“Takati” është vizion, logjikë, “vuxhut”, alternativë bindëse …Ç‘farë tregoi protesta e djeshme? Tregoi edhe njëherë që kemi një opozitë, pa programe, pa ide, pa “busull”, pa alternativa. Kemi një opozitë inatçorësh, por inati nuk të nxjerr asgjëkundi… Inatin, të gjithë, por sidomos pushtetarët e kanë në genin e tyre, që duke mos patur “këllqe”, e shprehin në urrejtje, në akuza, në sharje, me shpifje. . E shprehin duke ju rënë tavolinave, duke ndezur urra zjarri, duke përmbysur karriget në Parlament, duke ju fryrë bilbilave, por ama, murrit më kokë, nuk i bien. Por, a duhet rrëzuar nga “froni” Edi Rama? E vërteta është si drita e diellit. Edi Rama duhet të largohet bile sa më parë të jetë e mundur, sepse është për t’u larguar. Edhe sikur të mos jenë të vërteta ato ç‘ka thuhen, e mjaftueshme do të ishte vetëm krimi i organizuar, lidhja me shumë fije me bandat e krimit e të korrupsionit dhe nga ana tjetër mpleksja e segmenteve të pushtetit me afera nga më të ndryshmet, korruptive që Rama dhe Qeveria e tij duhej me kohë të jepnin dorëheqjen. Por, fakti është që as Edi Rama, e asnjë pushtetar, nuk ka dhënë dorëheqjen deri sot e nuk kanë ndërmend as në të ardhmen. Politikanët e llojit Edi Rama, e të gjithë të tjerët në opozitë apo shumicë,nuk e lëshojnë karrigen, por duhen format efikase, duhen alternativa bindëse që qytetarët të binden tek ata që me të vërtetë luftojnë për të drejtat e tyre, në të kundërtën me format e derisotme alla Basha, alla Gazi, Alla Noka, apo Salianji, etj, Rama, nuk largohet. Edhe nëqoftëse Edi Rama, kishte ndërmend të jepte dorëheqjen, këtej e tutje e ka të siguruar qëndrimin në pushtet edhe disa mandate të tjera sa të jetë kjo opozitë që nuk di ku është sepse këta nuk kanë ç‘farë t i bëjnë gomarit dhe i bien samarit. Rama duhet larguar sepse në demokraci, nuk ka udhëheqës të përjetshëm, në demokraci ka rotacion të cilin këta pushtetarë, të majtë e të djathtë rotacionin e kanë mohuar në mënyrën më të turpshme. Protesta e fundit, as më shumë e as më pak, ishte një çorganizim i “organizuar” ku llafallogët shprehën vetëm inatin, por inati, është e kundërta e takatit! Edhe protesta e fundit, ishte shprehje e inateve..që nga koha e “Murgut”, sot të ngujuar..! Nuk ka ndodhur ndonjë çudi e tillë si protesta e fundit, në Botën e qytetëruar, që pushtetarët e pushtetit të çfarëdo ngjyre që të ketë, janë vënë në krye të protestës… Në Botën e qytetëruar, qytetarët gjithmonë janë në opozitë me pushtetin. Tek ne. pushtetarët, kanë marrë “frenat” e sindikatave që të udhëheqin qytetarët për të fituar të drejtat dhe liritë e tyre. Sot, udhëheqin protestën, po ata pushtetarë që dikur dekoroheshin nga sindikatat, për shpërblimet që këta pushtetarë u dhanë. Derisa i eliminuan krerët e sindikatave. Çudia, vazhdon edhe më tej. Në krye të protestës, është Partia demokratike Po ç‘është Paria? Përse lufton Partia? Cili është qëllimi i saj në protestë? Po t’u përgjigjesh këtyre pyetjeve, vetvetiu, vijnë edhe përgjigjet. Partia sot, nuk është si në kohën e Diktaturës kur Partia, ishte vetë “Zot e vetë shkop”, ishte vetë pushteti, ishte vetë “Perëndia”! Po sot që kemi me dhjetra parti, ç‘farë përfaqëson në vetvehte Partia”? As më shumë e as më pak, ajo përfaqëson një pakicë shumë të vogël të qytetarëve, që edhe vetë kjo pakicë nuk lufton as për parime, as për alternativa as për programe, por thjesht për të lozur domino! Pra, nga njëra anë kemi një pjesë të çorganizuar të qytetarëve dhe nga ana tjetër një “ armik” të tyre që është Edi Rama”! Askush nuk zuri në gojë të drejtat dhe liritë e qytetarëve, askush nuk zuri në gojë gjendjen e mjerueshme të ekonomisë së qytetarëve. Pra, “halli më i madh”, na qenka të rrëzojmë një regjim “rozë” dhe në vend të tij, të sjellim një Regjim “blu”! Të njëjtat fytyra politikanësh që na kanë mbirë në sy, afërsisht aq sa qëndroi Diktatori kërkojnë që të sot, në shek e 21-të të kemi shumë Diktatorë të tjerë..Edhe Diktatorë edhe demokraci, sikur nuk shkon. Tridhjetë e tre vite më parë, qytetarët e revoltuar tërhoqën zvarrë simbolin e Diktatorit, por këtë nuk e bënë për të instaluar shumë “Diktatorë”, siç mundohen të kopjojnë këta pushtetarë që na dalin në krye të protestave të tyre. Sot, qytetarët thirren në shesh nga ata që imitojnë