Ka shumë kohë, me vite, që televizionet tona edhe pse të shumtë në numër kanë marrë përsipër të pasqyrojnë vetëm jetën politike, marrëdhënieve seksuale, dhunën, vrasjet, vjedhjet dhe aksidentet rrugore. Është e pamohueshme që këto shqetësime të jetës sonë në këtë të quajtur sistem demokratik duhen të trajtohen. Të gjithë kanalet televizive,madje dy -tri televizione të quajtur ” Televizione Kombëtare,” nga e hëna në të hënë, ora 21, trajtojnë vetëm problemet politike. Po mbushen tre vjet që merremi nëse u bashkua PD -ja ,apo s’u bashkua. Cili do e marri vulën, Basha,apo Berisha. E këto biseda,grindje dhe ofendime i dëgjojmë nga të njëjtit njerëz,sepse janë abonuar si analistë në secilin TV. Por asnjë kanal televiziv nuk pasqyron jetën e përditshme të shoqërisë sonë. Gdhihemi natë e ditë, për 24 orë, duke diskutuar nëpër studio ecurinë e “VIPAVE” në emisionin ” Big Bradhër”, por nuk shikojmë e dëgjojmë një diskutim pse po ndodh shpopullimi e shkatërrimi i fshatrave. Si ka mundësi që “Top Çenëll” diskuton për dy emisione,ku njeriu nuk mëson asgjë tjetër vetëm se si shahen e rrihen,hidhen e përdridhen, zhvishen e notojnë në pishina duke dal nga ç’do normë njerëzore. E kjo behët vetëm e vetëm të fitohen 100 milion lekë. Po u fitua kjo shumë të gjitha veprimet e tjera s’kanë fare rëndësi. Por si ka mundësi që ky kanal (pa përjashtuar dhe kanale të tjerë) nuk u bie ndërmend të organizojnë emisione e të diskutohen arsyet për zhdukjen e fshatrave, për shkatërrimin e arsimit,kulturës e shëndetësisë. Janë dy emisione të këtij kanali ” Shqipëria tjetër” ku heroi i këtij emisioni, Marin Mema, e bie të gjallë jetën e mjeruar dhe shkatërrimin e fshatit. Gjithashtu emisioni “Fiks Fare” ka trajtuar sa herë gjendjen e mjeruar të arsimit e shëndetësisë në fshatra. A nuk mund të bëhen emisione, ku të ballafaqohen banorë të fshatrave, me titullarë të arsimit e shëndetësisë,si ato lokale dhe qendrore? Ballafaqime jo me politikan të partive,sepse aty nuk ka diskutime për problemin që shtrohet. Aty do dëgjosh vetëm kriminel,hajdut,sepse i kanë mësuar përmendësh fjalitë,nga që i përdorin kudo: si në Parlament, emisione, takim më gazetarë e deri në tribunat e protestave. Diskutimet të organizohen me mësues të vjetër e të rinj, profesorë e specialist,qofshin këta edhe të sistemit të kaluar. Si nuk shqetësohet asnjë televizion të çeli emisione për probleme jetike konkrete,por ngelen vetëm në biseda të panevojshme. Biseda dhe vetëm biseda teorike ku flasin persona ,të cilët kanë lindur pas viteve 1990 dhe na tregojnë se si ka qenë Shqipëria me parë, kujtojnë se jeta filloi me lindjen e tyre. Na flasin për tradita dhe zakone duke i shtrembëruar ato deri edhe në ekstreme,apo mos ekzistenca e tyre. Pse duhet mohuar çdo punë e mirë e bërë në kohën e PPSH ,vetëm e vetën se qënkërka e asaj periudhe,e kjo sidomos edhe në zhvillimin e arsimit në fshatra. Po me këto 100 milion lekë,që merr një person si fitimtarë i ” Bigut”, a nuk mund të paisjen me mjete mësimore kopshte, shkolla e qendra shëndetësore ? A nuk duhet që në TVSH edhe TV të tjerë, një emision ku