BREAKING NEWS

Artan Hoxha: Laert Haxhiu u kap pak ditë pasi hyri në Greqi nga Shqipëria, ishte pajisur me dokumente greke

Artan Hoxha: Laert Haxhiu u kap pak ditë pasi hyri në Greqi nga
x
BREAKING NEWS

"Arjan Ndojin e përmendi zv.kryeministri si të lidhur me bandat"/ Artan Hoxha zbardh prapaskenat e atentatit të bujshëm

"Arjan Ndojin e përmendi zv.kryeministri si të lidhur me
x
BREAKING NEWS

Fredi Beleri padit Artan Hoxhën dhe Klodiana Lalën? Ja reagimi i gazetares

Fredi Beleri padit Artan Hoxhën dhe Klodiana Lalën? Ja reagimi i
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela zbulon qëllimin kryesor të Vuçiç, ja gabimi foshnjërak për situatën e tensionuar në Veri

Spartak Ngjela zbulon qëllimin kryesor të Vuçiç, ja
x
BREAKING NEWS

Çfarë po i bën Albini Kosovës? Plas keq në emision, Bushati ‘përplaset’ me politikanin e njohur kosovar

Çfarë po i bën Albini Kosovës? Plas keq në emision,
x
BREAKING NEWS

Tensionet në Veri të Kosovës, reagon Borrell dhe paralajmëron palët: Kemi 3 kërkesa të qarta! Dështimi do sjellë pasoja të rënda

Tensionet në Veri të Kosovës, reagon Borrell dhe
x
BREAKING NEWS

A keni kontaktuar me Kurtin? Zv/Kryeministri i Maqedonisë së Veriut habit me përgjigjen

A keni kontaktuar me Kurtin? Zv/Kryeministri i Maqedonisë së Veriut
x
BREAKING NEWS

Mentor Kikia flet për rezultatin e zgjedhjeve të 14 majit, ja çfarë do të ndodhë me kandidatët e bashkive që janë shpallur fitues nga votat e burgut

Mentor Kikia flet për rezultatin e zgjedhjeve të 14 majit, ja
x

Opinion / Editorial

Pse qytetarët duhet të paguajnë dy herë për të njëjtin “mall”?!   

Pse qytetarët duhet të paguajnë dy herë për të

Policia shqiptare numëron në radhët e saj plot 10.958 policë aktiv, shifër kjo e vitit 2017, e cila më siguri sot në vitin 2023 është tejkaluar. Aktualisht, Shqipëria është ndër vendet me numrin më të madh të policëve për banorë. Plot 392 policë për 100.000 banorë, ose 75 policë më shumë se mesatarja e Bashkimit Europian. E megjithatë numrin e krimeve e kemi në nivelin “europian”, e madje edhe përtej tij. Duke patur parasysh se gati gjysma e popullsisë me moshë të re dhe aktive gjendet në emigracion, këtu brenda vendit, si kontigjente të mundshëm të krimit, mbeten pleqtë, fëmijët, adoleshentët, nxënësit e shkollave dhe studentët, gjë që është e pabesueshme. Krimi nuk është tek këto kontigjente. Ai e ka “folenë” tek oligarkët, biznesi, politika, pushteti dhe vetë armët e tij të violencës, ose të nakatosura me to. Mirëpo, kur ka krime të rënda, si ai i djeshmi tek Top Channel, Ministria e Brendshme, së bashku me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, lëshojnë ofertën e lakmueshme të 100 mijë eurove, për ata që do të tregojnë kriminelët . . . 11 mijë policë, me të gjitha pajimet luftarake të shkallës më të lartë, ndonëse marrin rroga jo të vogla nga taksat e qytetarëve, kërkojnë edhe 100 mijë euro të tjerë, që të realizojnë detyrën, për të cilën janë paguar njëherë nga qytetarët! Vini re: një polic ka në ruajtje 254 qytetarë! Edhe sikur veç ruajtjes, t’iu bënte edhe rreshtore, do të ishte e mjaftueshme për sigurinë e tyre nga krimi.

Cilat janë arsyet e kësaj paaftësie të policisë për të ruajtur rendin?

-Mungesa e përgatitjes morale, fizike e speciale e trupës së policisë.

-Trajtimi jo dinjitoz i pjesës më të madhe të trupës së policisë, me paga, veshje, etj.

- Politizimi i kësaj strukture, e cila sa herë ndërrohen qeveritë, ndërrohen edhe shefat e madje edhe policët, duke mos arritur shkallën e përvojës së duhur në luftën kundër krimit.

-Dikur policia ishte pjesë e forcave të armatosura, ndërsa sot quhet “Organizata e Policisë”, me perspektivë për ta kthyer edhe “Shoqatë”! Dhe kjo ndikon shumë në cilësinë e saj.

-Policia nuk ka asnjë mbështetje në popull, dhe gjithë informacionin ua beson Kamerave të dyqaneve dhe rrugëve. Por këto të fundit, siç u konstatua para disa ditësh, kishin kaluar në duart e kapobandave.

- Dhe më kryesorja: Dikur policia shqiptare quhej “Policia Popullore”, ndërsa ajo e sotmja quhet “Policia e Shtetit”. Dhe shtetarët, ç’është e vërteta, i ka mbrojtur. Ashtu siç ka mbrojtur dhe mbron edhe oligarkët e biznesmenët, nga protestat e qytetarëve kur kërkojnë të drejtat e tyre. Ndërsa popullin, ajo nuk e ka mbrojtur dhe nuk do ta mbrojë as në të ardhmen!

“Et cetera, et cetera” – do të thoshte Avokat Ngjela! ZGJIDHJA? Policia, me shefat e tyre gjer në Ministri e në Qeveri, paguhen për të siguruar rendin dhe qetësinë publike. Kur ata nuk e kryejnë këtë detyrë, duhet më e pakta të japin dorëheqjen. Qytetarët nuk e kanë për detyrë të paguajnë “dy herë për të njëjtin mall”!