BREAKING NEWS

Zhvillime të forta brenda SPAK, prokurorët zgjatin me 3 muaj afatet hetimore për Arben Ahmetajn dhe i çojnë fletë-thirrje oligarkut që akuzohet për pastrim parash

Zhvillime të forta brenda SPAK, prokurorët zgjatin me 3 muaj afatet
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela nxjerr prapaskenat “bombastike”: Ja pse divorci i Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit nuk i shpëton dot nga prangat dhe arsyeja e fortë që zyrtari i lartë i DASH Richard Nephew shmangu takimet në Tiranë me qeverinë ‘Rama’ dhe përfaqësuesit ...

Spartak Ngjela nxjerr prapaskenat “bombastike”: Ja pse divorci i
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha pa mandat sipas Kushtetutës, kreu i PD i hap vendin Argitës dhe përgatitet ta kurorëzojë të bijën në fron me protestën e 12 korrikut, Gaz Bardhi përfundon si “limon i shtrydhur”

Sali Berisha pa mandat sipas Kushtetutës, kreu i PD i hap vendin
x
BREAKING NEWS

Zbardhet dëshmia në SPAK që fundos Niko Peleshin për lidhjet e tij me Klodian Zoton, ish-drejtori i Ujësjellësit të Korçës e nxjerr zbuluar para prokurorëve specialë

Zbardhet dëshmia në SPAK që fundos Niko Peleshin për lidhjet
x
BREAKING NEWS

Mandati për deputet i Sali Berishës në “fije të perit”, do ketë përplasje për Nenin 71 të Kushtetutës, ja kush e ka në dorë “fatin” e “non-gratës”, flasin juristët

Mandati për deputet i Sali Berishës në “fije të
x
BREAKING NEWS

Frrok Çupi nxjerr “CV” e zezë të Sali Berishës në 30 vite, nga bashkëpunimi i tij me udhëheqësin e Serbisë, sulmet ndaj ambasadës së SHBA në Tiranë, grushti i shtetit ’98, vrasja e 4 protestuesve në 21 janar, te emrat e terroristëve që ka bashkëpunuar ...

Frrok Çupi nxjerr “CV” e zezë të Sali Berishës
x
BREAKING NEWS

Autoritetet zvicerane zbulojnë emrin e biznesmenit që doli garant për Arben Ahmetajn në Zvicër si i punësoi gruan me pagë 9 mijë franga në muaj, zbardhen detaje nga dosja hetimore

Autoritetet zvicerane zbulojnë emrin e biznesmenit që doli garant
x
BREAKING NEWS

Ilir Demalia nxjerr prapaskenat e forta: Ilir Meta dhe Sali Berisha po bëjnë gjithçka që të shpëtojnë pasurinë dhe të mos iu ndëshkohet familja, ja provat që mund të përdorë Altin Dumani për t’i çuar pas hekurave

Ilir Demalia nxjerr prapaskenat e forta: Ilir Meta dhe Sali Berisha po
x

Opinion / Editorial

Përse bien kambanat?

Përse bien kambanat?

