Është e para herë që opozita jonë nuk bëri zhurmë për numrin e pjesëmarrësve në protestë, pasi u pa nga të gjithë me zë e figurë se ishte shumë i paktë. Ka qenë gjithmonë si monitor i opozitës dhe pozitës së këtij vendi që efektin e një proteste e matnin jo me kauzën dhe motivin e saj, por me numrin e madh të protestuesve që merrnin pjesë në të. Sipas asaj logjike kush mbushte sheshet, pavarësisht se si, ai ishte fituesi i zgjedhjeve. Sidomos në fillimet e demokracisë, militantë e partiakë të sëmurë me kalem në dorë, regjistronin se sa njerëz nxirrte Berisha apo Nanoja në sheshe dhe shpreheshin: “Bo bo sa njerëz kishte, e mori këtë herë e sigurt pushtetin ky”! Dhe atëhere realisht, fitorja e njërës apo tjetrës palë varej edhe nga numri i pjesëmarrësve në protesta, pasi njerëzit e ndrydhur nga diktatura, ishin turrur të gjithë pas demokracisë dhe pak shikonin e mendonin se cili ishte qëllimi njerëz apo tjetrës palë. Por edhe ky popull i vuajtur e i keqpërdorur erdhi duke u ndërgjegjësuar dhe sheshet tani i mbush vetëm për kauza të mëdha, i nxitur nga misione që vërtet i shërbejnë atij. Kush mendon se populli të ndjek verbërisht nëpër mitingje për karizma e skandale të sajuara, gabohet rëndë. Kështu ndodhi edhe me protestën e fundit të PD, e cila e reduktuar ndjeshëm në pjesëmarrës, më shumë qe për të keqen e vetë organizuesve të saj, se sa përcolli ndonjë mesash të madh në elektorat apo i solli ndonjë të mirë demokracisë. Nga kjo protestë, organizuesit opozitarë morën ca mësime të hidhura dhe u shfaqën edhe një herë lakuriq në sy të shqiptarëve, pavarësisht nga hipokrizia që u munduan t’i veshin asaj. Së pari: Më e rëndësishmja ishte se ata qindra vetë të mbledhur në bulevard, treguan se dhe litarit, vrasës dhe trafikantë duke prishur jo vetëm moralin e vendit të shenjtë, por dhe duke devijuar demokracinë dhe shkatërruar lirinë e shpërdoruar nga manjakë të fitimit me anën e politikës dhe shtetërimit të saj! Ne jemi informalë në kulturë, art e trashëgimi, duke mbushur këta sektorë të rëndësishëm me përkthyese, pastaxhinj e imoralë politikë, por dhe me të paaftë, femra përdredhëse dhe ndonjëra me zë burri, që edhe sikur mos ta kenë detyrë partie vjedhjen dhe harbutërinë me trashëgiminë e bëjnë vetë se aq dinë dhe aq rekorde e aftësi kanë. Informal me fasonerinë, informalë me call-center-a, informalë në dyqane dhe informalë në prona, troje dhe toka kudo. Po kaq informale, sa shpeshherë nuk e merr vesh "qeni të zotin". Informalë në ndërtime dhe informalë në tendera që do të thotë grabitës pa asnjë moral! Informalë në shkolla dhe çerdhe, por dhe bashki e administrata më poshtë. Ne kemi krizë formalizimi, sepse kjo kohë ka ardhur sidomos me drejtësinë dhe reformën e saj. Pse ka dashur të jemi informalë si SB-ja dhe shumë të tjerë – kanë bërë parajsën e informalitetit në Shqipëri! Sot kur kudo po kërkohet formalizim kjo shoqëri vuan. Vuan, sepse nuk e di, nuk e njeh dhe akoma më shumë, nuk e pranon formalizimin. Po, dhe kjo krizë ka nevojë për BE-në që të zgjidhet. Përndryshe po vonuan akoma më keq se sa kaq, do të jetë. populli nuk e ndjek më as PD dhe as opozitën në përgjithësi, se asaj tani i ka dalë kallaj, nuk ka më as motiv, as mision, as kauzë e as alternativë që të jetë në shërbim të shqiptarëve. Është kjo arsyeja që protesta e djeshme e PD ishte katandisur në një grusht njerëzish, që nuk e dinin as vetë pse ishin mbledhur e thërrisnin ca “Basha, Basha” e Rama ik!” dhe të tjerë hidhnin parulla kundër ministrit të Brendshëm e pro Perëndimit. Është kjo arsyeja që vetë themelues të PD e quajtën protestën e së shtunës plotësisht të dështuar. Frrok Çupi, gazetari themelues i PD