Kapa, ashtu kalimthi ca fjalë nga takimi i kryetarit të PL -së me gazetarët. Ajo që më mbeti fiksim ishte mbyllja e tij, duke iu drejtuar sekretarit të vet, anëtar i këshillit bashkjak të Tiranës, cili mbasi kishte vuajtur dënimin për thyerrje të etikës, duhet të shkonte në bashki me antena të ngrefura, por jo vetëm ; edhe në parlament duhet të tundeshin antenat. Se për ç’valë bëhej fjalë, vetkuptohet; ato me frekuenca që kapin rezet e korrupsionit të qeveritarve dhe veçmas strumbullarit të tyre kryeministrit… Janë kthyer ekranet në një stacion antenash, valët e të cilave nuk kapin tjetër, veçse pisllëqeve të qeveritarve të djeshëm e të sotëm. Jo antena e kryetarit të PL-së, bëri një rezyme statistikore të gjithë jetës ekonomike në vend, sjellë me përqindje. Statistikuesi nuk la sektor të ekonomisë, pa e futur në tabelën e përqindjeve, ku gjithçka fliste për një ”rrënjë drastike”, e cila e kishte bërë jetën të padëshiruar, ndaj dhe përqindja e largimeve të shqiptarve në kohën e ”Rilindjes” është shumë e madhe. Ç’t’i thuash antenës së së keqes të kryetarit të PL-së, i cili është larg të kapurit të valve të mbas 90 -ës, kur mëndjet e kontaminuara të lidershipit, kontaminuan gjithë ekonominë shqiptare, duke e kthyer Shqipërinë në një Hiroshimë, pasojat e së cilës po i vuan shoqëria shqiptare sot, përfshi edhe emigracionin marramëndës. Po antenat e së keqes nuk mund të kapin dot valët, të cilat krijojnë mundësira përmirësimi të asaj gjëndje të mjeruar, në të cilën katandisi një popull të gjithin e ashtu quajtura demokraci të cilën lufta për pushtet, sot e gjith ditën, përpiqet ta mbajnë varur shoqërinë. Është po kjo mëndje, e cila ktheu në ”skrap” edhe tokën me ligjin ”famëkeq 7501”, që sot shtiret si luftëtar i së keqes. M’u kaloi nëpër mend gjëndja e trishtë, teksa ndodhesha në doganën e Kapshticës dhe ndiqja me interes maunet që hynin e dilnin. Kureshtja më shtyu të pyes doganierin e anxhesisë private Ardi Mançka. ”Janë me mall importi”- më përgjigjet. Ne eksportojmë vetëm prodhime fasonerie. Po…!? ”S’prodhohet tjetër, – ktheu disi i vrarë. Sytë e mij kishin perënduar drejt luginës së Devollit, kur dikur plantacionet me mollë starkine mbushnin tregun gjerman. Ndërsa tani…. Standarti i prodhimit s’çan as tregun vendas. Dhe pse !? Toka e dërguar për skrap mbas 90-ës, zhduku frutikulturën e cila ishte konkuruese në tregjet botrore, duke çarë edhe bllokadat më të egra të kohës…. Tani ata që kthyen në Hiroshimë, përpiqen të fshehin gjurmët e kontaminimit të tokës, duke ngritur antenat e së keqes, a thua se nuk janë ata që e çuan ekonominë në pikën zero e cila për t’u rringritur do kohën e vet, por dhe mëndje të kthjellët lidershipi të ri, dhe jo mendje të kontiminuara nga korrupsioni. Jo se lidershipi ynë mbas një gjumi letargjik, i përgjumuar lëshon ngandonjë dorë miza nëpër ekrane. Mëndja s’është tjetër veçse një dorë miza, të cilat po rrojitën…. Me sa dukej dhe gazetari i NEWS -24 që ndiqte mizat e shpërndara të kryetarit të PL-së, u përpoq t’i gjejë matkën. Pyeti për shkëputjen e tij për një kohë relativisht të gjatë nga skena politike dhe shfaqja kohët e fundit në ekrane, përmes sporteve; të vrapimeve, palestrimit, guidave turistike nëpër male… ”Atleti” gjeti mundësinë për të këshilluar shqiptarët të