Mësuesja gjatë orës së mësimit, mes të tjerave,ju bën edhe një pyetje nxënësve. “Kush do të më thotë një emër politikani,”? Nxënësit bien në mendime. Më në fund njëri prej tyre e ngre dorën dhe jep përgjigjen për një politikan, që nuk është nevoja ta përmëndim me emër. Po e quaj këtë Politikani “X”. Më tej mësuesja mbasi e vlerëson përgjigjen e nxënësit të Klasës së V-të, vazhdon më tej të pyesi. “Kur, në c’kohë ka qënë politikani “X”? Nxënësit, përsëri, bien në mendime, por tashmë, jo një i vetëm por disa nxënës ngrenë dorën për t ‘u përgjigjur..Mësuesja i jep fjalën njërit prej tyre, i cili jep përgjigjen: “Ka qënë në kohën e Xhaxhi Dritëro Agollit, mësuese”! “Shumë mirë, po juve”, pyet duke i u drejtuar një nxënësi tjetër. “Edhe në kohën e Xhaxhi Ismail Kadaresë, mësuese..”! Shumë mirë! Nxënësi i parë, pa ndonjë qëllim për vetë moshën që ka, por ama, nuk e pa të arësyeshme ta quajë “Xhaxhi”politikanin, ashtu si e quajti Poetin e Madh Dritëro Agolli dhe Shkrimtarin e Madh, Ismail Kadare.
Është ndoshta i tepërt komenti, që qysh në moshën e adoleshencës rrënjoset dashuria për,ata që luftojnë për paqen, për ata që i lexojnë në librat e tyre të shkollës, për, ata, prej të cilëve kanë marrë dije për jetën e në fund të fundit, për ata që kanë bërë epokë… Mësuesja vazhdon. “Kush do të më përgjigjet, a jeton politikani “X”? Të gjithë nxënësit mendohen dhe pas disa minutash, askush nuk përgjigjet, sepse nuk e dinë nëse jeton apo jo. Por nuk ndodh e njëjta gjë me Xhaxhi Dritëroin për të cilin përgjigjet ishin që “ Është ndarë nga jeta sepse e kemi dëgjuar dhe e kemi lexuar. Edhe për Shrimtarin e madh. Kadarenë, ata nuk gabuan të thonin që është dhe e dëgjojmë nga prindërit e nga shokët. Por, duhet të pohojmë edhe këtë, që edhe sikur të mos e dijnë nëse është ndarë nga jeta apo jo, ata, edhe sikur poeti, artisti, shkencëtari, shkrimtari etj etj të jetë ndarë nga jeta, ata e dinë të “gjallë” sepse, është fakt që ata, janë të “gjallë” në libra, në piktura, në muzikë në kujtime e kudo. Thjesht, ata mbeten të pavdekshëm! Qysh në këtë moshë, edhe fëmijët minorenë, rrënjosin në zëmrën e tyre, ata që i japin dijes, i japin të ardhmes dhe nga ana tjetër, politikanët, ku mund të bëjë prjashtim një pakicë shumë e vogël, aq sa mund të numurohen me gishtat e dorës që lënë gjurrmë humnanizmi por, shumica dërrmuese e tyre, harrohen shumë shpejt. dhe nuk ja vlen të kujtohen.
“Ndahem” nga mësuesja dhe vazhdoj më tej me temën, me të cilën Mësuesja si rastësisht më krijoi mundësinë që të vazhdoj, ballafaquar me realitetin e përditshëm, e më sakt, akoma, të ditëve të fundit, sikurse edhe vitet e dekadat që kanë kaluar. Ditë përditë lexojmë e dëgjojmë për politkanë, qofshin këta me funksione të larta, Deputetë apo ish Deputetë, të bërë njësh me krimin, që shpërdorojnë detyrën, që përdorin postin shtetëror e partiak për të bërë pasuri, thjesht për të grabitur në pafundësi qytetarët e vet, vëllezërit e motrat e veta. Por ama, një i tillë, poet apo shkrimtar, nuk është përmëndur… Çudia është që politikani, megjithse ka në dorë, të themi celsin e “kasafortës” të parave, ka në dorë vulën,, kanë në dorë pasuritë e Kombit, që i kanë bërë “rrush e kumbulla”, kanë në dorë që të të japin bukë ose jo nëpërmjet punësimit, të marrin në punë apo të largojnë nga puna, kanë në dorë tendera e ndarjen e pasurive e shumë e shumë të tjera..