dhe gjithmonë në shërbim të saj do ta quante si “protesta e fundit e opozitës”. “Protesta nuk kishte bosht. Institucioni i protestës, këtë të shtunë vdiq. PD i thërret protestat për të manifestuar fuqinë e kryetarit kundër oponentëve”, shkruan ai. Kurse Astrit Patozi, kontribuesi tjetër i madh i PD, me ironi e quan protestën një shfaqje teatrale me subjekt “Ba(sh)babolesh në bulevard”. Këngëtari Luis Ejli, ish i fejuari i vajzës së Jozefinës e quan protestën turp, duke u betuar se “ai do të vdesë i djathtë, por ama atë zhgënjim e turp që ka ndjerë atë ditë, nuk ka për ta harruar kurrë”. Kurse analisti dhe pedagogu Gjekmarkaj, që u ka dhënë merita liderëve të PD, edhe pse nuk i kanë patur asnjëherë, shkruan: “Fjalimi i Bashës ishte thjeshtë i tmerrshëm, një hartim filloreje. PD është futur në logjikë bunkerizimi. Sot kishte protestë, por jo besim se opozita do të konkretizonte diçka”. Së dyti, protesta tregoi qartë se opozita është tërësisht e përçarë, se nuk i bashkon asnjë lloj alternative. Diçka duhet të ketë ndodhur, se këtë radhë nuk dëgjuam as kërcënimin grotesk të Monikës, as batutat me ironi tiranase të Dash Shehut, as krekosjen intelektuale të Dules e Mediut dhe as filozofinë popullore të Agron Dukës. Vërtetë, Basha bëri një takim me krerët e opozitës për organizimin e kësaj proteste, po asgjë nuk u mor vesh se ç’u vendos dhe se cilët do të ishin organizatorët nga partitë e tjera. Përçarja e lidershipit të opozitës tregon se opozitarizmi tek ne ka marrë fund. PD shpresonte shumë nga LSI, dhe kjo nga PD, duke iu lëpirë njëra tjetrës në tribuna të stisura që të përfitonin reciprokisht me metoda antidemokratike, por e shtuna e 26 majit tregoi se kur edhe të bashkuara këta dy parti kanë dështuar, të përçara kanë një fund të turpshëm të sigurtë. Së treti; Shqiptarët e panë se dështimin e protestës saj opozita u përpoq ta mbulojë me hipokrizira për shkelje të të rregullave të protestës nga policia se “janë dhunuar gazetarët” dhe se “po të mos i kishte tërhequr nga Basha protestuesit, do të ishte bërë name!” Në lidhje me dhunimin e gazetarit Kasmi, të gjithë janë të qartë cili ishte dhunuesi, se e panë këtë gazetar tek sulmonte me rrjetin e hekurt pengues si i tërbuar forcat e policisë. U pa qartë se goditja i erdhi nga një protestues tjetër, të cilët të harbuar nga yshtje të momentit, përplaseshin e goditeshin me njeri -tjetrin. Pastaj pyesim: çfarë shenje dalluese kishte kryeredaktori i gazetës së opozitës që të merrej vesh se ishte gazetar, siç kishin të gjithë përfaqësuesit e tjerë të medias. Më tej vazhdojmë të pyesim: pse u merrka në konsideratë një deklaratë e një gazetari “të dhunuar” dhe hipokritët pëdëistë nuk duan të shikojnë pamjet e filmuara dhe deklaratën e një gazetari tjetër, i cili shihet qartë se me bllok në dorë e shenjën dalluese të punonjësit të shtypit, e ka strehuar punonjësi i policisë nën skafandrën e tij. Shembulli i një qëndrimi të kulturuar dhe të matur të Policisë së Shtetit që drejton Xhafaj, tregoi edhe një herë një dështim të skenarit të errët e ogurzi të opozitës sonë të irrituar nga vetingu. Nëse flet Berisha për dhunë ndaj gazetarëve, le t’i kujtojmë për një çast plagët në kurriz të Bardhok Lalës, në atë 26 majin e përgjakur nga dora e tij kriminele, që ai nuk e harron e i del edhe në ëndërr, sakatimin e pariparueshëm të Zamir Dules, dorën e gjakosur të Fatos Mahmutaj me 21 janar, e sa burgime të gazetarëve të tjerë. Sa për hipokrizinë tjetër se “i tërhoqi kryetari i moderuar Basha demonstruesit, se kush e di se ç’do të ishte bërë!”, ishte vetëm vetëm një gjetje sebepi i atij turpi pa fund që do të mbulonte dështimin e saj. Se ç’do të bënin më tej protestuesit e Palokës siç aludoi ai, do të pushtonin Ministrinë e Brendshme?! Po përgjigjen për këtë e ka dhënë vetë Berisha, madje ai kishte a
