
E rëndë/ Gjendet i vdekur shtetasi në një hotel, dalin detajet e para

"Të presim thesin e lekëve në kurriz?" Gazetari zbardh detaje për akuzat e Ahmetajt: Mund të ndjekë edhe rrugën e arratisjes si Adriatik Llalla

“Marrëveshja Beograd-Prishtinë?!”/ Reagon Rama, kërkon sqarime nga OKB: Gabim serioz apo lapsus? Jepni sqarime menjëherë

A do arrestohet Ahmetaj? Juristja shpjegon prapaskenat: Ja çfarë po ndodh pas dyerve të SPAK

Akuzat mbi Arben Ahmetajn, Kreshnik Spahiu zbardh prapaskenat: Rrezikon 10 vjet pas hekurave, ja ku ndryshon me Saimir Tahirin

“Mikun mbaje pranë, armikun edhe më pranë”/ Çfarë po paralajmëron Artan Hoxha? Ja mesazh i koduar që jep nga Shkupi

Kreshnik Spahiu plas deklaratën ‘bombë’ dhe zbardh skemën që po përdoret: Arben Ahmetaj do arrestohet kur Rama të jetë në këtë shtet, jo rastësisht...

A po zhduk provat Ahmetaj? Spahiu zbardh prapaskenat dhe zbulon skenarin: Akuzat mund të rrudhen deri në…

Protesta e njerëzve që vetorganizohen dhe ajo e politikanëve që “organizojnë” partizanët!

