Kujtimet janë monument i emocioneve, ato herë të fotjnë në kohë e ngjarje të kaluara e herë të ringrejnë nivelin e adrenalinës, sepse faktet dhe ngjarjet janë të ndryshme në të njëjtën kohë. Kampionati Botëror në Katar është ngjarja më e madhe e këtij fundviti e ku ka më mire se t’i shtosh kësaj ngjarje emra të mëdhenj të sportit shqiptar që kanë lënë pas gjurmë të pashlyeshme. Mua mu kujtua një shkrim i të madhit Ismet Bellova për Qemal Voglin në librin “Visare tëSportit Shqiptar” me një tjetër autor mjeshtrin e mjekësisë sportive Llluka Heqimi. Qemal Vogli djali nga Kavaja bëri emër në qytetin e tij qysh në moshën 15 vjeçare duke u aktivizuar si portier i ekipit të parë të “Besës”në kategorinë e parë të Kampionatit shqiptar. Ai ndihmonte familjen edhe duke punuar edhe duke luajtur, për arsyen se dy vëllezrit e tij i kishte në burg, për motive politike. U shkëput nga Kavaja për të punuar në “Kantierin Detar” të Durrësit, ku edhe u aktivizua përsëri si portier në këtë qytet. Qemal Vogli një nga portierët më të mëdhenj të të gjitha kohrave, 11 ndeshje me përfaqësuesen shqiptare dhe 60 ndeshje ndërkombëtare me klubet. Mjeshtër sporti dhe mjeshtër i merituar i sportit e nis shkrimin e tij Ismet Bellova për këtë figurë të sportit shqiptar. Jashini me famë të jashtëzakonshme ndërkombëtare kishte konsiderata të larta, dhe kish folur me nota superlative për portierin e talentuar Qemal Vogli. Natyrisht Jashini e kishte parë në Moskë Qemalin dhe ishintakuar në banket, duke u shprehur, jam mahnitur me të .Ështënjë portier madhështor: trim e i guximshëm, me krahë si të shqiponjës. Reagon në mënyrë të përsosur, ka reflekse jashtëzakonisht të zhvilluara, është shumë energjik dhe ka një temperament të çuditshëm. Rrallëherë kam parë një talent të tillë. Bellova i çmon këto konsiderata më shumë se çdo medalje për Qemal Voglin. Deri në atëperiudhë , Qemal Vogli, portieri ynë i talentuar , kishte spikatur me një madhështi befasuese mes emrave të mëdhenj e të bukur si të Loro Boriçit, Vasif Biçaku, Rexhep Spahiu, Muhamet Dibra, Sllave Ll ambi, Bahri Kavaja, Qamil Teliti, Bimo Fakja, Aristidh Parapani, Pal Mirashi, Besim Fagu, Zihni Gjinali, Xhevdet Spahiu, Muhamet Vila, Skënder Jareci, Refik Resmja, Kolec Kraja, Simon Deda e plot të tjerë. Qemal Vogli u bë portier i një kalibri tëmadh , sepse e madhe ishte puna e tij përgatitore. Stërvitja që bënte ai , ishte e gjithanshme dhe tepër këmbëngulëse. Ai nuk stërvitej vetëm në ato minuta , që përfshinte proçesi stërvitor e që drejtonte trajneri. Po aq e rëndësishme, në mos më shumë, ishte puna vetjake që bënte ai. Qemal Vogli mban një rekord original në karierën e tij sportive, sepse qysh në moshën 17-vjeçare ai ka veshur fanellën e Kombëtares, duke luajtur si një dirigjent i “prerë” dhe i përkryer i shokëve. Mjeshtri Bellova si askush tjetër përshkruan dramën e këtij talenti të madh i cili po ngjiste majat”një grusht” i tmerrshëm e goditi për vdekje. Gjatë një turneu ndërkombëtar të njërës prej skuadrave tona të asaj kohe, “Dinamo” në Çekosllavaki e në Gjermaninë Lindore, më 1956, fill pas ndeshjes së fundit në Berlin me “Dinamon”e këtij qyteti, ndërmori një “aventurë”, duke ëndërruar e dëshiruar që të provonte fatin e të lunate në futbollin profesionist perëndimor. Kishte haruar Qemali se edhe për të parëëndrra të tilla nuk të lejonte njeri. Në ndeshjen e fundit kishin triunfuar futbollistët tanëdhe”heroi” i takimit kishte qenë Qemali. Ai ishte “Tigri i zi” iturneut . Dikush i kish hedhur grepat, për ta shtyrë për të kaluar përtej “Murit të Berlinit. I ishte prishur mendja djaloshit të shkretë. “Shpërblimi” qe i majmë dhe dhurata shumë e bukur burgimi e më pas persekutimi pa mbarim, që e