Nga Vladimir Shyti
Melodi që përsëritet,lëshohet vrulli përherë drejt të të padukshmes,si shigjeta që del nga harku drejt qiellit;sepse për të ndier Unin e vërtetë,të cilën e ndjen dhe e gjen me intuitë,jashtë botës të panjohur jashtë vetes,në një botë të lartë ëndërrash,ka nevojë për të fuqizuar vetveten.Të dhënat e tij,janë optimiste.Në moshën pesë,apo gjashtë vjeçare asimulon gjuhën Angleze nëpërmjet televizjonit,më pas vazhdon të merret me sport,kryesisht në futboll,një natyrë jo e tij.Përherë i tendosur,madje në gjëndje të rrezikshme të tejsforcimit ideal.Unë dhe familja vrejti tek ai menjëherë,me shumë pakënaqësi se sa me lavdërime furinë e shpërthimëve,sidomos në rritjen e tij në aspektin elektronik.E habitshme,te ai fëmijë 12 vjeçar,ekzaltimi i Noelit,nipit tim është,po ta shohësh mirë,pa përmbajte;thelbi tij ,vet gjëndja.Subjekt e objekt,njëhkohësisht, nuk ka formë sepse është një tërësi unike,ai frymëzohet nga gjithka,ku mund të mësojë sa më shumë nga ç’ka i ka pregatitur jeta. Me përfundimin e vitit shkollor gjashtëvjeçar kishte marrë një vendim,i shtyrë disi edhe nga i ati,Bledar Shyte,që zotron një ofiçinë mekanike për llojet e ndryshme të automjetëve,si xhenerik e motorist. Ora gjashtë e mëngjezit,po shijoi kafenë si gjithmonë,kur Atë e birë të veshur njësojë me uniformën e mekanikut u paraqitën para meje me një buzëqeshje,që mua mu duk mrekullija më e madhe që më kishte ndodhur gjatë jetës time.Fytyra e Noelit vezullonte nga një entuziazëm i fshehur nën lëkurën e njomë,ku më ktheu pranverën me ngjyrat e larmishme të saj.Në këtë moshë kishte filluar edhe im birë punën si mekanik.Gjithëashtu edhe im Atë në këtë moshë me kishte marrë me vete në punishten e riparimëve të këpucëve,asaj kohe shtetërore,nje trashgimni shqiptare.Mbeta i shushatur,kënaqësia që ndjeja brenda vetes,ndjesi e vagëlluar e njëriut që sodit të kaluarën,ku ngjarjet përsëriten më lënë pa fjalë.Frymëzimi është ndezje nga lartë,si një flakë e shkaktuar nga rrufeja.Dhe,im nip e përshkënditë gjëndjen e tij të mrekullueshme,ku familja merrë njësimin e ndjesive të jetës hyjnore,ku ai arrin yjet me karrocën e zjarrtë dhe rreth tij kumbon muzika në sferat më të larta drejt një njeriu të së ardhmes.Fshijë lotët fshehtas tyre,kurdha familjare kishte farkëtuar idetë e larta tek ai fëmijë,të lidhur pas parimëve,murrosur brenda një koncepti,që shpërthenin në mënyrën e tij ngazëlluese.Kjo gjë mua më trembte më shumë,nuk do të donim t’i impononim,tani që ështe ende i pafuqishëm,për të vendosur diçka përfundimtare. Por Noeli nuk është nga ata që mund të ngujohet brenda diçkaje të vetme.Ai synon të kapë çdo gjë që i afrohet nga jeta e përdtëshme.Unin vetjak,fjalën,punën që përfiton dhe formimin shpirtëror,mendojë se ai i quan si plurarizëm,ose si një bashkjetesë shoqërore të shumë shpirtërave.Natyra e tij është në shndrrim të vazhdueshëm,njohje e vetvetes e arritur midis atyre që merrë nga kureshtja vetjake derisa të arrijë atë ç’ka kërkon për të ardhmen e tij të sigurtë.Për pak sekonda bisedon në anglisht me mbesën time,që ndodhet në Gjermani,që ai e kosideron motrën e vogël,por që vetëm disa muaj është më i madhë.Munda të kap vetëm disa fraza,ku shprehte entuziazmin e tij krashi punës që kishte marrë përsipër.Ajo e uron në mënyrën e vet,por shakatë e mbesës nuk arrita t’i kuptoj.Të dy mekanikët Atë e birë u larguan drejt ofiçinës,duke më lënë në ritmin mbizotrues,të forcave primitive,që derdhen si metali shkrirë brenda një modeli,i cili sapo ishte pregatitur brenda jehonës familjare.Guximi kurrë nuk të braktis,kur e ke menduar më parë dhe ëndërrat të bëhen realitet,duke larguar iluzionet pa himnin e jetës njerzore.