Azerbajxhani përballet me një sfidë të rëndësishme për shkak të kontaminimit nga minat tokësore dhe mbetjet shpërthyese të luftës (MSHL) si rezultat i gati tre dekadave të pushtimit ushtarak nga Armenia. Azerbajxhani është ndër vendet më të kontaminuara nga minat në nivel global, me rreth 1.5 milionë mina tokësore dhe numër të panjohur të MSHLqë kontaminojnë rreth 12% të territoreve të vendit, duke paraqitur rreziqe të rënda për civilët dhe duke penguar zhvillimin socio-ekonomik. Nga fundi i luftës në vitin 2020 deri më 27 shkurt 2024, ndodhën 205 incidente të shpërthimit të minave tokësore, duke rezultuar në 345 viktima, përfshirë fëmijë dhe gra dhe duke nënvizuar nevojën urgjente për pastrimin e minave dhe dhënien e ndihmës për viktimat. Gjatë 30 viteve të fundit, numri total i viktimave nga minat tokësore në Azerbajxhan ka arritur në 3,424.
Fundi i luftës në vitin 2020 shënoi fillimin e një çminimi të gjerë humanitar në Azerbajxhan për të rivendosur sigurinë në territoret e çliruara, duke lehtësuar rindërtimin e këtyre zonave dhe kthimin e sigurt të personave të zhvendosur brenda vendit (PZHBV). Ndihma e huaj ka zënë vetëm 5% të burimeve të dedikuara për çminim. Kjo është dukshëm e ulët, si në dritën e peshës së sfidave të çminimit me të cilat përballet Azerbajxhani, ashtu edhe kur krahasohet me nivelin e kontributeve që zakonisht jep komuniteti ndërkombëtar i donatorëve për çështje të ngjashme diku tjetër. Refuzimi i Armenisë për të paraqitur harta të sakta të minave tokësore që ajo vendosi në territorin e Azerbajxhanit, ndërlikon përpjekjet e çminimit dhe pengon kthimin e 800,000 PZHBV-ve në shtëpitë e tyre.
Duke pasur parasysh ndikimin e madh të pafavorshëm humanitar dhe faktin që kontaminimi i vazhdueshëm nga minat tokësore paraqet një sfidë për përpjekjet për të arritur paqen dhe pajtimin, Azerbajxhani mbështetet në mbështetjen e duhur politike dhe praktike nga komuniteti ndërkombëtar për përpjekjet e tij për çminim. Në këtë drejtim, shprehja e solidaritetit njerëzor me Azerbajxhanin në adresimin e këtij problemi të rëndë dhe nxitja e Armenisë që të paraqesë harta të sakta të minave tokësore që ajo vendosi në territoret e pushtuara, janë me rëndësi të madhe për stabilitetin rajonal.
Ne gjithashtu do të vlerësonim ndihmën praktike për përpjekjet e çminimit të Azerbajxhanit. Duke pasur parasysh kapacitetet institucionale relativisht të zhvilluara të Azerbajxhanit dhe kornizat e trajnimit, forma më kritike e ndihmës e nevojshme në këtë fazë janë donacionet e drejtpërdrejta financiare për të zgjeruar fushën e operacioneve. Prioritete të tjera, përfshijnë ndihmën për viktimat e minave; sondazhet teknike dhe studimet e fizibilitetit; menaxhimi i të dhënave dhe përparimet teknologjike; zbatimi i metodologjive gjeo-hapësinore dhe teknologjisë së sipërfaqeve për të përmirësuar nevojat e pastrimit; mbështetje për skuadrat femra të çminimit; përmirësim mekanik të çminimit; trajnimin e qenve zbulues të minave; demarkacioni dhe rrethimi; dhe edukimi për rrezikun e mjeteve shpërthyese.
Katër prilli shënon Ditën e përvitshme Ndërkombëtare për Ndërgjegjësimin ndaj Minave dhe Asistencën në Veprimet ndaj Minave. Me këtë rast, ne i bëjmë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të mos bëjë një sy qorr ndaj shkeljeve të detyrimeve të saj ndërkombëtare nga ana e Armenisë, duke përfshirë politikën e saj të qëllimshme për vendosjen e minave, pengimin e kthimit të personave të zhvendosur brenda vendit në vendlindjet e tyre dhe refuzimin e lëshimit të informacionit mbi vendndodhjen e saktë të minave tokësore.
Anar Huseynov
Ambasadori i Azerbajxhanit në Shqipëri.