BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Presidenti Meta e sekretar Ylli ikën pa dekoruar dhe kafshët e pyllit

Presidenti Meta e sekretar Ylli ikën pa dekoruar dhe kafshët e pyllit

Pas pesë vjetësh përpëlitjesh u largua nga posti i presidentit Ilir Meta, me krahë të lehta. Iku, po la pas kujtime që nuk “vdesin” kurrë, duke u krenuar se unë jam burrë, jam Skrapalli, që nuk më del para njeri, se e fshi, e për të mos marrë sy, si kripa në ujë u shkri. Sa qe president, foli e çfarë nuk foli, shembuj heroizmi e trimërie solli, duke kërcënuar se unë jam Vojo Kushi e Mic Sokoli. Megjithëse mazhoranca e paditi për shkarkim, u tregua “trim”, pa lagur doli si përfundim. Është i vetmi president që do mbahet mend për dekorata me lopata dhe deklarata me sfurqe e sopata, duke ecur në gjurmët e mikut të tij të ngushtë “non grata”. E mori partinë, që ja la trashëgim për pesë vjet zonjës Monika dhe u kthye në krye të partisë po me një emër tjetër, që të merr “frika”. Partinë familjare të trashëgimisë, të LSI-së, e quajti “ Partia e Lirisë”, që t’i kthejë buzëqeshjen Shqipërisë, bashkë me “Foltoren” e Salisë. Tani që e mori partinë Iliri, do shkëlqejë nga floriri, janë në garë me Saliun, kush është më i miri. Në opinionin shoqëror, duket pak komike, që sot kemi “Foltoren në vend të Partisë Demokratike dhe “Partinë e Lirisë”, në vend të “LSI-së”, por ky është fati i Shqipërisë dhe fundi i komedisë. Në politikë, si dy vëllezër siamezë janë rritur dhe pse akuzohen për spiun të stërvitur, bashkë janë përgatitur dhe në kupolën e pushtetit janë ngjitur. Për presidentin Meta populli shqiptar është “Krenar” , jo vetëm për trimëritë e tija që s’kanë kandar dhe të sharë dhe s’ka më për t’i parë, se dekoroi të mençur e të marrë, duke bërë Pazar,.s’mbeti shqiptar dekoratë pa marrë. “Mjeshtrat e vegjël” i bëri “mjeshtra të mëdhenj”, “turpin e kombit” e bëri “ nderi i kombit”. Të dekoruarit janë në mazhorancë, ndërsa të pa dekoruarit në minorancë, të tjerët janë vakancë. Presidentit legjendar i ka dhembur koka, sa që dekoratat i ktheu në qoka, i ka parë me largpamësi, ky është kontigjent elektorati për LSI. Presidenti ynë i “nderuar”, nuk ka përtuar për të dekoruar, shumë persona që se kanë merituar dhe me zgjuarsi i ka motivuar, luftëtarët që kanë luftuar. Luftëtarëve për liri, në luftërat me Greqi e Turqi, në luftën e Tanzimatit, Dervish Ali Dukatin, Presidenti nuk mungoi me dekoratën “Naim Frashëri” e dekoroi. Po Dervish Aliu, nuk ishte mësues letërsie, por luftëtar lirie, por presidentit kështu i ka hije, se fyellit në një vrimë i bije. Shumë të dekoruar kanë qenë të pa propozuar, nga asnjë institucion i autorizuar, por presidenti i ka motivuar duke i fallcifikuar. Propozimet e Shoqatës Labëria, nuk i ka aprovuar, por në emër të shoqatës Labëria ka dekoruar, duke abuzuar dhe kur kemi biseduar, janë justifikuar se organizatat e fshatrave i kanë propozuar. Presidencës nuk i mungon kultura, se dihet, që për dekorime janë përcaktuar nomenklatura dhe janë ngritur struktura,që duheshin respektuar, por presidenca jonë e “nderuar”, i ka neglizhuar dhe sipas dëshirës së njëshit ka vepruar. Kandidaturat e propozuara nga Shoqata Labëria kanë qenë gazetarë e shkrimtarë, që tituj të lartë kanë marrë, por nga presidenti në konsideratë s’janë parë. Presidenti jonë i “lënduar”, nuk ka harruar, edhe pse të nesërmen ishte duke u larguar, korifeun e letrave shqipe ka dekoruar. Jam befasuar, kur më kanë lajmëruar, për të asistuar, se pak orë që presidentit i kanë “tepruar”, Të madhin Dritëro Agollin ka dekoruar, kur të nesërmen ishte duke u larguar, mbas dite në orët e vona ceremoninë ka organizuar. Dritëroin e ka dekoruar populli shqiptar, për madhështinë, modestinë si njeri, e talentin e tij të rrallë si shkrimtar. Ishte një lajthitje, harresë, apo sajesë e stilit presidencial, që me dinakërinë e tij nuk të fal, bën dekorime për kapital, pasi e ndien veten në hall. Presidenti ynë i “nderuar”, u largua i pikëlluar, se mos ka ngelur ndonjë militant pa u dekoruar. Dekoratat janë zhvlerësuar, sa që mëndja më ka shkuar, kush është dakord për t’u bashkuar me mua, për solidaritet i dua, t’i djegim dekoratat para presidencës, për t’i dhënë një përgjigje prepotencës dhe arrogancës presidenciale, se dekorimet ngjajnë me karnavale, tepër banale. Presidenti Meta e sekretar Ylli do mbahen mend gjatë në kujtesën e publikut si kavalier, që s’lanë shqiptar pa i bërë nder. Presidenti Meta e sekretar Ylli, ikën të penduar, pa dekoruar dhe kafshët e pyllit.