Prej kohësh të qenit polic i çfarëdo strukture nga polici i thjesht deri tek ai me grada, lajmet për dhunimin e tyre janë bërë gati rutinë. Njoftimet për dhunë ndaj policëve në krye të detyrës jepen si sensacione të ditës me një ton gati triumfator prej çdo spikeri. Ndodh kështu dhe harrohet se polici është së pari qytetar i këtij vendi. Është i ekspozuar përballë krimit dhe keqbërësit të çdo lloji. Polici është garanti i rendit dhe i qetësisë i cili sakrifikon nga jeta e tij personale dhe familjare. Është dimër me dëborë apo vapë e korrikut ai është në këmbë, atje ku e kërkon detyra. Para se të jetë polic është biri i një nëne apo babai i një fëmije. Si i tillë ka obligime si tërë të tjerët. Megjithatë, ai nuk j bënë bisht detyrës, përkundrazi lë mënjanë hallet e tij në emër të jetës dhe mbrojtjes së pronës të qytetarëve dhe mbarë shoqërisë. Në këto rrethana është gjatë tërë kohës në shërbim apo pushim mbetet target i hakmarrjes të krimit apo atyre që ushtrojnë trafik apo vjedhin pasurinë e të tjerëve. Dihet se shumica e krimeve kundër uniformave blu e ka zanafillën tek vet detyra që kryen një polic gjatë detyrës së tij funksionale. Në këto tri dekada pas vitit 1990, jo pak oficerë, drejtues dhe policë të thjesht kanë humbur jetën nga duar kriminelësh. Polici gjendet ballë tyre në emër të detyrës dhe nuk kryen asnjë veprim të bie ndesh me ligjin. Ashtu si homologët në tërë vendet e botës, ka një mision fisnik të cilin duhet ta kryej me devotshmëri e përkushtim pa neglizhuar për asnjë çast. Ndryshe nga homologët e tij në vendet demokratike policët tek ne jo rrallë bëhen kurban të politikës. Jo pak raste anatemohen e degjenerohen nga oratorët politik të cilët kurrë nuk i marrin në mbrojtje edhe kur i sulmon krimi, përkundrazi kur u jepet rasti i sulmojnë egërsisht, duke j etiketuar si polici e përdoruar nga qeveria deri dhe etiketime të tilla, si banditë, organizatë kriminale pa asnjë shkak dhe arsye të qenësishme. Në se gardistët ndodhen në sallën e kuvendit nuk janë atje për të mbrojtur qeverinë. As deputetët e një pale. Përkundrazi janë atje në emër të rendit kushtetues për të shmangur incidentet. Edhe kur funksionarë të lartë partie nuk ngurojnë të godasin me grusht në fytyrë ruajtësin e qetësisë, ky grusht është kundër prestigjit të republikës. . Pa numëruar këtu goditjet me mjete të forta të policëve nga protestues të dhunshëm të cilët rrezikojnë jetën e tyre në emër të ligjit dhe rregullit. Sa herë opozita organizon protesta,dhuna demonstrohet mbi forcat e policisë. Organizatorët, jo vetëm nuk lëvizin as gishtin për të ndalur dhunën po i nxisin në akte vandale. Pikërisht, kjo kurajo dhe kjo nxitje i japin krah trafikantëve dhe individëve të inkriminuar të ngrejnë dorën kundër policisë së shtetit , ta godasin dhe përgjakin atë. Në çdo vend të botës, policia vepron në propocionalitet dhe simetri pa shkelur të drejtat e qytetarëve. Policia në qendër të qytetit në SHBA në se i rrezikohet jeta polici nxjerr pistoletën dhe të qëllon. Edhe ata nuk kanë dëshirë të vrasin po në mbrojtje të jetës kundërveprojnë me forcë ndryshe krimi shumëfishohet dhe policia detyrohet të hapi shtegun. Pikërisht në emër të ligjit dhe në mbrojtje të qytetarit. Policia ka detyrimin ligjor të ndaloj aktet keqbërëse që mund të kryejnë individ të inkriminuar. Vetëm javën e fundit, nga policia shqiptare janë goditur katër punonjës policie. duke nisur nga Gruda e qyteti i Shkodrës deri në Tiranë. Kur dëgjon njoftimet në ekranet e televizioneve, lajme që vendosen në fillim të emisionit tronditesh shpirtërisht dhe thua: Si është e mundur që krimi të ngrejë dorën kaq lehtësisht kundër uniformave blu? Si guxojnë të qëllojnë ndaj një polici në detyrë apo të shtypin patrullën policore me makinë e cila është në krye të detyrës dhe zbaton ligjin dhe urdhrin? Po si mund të frenohen akte të tilla dhe të mos guxoj cilido të ngrejë dorë kundër policit, ngjarje kjo që është baraz ngritje dorë kundër shtetit , shoqërisë dhe çdo qytetari nga jugu në veri? Ligji duhet të zbatohet me rreptësi. Polici duhet të jetë i trajnuar maksimalisht si të vetëmbrohet dhe ti shmang aktet e keqbërësve. Si të veproj në kushtet e vetëmbrojtjes. Themelore është qëndrimi i shoqërisë dhe politikës në të gjithë spektrin nga e majta në të djathtë. Se policia nuk është pjesë e politikës. Është institucioni që garanton rendin dhe qetësinë publike. Pushteti alternohet sipas vullnetit të popullit. Në këtë kuptim mazhoranca dhe opozita ndryshojnë kahje. Policia mbetet e pavarur dhe është shtylla e mbrojtjes të kushtetutës, rendit dhe qetësisë publike. Në se policia do trajtohet në këtë mënyre si garante e rruajtjes së jetës dhe shoqërisë dhe do vlerësohet për përkushtimin që shpalos në çdo hap atëherë askush nuk do guxoj të ngrejë dorën kundër policit.