Shumë është shkruar e thënë këto kohë për moralin në përgjithësi, por veçmas për moralin në politikë.Politikani i suksesshëm duhet të udhëhiqet sipas parimeve morale.Skena jonë politike më tepër u përngjan telenovelave turke që kanë mbushur ekranet shqiptare, sesa politikëbërjes serioze.Intrigat, dredhitë, përbaltja e kundërshtarit politik kanë përparësi ndaj analizave politike dhe strategjive zhvillimore serioze.Në një mjedis të tillë është rëndë të flasësh për ruajtjen e integritetit moral të politikanit, gjë kjo që në veçanti vlen për politikanët që merren si të suksesshëm.Periudha në të cilën po jeton sot shoqëria shqiptare këtu në shtetin amë, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, dalëngadalë po i adaptohet luftës dhe sjelljes së tillë politike, ndaj një gjë e tillë tanimë konsiderohet si krejtësisht normale e të jetuarit, por jashtë normales që duhet inspiruar. Opiumi, mashtrimi, mos mbajtja e fjalës, rrënimi gradual totalisht i moralit politik, janë mjete që aktualisht në luftën politike po diktohen si të rrezikshme për shoqërinë shqiptare.Kalimi nga njëra parti te tjetra, kandidimi i pamoralshëm për të qenë përfaqësues i sovranit që nuk pyet fare pas hipjes në fron, shfrytëzimi i padrejtë i pozitës shtetërore, konsiderohen veprime normale të një shoqërie të pakënaqur. Dalëngadalë në shoqërinë tonë po paraqiten dy lloje të moralit që s’kanë asgjë të përbashkët. Morali i politikës dhe jetës publike nga njëra anë dhe morali i njeriut të thjeshtë nga ana tjetër. Morali i njeriut të thjeshtë synon të arrijë idealet në infinit, duke zbatuar porositë, detyrat dhe obligimet që ia përcakton shteti, kurse përfaqësuesi i këtij shteti, në kontrast krejt të ndryshëm dhe të përçudnuar,vepron kundër interesave të tij dhe shtetasit. Shoqëria shqiptare në mbarë hapësirën e saj duhet detyrimisht t’i çrrënjosë tashmë kulisat e ndërthurura të lidershipit dhe politikanëve që të zhvishen nga dozat e tepruara të moralit politik e të jenë të barasvlershëm me shoqërinë,se ajo është tepër përpara,shumë e shumë më përpara se udhëheqësve partiakë dhe kuvendarëve.Shtetarët, politikanët dhe politikëbërësit duhet detyrimisht të bëjnë të pamundurën drejt përmbushjes së premtimeve elektorale, për të zhvilluar një shoqëri të civilizuar, por veçanërisht në nivelet ekonomike ku synojmë të integrohemi. Duam që ky popull i shumëvuajtur dhe i sfilitur të shijojë vërtetë lirinë demokratike, duke u bërë ballkon frymëzimi për Ballkanin dhe më gjerë. Preokupimi kryesor i elektoratit është që politika të mos jetë burim i konflikteve, por zhvillimi dhe mirëqenia.Kështu populli shkon pas partive dhe të mos jenë opium për shqiptarët.Të rinjtë duan të kënaqen me rininë e tyre, ta jetojnë jetën, të argëtohen, e fenomene të tjera të jetës.Papunësia në vendin tonë po bëhet një fenomen më i shprehur, duke pasur parasysh tranzicionin e zgjatur. Ne kemi shumë të rinj të diplomuar, por nuk mund t’u gjejmë një vend pune. Këta të diplomuar, pasi dalin nga bangat e universitetit, përpiqen të gjejnë një vend pune, duke iu përshtatur kualifikimit të tyre. Por ata të dëshpëruar, sigurisht edhe të zhgënjyer, mallkojnë veten që nuk mundin t’ua shpërblejnë prindërve mundin ndaj tyre për vite të tëra, duke sakrifikuar financiarisht për t’i shkolluar. E si pasojë shumë të rinj që mbarojnë arsimin e mesëm, zgjedhin braktisjen e shkollës e tentative të emigrojnë apo të qëndrojnë në Tiranë në kërkim të një pune të rëndomtë sa për të mbijetuar.Mendojmë se shteti, organizmat përgjegjëse, shoqatat,duhet të marrin në konsiderate, madje duke marrë shembull nga vende të tjera të Europës lindore, që ia kanë dalë këtij problemi. Me hapjen e debateve për këtë temë delikate, shtohet interesi për zgjidhjen e punësimit të të rinjve.Organizatat e ndryshme shoqërore, që në Shqipëri ka me shumicë, shumë syresh, veprojnë vetëm në kuadër të marrjes së donacioneve për vete dhe të afërmit, apo paguajnë media të shkruara e elektronike për të pasqyruar aktivitetin e tyre pa asnjë lloj aktiviteti.
Spektakël në koncertin e Noizy-t, reperi surprizon në mënyrë të veçantë fansin e tij, video-ja bën xhiro në rrjet
Reperi mjaft i dashur për publikun, Noizy është gjithmonë në qendër të vëmendjes sa i përket këngëve dhe koncerteve të...
Lexo më shumë