BREAKING NEWS

Trondit Artan Hoxha: Ja dosja që do të çojë Sali Berishën si Pinoçeti me barelë në burg dhe lidhjet e bashkëshortes së tij me Ervis Martinajn

Trondit Artan Hoxha: Ja dosja që do të çojë Sali
x
BREAKING NEWS

Edi Rama shtyn kongresin pas zhvillimeve të fundit të SPAK dhe hetimeve ndaj Ballukut, Agaçit dhe Veliajt, pritet rikonfigurimi i plotë i qeverisjes para zgjedhjeve

Edi Rama shtyn kongresin pas zhvillimeve të fundit të SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Kandidatja kryesore në krye të “Foltores” Argita Malltezi frymëzohet nga Bashkimi Sovjetik, pas reagimit të Evi Kokalarit, vajza e Sali Berishës fshin postimin, Foltorja hyn në fazën e “ngrënies së vetes së vet”

Kandidatja kryesore në krye të “Foltores” Argita Malltezi
x
BREAKING NEWS

Dumani rendit pushtetarët që janë marrë nën hetim nga SPAK, nga ish-kryeministri, ministra, deputetë e kryebashkiakë dhe zbulon hetimin e sipërmarrësit shqiptar që tentoi t’i krijojë akses mafies ndërkombëtare në vendin tonë, si po blen krimi apartamen...

Dumani rendit pushtetarët që janë marrë nën hetim nga
x
BREAKING NEWS

Ja çfarë po ndodh me hetimet e “peshave të rënda” të politikës, Altin Dumani jep detajet për Berishën, Ramën e Veliajn, flet për policët në shërbim të krimit dhe kërcënimet ndaj prokurorëve specialë, në ndihmë të SPAK 32 skuadra të përbashkëta hetimore...

Ja çfarë po ndodh me hetimet e “peshave të
x
BREAKING NEWS

Trondit Myslim Murrizi, në përgjimet e “EncroChat” dhe “Sky” kanë rënë ministra dhe deputetë socialistë, Edi Rama gati t’i hedhë në “gojën” e SPAK për të shmangur rrëzimin nga pushteti, ja si ish-kreu i SHISH Visho Ajazi u përfshi në pazare me Saimir T...

Trondit Myslim Murrizi, në përgjimet e “EncroChat” dhe
x
BREAKING NEWS

KLP, kush do të zëvendësojë Alfred Ballën pas “bombës” së KPA, ja emri pretendent që ka mazhorancën e votave në Këshill

KLP, kush do të zëvendësojë Alfred Ballën pas
x
BREAKING NEWS

Plas sherri në çetën e “Foltores”, ambicia e Argita Malltezit për t’u katapultuar në krye të partisë fut “zjarrin” brenda Rithemelimit, krahu i djathtë i Sali Berishës del hapur kundër vajzës së ish-kryeministrit

Plas sherri në çetën e “Foltores”, ambicia e Argita
x

Opinion / Editorial

Politikanët janë si pampersat e fëmijëve: ndyhen shpejt!

Politikanët janë si pampersat e fëmijëve: ndyhen shpejt!