Shkruar nga Besi Bekteshi 2 Shkurt 2023

-Protesta e qytetarëve është sabotuar gjithmonë nga politika në Shqipëri!-
Sigurisht që McGonigal tashmë është “kauza” e politikës së ditës së opozitës dhe jo vetëm asaj e cila shikon te kjo kauzë, marrjen “e afërt” të pushtetit! Politika kështu arsyeton sidomos në mendjet e mitizuara dhe mistike si të Berishës dhe të afërmëve të tij në politikën shqiptare. Padyshim që Mcgonogal është një aferë e plasur në drejtësinë anmerikane me shfrytëzim politik në pikërisht politikën shqiptare, por sikundër thoshte Tirka te “Zonja nga Qyteti” - se mos kanë tjetër katundarët, gallatë duan ato! Pra dhe ne në përgjithësi jemi mësuar me gallatën që na mbush shtëpinë. Nuk është se na shton paret në automat dhe as në punë. McGonigal si problem as na rregullon ekonominë dhe as ne shton sigurinë, as shuan urinë aty ku është! Po të zgjidhet çështja McGonogal shqiptarët as jetojnë më mirë, as më lirë, dhe as më të sigurtë. Por Berisha dhe ato që duan të vijnë në pushtet mbas shumë vitesh që është Rama aty, thonë se pikërisht kjo është çështja që zgjidh hallet e shqiptarëve, sepse me këtë kauzë largohet Rama dhe kur largohet Rama vijmë ne, që zgjidhim hallat e shqiptarëve! Ose ju rregullojmë “hallatet e tyre” me kuptim sipër në kokë – kuptohet! Po pra si i ka zgjidhur Berisha në 1997-tën sidomos në mars, në 14 shtator të 1998 dhe me 21 janar të 20011 ose me 15 mars të 2008-tës kur vdiqën 26 veta. Berisha i zgjidh hallet se të mbyt me ujra kur hapte digat dhe akuzon sot Ramën se hap digat dhe mbytet Shkodra! Berisha i zgjidh hallet se “shet detin grekëve me firma dhe vula” pa pyetur askërkend dhe akuzon Ramën sot, se jua shet grekëve! Kjo është forma dhe përmbajtja e tij ideologjike dhe politike. Nuk ka asgjë që akuzon sot Ramën, që nuk e ka bërë vetë akoma më rëndë, por protestën ai e do që të rivijë në pushtet, për të bërë sërish ato që ka bërë! Me që një pjesë e shoqërisë akoma beson se ai “është një burrë i mirë dhe i ndershëm”, edhe Berisha beson te protesta para Kryeministrisë! Kështu i zgjidh ai, por McGonigal sot është kauza e tij që zgjidh hallet e shqiptarëve! Ish komunisti stalinist Berisha, i konvertuar në të “djathtin” populist protestën e di politike dhe që e therret partia ose ai vetë! Ai urren protestën që organizohet nga njerzit për arsyet e tyre dhe padrejtësitë që ato duan të ndreqin vetë, pa pjesmarrjen e politikës dhe sidomos Berishës! Protesta e njerzve sabotohet nga politika në Shqipëri! Sabotatori i parë është “enver-stalinisti Berisha”! Pastaj të tjerët pas tij! Ne gjithmonë duhet ta zhvillojmë luftën tonë në nivelin e dinjitetit dhe disiplinës. Nuk duhet të lejojmë që protesta jonë krijuese të degjenerojë në dhunë fizike thotë Martin Luther King! Sa herë e ka degjeneruar në dhunë protestën Sali Berisha! Jo vetëm ai, por ai më shumë se askush tjetër. Ai ka bërë dhunë dhe ndaj pjesës tjetër të partisë së tij! Protesta e tij (SB) është thjesht instikti i tij, për marrjen e pushtetit i shprehur me sasi njerzish - partizanë dhe shpesh me dhunë. Sot ai ka kauzë McGonigal-in! Jo se ka besimin se “Rama” ka bërë këtë apo atë, por se ky është çasti për të qenë Berisha afër pushtetit! Në vitet '60 kur pushtuam fabrikat, në Amerikë protesta përfundoi në skenat universitare. Nuk ka asnjë krahasim mes asaj lëvizjeje dhe spesorit (trashësisë) tonë ideologjik thotë Nanni Svampa. Atëhere Italia ishte 50 vite pas SHBA-ve, por ne jemi 100 vite pas Europës sot. Askund nuk ka një protestë që e propozon dhe organizon partia politike dhe liderët e saj. Protesta sot në Francë për pensionet bëhet nga njerzit, jo nga politika. Politika ka kartonat dhe ka parlamentin kurse njerzit e vetorganizuar sheshet! Berisha nuk e do këtë skemë, sepse ai do pushtetin dhe jo zgjidhjen e hallit të njerzve. Ai saboton protestën e tyre, për të bërë të tijën. Berisha saboton hallet e njerzve në Shqipëri se ka hallin e tij dhe familjes personale të tij. Ai djeg Shqipërinë, për Lirinë, Argitën, dhëndërin e tij dhe Shkëlzenin! E dogji dikur dhe po ta lejojnë e djeg prap, sepse ka akoma organizim bolshevik që e ndjek pas. Ai e di që në Shqipëri dhe pse është një skandal (McGonigal) nuk e çan kush për atë burrin McGonigal! Po as e çan kryet askush, sepse nuk ju përmirson jetën kjo marëzi. Por Berisha do të mos lejojë protestën e njerzve që ndreq problemin e tyre. Nuk do që ata të zgjidhin hallin e tyre duke u përballur qoftë dhe ashpër me qeverinë sot. Jo Berisha do të vijë në pushtet me anën e protestës së tij politike dhe të bëjë me keq se çka bërë me 21 janar, apo më vjedhuri se me rrugën e Kombit apo me hedhje në erë si në Gërdec. Ky është qëllimi i tij. Francezët nuk duan politikën në protestën e tyre, sepse ajo jua ka shkaktuar këtë fakt. As në Gjermani kur çohen për ekologji apo dhe në Britani kur u çuan për ligjin e protestave dhe sërish në Gjermani për Lokdown! Jo, çohen se ju prishet interesi dhe është padrejtësi ndaj tyre. Ata përballen të vetorganizuar me qeverinë. Nuk ju duhet Berisha! As e votojnë një tip si ky dhe as që do të ishte kryetar opozitë dhe partie. Nuk ju vlen se e dinë se është më keq se ai për të cilin po protestojnë. Kështu është dhe kështu do të jetë në botën demokratike. Një i provuar si i ashpër mbi parti, jo demokratik dhe korruptuar, nuk e beson më askush. E nuk i shkon pas askush. Thjesht është i harruar në mos po, në burg. Por kjo në perendim. Në Shqipëri jo, dikush thotë se është – burrë i mirë, më i mirë se ai në qeveri!
Më të lexuarat


Metoda të sëmura për të bërë opozitë

Neutraliteti zviceran dhe lufta në Ukrainë

Reagimi i një populli të shpërfillur prej politikanëve

Shkencëtarja që nderon vendin dhe “doktoresha” me 120 euro “orën”!

Ku i thanë atje vajti, fjalën si burrat e mbajti

Kjo është lidhja mes arrestit të Putinit dhe arrestit të Berishës

Vetëvendosje për serbët, vetë-menaxhim për shqiptarët!

Cili është ilaçi që do na shërojnë?!

Në zgjedhje si qiraxhi, takimet virtualisht në Amerikë e Angli

Po ti, me cilët je? Me “ne” apo..... me “ata”....... ?
