BREAKING NEWS

Romeo Kara: Ilir Meta ka marrë vesh lajmin se do ta arrestojnë, Ismailaj kishte frikë se mund ta eliminonin në qeli, nëse ai ka dalë kundër ish-presidentit është hapur ‘Kutia e Pandorës’, nga pazaret që thurnin në ish-bllok, te bisedat në Pragë dhe mes...

Romeo Kara: Ilir Meta ka marrë vesh lajmin se do ta arrestojnë,
x
BREAKING NEWS

Spartak Braho: Sherri mes Metës e Monikës lojë për të shpëtuar nga prangat e SPAK, ja pse u largova nga Iliri dhe pse PL është një eksperiment i dështuar, ish-presidenti do të ketë të njëjtin fati si Berisha

Spartak Braho: Sherri mes Metës e Monikës lojë për të
x
BREAKING NEWS

Gjykata e Lartë merr në dorë vrasjen e Azem Hajdarit, në 23 maj merret vendimi për Izet Haxhinë, avokati i tij jep detajet e forta: Plani ishte për të vrarë Saliun në ’98, jo ish-deputetin demokrat, ja 23 provat që ish-truproja disponon për krimet e Be...

Gjykata e Lartë merr në dorë vrasjen e Azem Hajdarit, në 23
x
BREAKING NEWS

Avokati Arben Llangozi rrëfen detajet “bombastike” për “SKY ECC” dhe dosjen “McGonigal”, në përgjime ka rënë edhe Edi Rama, ja të fshehtat nga koncesioni prej 20 milionë euro që ka përfituar ish-agjenti i FBI nga kryeministri shqiptar...

Avokati Arben Llangozi rrëfen detajet “bombastike” për
x
BREAKING NEWS

Myslim Murrizi: Gazment Bardhi dhe Sali Berisha nuk janë bashkë, gjysma e grupit parlamentar të PS kanë vila në Lalëz dhe shtëpi te rezidenca e Gentiana Sulës, ja si rrëzohet Rama nga pushteti

Myslim Murrizi: Gazment Bardhi dhe Sali Berisha nuk janë bashkë,
x
BREAKING NEWS

E akuzoi se nuk kanë denoncuar korrupsionin, Endri Shabani nxjerr blof gazetarin Klodian Tomorri, zbulon disa nga skandalet e bëra publike nga Nisma Thurje dhe del hapur në mbështetje të SPAK

E akuzoi se nuk kanë denoncuar korrupsionin, Endri Shabani nxjerr blof
x
BREAKING NEWS

Eksperti i ekonomisë, Fatos Çoçoli: Ja sa do të jetë rritja e pensioneve që do të realizohet në tetor, skema që po ndiqet dhe detajet nga dy bonuset që do të marrë mosha e tretë për këtë vit

Eksperti i ekonomisë, Fatos Çoçoli: Ja sa do të
x
BREAKING NEWS

Pakti për emigrantët/ Reagojnë mediat italiane: Engjëll Agaçi, njeriu kyç në marrëveshjen Shqipëri-Itali, një ish-avokat i...

Pakti për emigrantët/ Reagojnë mediat italiane: Engjëll
x

Opinion / Editorial

Pse po vishen me metal dyert e kryeministrisë?!

Pse po vishen me metal dyert e kryeministrisë?!

As pse mendohet se do të ketë ‘lumenj’ protestuesish, as pse shteti ka frikë nga zjarrvënia…
Jo, iku ajo kohë kur këta që nesër bëjnë protestë i kallnin frikën edhe ‘kecit në bark të dhisë’. Para atyre dyerve janë bërë protesta e protesta të këtyre që ‘kanë 12 vjet pa vjedhur’ në shtet, por dyert e kryeministrisë janë lënë edhe pa policë. Ç’ne!, për frikë tani kur shteti është tjetër shtet nga ai që ishte në kohën e frikës…

Ka disa arsye të tjera që nuk lidhen aspak me protestën e ‘Federatës’ së opozitës. Arsyeja e vërtetë është jo frika, por forca.

Selia e qeverisë, e ndërtuar që para mesit të shekullit të kaluar, vetëm një herë është dhunuar e përdhosur nga këta që ‘morën pushtetin’ me tanket e shtetit. Hynë në zyra, korridore dhe tualete, prishën muret, morën pushtetin dhe iu drejtuan të sulmojnë ambasadën amerikane. Kaq ishte. Sikur njëmijë herë të tjera të tentonin të hynin në ato zyra, fuqia e shtetit nuk do të reagonte me forcë.

“Doni të hyni? Hajde hyni!… Do t’i hani muret? Hajini…”.

Por kësaj here nuk mund të lejohet. Në ato mjedise sapo ishte sekretari i shtetit i Shteteve të Bashkuara, z. Blinken. Ai aty deklaroi se ‘SHBA dhe Shqipëri do të thotë një botë më e sigurt!’. E tha pikërisht kur një konflikt global po rrezikon botën. Ajo seli u lokalizua si piketa e sigurisë botërore. Pa lë që nuk flasim nëse në ato zyra të jenë vendosur dokumente të rëndësisë jetike të paqes botërore… Por edhe sikur vetëm ta prekin duart e njerëzve të grupimit antiamerikan që proteston, kjo do të ishte shumë fyese. Rusia që po kërcënon botën do të thërriste në televizionin ‘Russian Tv’, se ‘ja, e dhunuam pallatin simbol të paqes dhe stabilitetit perëndimor’.
Prandaj nuk mund të preken ato dyer.

Ka edhe arsye të tjera, por që nuk lidhen me frikën:

Ka lidhje me Ukrainën. Në atë pallat të ndërtuar nga italianët, fiks një javë pas datës 21 që tingëllon si ’21 janar’ i atyre, do të ulet presidenti i Ukrainës, Zelensky. Shqipëria i ka garantuar bujtje, mikpritje, siguri, takim me një botë të tërë pro- Ukrainë. Gjithë vendi ynë është bërë ‘hekur’ i tërë në mbrojtje të atij Samiti botëror… E, thua se të lejohen këta të venë dorë mbi ato dyer?! Sa ndotje për fytyrën e perëndimit do të ishte!

Ka lidhje edhe me ‘Kuçovën’ kjo që aty dyer nuk i prekin dot. Baza ushtarake amerikane e Kuçovës do të jetë gati për pak ditë. Ajo do të zërë vendin e një ‘Kordoni të tërë Sanitar’ të Luftës së Ftohtë dhe do ai tashmë në prag të një lufte të nxehtë, do të zhvendoset në Shqipëri. Që këtu do të mbrohet Ukraina dhe vetë Perëndimi, nëse Rusia do të guxojë të sulmojë. Këta të protestës, me siguri janë udhëzuar dhe urdhëruar që të përdhosin simbolet e sigurisë, ndoshta nga vetë Rusia; nuk është jashtë mendjeje.

Atëherë, pra, nuk ka për të ndodhur; këta të gjejnë ‘demokracinë’.