Gojët e liga e çanë e u ndanë duke thënë se nuk ka se ç’të japë një njeri që është provuar në gjithë shkallët e pushtetit , por ja që mbas një heshtje të gjatë shpërthimi i tij në këshillin kombëtar të ”nepotistve” të PL-së, la me sy hapur celulari , ku lexonte nga një ore larg, 300 – 400 përqind në Google, Youtube e sa e sa portale të cilat do të shkonin edhe 2000 mijë apo mijra të tjerë …. Kini inat tjetrin , por hakun mos ia hani . Se edhe në se s’duani ju kundërshtarët politikë nëpër ekrane t’a shihni të vërtetën në sy , është lulishtja e Liqenit të Tiranës , stolat e mbushur me pushues , krahës erës pranverore , thithin edhe pranverën që ka shpërthyer në PL -së mbas një nepotizmi mbytës që i ka atrofizuar shpirtin aq sa edhe aparati i një të afërmi, i afron Facebook fytyrën si të një plaku të kryetarit . Mëndja matkë, bëri dhe ndërrimin të emrit nga kryetar, në president i PL-së vetëm e vetëm t’i shptonte asaj fotografie shëmtirë , por edhe kauzës së re , e cila me tepër se me botën reale, ka të bëjë me virtualitetin , që në fund të fundit s’është tjetër veçse shpirti sureal …
– President i ”Sarileve ,”- më ndau nga mendimet zëri nga kuvendi i grave të ulura në stolin përballë liqenit .
– Të zuri era e luleve !?- ia priti gruaja tjetër .
– E ”Sarileve” të presidentit të PL . Po pse , moj ç’ka më shumë ”Sarileja ”e Mandit të nish tullës që fiton aq shumë nga klikime!? Ia gjeti telat burri , me një fjalim para ”nepotistve” të partisë ,tronditi ata , po edhe ekranet . Njeriut i mendjes, gjen tregun për t’i shitur, fjalët si frëngu pulën, iu përgjigj dhëmb për dhëmb gruaja e parë .
-Ai i dritares së ”rrugicës së shpresë ”, me ”tiktokun” , po ve pasurinë e dynjasë , ndaj SPAKU nuk i gjen fakte vjedhjeje , ky tjetrit kapi gjahun e Google, ndaj gjuhën e ka shpatë sepse drejtësia ec dhe t’ja gjejë burimin e parave kur i pret me kosë nga portalet . Njërit ia sjell si në pëllëmbë të dorëz dixhitalbit se ç’hidhet e pritet nëpër kazanët e botës , tjetrit 96 vjeçarja Hatixhe , të cilët me gjithë gjasat do të lëvizën gurët e riorganizimit, njësoj si me rithemelimin kasta e vjetër që i mbetën dhëmbët nëpër protesta . Nuk i ndahen atij ”ramentliut” të djeshëm që sa herë shihte ndonjë turbullirë , për të kulluar, ia futët nga ndonjë ”Letër të hapur” të ”Komitetit Qendror” për luftën kundër burrokratizmin , letra e presidentit të ”Sarileve” ndonëse gojore, por ishte për veshët e ”nepotistave” të cilët e kishin bërë , aq beli sa nga një shtëpi në Lezhe, duhet të kandidonin dy vëllezërit, për një post në PL -së . Gëdhin presidenti deri në tre të natës, t’u mbushë mendjen se është ”nepotizëm” që dëmton unitetin në familje , po ec e mbushi mendjen, kur dhe ”gruaja e vet” nuk është në gjendje edhe nga Google të zbërthejë …Sipas afërmendjes së saj , fjala këtu është për pushtetin nesër, ku emërohet, e jo për partinë, që zgjedh me votim . Këtu e tridhjetë vjet që qeveriset me ”nepotizëm pushteti ” ku nepotistat, shullehen nëpër vila , as që duhan t’ia dinë për ulërimat e presidentit nëpër foltore , sepse e dinë se edhe ai buçkaritet, tani për t’i shpëtuar hetimeve të SPAKUT, – më e drejtpërdrejta e moshuar ia bëri lopka lopka tërsëllëmin e presidentit që tashmë kishte zbuluar tallavanë , për t’i prishur mendjen miletit …Si për të mos mbetur mbrapa shoqeve e katra në radhë ia pat aty për aty .