të ballafaqohet përse reforma arsimore e ka katandisur arsimin në këtë gjendje? Pse klasat mësimore janë si haure? Si bëhet mësim në klasa ku nuk shikohet një mjet mësimor? Si ka mundësi që në klasa nuk shikohet të paktën harta e Shqipërisë? Pse nuk ka laboratore? Po një pamje nga vendi ynë ? Si ka mundësi që edhe një klasë ku mëson klasa e parë e ciklit të ulët,duk kishte mjete mësimore? Si mund të edukojmë dashurinë ndaj Atdheut,kur fëmijët njohin vetëm malin ku jetojnë. Ku e gjen fëmija në fshat librin artistik,qofshin këta edhe ata brenda programit mësimor? Po ti, o mësues,si e shpjegon atë mësim në atë klasë ku janë disa tavolina e karrige shtrembaluqe…. Si futesh në klasë,o mësues,kur shikon atë dollapin e shqyer? Si shpjegohet gjeografia,apo dhe historia pa hartat e nevojshme,sepse paraqitja në ekrane për një fushë,mal,shtet apo kontinent nuk ia arrijmë dot. Pa përmendur këtu lëndën e kimisë e fizikës…. Si ka mundësi, o drejtor, që të gjitha klasat i kishe me xhama të thyer? Kush t’i theu xhamat? Sa problem u bë në fshat,për këto dëmtime? ( Pamje të para në një shkollë 9 vjeçare të Bashkisë Klos, dhenë nga Fiksi mbrëmjen e datës 13 shkurt 2024) Po ju, o të Ministrisë së Arsimit, a shqetësoheni kur shikoni këto pamje ? Po të famshmet “Drejtori Arsimore” ku janë? Po ndërmarrje për mjete mësimore kini? Po Qendra Ekonomike kini? Po shkolla model në fshatra kini? Si përhapni shembullin pozitiv të punës së një shkolle? Dimë se TVSH ka një kanal për shkollat. A nuk mund të lihet një ditë pa shpjeguar,e të pasqyroni veprimtarinë e shkollave, ku të paraqiten shembuj pozitiv dhe negativ. Po ai kanali për fëmijë në TVSH? Si ka mundësi që fëmijët nuk shikojnë një veprimtari nga shokët e shoqet e tyre në mbarë vendin,për mësimin, aktivitete jashtëshkollore, por ngelen vetëm duke shikuar filma me kukulla? Emisione jo si ai me titull ” Në kthetrat e Piter Panit” ku fëmija 4-5 vjeçar e pyet të ftuarën/ftuarin se : A je e virgjër? Kur ke bërë seks….. Mos vallë edhe edukimi për ju është komuniste? Ku është bashkëpunimi i Ministrisë së Arsimit me televizionet? I vetëm ishte TVSH në vitet para 1990, por emisioni për fëmijë ishte i gjallërueshëm, në të cilin shikohej aktivitete si: konkurse, koncerte,lojna për të gjitha moshat e vogla shkollore të drejtuara nga aktorja e madhe Pavlina Mani. E të nesërmen ato që u panë në televizion, organizoheshin nëpër shkolla. Mos vallë këto janë nostalgji? Jo ! Ishin në realitet. Kam parë shumë shkolla, por edhe në fshatrat me të thella malore si Skrapari,nuk kam par kurrë si shkolla e paraqitur nga “Fiks Fare”. Kishte një Qendër Ekonomike të Arsimit, e cila merrej me paisjen e shkollave me bazë materiale e deri te drutë e zjarrit për ngrohje. A duhet të zgjohemi nga “gjumi” e t’i vihen shpatullat arsimit? Me këtë reformë në arsim, ku Drejtoritë Arsimore janë vendosur kuturu, nuk ecet. A ka mundësi që drejtori i Drejtorisë Arsimore Korçë të ndjek problemet e arsimit në Skrapar ? Mos vallë mjafton vetëm komunikimi me telefon? Jo çdo gjë sistem
i i kaluar i kishte jo të mira,sidomos në fushën e arsimit.