Asnjë grimë nuk ndryshojnë politikanët e periudhës postkomuniste nga loja e banorëve të Big Brother VIP.. Kanë ngjashmëri të plotë këto dy “lojëra”që po na japin “mësime” të tilla , si mund të qeverisemi nga politikanë pa kurrfarë morali dhe integriteti me format dhe metodat që ata përdorin për të marrë apo për të mbajtur pushtetin, me të njëjtat forma dhe metoda që përdorin edhe banorët e “kasolles më të famshme” për të marrë famën e Vëllait të Madh. Nga të gjithë këta politikanë,të zgjedhur apo të emëruar, është e njëjta gjë, mbasi nuk njohin asnjë kriter as për zgjedhjen e tyre dhe as për zgjedhjet nga qytetarët. Bigët” zgjedhin, “Bigët” emërojnë. “Bigët” dhe paraja. Prandaj, gjithçka, bëhet për “Bigun”në politikë e në lojë. Politikanë e banorë bashkë, bëjnë të pamundurën të bëhen “Bigë”, që të emërojnë cilin të duan ata, pavarësisht që nuk kanë as më të voglin kontribut, mjafton që të bëjnë dallavere, të jenë “pehlivanë” mjeshtra të aktrimit e mashtrimit, të gënjeshtrave dhe palaçollëqeve më të paskrupullta mjafton që “spektatorët”, të qeshin nga halli apo nga malli. Dikur, në sistemin e kaluar, puna e secilit, matej me rezultate konkrete, me reputacionin që kishte në popull, me nivelin arsimor, me shërbimin në interes të qytetarëve për zgjidhjen e halleve të tyre e shumë të tjera. Të gjitha këto e shumë të tjera, kanë dalë të tepërta dhe kanë të tjera kritere, siç janë nëse është paralli apo jo, është marifetçi apo jo, është mjeshtër për të siguruar sa më shumë votues apo jo, nëse janë të aftë të bëjnë pazare të ndyra për të mbajtur pushtetin apo për t’u bërë “Vëllai i Madh”!. Dy “moderatorët” e Partive kryesore, të majtë e të djathtë, kur bënë pazarin në kurriz të Ligjit Themelor të shtetit, qysh gjashtëmbëdhjetë vite më parë, dhanë shembullin e tyre se si edhe të tjerët, mund të bëjnë c ‘do gjë, për të mbajtur apo për të marrë pushtetin siç veprojnë banorët e “Shtëpisë së famshme” për t ‘u bërë “BIG”! Nuk bëhen marrëveshje në interes të Shqipërisë, paqes, dashurisë e harmonisë, të mbarëvajtjes e në fund të fundit të asaj që të krijojnë besueshmërinë tek qytetarët, por vetëm në interes ë xhepit! Kush të “zë sytë” e të “errëson” arsyen? Sigurisht paraja, Edhe politikanët, edhe banorët në lojë, këtë e kanë të siguruar. Ata jetojnë në bollëk, me të gjitha kushtet e kënaqshme, asgjë nuk i mungon dhe nuk kanë me c ‘farë do të merren tjetër përveçse për të siguruar privilegje, të dashura, për të shkatërruar familjet për të vënë pasuri.? Ja, këto ishin të paprovuara deri sot. Qëllimi justifikon mjetin. Të gjithë janë në garë për t ‘u bërë “Big politikan” apo Big Vëlla”, gjithçka tjetër është e tepërt, siç janë hallet e shumta të qytetarëve, kriza, çmimet katastrofike , gjendja e mjerueshëm ku ndodhet Shqipëria, arsimimi, edukimi që është harruar, punësimi, toka, blegtoria, e sa e sa të tjera. Shkojmë edhe më tej. . Politikanë dhe banorë, kërkojnë të realizojnë qëllimet e tyre, jo nëpërmjet punës, moralit të shëndoshë, krijimit të besueshmërisë si alfa e të gjitha sukseseve e shumë të tjera, por nëpërmjet palaçollëqeve, amoralitetit e dallavereve e lloj- lloj marifetesh për të realizuar qëllimin e tyre, për t ‘u bërë i famshëm. Rezultati i amoralitetit të tyre vjen nga ajo që nuk kanë më gjak në fytyrë, apo si thotë populli, u ka “plasur cipa” e turpit dhe nuk përmbahen të shajnë e të fyejnë, të bëjnë veprime të tilla që edhe rrugaçët më të rëndomtë u a kanë zili edhe nga fjalori, edhe nga sjellja e edukata edhe nga veprimet. Atyre, dhe nuk i dridhet qerpiku. Po banorët e Big Brothër VIP, çfarë bëjnë? Ata, japi “mësime të çmuara” për të rinjtë e të rejat dhe duke e ditur që të këqijat përvetësohen më shpejt nga moshat e reja se sa edukimi me moralin e shëndoshë i bëjnë jehonë lloj-lloj veprimeve që c ‘do kujt do i vinte turp edhe t ‘i dëgjonte. Media nga ana e saj, visive apo e shkruar, as edhe një të qindtën e propagandës që i bëjnë aktivitetit të banorëve VIP-a, nuk i kanë bërë edukimit të të rinjve dhe të rejave me normat e moralit të shëndoshë njerëzor e shprehur kjo në mendime e veprime. Të gjitha këto, bëhen në një kohë që edhe shkolla e ka humbur plotësisht rolin e saj edukativ në një kohë që askush nuk e ka mendjen tek puna e cila, është harruar. Shkolla sot, ka për emision që të pajisi “klientët” e saj me Diploma duke e blerë atë sikur ble një paketë cigare, apo një qeskë me hashash! Klientët tashmë e dinë që edhe sikur me djersë të marrin një Diplomë, ata nuk pranohen në punë dhe me të drejtë një studente, me rezultate të shkëlqyera në ekonomi kërkonte punë