BREAKING NEWS

Ja “grushti i madh amerikan” në fytyrën e Sali Berishës, Ilir Metës dhe Edi Ramës, SHBA del në krah të Altin Dumanit, kërkon distancim të opozitës nga “non-grata” dhe jep mesazhin e fortë se keqqeverisja e korrupsioni duhen luftuar

Ja “grushti i madh amerikan” në fytyrën e Sali
x
BREAKING NEWS

Ja kontrata në duart e prokurorëve që po i bën “gropën” Ilir Metës dhe Monikës, roli i nënës së Kryemadhit dhe vëllait Drini që mori 360 milionë lekë nga SGS, 2 njerëzit që hapën dosjet e ish-presidentit në SPAK me kallëzimet që bënë nxjerrin faktet t...

Ja kontrata në duart e prokurorëve që po i bën
x
BREAKING NEWS

Ilir Meta akuzon televizionin e Zenit se ka marrë urdhër t’i mbyllin dyert, Monika Kryemadhi sulmon bashkëshortin si shërbëtor të Edi Ramës

Ilir Meta akuzon televizionin e Zenit se ka marrë urdhër t’i
x
BREAKING NEWS

Spartak Braho flet pa “doreza”, ja detajet nga sëmundja e vjetër e Ilir Metës, manovrat e tij me përjashtimin e Monika Kryemadhit dhe prapaskenat e forta që po ndodhin brenda ish-LSI, nga largimi i bashkëpunëtores së tyre të kasafortave, te shkërmoqja ...

Spartak Braho flet pa “doreza”, ja detajet nga sëmundja e
x
BREAKING NEWS

Gjyqtari që i dha PD Sali Berishës para vetingut, ja pasuria e “çmendur” e Agron Zhukrit, si u bë milioner nga gruaja e tij që nuk i justifikon dot të gjitha të ardhurat e saj me pagat dhe aktivitetin privat, zbardhen “flamujt e kuq” në KPK...

Gjyqtari që i dha PD Sali Berishës para vetingut, ja pasuria e
x
BREAKING NEWS

Lajme shumë të mira për pensionistët, ja çfarë po përgatitet me skemën e re të pensioneve, nga indeksimi, kompensimet, ndryshimet në fshat dhe qytet dhe deri tek kontributet për të vetëpunësuarit në bujqësi

Lajme shumë të mira për pensionistët, ja çfarë
x
BREAKING NEWS

Nuk ndalet Ilir Meta, vijon kërcënimet ndaj kreut të SPAK: Do t’i qepem Dumanit brez pas brezi, nëse është trim le të...

Nuk ndalet Ilir Meta, vijon kërcënimet ndaj kreut të SPAK: Do
x
BREAKING NEWS

Ja pse Europa ka mbyllur dyert e arratisjes së Metës dhe Kryemadhit, dosja e tyre e “e zezë” e pastrimit të parave drejt fundit të hetimeve, Altin Dumani dhe Sotir Kllapi po bëjnë gati fletë-arrestet, zbardhen provat dhe dëshmitarët që kanë plasur “bom...

Ja pse Europa ka mbyllur dyert e arratisjes së Metës dhe Kryemadhit,
x

Opinion / Editorial

Përse nuk bëhet bashkimi monetar Shqipëri Kosovë me anë të LEKUT shqiptar?

Përse nuk bëhet bashkimi monetar Shqipëri Kosovë me anë

Në zallamahinë e përditshme të lajmeve nga Kosova ku Albin Kurti i bën karshillëk SHBA dhe BE, ku Albin Kurti nuk vjen në Samitin e Ballkanit Perëndimor , ku Albin Kurti nuk pranon propozimet e SHBA dhe BE për njësitë monetare që mund të qarkullojë në Kosove dinar+Euro, ku Albin Kurti ndërhyn në problemet e shqiptarëve të Maqedonisë, ku Albin Kurti merr pjesë në zgjedhjet në Shqipërinë mëmë si parti e veçantë, ku Albin Kurti nuk ka shprehur asnjë fjalë të vetme në favor të UÇK dhe drejtuesve të saj pavarësisht akuzave, ku Albin Kurti nuk ka pranuar të ketë në qeverisjen e tij asnjë ministër shqiptar, ku Albin Kurti nuk merr pjesë në takimin për të diskutuar dhe firmosur marrëveshjet më Republikën e Shqipërisë, ku Albin Kurti nuk ka treguar asnjë interes për bashkimin kombëtar qoftë edhe nëpërmjet ndonjë propozimi për të realizuar një Federatë shqiptaro-kosovare- atëhere çfarë mund të thuash për Kryeministrin e Kosovës? E vetmja gjë që të shkon në mëndje është idea e Kurtit që të bëhet faktor ndërkombëtar `in persona`, pra kemi të bëjmë ose me një personalitet më probleme psikologjike të Narcisizmit politik, ose Albin Kurti vepron sipas `his Master voice`  që nuk na qenka as SHBA dhe as BE. Kush mund të jetë vallë? Për këtë problem do të shkruamë më vonë por le të hidhemi të njësia monetare `euro` që propozon Albin Kurti për Kosovën dhe VKM që ka nxjerrë ai, nëpërmjet Bankës Qendrore të Kosovës për të zbatuar Vendimin që Euro të jetë valuta baze në të gjithë Shtetin e Kosovës pavarësisht kundërshtimeve të SHAB dhe BE. Në dukje të parë vërehet se z. Kurti mund të ketë të drejtë të vendosë një monedhe tjetër përveç dinarit në Kosovë me qëllim për të shmangur ndërhyrjen financiaro-ekonomike madje dhe politike të politikës serbe në Kosovë. Po ta shikosh në pamje më të përgjithshme ky propozim luftarak duke se ka të meta duke patur parasysh se shteti i Kosovës:

- së pari nuk është shtet brenda be dhe si i tillë duhet të arrë miratim nga Banka qendrore e BE, pastaj duhet të pyesë SHBA dhe Shqipërinë, si vendi që ka interesa në Kosovë.