Berishën, njerëz pa as më të voglin kontribut për demokracinë dhe shtetin e të drejtës. Po pse Edi Rama qëndron në pushtet prej më shumë se njëmbëdhjetë vitesh? Kjo pyetja na nxjerr përsëri në të njëjtin fillim. Ai qëndron sepse nuk ka përballë tij as udhëheqës me vizion, as udhëheqës me reputacion që të jenë me të vërtetë përfaqësues të denjë të popullit dhe as njerëz të pastër e me integritet. Më lart thamë që në krye të protestës, janë pushtetarët.. Thamë që çudia më e madhe është kur në krye të protestës apo si I thonë organizatorët, në krye të qytetarëve të zëmëruar vihet partia kushdo qoftë kjo parti. Qenia në krye të protestës e një partie, të bërë “kashtë e koqe”, që nuk di ku ka “kokën” e ku ka “këmbët”e të mendosh më pas që do të sjelli “lirinë e munguar” e “demokracinë e vërtetë” është edhe më shumë se çmenduri. Është kjo opozitë e janë këta opozitarë që u bënë bashkë jo me bindje, por nga halli që i ka zënë, ajo që i bën edhe më qesharakë në sytë e opinionit. Kjo ka bërë të mundur atë që zhgënjimi më i madh i qytetarëve vjen nga i njëjti “skenar” dhe e njëra “Regji” si këtu e tr
idhjetë e tre vite më parë. Kur mendon më pas që Partia Demokratike kërkon të marrë në dorë flamurin e demokracisë, flamur të cilin nuk e valëviti as atëherë kur kishte “firmë” dhe “vulë” dhe nuk ka se si ta valëviti sot që nuk ka as firmë e as vulë që nuk ka as edhe një përfaqësues të popullit me integritet, të besueshëm. Kemi tridhjetë e tre vite që organizohen protesta që dihen si fillojnë dhe si do të përfundojnë. Asnjëra prej tyre deri sot nuk ka qenë në interes ë qytetarëve, por në interes të pushtetarëve që qytetarët, të përdoren si “mburoja” që pushtetarët të realizojnë qëllimin e tyre në një kohë që gjendja ekonomike e qytetarëve po shkon keq e më keq nga viti në vit sepse me këtë, askush nuk merret përveç atyre që luajnë me interesin e qytetarëve. Skenari është i njëjtë. Qytetarët mblidhen nga ana e anës, “udhëheqësit” politikë mbajnë fjalime njëri pas tjetrit, disa mbështetës, hedhin disa flakadanë dhe bomba “Molotov”para “Fajtores” Ndërtesë Kryeministrore dhe më pas turma shpërndahet. Ku jeshe? Hiç gjëkundi! Ç‘farë bëre? Një “vërë” në ujë “! Leskovik e tatëpjetë, kështu ka qenë e kështu do të jetë! Po ky skenar ka qenë edhe në kohën e “Merhumit” që na mbajti një fjalim të gjatë si tridhjetë e tre vite më parë. I vetmi ndryshim ishte që atëherë ishte më i besueshëm sepse donte pushtet dhe të merrte flamurin e shpëtimtarit nga diktatura që kjo, nuk kishte ndonjë të keqe. Sot, mbas tridhjetë e tre vitesh, është edhe më i diskriminuar, i shpallur “Non-Grata” nga Aleati Strategjik, por edhe sikur kjo të mos vlente fare e të mos merret parasysh, të gjithë shqiptarët e dinë mirë se ç‘farë ai i ka bërë këtij vendi e këtyre qytetarëve, ai është në hall dhe shpëtimin e kërkon nga qytetarët, jo nga ligji, edhe më keq akoma, që edhe opozitën, këtë aset Kombëtar e përdor si “mburojë” për interesat e tij të ngushta. Kjo është më shumë se “kuje” e për të vënë duart në kokë! Cili është kontributi i këtyre pushtetarëve që dalin në krye të protestuesve? Këta, as kontribute nuk kanë, as programe e më keq Akoma, kanë bërë abuzime me pushtetin, njësoj si këta që janë në pushtet, prandaj edhe të gjithë e ëndërrojnë pushtetin. Edhe unë, edhe ç‘do qytetar i ndershëm këtij vendi, sot, ndihet edhe më i zhgënjyer nga protestat e këtyre farë politikanëve që jo vetëm nuk gëzojnë mbështetjen e qytetarëve, por, në të kundërtën e saj e kanë diskredituar vetë emrin “protestë”! Po pse? Po të shihni me kujdes se c ‘farë pretendonin para protestës dhe si e katandisën atë, kuptohet lehtë. Nuk u “dogj” as Surreli dhe as Rama nuk u “varr” në mes të sheshit. Kjo është vetëm urrejtje që është shumë larg edhe “sheshit” edhe “Mejdanit”!. Me protesta të tilla Edhe Rama, edhe Qeveria e tij qëndron edhe dyzet vite në pushtet sepse është kjo opozitë e shpartalluar e pa busull orientuese që ka marrë “udhën e lopëve”, janë këta inatçorë që më shumë se tallen me qytetarët, mbajnë në pushtet këtë Edi Ramë e këtë qeveri. Edhe protesta e vërtetë, kjo armë e demokracisë, është diskredituar keqazi pikërisht nga këta politikanë e të gjitha ngjyrave, për mënyrën se si e kanë katandisur për qëllimet e tyre të pushtetit.