
E qëlloi me pistoletë në sy të fëmijës, dalin pamjet nga sherri që solli dy viktima në Kavajë

A po e dëmton Alibeaj Partinë Demokratike? Analisti komenton situatën para zgjedhjeve: Berisha ka supërmacinë, por del i humbur se…

Analisti i njohur tregon "puçin" me të cilin mund t’ja marrë Alibeajt vulën dhe logon e PD-së: Ja kush është shpëtimi i Berishës

Kreshnik Spahiu plas deklaratën e fortë: Ja pse Berisha do braktisi partinë

Gazetari Hoxha parashikon çfarë do të ndodh me kandidatin e PD, Roland Bejko

Kreshnik Spahiu tregon arsyen e fortë: Ja pse largohen kandidatët nga Alibeaj

Gara për Tiranën në 14 maj, analisti zbulon sekretet në fushatën e Këlliçit

Kreshnik Spahiu flet me emra: Këta dy politikanë të fuqishëm do bashkohen në një parti pas 14 majit

Populli mund të dënohet, por Saliu .... kurrsesi jo!

Shkruar nga Nga Ylli Meçe 14 Mars 2023

Nëse shekujt që do të vijnë do shkruajnë historinë e individëve më gjakësorë e të pa shpirt, të gatshëm që me flakë zjarr e me hekur të derdhin tërbimin e tyre, pa dyshim që Sali Berisha do të renditet i pari në listën e zezë të kombit shqiptar dhe ky njeri i paisur me gjithë ligësitë shpirtërore, portretin e vet e ka të tillë, që dhe piktorët më me famë botërore nuk do guxonin dot t’i vizatonin surratin. Neroni i Romës së lashtë, doemos para tij do dukej si një liliput nga që ai dogji Romën, teksa Sala fatkeqësisht, pasardhës i një geni te degjeneruar pellazgësh i vuri flakën gjithë Shqipërisë. Karakteri i tij agreso - impulsiv ,i komanduar nga neurone të çakërdisura, për të qenë kudo e kurdoherë i “pari” i të parëve, nën maskën e një patriotizmi të shtirur, për të larë zullumet e veta prej tre dekadash e ka bërë atë të dalë jashtë kontrollit. Po pse, cilat janë arsyet që Saliun dhe pse nuk e ka kafshuar asnjë qen, ai po bën si i tërbuar? Zaten ai i tillë ka qenë që hershëm, por me zërat që kanë filluar të qarkullojnë kancelarive të fuqive të mëdha për rolin negativ të tij në çthurjen dhe degjenerimin e shoqërisë, përzierjen në krime me përmasa makabre të kombinuara këto me një korrupsion të pa ngopur në interes të vet dhe familjes së tij, bënë që vet Evropa dhe Amerika të mendojnë se tashmë ky është jo vetëm një figurë e konsumuar, por qëndrimi i më tejshëm i tij në politikë do të përbënte dhe një precedent te rrezikshëm për shoqërinë. Kështu që në kushte të tilla atë e shpallën “non grata”. Mesazhi nga Paqësori i Amerikës dhe Atlantiku evropian ishte i qartë: Saliun nxirreni në pension, lëreni të qetë dhe nuk duhet ta dënoni. Ne vërtetë kemi folur për peshqit e mëdhenj, por nuk kemi folur kurrë për peshkaqenët . Fundja mbajeni si mostër “. Kjo ishte njëra anë e medaljes, por Amerika dhe Evropa nuk i patën bërë mirë llogaritë madje nuk e kanë ende të qartë e nuk e kanë kuptuar se ku ri dot i qetë Saliu pa zullume? Fundja çfarë i bëri Amerika atij trapit, Tramp? A nuk tentoi dhe ish presidenti i vet Amerikës të ushtronte dhunë mbi Kapitol ?! Saliu ende nuk është i bindur që Amerika... e ka seriozisht me të, apo jo ? Frika e përzier me pasigurinë e vet personale dhe të familjes së tij i ka fut tmerrin deri në palce. Dihet mirë se njerëzit mizorë janë dhe frikacakët më të mëdhenj. Veç Sala nuk është aq budalla sa te jep përshtypjen me shikimin e parë. Ai e di fort mirë, se e gjithë kasta drejtuese e piramidës shtetërore qoftë ajo e dikurshmja e PD-se dhe aleteve te saj, por dhe kjo aktualja e PS-se, pra kupolat e tyre dhe jo njerëzit e thjeshtë, janë të degjeneruar, të zhytur tërësisht në afera dhe korrupsione tronditëse të dukshme e të padukshme. Shkarkimet që ka bërë Rama ndaj disa drejtuesve dikasteresh të kabinetit te tij e deri te zëvendësi i k/ministrit, si motiv kanë patur jo vetëm pa aftësinë e drejtimit, por dhe denoncimet me fakte të aferave korruptive të tyre në bashkëpunim me drejtuesit e koncensioneve apo dhe kompanive të ndryshme te vendit apo te huaja që operojnë brenda Shqipërisë. Në gjithë këtë megakorrupsion të madh kombëtar për tre dekada të jetë vallë Rama figurë e pa përlyer ? As që mund të mendohet, ja pra pse dhe xha Saliu e luan fort, jo vetëm kartën nacionale dhe pastërtisë së figurës se tij morale, por ajo që të habit më shumë është fakti se njeriu me shpirtin më të pistë bën thirrje, për pastërti shpirtërore. Rolin e demagogut, kryemashtruesit, hipokritit, kusarit dhe vrasësit gjakftohtë në skenat e artit dramaturgjik nuk mund ta luante asnjë aktor në botë, më mirë se sa e luajti Saliu, që kur se ai u shfaq për herë të parë në skenën