më thotë: “Në disa institucione kërkova punë dhe pyetja e parë ishte: “Kush ju ka dërguar”? Kur unë i thosha që më ka “dërguar” “Diploma” që mbaj, përgjigja ishte: Nuk kemi punë”!. Po nga kush duhet të dërgohen këta studentë? Sigurish nga politikanët, dhe ata e dijnë vetë se cilët dërgojnë edhe pa patur nevojë për një Diplomë, prandaj edhe shumica, i blejnë ato sa për t ‘i mbajtur në xhep”. Në një televizion të para pak kohëve, jepej një emision për etikën e veshjes në shkollat e mesme ku tregonte pantallonat e femrave sikur të kishin rënë preh e të gjithë qenve rrugaçë të qytetit që janë më shumicë. Ky është rezultati i vërtetë i moralit që bën ky palo televizion, ku nga njëra anë, bën moral dhe nga ana tjetër nxit degjenerimin nëpërmjet emisioneve të tilla si “Big Brother”, “Përputhe
n” e lloj lloj palaçollëqesh të tjera, banorët e të cilave, nesër do të bëhen moderator të politikës apo të emisioneve televizive. Moral “havadan” nuk ka e nuk mund të ketë, ai shprehet në mendime e veprime konkrete, realitetin e të cilit e shohim në jetën e përditshme kudo, deri në familje. Këto “mësime” japin banorët e Big Brother-it” dhe nën shembullin e tyre edhe të rinjtë e të rejat, sapo dalin nga mësimi, i kopjojnë ato, edhe fjalorin, edhe veshjen, edhe veprimet, edhe sjelljen, përfshi edhe vajzat minorene. Edhe Qeveria, nga ana e saj, ka miratuar një kod të etikës në institucione dhe administrate. Kjo, është një gjë e mirë që shkruhen, por as këndohen dhe as zbatohen . Kjo është e natyrshme po të kemi parasysh se përveç ksehasjeve, me c ‘farë do të merren administrata Dalim nga “Kasollja” e “Bigut”Vëlla dhe futemi në “Kasollen” “Bigut” politikan. Në politikë, as më shumë e as më pak, në këta tridhjetë e tre vite qeverisemi nga politikanë pa parime, pa moral, pra jemi shumë larg qeverisjes nga populli, Volteri me të drejtë thotë: “Politika është mjeti që përdorin njerëzit pa parime për të udhëhequr njerëzit pa kujtesë”. Një “Murg” që “psalmet” për moralin, për luftën gjoja kundër korrupsionit dhe vjedhjes, kundër “bandave të krimit” dhe “megahajdutëve” i ka të përditshme. Absurdi këtu është që njeriu i akuzuar më shumë për krime e korrupsion për të cilën edhe ndodhet i dënuar nga drejtësia i “digjet barku” për luftën kundër krimit dhe korrupsionit, për drejtësinë, etj, pavarësisht që të gjithë këtë “çorbë” vetë e ka gatuar.. Ky absurditet, vazhdon edhe më tej të thellohet. Ai, ju bën thirrje falangave të tij që të protestojnë kundër korrupsionit në Bashkinë e Tiranës. Që korrupsioni është ulur këmbëkryq n Bashkinë e Lali Erit, kjo nuk ka diskutim, por përderisa për drejtorët e tij, mes tyr edhe Lali Eri , nuk kanë përfunduar hetimet, “luftëtarët” antikorrupsion që janë më të korruptuarit, nisin nga protesta. Ata duan të futen në ambientet e brendshme, të shohin vendet ku do të ulen..- Absurditeti vazhdon. Në krye të protestuesve, është Argita, “Non Grata” e “Non Gratës”, , edhe kjo familje e akuzuar për korrupsion. Argita, para se të kërkojë lirimin nga akuza të Babait, e cila kjo është një e drejtë e saj, le të shpjegojë implikimin e bashkëshortit të saj në korrupsion galopant, le të shpjegojë korrupsionin e saj me Biznesmenin pakistanez Zafar Ansar, i cili kërkoi të bënte një investim prej 100 milionë euro për ndërtimin e një TEC-i-. Babai Kryeministër i Argitës e priti mirë dhe entusiazmi i tij “ngriu” përnjëherësh kur Argita i kërkoi 3 milionë euro për zyrën avokatore të Argitës dhe 200 euro për c ‘do orë shërbimi. t Për të mos thënë për tokën që do të merrte në Porto Romano, atë tokë që e kishin marrë badihava me pretekstin si “tokë të helmuara” në pronësi të Damir Fazlliçit. Në fund të fundit e keqja nuk ju bë Argitës, por punonjësve që do të punësoheshin në këtë investim. Për këto, Argita, nuk jep asnjë shpjegim për t ‘u bërë e besueshme bashkë me të tjerët të tipit Klevis apo Salianj, me zero kontribut për demokracinë, përveç bëmave të tipit Babale. Një “Yrnek” tjetër është edhe Gazmend Bardhi, njeri pa një fije morali i cili dje deklaronte që “ Nuk ka Zot të heq njollën e zezë nga kurrizi Sali Berishës” sot bëhet njësh me “Njollën e zezë”! Në luftën kundër korrupsionit është edhe Ilir Meta dhe se c ‘farë luftëtari është ky kundër korrupsionit, nuk ka fëmijë kopshti që nuk e di, duke vazhduar kështu me akuzat e ndërsjellta Noka, Bardhi. Secili mund të bëjë si ta shohë të arsyeshme, por e vërteta është që Luftëtarët” antikorrupsion, janë të korruptuarit, dhe nga “luftëtarët” kundër krimit, më të “besuar” janë organizatorët e krimit.. Absurditetet vazhdojnë në pafundësi…