-Së dyti shteti i Kosovës nuk është pjesë e OKB dhe si i tillë nuk mund të ndërmarrë vendime të pavarura nga fuqitë që janë garantues të pavarësisë së Kosovës për shkak se e kanë çliruar dhe e kanë ndihmuar dhe po e ndihmojnë të rimëkëmbët.

-Së treti sipas Kushtetutës së Kosovës thuhet se: ` Neni 18` [Ratifikimi i Marrëveshjeve Ndërkombëtare]

1. Kuvendi i Republikës së Kosovës me votat e dy të tretave (2/3) e të gjithë deputetëve  ratifikon marrëveshjet ndërkombëtare për këto çështje:

(1) territorin, paqen, aleancat, çështjet politike dhe ushtarake;

(2) të drejtat dhe liritë themelore;

(3) anëtarësimin e Republikës së Kosovës në organizata ndërkombëtare;

(4) marrjen përsipër të detyrimeve financiare nga ana e Republikës së Kosovës.

2. Marrëveshjet ndërkombëtare me përjashtim të atyre në pikën 1, ratifikohen pas nënshkrimit nga Presidenti i Republikës së Kosovës

-së katërti si pas Rezolutës 1244 të OKB  duhet që Kosovës ti jepet: ` (g) Mbështetja e rindërtimit të infrastrukturës kryesore dhe rindërtimit tjetër ekonomik`. E parë në kënd vështrim Republika e Kosovës dhe Politika e saj duhet të dëgjojnë dhe të bien dakord me ndërkombëtarët. Në një nga pjesët e ndërkombëtarëve është dhe Shqipëria si vendi të cilit në 1913 iu shkëputën tokat e territorit të saj dhe i u dhanë Serbisë dhe Greqisë. E parë gjithashtu në këtë kënd vështrim Kosova duhet të kishte ngritur një komision këshillimor më Shqipërinë, i cili do të shërbente për të koordinuar afrimin e bashkimit më Shqipërinë mëmë. Asgjë nga këto nuk ka ndodhur deri tani. Megjithë përpjekjet e Shqipërisë për të ndihmuar Kosovën në koordinimin e bashkëveprimeve në përputhje më kërkesat e Aleatëve SHBA dhe BE , ato janë parë më përbuzje dhe mospërfillje nga politikat e sotme kosovare e drejtuar nga Albin Kurti aq sa edhe në Samitin ku mori pjesë Zelenski Albin Kurti nuk erdhi duke treguar një mospërfillje të plotë ndaj BE dhe SHBA por veçanërisht ndaj mëmës Shqipëri dhe qeverisë së saj. Në ecurinë e ngjarjeve, sidomos pas marrjes së pushtetit në Kosovën që nuk njihet Akoma nga BE, - nga ana e Vetëvendosjes dhe Albin Kurtit, çuditërisht janë marrë një varg masash që injorojnë totalisht Shqipërinë si shteti të cilit i janë marrë tokat dhe popullata shqiptare nga Konferenca e Londrës në 1913, por që megjithëse me ndihmën e NATO-s dhe të UÇK , Kosova u çlirua, nuk është parë asnjë reagim për të parë Shqipërinë si Atdheun e saj, vëllain e saj, mikun e saj më të mirë, në të mirë e në të keq, por Shqipëria po shihet nga  politika aktuale kosovare si një shtet që nuk ka lidhje me të, megjithëse popullata e Kosovës vazhdon lidhjet e ngushta me atdheun mëmë. Po vërehen insinuata jo vëllazërore nga politika dhe grupe të veçanta intelektualësh kosovarë, të cilët ose e kanë harruar, ose po veprojnë sipas urdhrave të dikujt për të mbajtur marrëdhëniet shqiptaro-kosovare në nivele nga më të ultat dhe duke provuar përçarje si gjithmonë në të kaluarën. Përpjekjet kundër shqipes standarde, përpjekjet për të quajtur vendin komb Kosovar, përpjekjet për të quajtur gjuhën Shqipe dialektore kosovare si gjuhë kosovare,  përpjekjet për të injoruar luftën e UÇK, përpjekjet për të aktivizuar kripto-islamizmin. Të gjitha këto tregojnë indirekt mungesën e dëshirës për tu afruar me Shqipërinë mëmë, duke harruar si nëse nuk bashkohemi si faktor shqiptar qoftë në formë federate apo konfederate, dhe në se nuk bëhemi faktor Ballkanik, gjithmonë do të jemi nën trysninë e fqinjëve xhelozë ndaj një Shqipërie natyrale sepse vetë ata i frikësohen një bashkimi të tillë. Një bashkim i tillë do të tregojë forcën e shqiptarëve por edhe do të zbulojë të vërtetat e fshehura dhe të deformuara të Akademive fqinje që e kanë ndërtuar historinë e shteteve të tyre me pjesë nga historia e shqiptarëve. Një nga mënyrat për të afruar Shqipërinë me Kosovën meqenëse është dhe rasti, mund të jetë edhe bashkimi monetar Shqipëri Kosovë, me anë të LEKUT shqiptar i cili tregon stabilitet dhe i u përmbahet ligjeve dhe rregullave ndërkombëtare dhe nuk do të nxiste reagimin as të BE, dhe as të SHBA, por do të forconte ekonominë, financat, dhe do të afronte veprimet e përbashkëta politike të Shqipërisë dhe të Kosovës.