merreshin me sport, për të mos i shkuar spitaleve, ku kostoja e tyre është shumë e lartë se ajo në Ballkan e botë. Antena e së keqes e krytarit të PLsë, nuk kishte lënë pa kapur edhe sportistin korçar e ndarë nga jeta, me një pesion qesharak, por edhe i përciellë për në banesën e fundit, pa pjesmarjen e ndonjë titullari qeveritar. Pesionistët në ditë të hallit, nuk kaluan pa u kapur nga antena e së keqes së kryetarit të PL-së. Për ta kishte një zgjidhje, por mbase t’u përlanin votat më 2025. Ngacmimet e gazetarve, për mos pjesmarrjen e tij në tubimin e ”rrugicës së shpresës”, fajin e kaloi tek deputeti Noka i cili, po ta thërriste, do të shkonte me shumë dëshirë, sepse ajo rrugicë është legjendare. Këtu nuk i shahet fjala liderit sepse vërtet, të mbash grumbulluar për tre muaj rresht militantët as besimtarët më të mëdhenj, nuk do t’i kishin qëndruar kaq besnik tempullit të tyre. Jo se në mosbindje civile kaluan dhe parlamentarët e rithemelimit për më se katër muaj, por flakadanët e tyre s’kaluan pa gjë, se më në fund, si rushi pas të vjelit, ngritën komisionet hetimore me objekt që i kishte kërkuar që në krye të herës mazhoranca, por mëhanaja për tërhana, i kaloi në tymnajat e sallës së parlamentit. Edhe pse SPAK, ka dhënë dënimet e të akuzuarve për konçesionin e sterilizimit, por deputetët opozitarë mbas pushimeve dimrore, pranvera ”Arabe”, do të çelë edhe mendjet e deputetve, për ta vënë para fronkës kryeministrin të përfshirë në aferat korruptive të sterilizimit. Ka ose s’ka lidhje s’u intereson…. Mjafton ata të mbushin kohën parlamentare me mbroçkulla kundër kryeministrit, ashtu si pat ndodhur në komisionin e thirrur kohë më parë, për inceneratorët. SPAKU zbaton kushtetushmërinë, por ligjëvënësi ynë do të korigjojë ligjet, ku mund të abuzohet me korrupsionin. Thuaj po deshe se ligjvënësi ynë se kap lepurin me qerre. Ka 33 vjet që vijnë e ikin komisionet parlamentare, në fund dalin jek e jek me të korruptuarit. Popullit se popullit i mbetet bara në kuriz, se të gjithë ia kanë hedhur samarit të korrupsionit. Vetëm SPAKU po i vjen hakut, ndaj dhe përpiqen të turbullojnë…. Komisionet parlamentare e kanë patur me; të gjendurit ”Kola” në punë. Për ligjet e importuar nga jashtë, fajin e kanë përkthyesit, në se nuk i futet gjëmb në këmbë politikës, siç ndodh në botën demokratike, ku janë të kopsitura gjërat dhe nuk ka vend për korrupsione, ditën për diell. Nuk e pati keq edhe kryetari i PL-së për ngritjen e antenave në kishillin bashkjak të Tiranës e parlament sepse defekti e përmbysjes së qeverisë Rama, erdhi si pasojë se grupit të antenavet të opozitës i mungonta antena e së keqes e kryetarit të PL -së e cila me gjithë atë libër statistikash për gjëndjen e rrënduar ekonomike, i shtohet edhe rënia e lindjeve si r
rjedhoj e emigracionit që ka kapur majat. Eh ! Ç’t’i bësh!? Të keqen e kapin lehtë antenat e së keqes, puna është se valët e tyre nuk janë në gjëndje të ndajnë, shapin nga sheqeri. Cilat janë alternativat që ndreqin, se e keqja nuk shkulet me antena të së keqes, pa mëndje të ndritura të drejtuar, nga një lidership i ri, me vizion të ri dhe jo me të vjetrit që i bijen tamburave pa një kauz në interes të së mirës së vendit dhe krejt shoqërisë e jo një lidership që për postulat ka ; O, Mete për vete…