do të administrojnë zhvillimet e përgjithshme shoqërore? Kësaj pyetjeje shqiptarët i dhanë përgjigje me 23 qershor 2013, e se qeveria aktuale po vën në binarë trenin e së ardhmes. Këtë mendon edhe sovrani. Që nga viti 1993 e në vijim, të mbushura me të afërm të deputetëve të të gjitha partive. Aspak më shumë se dhjetë përqind e tyre nuk i kanë merituar dhe nuk i meritojnë këto funksione. Ky është privatizimi i kuvendit dhe i administratës shtetërore nga kryetarët e partive, të cilët asnjëherë nuk cenojnë të afërmit e palës tjetër, por shtojnë radhët. Kjo ka bërë që të kemi jo vetëm administratën më të dobët në Evropë, por dhe më të fryrën për mijë banorë. Deri më sot opozita nuk ka artikuluar shkallmimin e sistemit të përfaqësimi, këtë sistem që lind autokrat, arrogant e bajraktar të tipit feudal.
Spektakël në koncertin e Noizy-t, reperi surprizon në mënyrë të veçantë fansin e tij, video-ja bën xhiro në rrjet
Reperi mjaft i dashur për publikun, Noizy është gjithmonë në qendër të vëmendjes sa i përket këngëve dhe koncerteve të...
Lexo më shumë