rdhur edhe i veshur me antiplumb në këtë miting se “kush prek institucionet do të marrë përgjigjen e merituar! Më 21 janar, kur u vranë katër demonstrues, Berisha deklaroi me krekosje diktatori se “kush mundohet të dhunojë institucionet, merr përgjigjen që meriton. U vranë tre, mund të vriteshin edhe 30, edhe 300 edhe 3000”, deklaroi ai sikur me qenë jo njerëz, por koka pulash që hynin pa doganë në Shqipëri në kohën e regjimit të tij. Së katërti, dështimi i protestës nxori lakuriq në skenë edhe skandalin e skenarit “Babale”, të thurur trashë nga opozita. Analisti i njohur, Skënder Minxhozi do të shkruante: “Sheshi bosh vrau në mënyrë fatale skandalin Babale”! S’ka opozitar, edhe më hipokriti e i pafytyri që t’i bishtnojë këtij fakti. Sikur të ishte realitet skenari Babale, apo “Ba(sh)babolesh” siç e quan Patozi, shqiptarët do të kishin mbushur sheshet në çdo qytet, e nuk do të pritnin “kushtrimin e Lulit e të Monikës”! Shumica e popullit e ka kuptuar thellësisht, se liderët e opozitës nuk kanë hallin e një Babaleje që paska futur në “grackë” vëllain e ministrit, as inkriminimin e Xhafës apo të Ramës, ata kanë vetëm një qëllim që të krijojnë një imazh të keq për Shqipërinë, në sytë e botës, që të mos hapen negociatat, me qëllimin e vetëm që t’i shpëtojnë vettingut. Në këtë aspekt, një nga shkaqet kryesore të dështimit të protestës, që populli nuk e ndoqi këtë herë opozitën, ishte fakti se opozita jonë është kundër Perëndimit e kryesisht kundër SHBA, të cilët udhëheqin Reformën në drejtësi në vendin tonë. Të gjitha këta treguan përfundimisht, se ne nuk kemi më opozitë dhe nuk ka fatkeqësi më të madhe për një vend që nuk ka opozitë.Është e para herë që opozita jonë nuk bëri zhurmë për numrin e pjesëmarrësve në protestë, pasi u pa nga të gjithë me zë e figurë se ishte shumë i paktë. Ka qenë gjithmonë si monitor i opozitës dhe pozitës së këtij vendi që efektin e një proteste e matnin jo me kauzën dhe motivin e saj, por me numrin e madh të protestuesve që merrnin pjesë në të. Sipas asaj logjike kush mbushte sheshet, pavarësisht se si, ai ishte fituesi i zgjedhjeve. Sidomos në fillimet e demokracisë, militantë e partiakë të sëmurë me kalem në dorë, regjistronin se sa njerëz nxirrte Berisha apo Nanoja në sheshe dhe shpreheshin: “Bo bo sa njerëz kishte, e mori këtë herë e sigurt pushtetin ky”! Dhe atëhere realisht, fitorja e njërës apo tjetrës palë varej edhe nga numri i pjesëmarrësve në protesta, pasi njerëzit e ndrydhur nga diktatura, ishin turrur të gjithë pas demokracisë dhe pak shikonin e mendonin se cili ishte qëllimi njerëz apo tjetrës palë. Por edhe ky popull i vuajtur e i keqpërdorur erdhi duke u ndërgjegjësuar dhe sheshet tani i mbush vetëm për kauza të mëdha, i nxitur nga misione që vërtet i shërbejnë atij. Kush mendon se populli të ndjek verbërisht nëpër mitingje për karizma e skandale të sajuara, gabohet rëndë. Kështu ndodhi edhe me protestën e fundit të PD, e cila e reduktuar ndjeshëm në pjesëmarrës, më shumë qe për të keqen e vetë organizuesve të saj, se sa përcolli ndonjë mesash të madh në elektorat apo i solli ndonjë të mirë demokracisë. Nga kjo protestë, organizuesit opozitarë morën ca mësime të hidhura dhe u shfaqën edhe një herë lakuriq në sy të shqiptarëve, pavarësisht nga hipokrizia që u munduan t’i veshin asaj. Së pari: Më e rëndësishmja ishte se ata qindra vetë të mbledhur në bulevard, treguan se dhe litarit, vrasës dhe trafikantë duke prishur jo vetëm moralin e vendit të shenjtë, por dhe duke devijuar