politike shqiptare. “Hekuri rrihet sa është i nxehtë” thotë populli, por ndodhin dhe paradokse të tilla që kur u nxeh Saliu e u skuq si hekur, ai filloi të rrahë, vrasë e gjakosë popullin e vet. Janë ende mbi letër mbi arkiva me firmë e me vulë të gjithë urdhrat e tij dhe sejmenëve të tij në “vitin Salian 1997” për të mobilizuar popullatën e kreshnikëve të veriut, kundër Labërisë po aq heroike të jugut, janë ende me firme e me vulë fazat e operacionit ndëshkimor kundër popullit rebel të Vlorës dhe elementeve te skeduar në rebelimin popullor. Janë ende me firme e me vulë urdhrat e jerarkeve Gazidede, Zhulaler Koçeker, Çopaner, sikurse dhe urdhrat për përdorimin e Lëndëve helmuese luftarake, apo bombardimin qe duhet t’i bënin Vlorës, nga ajri e nga deti, janë ende të pa groposura në dheun e antikitetit epitafet e varreve të të rënëve nga te dy palët, si nga strukturat represive te shtetit( të cilët dhe ata ishin bijtë tanë), por dhe bijtë e popullit. Janë e ngelen të rralla në histori që prej lindjes së nazizmit dhe fashizmit që shteti me makinerinë e tij ti hidhet popullit të vet. Në të gjithë historinë e kombit tonë qysh prej antikitetit te lashtë e deri në kohet e sotme moderne, kurrë nuk pat ndodhur që shteti me egërsinë më të madhe, nën ndikimin e një të çmenduri patologjik të çmendej dhe vet shteti. Vetëm për këto ai qysh para një çerek shekulli i duhej i dhënë drejtësisë kombëtare apo dhe ndërkombëtare për genocid e krime e gjakderdhje me përmasa të mëdha. Po pse nuk ja dhanë drejtësisë Saliun por e lanë që dhe në vitin 1998 te organizonte grushtin e shtetit dhe kush e lejoi? Atë e la vet Evropa dhe Amerika, sepse ai ishte agjent i mirëfilltë i tyre dhe ata e donin Saliun. E donin, sepse vetëm një ish komunist i degjeneruar si ai( dhe kurrësesi komunist të vërtetë) , mund ta kryente dhe ta çonte deri ne fund misionin e ngarkuar për rrënimin me themel të të gjithë arritjeve të kohës së socializmit. Atyre nuk u leverdiste që procesin e të ashtuquajturës “demokraci perëndimore” ta udhëhiqnin ish kulakët apo ish ballisto-zogistët, sepse ata ishin te diskretituar ne popull nga E. Hoxha, madje dhe nga vet aleatët e mëdhenj e për me tepër që vet Evropa dhe Amerika në konferencën e Potsdamit ( 1945 ) kishin vendosur që të gjithë b/punëtoret me nazifashistet ti jepeshin drejtësisë. Ja pse u duhej Saliu. Por Sala i karikuar më shumë nga ç’duhej me ndjenjën e “kultit të madhështisë” dhe pse si një korb i zi që qëndron mbi hurin e një gardhi... i duket vetja shqiponjë mali dhe me nismat e fundit kërkon t’i tregojë gjithë opinionit të brendshëm dhe te jashtëm se ai është ende i gjallë e në këmbë, një faktor i rëndësishëm i politikës, këmbëngulës stoik, deri ne sakrifikim të jetës (kuptohet jo jetës të tij) por të tjerëve, për te realizuar çdo objektiv që i i ve vetes e sidomos kur behet fjale për të djegur e për të vrarë. Turmat e qorollepura të ndikuara ende nga fjalimet e tij patetike e të ekzaltuar duke përfituar nga plagët e shoqërisë apo dhe nga pa aftësia e socialisteve që më të shumtit janë pushta të korruptuar në të gjitha fushat, si të politikes ashtu dhe te ekonomisë, kanë marrë zemër dhe pse u ka humbur vula. Saliu dhe pa vulë firmos e vulos vet, ai nuk pyet askënd, as SPAK-un sepse është ai vet drejtësia, as shtetin sepse është vet shteti as ligjin sepse ai është vet ligji, nuk pyet askënd sepse ai është “Ai” dhe mbi të s’ka njeri. Disa i gënjen mëndja se Saliu kaq e pat. Ata gabojnë, sepse Sala jo vetëm qe do marrë pjesë legjitimisht ne zgjedhje, por dhe nëse humbet do kërkojë t’i anulojë ato .Po Rama & Co ?! Kuptohet pa Sali nuk do të kishte as Ramë as Metë e as tjetër lukuni. Rama është një fëndek një frikacak i cili menderos çitjanet e tij gjithë gjak sepse është i përlyer ndaj dhe “Bikja” nje ditë ja pat marrë këngës: “Saliu shokë Saliu...thamë se iku, por prapë na mbiu”. Po me të vërtetë a do dënohet ndonjëherë Saliu? Po e vërtetë dënimet do të ketë, por ai që do dënohet është Populli, por Saliu jo!
Më të lexuarat


Pse Berisha ka vendosur t’ia lërë partinë me testament Ilir Metës?

Kush janë fitimtarët dhe humbësit e vërtetë të luftës?

Të gjithë që “shohin në ëndërr” pushtetin, premtojnë parajsën!

Bëju ballë forcave të liga frymore!

Antikomunizmi dhe viktimat e tij!

Integriteti si kapital politik

A po zhduket profesioni i mësuesit?

Debati për të kaluarën e Kosovës

A po përpiqet Këlliçi ta mënjanojë Berishën në fushatën që po bën?

Për Olltrak u ther një dash, për Kuçovën një kope do bëhet “kurban”!