Për gjithçka që bëhet nga politikanët, nuk ja vlen që të kujtohen dhe treguesi më i mirë është që sapo bien nga karriga, askush nuk i ka më në “inventor”, megjithse kanë bërë pasuri, gjurrmë humanizmi e bamirësie, nuk kanë lënë dhe si të tillë ata nuk kujtohen. Po të mendosh më pas , që bëjnë të gjitha tentativat, për të mos e lëshuar karrigen, kjo e nxjerr edhe më hapur qëllimin që e kanë në natyrën e tyre, për të bërë e shtuar pasurinë e tyre me c do mjet e me çdo cmim. Politikani nga ana e tij, i ç‘fardo ngjyre që të jetë, në themel të punës së tij, ka etjen pë pasuri, jo nëpërmjet punës dhe djersës së vet, por me djersën e të tjerëve, Politikani, është kontrasti i thellë midis asaj që thotë e premton, është urrejtja dhe përcarja që mbjell midis shtresave të shoqërisë, është pangopësia dhe sa më shumë që të ketë, aq më i pangopur është. Politikani, është vetë lufta, është kundër vetë jetëve njerrëzore, jo vetëm me armët e luftës, por edhe në ç‘do formë që ajo të jetë. Politikanët, nuk njohin tolerancën në interes të qytetarëve, ata njohin vetëm interesate tyre të ngushta.
Përfundimisht, politikani në themel të punës së tij ka luftën me kundërshtarin, e më tej akoma luftën në planin Kombëtar e Ndëkombëtare, kërcënimi që i bëjnë njerrëzimit,ku vrasin gra e fëmijë të pafajshëm, ku edhe spitalet, edhe fshatrat e qytetet, I kanë kthyer në poligone qitjeje, ku derdhet lumë gjaku i të pafajshmëve dhe më keq akoma, asnjë politikan nuk gjëndet, asnjë organizëm ndërkombëtar nuk gjëndet që të ndalojë këtë gjakderdhje. Treguesi më i mirë për këtë, është ish Xhandari ndërkombëtar dhe sot “Kështjella e demokracisë” armët e të cilës, vrasin përditë gra e fëmijë, sipas kërkesës që bën një President “actor” që kërkon “miell” hua të mbajë shtëpinë e tij, nga kërcënimi me një President që kërcënon me armë bërthamore.. Si njëra dhe tjetra Fuqi apo Supërfuqi, nuk ngopen me gjak të pafajshëm, të foshnjave dhe fëmijëve që kujtdo që i sheh e i dëgjon, i shkakton dhimbje. Akush politikan apo Organizëm Ndërkomëtar, nuk punon për tolerancën, për paqen, pë të pushuar luftën, por nxitin dhe vetëm nxitin luftë që paqa, të mos vijë kurrë!… Ndahem edhe nga këta fëmijë, përfaqsues të mëndjeve ëngjëllore, në moshën e të cilëve, akoma nuk ka depërtuar, urrejtja, egersia, hipokrizia e fodullëku, , mashtrimi dhe hipokrizia, nuk ka depërtuar akoma paraja, për të vazhduar më tej… Nëpërmjet Poetit, unë, nënkuptoj të gjithë shkrimtarët, artistët, aktorët etj, pra shkurt të gjithë ata që meren me artin dhe kulturën,të cilët, objektin e tyre në veprat që lënë pas, kanë njeriun,jetën e tij nëpërmjet halleve dhe shqetësimeve, hidhërimeve dhe gëzimeve,rrugët si ta bëjnë më të bukur të ardhmen, humanizmin dhe shpresën për të ardhmen, paqen shpirtërore, luftën kundër ç‘do lloj dhune, jetën e bukur bashkëshortore ,krijimin e familjes së shëndoshë , martesat ashtu si i ka krijuar Zoti, që politikanët po e bastardojnë dhe “infektojnë”edhe këtë burim, të dashurisë, të harmonisë të edukatës së shëndoshë të rrugës ku merr udhë morali njerrëzor.
