Asnjëherë nuk duhet të përçmojmë apo të kritikojmë vëllezërit tanë shqiptarë të Kosovës vetëm se disa punë brenda në Kosovë nuk shkojnë mirë, sepse punët që bëjnë qeveritë shkojnë herë mirë e herë keq njëlloj si në Shqipëri. Sidoqoftë problemi duhet parë nga një kënd tjetër, dhe duke e vlerësuar ashtu del se diçka e rrezikshme po artikulohet nga klanet politike serbe në Serbi të cilat po përdorin një strategji djallëzore kundër shqiptarëve të Kosovës por edhe të Shqipërisë. Po të shohësh me kujdes, vëren se përplasjet politike Kosovë-Serbi kanë atë anën sipërfaqësore: nga njëra anë duket një udhëheqës i fortë Kosovar si Albin Kurti i cili nuk epet para Serbisë, madje ka kundërshtuar edhe SHBA dhe BE, dhe duke luftuar korrupsionin brenda vendit, nga ana tjetër kundërshtitë e mëdha të opozicionit në Kosovë e paraqesin krejt ndryshe problemin duke e akuzuar Kurtin ( dhe jo pa të drejtë) për izolim të Kosovës, për pakësim të njohjeve, për probleme në rritje brenda Kosovës. Dhe këto problematike i nxjerr Kiamete Berisha dhe Glauk Konjufca respektivisht me to argumente: Kimete Berisha shprehet se: Se Albin Kurti ka bosnjëzuar Kosovën me negociatat që bën me Vuçiçin. Dhe se, sikur Kosova të ishte shtet ‘më i mirë se Bosnja’, Albin Kurti nuk do të negocionte ekzistencën e shtetit të Kosovës. Ndërsa Glauk Konjufca, ka shkruar se Kosova me Marrëveshjen Bazë të arritur në Bruksel dhe Aneksin në Ohër, ka pranuar ta themelojë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe sipas Marrëveshjes së vitit 2013 dhe ta marrë njohjen de facto nga Serbia, ka pasur reagime të shumta. Në Shqipëri po ndodh e njëjta gjë: janë shtuar akuzat kundër mazhorancës për korrupsion (disa dhe me të drejtë), por është shtuar dhe një akuzë tjetër kundër mazhorancës (dhe kjo indirekte për shkak të propozimit nga opozita të një ish të dënuari, Bejleri i cili është në burg me akuzën e blerjes së votave)nga ana e Greqisë e cila po vazhdon komplet me patë drejtë presionet e jashtëzakonshme mbi qeverinë shqiptare. Presionet mbi të dy qeveritë shqiptare dhe kosovare si nga opozitat përkatëse ashtu dhe nga fqinjët përkatësisht Serbia ndaj Kosovës dhe Greqia ndaj Shqipërisë, në dukje si çështje të ndryshme kanë vetëm një strategji të përbashkët: përçarjen e faktorit shqiptar si nga brenda nëpërmjet opozitave përkatëse ashtu dhe nga jashtë nëpërmjet faktorit ndërkombëtar. Në këtë rast Konjufca ndonëse në dukje ka të drejtë por nuk i shpjegon të gjitha (na kursen nga dija e thellë, nuk na tregon për shembull pse derisa e morën pushtetin ishin kundër negociatave – për Vetëvendosjen), në këtë rast po thellon përçarjen brenda Kosovës. Sepse Serbia po ja arrin qëllimit edhe për shkak te politikës së gabuar te Albin Kurtit që përkrahu futjen ne burg të drejtuesve të UÇK dhe kundërshtimin ndaj këshillave te SHBA dhe BE. Serbia ka dhe një armë tjetër të rrezikshme dhe me këtë është duke se i a arritur qëllimit që të ndajë Kosovën nga Shqipëria. Si kërkon t`ja arrijë qëllimit përçaj e sundo? Duke u krijuar politikanëve kosovare idenë se janë komb ndryshe nga shqiptaret dhe gjuhë ndryshe nga Shqipëria. Kjo do shkaktoje që Kosova të mos dojë te bashkohet me Shqipërinë. Kjo do te thotë qe shqiptarët të mbeten shtete të vegjël plot kontradikta politiko-fetare me politikanë që blihen e shiten lehtë dhe të përçarë. Dëshira e disa politikanëve kosovarë për të patur nje Pashallëk të tyre është në dëm të interesave kombëtare të Shqipërisë dhe Kosovës. Kurse në Shqipëri gjendja paraqitet nga Mediat e shkruara edhe më e nderë: Opozita me në krye “non-grata-at” vazhdon të bëjë presion si gjithmonë duke luajtur rolin e hetuesit, prokurorit dhe duke bërë thirrje për protesta mbarë kombëtare për të `hequr qafe qeverisjen mafioze`. Këtyre thirrjeve përçarëse të një opozite që është bërë `kasht e k..qe` kundër mazhorancës, u bashkohen presionet e Greqisë e cila e ka ngritur dhe në KE rastin e hajdutit Bejleri. Aktivizimi për ditë e përditë e thirrjeve për të larguar qeverisjen e mazhorancës me protesta duke argumentuar `shpif shpif se diçka do mbetet` është nxitur edhe nga qëndrimi grek ndaj rastit Bejleri (megjithëse edhe SHBA e cila ka investuar shumë për një drejtësi të pavarur n Shqipëri) po mundohet të destabilizojë Shqipërinë dhe ta largojë atë nga integrimi europian. Të gjitha këto nuk janë rastësi. Duke parë këmbënguljet e drejtuesve qeveritarë të Kosovës dhe të Shqipërisë për të forcuar qeverisjen, shtetin e të Drejtës, por tek fqinjët si Greqia dhe Serbia atyre u intereson që në Shqipëri dhe Kosovë respektivisht të ketë vetëm luftë politike, luftë fetare ( kjo është prioritare për Serbët në Kosovë të cilët e shohin si një armë për prishjen e shtetit të Kosovës), dhe probleme ekonomiko financiare të cilat ekzagjerohen sidomos nga Greqia në KE dhe BE për luftën kundër Korrupsionit duke akuzuar Shqipërinë si vend i korruptuar kryesisht nëpërmjet “non grata-s” shqiptare, madje duke mbajtur ligjin e Luftës Akoma aktiv. Djallëzia greke vazhdon Akoma sepse duke qenë fajtore ndjek parimin sulmo vazhdimisht e mos u le kohë shqiptarëve të kërkojnë padrejtësitë greke. Pra qëllimi kryesor i të dy fqinjëve është mbajtja e të dy shteteve shqiptare të dobëta ekonomikisht, të përçara nga ana politike, të përçara nga ana fetare ( kjo në Kosovë është më e rrezikshme, sidoqoftë edhe në Shqipëri lobi grek fshehurazi nëpërmjet ndonjë elementi klerikal por dhe minoritarë kërkon përçarjen dhe helenizmin e jugut) dhe pengimi i bashkimit të shqiptarëve në një shtet të vetëm në të ardhmen. Frika është e madhe, por dhe presioni është i madh. Një komb i madh shqiptar do të krijonte nje shtet stabël, ekonomi të forte, respekt nga bota dhe fqinjët. Nëse nuk do të kuptojmë politikat djallëzore të politikanëve fqinjë dhe nëse nuk do t’i kundërshtojmë të bashkuar dhe me ndihmën e SHBA dhe BE, Kjo do të thotë që shqiptarët do të vuajnë edhe në të ardhmen nga
fqinjët.