– Ehua ! Skuqi tavolinën , pale foltorja si u drodh ; S’më ruhet fare, as për burg e as për SPAK….Ajo është grua – burrë që si dridhet qerpiku , kaluar edhe heroinat e malësisë, pavarësisht nepotizmit të saj , por kur s’të afrohen të tjerët , ç’të bënte!? Tani që anëtarësimet, presidenti ka zgjedhur t’i bëjë përmes celularit , nga gra besnike të partisë apo gra që nuk i ndahen nga zyra edhe pse invalidë, mezi presin të marrin kartën e anëtarësisë. Ka apo s’ka faj nepotizmi , që ka mbyllur partinë , kur na ka ne , pak të vjetra në moshë, por mund të konkurrojmë e dalim fituese, për deputete me platforma për pensionistët apo s’po mbajmë gjallë Shqipërinë e bëri firar nga të rinjtë. Ehu, i ka rënë hollë lapsit me elektoratin e sarileve ai ,- s’përmbahej e moshara se më në fund i ishte hapur një dritë jeshile për t’u marrë me parlamentin , sepse ç’ka më tepër 80 vjeçari që kuvendon nga dritarja edhe ajo mjeke ka qenë dhe e dekoruar për punë të ndershme . Ndërsa dëgjoje të flitej nga stoli i të moshuara për fjalimin e kryetarit të PL -së , nuk kishe s’i të mos vlerësoje sa shumë i goditur ishte sepse, më në fund ishte gjetur një mundësi përmes elektoratit të gri, por edhe teksti, gjuha folklorike e të cilit , kthente në një tallava politikën , e cila mund të këndohej nga të gjithë , por më tepër nga gratë e moshuara të mënjanuara nga muzika e politikës, tashmë të rikrijuar enkas për të papërfaqësuarit pensionistë, të cilët nuk përfilleshin nga nepotistat. Jo presidenti me faqe të skuqur i ngjitur në foltore , fjalën e hapi me shkeljen e etikës nga bashkëshortja , por edhe ky nen i statutit do të futej mbas konventës së 27 Prillit, ndërsa për ”Sariletë” e tjera, nuk i lonte pikën e presjen ; për aferat korruptive të pushtetit , ndaj dhe për përmbysjen e tij , në krye të protestës së bashkisë për largimin e kryebashkiakut, kishte dërguar sekretarin Blushi i cili, s’i ndahej Nokës, duke shkulur gardhimin me hekura në sytë e policisë . Kështu bashkëshortja, do të ndërrojë edhe mendimin për njerëzit e sjellë nga presidenca , në kryesinë dhe sekretariatin e partisë se ata, do të bëjnë namin sepse, ia njihte mirë muskujt… Ndoshta më dukshëm fjalimi shfaqi natyrën tallava , por kështu e ka kaluar pushtetet ai , po tani ka zbuluar atë të botës virtuale , përmes ekraneve e portaleve, me ca fjalorë legenazh për kryetarë e SPAK-ut, njësoj si njëherë e një kohë ”lavierë bulevardi ”siç bërtiste kryetari i rithemelimit , për kryeprokuroren , por që tani kohët kanë ndryshuar. Nuk janë ato të tallavave politike të 33 viteve sepse i thonë drejtësi e reformuar që nuk tutet nga muzika e bastarduar me gërnetën e prishur që këndonin vetëm për hesapin e vet . I është mbledhur laku me sa duket edhe kryetarit të PL – ndaj dhe ka kthyer foltoret në ”Sarile” portalesh , për të mbyllur gojët e liga se është i konsumuar dhe nuk ka ç’të japë më në politikë….TË bëhen të duruar deri në datën e ”Konvetës së PL-së , kur presidenti i ri do të kapë majat e përqindjeve në portale, përmes tallavasë politike , e cila më 2025 do t’i japi karrigen e kryeministrit , për risinë e re në politikë ….Një risi pengmarrësish që, mbajnë peng demokracinë . Me siguri presidenca e presidentit të ri të PL -së do të sjellë edhe 4 milion shqiptarët nga emigracion sipas pretendimit , por në se do të mund të ndreqë, punët e ngatërruara që ka me SPAK-un .