Çorbën na i bënë tanët, që gjasme janë në opozitë. Kandiduan Belerin që Shqipëria të hyjë në sherr me Shqipërinë. Kjo, për arsye se Rama e ka mirë me të gjithë botën. Kaq dritëshkurtër janë antiamerikanët, sa bëhen edhe antishqiptarë. Pata marrim vesh, përse i duhet Greqisë një shqiptar, që janë shkulur me maç e me kuç për të mbrojtur një hajdut? Për një hajdut e njeri të dyshimtë nuk ka mbetur grek pa ardhur në mbrojtje të tij, deri dhe Kryeministri grek! Kaq i ngeshëm qenka ky Kryeministri sa gjen kohë e merret me një hajdut të deklaruar nga drejtësia shqiptare? Kërcyen në Tiranë avoketër grekë, ambasadorja greke e laço të tjerë. Po përse erdhën kur shqiptari Bejleri akuzohet nga drejtësia shqiptare se është i implikuar vetë në vjedhjen e votove? Opozita e sterrosur dhe strukturat greke pretendojnë se Bejleri po pengohet për të bërë betimin. Po kush tha që Bejleri i Berishës dhe Likes i ka fituar zgjedhjet? Po të ishte kjo e vërtetë, Bejleri nuk do të ishte në burg. Analogjia që bëhet me ish-deputetin e PD-së, që edhe pse ishte në burg, doli se e kishte zgjedhur populli. Po deputeti i PD-së i fitoi zgjedhjet nuk i vodhi si Bejleri. Drejtësia e faktoi me dokumente se Bejleri i kishte fituar zgjedhjet duke i vjedhur,dhe hajduti nuk mund të drejtojë një popull të tërë të ndershëm. Më vjen keq që edhe avokatia greke vjen padrejtësisht në Tiranë për të mbrojtur një hajdut të deklaruar publikisht. A thua të bëjnë drejtësi të vërtetë edhe në vendin e tyre këta delenxhinj të Avokatisë greke? Shumë zhurmë u bë për të përpunuar opinionin publik në të dy anët e vendit, në mbrojtje të një hajduti. Po kujt i duhet ky hajdut, që e mbrojnë me zjarr e me hekur? Të gjithë mbështeten tek vendimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, i cili është mbajtur para se të kapej me presh në dorëhajduti, që tani,ky vendim, edhe pse nuk është shfuqizuar, është nul. Nuk ka ndodhur kurrë që një kryetar bashkie hajdut të komandojë popullin e ndershëm. Me të marrë formën e prerë vendimi i gjykatës, vendimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve vetërrëzohet. Nuk e dimë, a u ka mbetur ndonjë lugë mend atyre batakçinjve, që nuk e kuptojnë ende, se të gjitha shkallët e gjyqësorit, ku është ankuar Bejleri,i kanë rrëzuar pretendimet e tij. Kjo këmbëngulje, sidomos e avokatisë dhe Kryeministrit grek,duhet të jetë e lidhur me interesa… Dhe duanë të fitojnë nga hajdutëria e tij. Kështu si po rrjedhin ngjarjet ka të ngjarë, që edhe gjykata greke të kërkojë ta gjykojë hajdutin Bejleri. Pala greke kërkon të na gënjejë me ca të drejta ndërkombëtare të lirisë, që i qenkan shkelur hajdutit Bejleri. Atëherë çfarë të drejte i janë mohuar një njeriu, që ka vjedhur votat e popullit për të fituar një post të pamerituar? Hajduti Bejleri i ka vetshkelur të gjitha të drejtat e një njeriu të lirë qëkur përdori popullin për të vjedhur. Po pyesim drejtësinë greke, që kur ndodhen në raste të tilla, çfarë lirie do t’i linit një hajduti ? Zotërinj, Beleri është shqiptar, prandaj lëreni drejtësinë shqiptare ta gjykojnë si të tillë.
Spektakël në koncertin e Noizy-t, reperi surprizon në mënyrë të veçantë fansin e tij, video-ja bën xhiro në rrjet
Reperi mjaft i dashur për publikun, Noizy është gjithmonë në qendër të vëmendjes sa i përket këngëve dhe koncerteve të...
Lexo më shumë