Për të mos lindur ndonjë keqkuptim në mesin e politikanëve tanë të shumtë, le ta themi që në fillim: këtë ide e ka pas shfaqur shprehimisht shumë kohë më parë shkrimtari i madh amerikan, Mark Tuen. Zbritur në terrenin politik shqiptar, na bëhet sikur ky shkrimtar i famshëm të ketë pasur parasysh politikanët e ardhshëm shqiptarë! Nuk është nevoja të përmendim figura politikanësh, sepse mjafton të kujtojmë emrat e partive politike që drejtojnë dhe krejt natyrshëm do të na vijnë ndërmend emrat e kryetarëve të tyre. Lart – poshtë, tridhjevjetshi është mesatarja e karrierës së kryetarllëkut të tyre. I kanë hipur kalit politik dhe mezallah se zbresin prej tij. Pastaj... kush t’i zbresë? Se mos kanë anëtarësi që të mund t’i gjykojë e t’i zbojë nga tahmaja që i ka zënë! Janë jo pak prej tyre që nuk e mbajnë mend as vet se kur u kanë hipur kuajve, që po u shohin hajrin! Edhe pse nuk iu dëgjohet zëri shumë njerëzve, sepse nuk i fton kush nëpër studio televizive, ka shumë syresh me mend në kokë që bëjnë një paralele mes partive dhe lopëve. Janë disa tipa që po e mjelin për bukuri lopën - parti. Disa kryetarë forcash politike opozitare u janë qepur partive të mëdha dhe sakën që u shqiten! Për këta, rroftë i ashtuquajturi koalicion!!! Vendosin emrin e vet në listën e deputetëve të Partisë Demokratike dhe ... veç kur i gjen në sallën e Kuvendit të Shqipërisë! Tridhjetë e ca vjet deputet i biri i botës (!), kur votën zor se mund t’ia ketë dhënë bashkëshortja e vet! Po përse ndodh kështu? Ndodh në këtë mënyrë, sepse këta “të zgjedhur”, nga pozitat e “pluralistit” bëhen megafonët më të mirë të Partisë Demokratike. Përdorën! Qesharakë bëhen edhe të zgjedhurit e LSI – së, që deri dje ishin të majtë, madje më të majtë se të majtët, sot janë shndërruar në të djathtë! Janë bërë pis! Dhe hajde të mos i japësh të drejtë Mark Tuenit. Para disa ditësh, për nevoja politike të ditës, Partia Demokratike, njëra prej tyre (sepse aktualisht janë dy e gjysmë) thirri në tryezë të rrumbullakët partitë opozitare. Kur i panë ashtu të rreshtuar njëri pas tjetrit, jo pak njerëz mbetën disi të habitur. Në fakt, u shmallën, sepse kishin vite pa i parë! Ku kishin qenë! Madje nuk e patën të lehtë t’i njihnin nga që gjatë tërë këtyre viteve ata kishin ndryshuar qoftë për shkak të shëndetit, të flokëve të rëna, apo nga tërë aparencë e tyre. Folën me radhë në emër të partive të tyre, më sakt-ne emër të vetes së tyre, sepse gjatë gjithë këtyre viteve qenë parë e dëgjuar qoftë edhe një herë që të organizonin ndonjë takim anëtarësh apo simpatizantësh! Nuk po qëndrojmë te ish Qeveria Demokratike, që përbëhej nga një rreth i njohur ministrash që vinin në kabinet për shkak të militantizmit të tyre partiak e që gjatë tetë vjetëve kërcenin sa nga njëra ministri te tjetra, por po ndalemi në këtë të fundit; të Partisë Socialiste. Ish zëvendëskryeministri, që çau ferrën duke lënë opingat në Shqipëri, ngrohu disa kolltuqe ministrore para se të katapultohej në majë. Disa ministra të tjerë i kanë rënë kryq e tërthorë kabinetit qeveritar, a thua se nuk paska Shqipëria intelektual të tjerë të dorës së parë, që mund ta bënin punën edhe shumë më mirë! Të bën përshtypje fakti, se disa ministra janë tërhequr nga Bashkia dhe janë ngjitur lart, me portofole ministrore, demek të sprovuar për drejtim e menaxhim! Mirëpo, siç po shikojmë, një për një e disa së toku i janë drejtuar SPAK – ut! Nuk është vështirë të thuash, se kushdo që është përfshirë në korrupsion të përgjigjet vet, por ama është një opinion i tërë që mendon disi më ndryshe: kur përzgjedh anëtarët e kabinetit qeveritar presupozohet se atyre u jep besim, mirëpo tani, që disa prej këtyre të besuarve po u ngrihen patkonjtë, logjika më e thjeshtë të ngarkon me përgjegjësi, sigurisht morale. Se nuk është se u sëmurën nga korrupsioni një apo dy vet, por janë më shumë se sa kaq! Kjo do të thotë se në kabinetin qeveritar e rreth tij ka rënë epidemia e sëmundjes së korrupsionit! Kur mëson se deri edhe në zemër të Bashkisë, që konsiderohej e pastër, u zbuluan korrupsionistë, edhe socialisti më fanatikë natyrshëm do të shtronte pyetjen: çfarë ka bërë kontrolli i brendshëm?! Askush nuk arriti të shikonte shkëndijat e zjarrit, por u desh të dilte tymi pa të veprohej?! Kjo sëmundja e korrupsionit qenka sëmundje e hershme, për të mos thënë shumë e vjetër. E themi këtë, sepse nuk paska thënë kot i famshmi Mark Tuen: politikanët u ngjajnë pampersave të fëmijëve: duhen ndërruar shpesh, sepse ndyhen shpejt.