BREAKING NEWS

Prapaskenat e divorcit, ja si Monika Kryemadhi i bëri “gropën” në SPAK Ilir Metës, nga udhëtimet e luksit nëpër Evropë, shpenzimet për shërbime estetike, deri te bisedat në celularin e saj ku bëheshin pazare me ministra, drejtorë e biznesmenë, ish-pres...

Prapaskenat e divorcit, ja si Monika Kryemadhi i bëri
x
BREAKING NEWS

Ilir Meta rrezikon deri në 15 vite burg, si do e fundosë pasuria që ka kaluar në emër të vjehrrës, kunatit dhe babait të tij, në fund do ia sekuestrojnë të gjitha paratë, personazhi që e denoncoi në SPAK zbardh informacionet e fundit nga hetimet...

Ilir Meta rrezikon deri në 15 vite burg, si do e fundosë pasuria
x
BREAKING NEWS

Kontrolli i Lartë i Shtetit nxjerr zbuluar Belinda Ballukun për biletat e avionit dhe dietat jashtë vendit, nuk ekziston asnjë dokument për zv/kryeministren që provon takimet e saj zyrtare për të cilat janë bërë udhëtime ndërkombëtare

Kontrolli i Lartë i Shtetit nxjerr zbuluar Belinda Ballukun për
x
BREAKING NEWS

OLAF fundos Frida Krifcën dhe zinxhirin drejtues të AZHBR, ja skema korruptive që përdorën për të vjedhur fondet e bujqësisë, nga kontratat false, te aplikantët që paguan përqindje të lartë që të fitonin, ja si u grabitën paratë me kompanitë e konsulen...

OLAF fundos Frida Krifcën dhe zinxhirin drejtues të AZHBR, ja skema
x
BREAKING NEWS

SPAK u ka prishur gjumin të paprekshmëve të politikës, prokurorët specialë janë në rrezik për shkak të pazarit Rama-Berisha, Lulzim Basha reagon ashpër dhe zbulon çfarë do bëjë nëse Gjykata e Lartë nuk vendos për vulën e PD para zgjedhjeve të 2025...

SPAK u ka prishur gjumin të paprekshmëve të politikës,
x
BREAKING NEWS

Brizida Gjikondi zbardh prapaskenat e forta: Ja skema që po përdor Ilir Meta për të shpëtuar nga arrestimi i SPAK njësoj siç ia hodhi paq me videon e Dritan Priftit

Brizida Gjikondi zbardh prapaskenat e forta: Ja skema që po përdor
x
BREAKING NEWS

Trondit juristi Romeo Kara: Operacioni ‘Metamorfoza’ është bërë posaçërisht nga SPAK për të shkuar te Ilir Meta, shumë shpejt do të kemi komunikim akuze, ja pse ish-presidentit i janë mbyllur dyert e azilit, do ta sjellin si ‘pako postale’ në Shqipëri ...

Trondit juristi Romeo Kara: Operacioni ‘Metamorfoza’ është
x
BREAKING NEWS

Lëvizje në qeverinë  e Edi Ramës, Blendi Klosi drejt postit të zv/kryeministrit dhe drejtuesit të qarkut të Tiranës, Gjiknuri largohet nga Elbasani, Blendi Çuçi shkon në Fier, ja çfarë pritet të ndodhë brenda PS

Lëvizje në qeverinë  e Edi Ramës, Blendi Klosi drejt
x

Opinion / Editorial

Pse miliona euro për ndihmë mjekësore shkojnë drejt Maqedonisë

Pse miliona euro për ndihmë mjekësore shkojnë drejt

Rasti e ka sjellë që të shoqëroj për tek spitali ortopedik i Ohrit shumë miq dhe të afërm për ndihmë të specializuar. Ndihesh keq kur shikon në sallonin e katit të parë çdo ditë një numër të madh shqiptarësh nga vendi ynë. Pas analizave dhe konsultave i presin operacionet e majme…Zëri iu del nga fundi i barkut derisa me të afërmit e tyre analizojnë mundësitë e shërimit pa pyetur se sa lekë kushton operacioni: Dikujt ia ka dërguar fëmijët nga emigracioni, dikush tjetër ka marrë kredi apo borxhe etj…Ndihesh keq kur i dëgjon që flasin shqip. Nis t’i identifikosh prej nga janë – tiranas, korçarë, elbasanllinj, lushnjarë etj. Zakonisht i sëmuri shoqërohet nga një apo dy persona të cilët flenë në dhomën e tij dhe paguajnë fjetjen dhe ushqimin sikur të flenë në hotele me pesë yje. Nuk e di nëse institucionet shëndetësore të vendit tonë janë në dijeni që mijëra shqiptarë iu drejtohen spitaleve maqedonase. Le të qëndrojmë vetëm në Ohër. Tek spitali ortopedik vetëm në një ditë mesatarisht operohen 5 deri në 10 shqiptarë ku operacioni shkon deri në 10 mijë euro, pa futur ditët e rehabilitimit dhe koston e të afërmëve. Një ditë mjafton të shkohet atje ku derdhen eurot dhe kjo shifër është marramendëse. Një drejtor nga Elbasani që ka bërë transplant të gjurit thotë se nuk ka qenë dëshira e tyre të merrnin rrugët. “Sigurisht që pa fije përtese do të shkoja edhe në fund të botës…nga dështimi i shëndetësisë shqiptare dhe nuk më vjen keq për turpërimin për vendin tim para mjekëve maqedonas”, thotë ai. Po kështu ndodh tek spitali kardiologjisë në Ohër dhe Instituti i Veshkave në Strugë ku vijnë qindra veta çdo ditë dhe paguajnë si frëngu pulën! Nëse kjo nuk i shqetëson përgjegjësit e shëndetësisë shqiptare të turpërohen, nga milionat e eurove që shkojnë jashtë Shqipërisë …është puna e tyre. Dhe nëse ngjitesh nëpër hierarkinë e përgjegjësve, fija të çon në majë. Si qytetarë për herë kemi pasur problem të gjejmë ndonjë që di të flasë konkretisht për problemet e këtij sektori pa shitur deklarata patetike për rëndësinë që ka shëndeti. Si konkluzion mund të themi se drejtuesit e institucioneve shëndetësore nuk janë të interesuar për shëndetësinë, ata kërkojnë të thithin sa më shumë nga gjaku i pacientëve, qoftë përmes tenderëve milionësh apo koncensioneve, qoftë përmes keqmenaxhimit që ua mundëson ‘vampirve’ nëpër hallkat e sistemit të marrin fitimin e tyre. E tëra kjo tablo të çon tek një pyetje: A ka në Shqipëri mjekë shumë të mirë dhe këtë gjë nuk e mohon askush. Ka mjekë edhe shumë të aftë edhe të ndershëm, por ka dhe një takëm tjetër mjekësh, të cilët kanë njollosur bluzën e bardhë të mjekut me korrupsione e ryshfet që iu heqin lëkurën pacientëve… Të shantazhosh shëndetësinë dhe t`i futësh të gjithë në një thes nuk është normale, as korrekte, duhet ndarë thotë popull gruri nga egjëra. Nëse mjekët duan ta kthejnë prapë besimin e shqiptarëve në spitalet e tyre me një shëndetësi bashkëkohore sipas premtimeve në fushatës, atëhere pacientët hallexhinj nuk do të udhëtojnë qindra km duke lënë miliona euro nëpër spitalet e huaja nga mungesa e një shërbimi shëndetësor bashkohore…