demokracinë dhe shkatërruar lirinë e shpërdoruar nga manjakë të fitimit me anën e politikës dhe shtetërimit të saj! Ne jemi informalë në kulturë, art e trashëgimi, duke mbushur këta sektorë të rëndësishëm me përkthyese, pastaxhinj e imoralë politikë, por dhe me të paaftë, femra përdredhëse dhe ndonjëra me zë burri, që edhe sikur mos ta kenë detyrë partie vjedhjen dhe harbutërinë me trashëgiminë e bëjnë vetë se aq dinë dhe aq rekorde e aftësi kanë. Informal me fasonerinë, informalë me call-center-a, informalë në dyqane dhe informalë në prona, troje dhe toka kudo. Po kaq informale, sa shpeshherë nuk e merr vesh "qeni të zotin". Informalë në ndërtime dhe informalë në tendera që do të thotë grabitës pa asnjë moral! Informalë në shkolla dhe çerdhe, por dhe bashki e administrata më poshtë. Ne kemi krizë formalizimi, sepse kjo kohë ka ardhur sidomos me drejtësinë dhe reformën e saj. Pse ka dashur të jemi informalë si SB-ja dhe shumë të tjerë – kanë bërë parajsën e informalitetit në Shqipëri! Sot kur kudo po kërkohet formalizim kjo shoqëri vuan. Vuan, sepse nuk e di, nuk e njeh dhe akoma më shumë, nuk e pranon formalizimin. Po, dhe kjo krizë ka nevojë për BE-në që të zgjidhet. Përndryshe po vonuan akoma më keq se sa kaq, do të jetë. populli nuk e ndjek më as PD dhe as opozitën në përgjithësi, se asaj tani i ka dalë kallaj, nuk ka më as motiv, as mision, as kauzë e as alternativë që të jetë në shërbim të shqiptarëve. Është kjo arsyeja që protesta e djeshme e PD ishte katandisur në një grusht njerëzish, që nuk e dinin as vetë pse ishin mbledhur e thërrisnin ca “Basha, Basha” e Rama ik!” dhe të tjerë hidhnin parulla kundër ministrit të Brendshëm e pro Perëndimit. Është kjo arsyeja që vetë themelues të PD e quajtën protestën e së shtunës plotësisht të dështuar. Frrok Çupi, gazetari themelues i PD dhe gjithmonë në shërbim të saj do ta quante si “protesta e fundit e opozitës”. “Protesta nuk kishte bosht. Institucioni i protestës, këtë të shtunë vdiq. PD i thërret protestat për të manifestuar fuqinë e kryetarit kundër oponentëve”, shkruan ai. Kurse Astrit Patozi, kontribuesi tjetër i madh i PD, me ironi e quan protestën një shfaqje teatrale me subjekt “Ba(sh)babolesh në bulevard”. Këngëtari Luis Ejli, ish i fejuari i vajzës së Jozefinës e quan protestën turp, duke u betuar se “ai do të vdesë i djathtë, por ama atë zhgënjim e turp që ka ndjerë atë ditë, nuk ka për ta harruar kurrë”. Kurse analisti dhe pedagogu Gjekmarkaj, që u ka dhënë merita liderëve të PD, edhe pse nuk i kanë patur asnjëherë, shkruan: “Fjalimi i Bashës ishte thjeshtë i tmerrshëm, një hartim filloreje. PD është futur në logjikë bunkerizimi. Sot kishte protestë, por jo besim se opozita do të konkretizonte diçka”. Së dyti, protesta tregoi qartë se opozita është tërësisht e përçarë, se nuk i bashkon asnjë lloj alternative. Diçka duhet të ketë ndodhur, se këtë radhë nuk dëgjuam as kërcënimin grotesk të Monikës, as batutat me ironi tiranase të Dash Shehut, as krekosjen intelektuale të Dules e Mediut dhe as filozofinë popullore të Agron Dukës. Vërtetë, Basha bëri një takim me krerët e opozitës për organizimin e kësaj proteste, po asgjë nuk u mor vesh se ç’u vendos dhe se cilët do të ishin organizatorët nga partitë e tjera. Përçarja e lidershipit të opozitës tregon se opozitarizmi tek ne ka marrë fund. PD shpresonte shumë nga LSI, dhe kjo nga PD, duke iu lëpirë njëra tjetrës në tribuna të stisura që të përfitonin reciprokisht me metoda antidemokratike, por e shtuna e 26 majit tregoi se kur edhe të bashkuara këta dy parti kanë dështuar, të përçara kanë një fund të turpshëm të sigurtë. Së treti; Shqiptarët e panë se dështimin e protestës saj opozita u përpoq ta mbulojë me hipokrizira për shkelje të të rregullave të protestës nga policia se “janë dhunuar gazetarët” dhe se “po të mos i kishte tërhequr nga Basha protestuesit, do të ishte bërë name!” Në lidhje me dhunimin e gazetarit Kasmi, të gjithë janë të qartë cili ishte d
