BREAKING NEWS

Prapaskenat e divorcit, ja si Monika Kryemadhi i bëri “gropën” në SPAK Ilir Metës, nga udhëtimet e luksit nëpër Evropë, shpenzimet për shërbime estetike, deri te bisedat në celularin e saj ku bëheshin pazare me ministra, drejtorë e biznesmenë, ish-pres...

Prapaskenat e divorcit, ja si Monika Kryemadhi i bëri
x
BREAKING NEWS

Ilir Meta rrezikon deri në 15 vite burg, si do e fundosë pasuria që ka kaluar në emër të vjehrrës, kunatit dhe babait të tij, në fund do ia sekuestrojnë të gjitha paratë, personazhi që e denoncoi në SPAK zbardh informacionet e fundit nga hetimet...

Ilir Meta rrezikon deri në 15 vite burg, si do e fundosë pasuria
x
BREAKING NEWS

Kontrolli i Lartë i Shtetit nxjerr zbuluar Belinda Ballukun për biletat e avionit dhe dietat jashtë vendit, nuk ekziston asnjë dokument për zv/kryeministren që provon takimet e saj zyrtare për të cilat janë bërë udhëtime ndërkombëtare

Kontrolli i Lartë i Shtetit nxjerr zbuluar Belinda Ballukun për
x
BREAKING NEWS

OLAF fundos Frida Krifcën dhe zinxhirin drejtues të AZHBR, ja skema korruptive që përdorën për të vjedhur fondet e bujqësisë, nga kontratat false, te aplikantët që paguan përqindje të lartë që të fitonin, ja si u grabitën paratë me kompanitë e konsulen...

OLAF fundos Frida Krifcën dhe zinxhirin drejtues të AZHBR, ja skema
x
BREAKING NEWS

SPAK u ka prishur gjumin të paprekshmëve të politikës, prokurorët specialë janë në rrezik për shkak të pazarit Rama-Berisha, Lulzim Basha reagon ashpër dhe zbulon çfarë do bëjë nëse Gjykata e Lartë nuk vendos për vulën e PD para zgjedhjeve të 2025...

SPAK u ka prishur gjumin të paprekshmëve të politikës,
x
BREAKING NEWS

Brizida Gjikondi zbardh prapaskenat e forta: Ja skema që po përdor Ilir Meta për të shpëtuar nga arrestimi i SPAK njësoj siç ia hodhi paq me videon e Dritan Priftit

Brizida Gjikondi zbardh prapaskenat e forta: Ja skema që po përdor
x
BREAKING NEWS

Trondit juristi Romeo Kara: Operacioni ‘Metamorfoza’ është bërë posaçërisht nga SPAK për të shkuar te Ilir Meta, shumë shpejt do të kemi komunikim akuze, ja pse ish-presidentit i janë mbyllur dyert e azilit, do ta sjellin si ‘pako postale’ në Shqipëri ...

Trondit juristi Romeo Kara: Operacioni ‘Metamorfoza’ është
x
BREAKING NEWS

Lëvizje në qeverinë  e Edi Ramës, Blendi Klosi drejt postit të zv/kryeministrit dhe drejtuesit të qarkut të Tiranës, Gjiknuri largohet nga Elbasani, Blendi Çuçi shkon në Fier, ja çfarë pritet të ndodhë brenda PS

Lëvizje në qeverinë  e Edi Ramës, Blendi Klosi drejt
x

Opinion / Editorial

Profesor Niko Pano që u përplas me kryeministrin e diktaturës me argumenta shkencorë!