– Gjyshi, përse bien kambanat, më thotë nipi,  pasi shtëpia jonë ndodhet përballë kishës. Sigurisht jo për të vdekurit, thoshte Heminguej. Të vdekurit nuk dëgjojnë dot. Kambanat bien për të gjallët, për t’i ftuar njerëzit të përcjellin të vdekurit  dhe për t’u kujtuar atyre se ka vdekje…Kambanat tek ne po bien për klasën tonë politike aktuale. Madje këto ditë po bien edhe më fort. Janë kambana alarmi që sërish nuk bien për të vdekurit, por për të gjallët. Dhe kur them të vdekurit nuk e kam fjalën për të vdekurit biologjikë, por për klasën politikë shqiptare që ka vdekur prej kohësh, shpirtërisht e moralisht së bashku me disa drejtues partish aktuale dhe me disa pseudointelektualë në shërbim të tyre…Si duhet ta zgjidhin shqiptarët çështjen e korrupsionit, krimit të organizuar dhe kapjen e shtetit nga oligarkët, mafia politike, rrjeti i agjenturave të huaja? Më kuptoni si të doni, por unë mendoj se hakmarrja mes shqiptarëve mbi çfarëdo baze duhet të ndërpritet, meqë ajo nuk i zgjidh problemet; ajo prodhon hakmarrje të reja, revanshizëm, pakënaqësi, tensione, pasiguri dhe e frenon zhvillimin normal të shoqërisë sonë. Gara e mitingjeve dhe e anti-mitingjeve të djathta apo të majta duke nxitur një konfrontim fizik duhet të përfundojë sa më parë. Shqiptarët boll gjak kanë derdhur në këto vite tranzicion nga disa koka  të nxehta që për t’i shpëtuar drejtësisë  janë gati t’i venë zjarrin Shqipërisë dhe të ruajnë paratë e vjedhura. Prodhohen skema nga më të ndryshmet sit ë vidhen qytetarët me ata të Bashkisë së Tiranës apo këta noterët e famshëm me kreditë. Me fillimin e procesit të pastrimit të skenës politike dhe politikëbërjes shqiptare të periudhës të tranzicionit ‘demokratik’, opinioni shqiptar, në forma të ndryshme, bombardohet përditë  me lajme nga më të ndryshmet  për krime dhe abuzime . Sytë janë drejtuar tek SPAK dhe BKH-ja njerëzit e thjeshtë  kërkojnë hetime të shpejta dhe dënime të këtyre vampirëve,  hetimin dhe dënimin e këtyre krimeve, si vepra të poshtra. Ata e kanë dëmtuar procesin e demokratizimit, e kanë dëmtuar interesin shoqëror, në shumë mënyra i kanë shkelur liritë dhe të drejtat e qytetarëve, e kanë rrezikuar mirëqenien e qytetarëve duke e plaçkitur pasurinë shoqërore dhe të shtetit, në disa raste edhe e kanë cenuar sovranitetin dhe integritetin e vendit në format më serioze, me këto veprime duke e rrezikuar paqen dhe sigurinë në vend, rajon dhe më gjerë. Asnjë politikan dhe udhëheqës i pushtetit të djeshëm dhe atij të sotëm, i dyshuar për korrupsion dhe krime, nuk është dënuar. Gërdeci, aferat e CEZ-it, abuzimet me Rrugën e Kombit e të tjera  janë plagë të hapur të pandëshkuara që kullojnë edhe sot gjak. Sipas kësaj, shihet qartë se edhe përkundër faktit që janë angazhuar në këtë proces shumë institucione vendore dhe ndërkombëtare, si  me ç’rast është krijuar një polarizim i shoqërisë në baza ideologjike, partiake, klanore, pa edhe fisnore e krahinore, është hapur një betejë e ashpër mes rrjeteve të fuqishme të bizneseve, mes interesave të huaja në vend, ndërsa klima e përgjithshme politike, gërshetimet e interesave gjeopolitike dhe gjeostrategjike, si dhe faktorë të tjerë e pamundësojnë efikasitetin e kryerjes me sukses të këtij procesi. Nisur nga këto fakte, është tepër iluzive të priten rezultate konkrete. Do të ishte inkurajues, nëpërmjet reformës në drejtësi, të arrihej dënimi i këtyre kriminelëve në forma të tjera që nuk do të prodhonin më tensione politike, pakënaqësi dhe revoltë mes qytetarëve, shumica të manipuluar nga propaganda. Prandaj, në vend të arrestimit dhe vënies në pranga të “peshqve të mëdhenj”, si  fillim do të ishte më e përshtatshme, jo edhe e mjaftueshme, masa e konfiskimit të pasurisë së tyre e vjedhur dhe fituar në rrugë kriminale, si dhe ndalimi me ligj i ushtrimit të funksioneve nga këta persona të dyshuar për krime dhe korrupsion, të cilët duhet që të izolohen  për vite e dekada… Duke marrë parasysh mentalitetin tonë, mungesën e traditës demokratike, si dhe rrethanat e përgjithshme në të cilat janë aktualisht shqiptarët, nëse nuk mund të arrestohen të gjithë peshqit e mëdhenj”, së paku ta marrin dënimin e merituar, me sekuestrim të pasurisë të fituar në mënyrë të paligjshme…

Kambanat po bien për ata që kanë veshë…