hunuesi, se e panë këtë gazetar tek sulmonte me rrjetin e hekurt pengues si i tërbuar forcat e policisë. U pa qartë se goditja i erdhi nga një protestues tjetër, të cilët të harbuar nga yshtje të momentit, përplaseshin e goditeshin me njeri -tjetrin. Pastaj pyesim: çfarë shenje dalluese kishte kryeredaktori i gazetës së opozitës që të merrej vesh se ishte gazetar, siç kishin të gjithë përfaqësuesit e tjerë të medias. Më tej vazhdojmë të pyesim: pse u merrka në konsideratë një deklaratë e një gazetari “të dhunuar” dhe hipokritët pëdëistë nuk duan të shikojnë pamjet e filmuara dhe deklaratën e një gazetari tjetër, i cili shihet qartë se me bllok në dorë e shenjën dalluese të punonjësit të shtypit, e ka strehuar punonjësi i policisë nën skafandrën e tij. Shembulli i një qëndrimi të kulturuar dhe të matur të Policisë së Shtetit që drejton Xhafaj, tregoi edhe një herë një dështim të skenarit të errët e ogurzi të opozitës sonë të irrituar nga vetingu. Nëse flet Berisha për dhunë ndaj gazetarëve, le t’i kujtojmë për një çast plagët në kurriz të Bardhok Lalës, në atë 26 majin e përgjakur nga dora e tij kriminele, që ai nuk e harron e i del edhe në ëndërr, sakatimin e pariparueshëm të Zamir Dules, dorën e gjakosur të Fatos Mahmutaj me 21 janar, e sa burgime të gazetarëve të tjerë. Sa për hipokrizinë tjetër se “i tërhoqi kryetari i moderuar Basha demonstruesit, se kush e di se ç’do të ishte bërë!”, ishte vetëm vetëm një gjetje sebepi i atij turpi pa fund që do të mbulonte dështimin e saj. Se ç’do të bënin më tej protestuesit e Palokës siç aludoi ai, do të pushtonin Ministrinë e Brendshme?! Po përgjigjen për këtë e ka dhënë vetë Berisha, madje ai kishte ardhur edhe i veshur me antiplumb në këtë miting se “kush prek institucionet do të marrë përgjigjen e merituar! Më 21 janar, kur u vranë katër demonstrues, Berisha deklaroi me krekosje diktatori se “kush mundohet të dhunojë institucionet, merr përgjigjen që meriton. U vranë tre, mund të vriteshin edhe 30, edhe 300 edhe 3000”, deklaroi ai sikur me qenë jo njerëz, por koka pulash që hynin pa doganë në Shqipëri në kohën e regjimit të tij. Së katërti, dështimi i protestës nxori lakuriq në skenë edhe skandalin e skenarit “Babale”, të thurur trashë nga opozita. Analisti i njohur, Skënder Minxhozi do të shkruante: “Sheshi bosh vrau në mënyrë fatale skandalin Babale”! S’ka opozitar, edhe më hipokriti e i pafytyri që t’i bishtnojë këtij fakti. Sikur të ishte realitet skenari Babale, apo “Ba(sh)babolesh” siç e quan Patozi, shqiptarët do të kishin mbushur sheshet në çdo qytet, e nuk do të pritnin “kushtrimin e Lulit e të Monikës”! Shumica e popullit e ka kuptuar thellësisht, se liderët e opozitës nuk kanë hallin e një Babaleje që paska futur në “grackë” vëllain e ministrit, as inkriminimin e Xhafës apo të Ramës, ata kanë vetëm një qëllim që të krijojnë një imazh të keq për Shqipërinë, në sytë e botës, që të mos hapen negociatat, me qëllimin e vetëm që t’i shpëtojnë vettingut. Në këtë aspekt, një nga shkaqet kryesore të dështimit të protestës, që populli nuk e ndoqi këtë herë opozitën, ishte fakti se opozita jonë është kundër Perëndimit e kryesisht kundër SHBA, të cilët udhëheqin Reformën në drejtësi në vendin tonë. Të gjitha këta treguan përfundimisht, se ne nuk kemi më opozitë dhe nuk ka fatkeqësi më të madhe për një vend që nuk ka opozitë./Nga Ramazan SHERJA