Profesor Niko Pano që u përplas me kryeministrin e diktaturës me

Jeta rrjedh si një lumë i madh degëgjerë. Përherë në lëvizje, herë e vrullshme dhe herë e shtruar. Për të fiksuar dinamizmin e saj dhe të natyrës janë njerëzit e shquar, shkencëtarët që fiksojnë dinamizmin dhe madhështinë e saj. Janë këta shkencëtarë që nuk mbajnë një qëndrim pasiv ndaj asaj dukurie që lëviz, por bëhen pjesë oganike e materies dhe do të ndjesh zërin e tyre me projekte konkretë shkencore për të transformuar natyrën, lumin, për të ruajtur liqenin, detin… Jetën e bëjnë njerëzit, por personalitetet e shkencës duhet t`i drejtojnë ata të prodhimit me projekte shkencore, t`u hapin horizonte që djersa e tyre të jetë e dobishme për t`i shërbyer shoqërisë dhe zhvillimit të saj… Ekonomia e tregut iu dha njerëzve një kuptim të ri mbi jetën, botën që i rrethon dhe transformimin e natyrës… Njeriu ynë i shquar, shkencëtari ndodhet kudo mes njerëzve me projekte konkrete për të transformuar natyrën… Atë e gjen anekënd vendit, ai është motori i vërtetë i jetë sonë. Njeriun e punës e gjen në ballë duke ndërtuar hidrocentrale, duke transformuar tokën, metalin, gurin, drurin pranë lumit pranë liqenit, detit, majë malit, atje ku ka nevojë për shkencë dhe mendje të ndritur… Ai të hap projektin apo studimin dhe të thotë: A mund ta realizojmë këtë projekt kështu se rezultatet do të jenë më të larta? …Tek njeriu më i thjeshtë që bën punënë më të thjeshtë ka një derë nga hyhet… Kjo derë është në shpirtin e tij dhe duhet të mos harrosh të ulësh kokën për të kaluaratë prag, thoshte Niko Panua… Dhe duke hyrë dhe duke dalë nëpër këto dyer shpirtërash njerëzorë e përcepton më gjerë jetën duke iu vjelë atyre atë eksperiencë të vyer që ata kanë nga përvoja e jetës… E parë në këtë aspekt cdo ditë e re që lind e gjente profesoro Niko Panon në ballë të një studimi. Falë miqësisë që kam pasur me profesorin më thotë një ditë: -Eja me tha, kur ishte në Pogradec, -të shkojmë në Prespë të shikosh masakrën…- Shikoje këtë lumin e Devollit që e kanë futur në Prespën e Vogël që në vitet 70 atëherë kur Enveri ishte më pushime në Pogradec, i paraqitën projektin e ujitjes së fushës së Korcës. Ca mëndje të cartura servilësh i propozuan që të futnin lumin e ndotur të Devollit në Prespën e Vogël me ujrat e kristalta. Në Prespë futën ujrat e lumit Devoll, një nga më të ndoturit e gjithë rajonit, madje për të ndaluar llumin sajuan një reduktor që ta ndalonte, por ai ishte formal. Rezultati, sot Prespa e Vogël është dret katastrofës dhe degradimit, pasi atje janë future rreth 5 milionë m3 aluvione! Kjo, thotë profesori i urtë dhe i mëncur Niko Pano, do një projekt reabilitimi se përndryshe jo vetëm nuk do të kemi liqenin e Prespës, por do të shkatërrojmë edhe liqenin e Ohrit, pasi sic e dimë rreth 70 % të ujrave të liqenit të Ohrit vijnë nga Prespa… Por profesor Nikua, i sapo kthyer nga studimet e larta nga Shën Peterburgu, i diplomuar shkëlqyer, do të përplasjej në zyrën e ish kryeministrit të asaj kohe, Mehmet Shehut për disa orë rresht për një projetkt që ishte realizuar në kundërshtim me rregullat pasi degradonte liqenin e Butrintit në Sarandë dhe zhdukte midhjet nga liqeni. Kjo ndodhte në fillim të viteve `60. Ngjarja në dukje dukej e thjeshtë. Për të vaditur fushën e Vurgut u krijua kanali i Cukës, me ujrat e ëmbëla të lumit të Palasës dhe të Bistricës që dedheshin në liqenin e Butrintit, të cilat u devijuan nga liqeni i Butrintit duke i hequr ujin e ëmbël dhe të freskët që ishte i domosdoshëm për zhvillimin edhe të midhjeve duke ruajtur një temperaturë konstante edhe pse mund të ishte vapë, por dhe për të ruajtur ekosistemin e tij. Ja le të ndalemi këtë vit, nga vapa ngordhëm midhjet, pra nga prishja e ekosistemit. madje dhe liqeni i Butrintit shkonte drej degradimit të plotë… Ishte e pamundur të thyeje Mehmet Shehun, thotë Nikua, meqëse e gozhdova me argumente shkencore ai bëri të tijën duke i thënë prof. Nikos “ti ke të drejtë more djalë, por kush ka guxim t`i thotë Enver Hoxhës që të anullohet kjo vepër…”. Por le të ndalemi tek një problem aktual, thotë prof. Nikua..- E pe se cfarë dëmi shkatoi vitin e kaluar lumi Vjosa në Fier, Vlorë dhe në Myzeqenë e vogël… Kështu do të mbahet ky lumë, kur dihet që lumi Vjosa është lumi më i egër me pellgun më të bukur estetik në të gjithë Mesdheun, ai rrjedh nga malet në det. Duhen marrë masa në drejtim të sistemit hidraulik, të ngrihen prita, hidrocentrale që ai të mos jetë i dëmshëm, natyrisht që ky do një studim, thotë prof. Nikua… Ai sapo ka nxjerrë një libër tjetër voluminoz “Pasuritë ujore të Shqipërisë” ku hedh dritë për shumë tema të rëndësishme dhe studime shkencore… Niko është ndarë nga jeta , por veprat voluminoze të profesorit dhe intelektulait të shquar janë një thesar vlerash për të sotmen dhe për të ardhmen…