Përderisa familja është shkatërruar, shkolla e ka humbur funksionin e saj, edukatorët e të gjith niveleve janë kthyer në politikanë partiakë, etj, ku do të zënë vënd veprat dhe gjurrmët që kanë lënë dijetarët, e të gjithë ata që kanë lënë vepra të mëdha. E ç‘farë mund të mësosh nga flalori rrugacëror I politikanëve, nga veprimet e tyre antihumane në “Tempullin e Demokracisë”, apo nga një bisedë e tillë, që më kujtohet në këto momente: “Ti Luluzim, kur i bën flokët me bojë , bëji pak më të zeza”! Luluzimi:“Ti, tërë kohën je marë vetëm me leshnë tim., nuk paske punë tjetër..!,,! Hajde e mos qesh të kam rixha… Pse sot, kujtohen dhe shoqëria, “I heq kapellen” poetëve të tillë si Naim Frashëri, Sami Frashëri, Cajupi, Ndre Mjeda,Migjeni, Fan Noli, Gjergj Fishta e mijëra e mijëra të tjerë, apo të kohëve të sotme që do të mbeten në përjetësi si Dritëro Agolli, Ismail Kadare, Moikom Zeqo Xhevahir Spahiu, e mijëra të tjerë që shoqëria, jo vetëm nuk I harron, por jeton bashke me ata, me veprat që kanë lënë. Pse Bota i kujton me respect e do i kujtojë për mijëra vite shkencëtarë, e dijetarë, poetë e shkrimtarë si Gëte, Shileri, Turgenjev, Cehov, Tolstoi, Majakovski, Moxart, Bethoven, etj, etj. Veprat që ata kanë lënë I kanë bërë të pavdekshëm.
Politikanët e të gjitha kohërave, i kanë zënë “udhët” të ardhmes, njëra prej të cilave është edhe vështirësitë që krijojnë poetëve,të cilët, megjithse e “vrasin” mëndjen dhe e “shtrydhin” trurin ata nuk përfillen, sepse truri nuk vlen, përpara parave që ka politikani privilegj ky, të cilin poetët e të gjithë ata që që i japin artit e kulturës, edukimint në përgjithsi, që lënë gjurrmë, por që i kanë xhepat bosh, dhe trajtohen si “vrima e fundit e kavallit”, edhe dje e ca më shumë sot. Shtrohet pyetja. Kush zotëron pasuritë më të mëdha, deri edhe përrallore? Këto i zotërojnë politikanët . Po ata të artit dhe kulturës? Ata. luftojnë për mbijetesë. Ata, kanë sakrifikuar shumë, kanë “shtrydhur” trurin për të bërë dicka për shoqërinë, por.. ja që nuk kanë ku të botojnë ato që janë me djersën e tyre, ata bredhin sa andej këtej nëpër shtëpitë botuese për të gjetur ndonjë mik apo shok që të botojë pak më lirë. Rastësisht takoj një aktor me famë të madhe që ka bërë emër në Shqipëri dhe Europë, që sot merr një pension që kushdo e dëgjon, i shkakton të qeshura. Historia na mëson që asnjëherë dhe në asnjë vënd,poeti, nuk ka bashkëjetuar me politikanin. Edhe në ish Bashkimin Sovjetik, si në të kaluarën edhe sot, gjithmonë shkrimtarët dhe poetët kanë qënë kundër ç‘do regjimi politik, sikurse edhe në c‘do vënd të Botës. Kjo, për të vetmen arësye, sepse nuk mund të bëhen bashkë, njëri që punon për luftën në c‘do formë që ajo të jetë, dhe tjetri që lufton për paqen, për dashurinë, për harmoninë…