sfilitën dhe e shkatërruan tërësisht. Ishte një tragjedi si e shumë njerëzve tanë, si e shumë të rinjve e të rejave shqiptarë, kështu e pësoi dhe “heroi” ynë… Ndërkaq gazeta sportive gjermanolindore “Deutsche Sport Echo dhe revista futbollistike “Fussball Ëoche” do të derdhnin një lum fjalësh të bukura e do të mbushnin faqet për portierin tonë. Dhe Mazreku i madh, që shoqëronte ekipin tonë në atë turne, duke qenë njëherazi gjermanofil i klasit të parë, do të njoftonte Qemalin menjëherë, që të nesërmen në mëngjes, për shkrimet e botuara. –Qemal! Shiko sa bukur është shkruar për ty! –Ruaji dhe mos i humb kurrë këto, mbasi përbëjnë një kujtim shumë të bukur e me vlerë. Jemi futur në një tjetër shkrim për Qemal Voglin nga mjeshtri Ismet Bellova në librin “PORTIERË TË MËDHENJ” . një biondinë e bukur dhe simpatike, Renata i ka ngulur sytë djaloshit tonë, duke mos ia shqitur sytë e i është vardisur atij hap- pas- hapi, pa e lënë të marrë frymë. E përlau zogëzën gjermane, e ka mbërthyer me krahët e fuqishëm si të shiponjës dhe janë drejtuar së toku te pylli i gjelbërt pranë kampingut të skuadrës sonë. Qemal Vogli ishte zhdukur! Lajmi i arratisjes së Qemalit kishte arritur edhe në Tiranë e kishte rënë si bombë, duke shkaktuar tronditje të madhe sidomos në Ministrinë e Punëve të Brendëshme dhe qarqet sportive. Bellova shkruan një detaj tejet të skajshëm emocional në një paragraf.-Unë dhe Boriçi i paharuar e mësuam ndër të parët këtë lajm të trishtueshëm. Ishim atëherë në Klubin Sportiv “Partizani”: ai trajner i ekipit përfaqësues të futbollit dhe unëi atletikës. Atë paradite vere djemtë sportistë kishin shkuar nëkinema dhe në klub ishim vetëm ne të dy –Loro dhe unë. Ndërsa po kuvendonim një mesoburrë hyri në oborrin e klubit tonë dhe, pa u përshëndetur e pa u prezantuar, më tha se duhet të shkoja me të në Ministrinë e Brendëshme. U vesha dhe dola me shpejtësi nga klubi, në rrugë, priste një “Vollgë” e zezë. Çfarë kërkoja unë, ushtari, në ministri? Drejt me thënë kisha filluar të shqetësohesha disi e,pse jo, dhe ndjenja e frikës më kishte pushtuar. Po kjo gjendje kaloi shpejt, sapo hyra tek ministri, i cili më priti jo keq. Pasi më
ftoi për t’u ulur, u drejtua tek karrigia e tij dhe ngriti xhamin e tavolinës, nën të cilën kishte një fotografi. Ishte ajo e Qemalit. Në çast u nxi akoma më shumë në fytyrë dhe tha me nervozizëm- Ka ikur qeni. Ishte një fjalë, qëi doli nga thellësia e shpirtit dhe sikur u lehtësua disi.- E kam dashur me gjithë zemër se ishte sportist i mirë dhe kishte sedër të admirueshme. Më bëri përhtypje që nuk e grisi fotografinë, por e mënjanoi diku gjetiu, në të djathtë të tavolinës. Mirëpo ai u ngrit nga vendi, lëvizi nga tavolina dhe m’u afrua për të më përshëndetur. Pastaj, me një ndjenjë miqësore e dashamirësie, më tha. –Ulu, ulu, se do të pimë një kafe, veçse pa sheqer…Duke pirë kafenë biseduam fare pak. Më tegoi për arratisjen e Qemalit e, ndërkohë, përsëriti edhe njëherëdashurinë dhe respektinqë kishte patur gjithnjë për të. Njëherazi ai shprehu dhe habinë sesi e pse e kishte bërë ai këë akt! Pastaj filloi të më porosië: Ky është një formular për personat që dalin jashtë shtetit. Merre potsoja atij portierit kavajas( e kishte fjalën për Shefqet Topin), se duhet ta nisim urgjent, mbasi skuadra ka mbetur vetëm me një portier. Megjithëse porosia ishte për të “mos bërë komente”, unë Loros nuk mund t’i mbaja të fshehur takimin me ministrin dhe qëllimin e thirrjes time atje. Për më tepër se e dija që ai ishte “dry zviceran”. Boriçi është çuditur dhe ka shtangur në vend, duke mbetur i hutuar për disa çaste. Përfundimisht ne e groposëm atë ngjarje dhe nuk ia treguam askujt. Po sekreti nuk jetoi gjatë. Kjo edhe për faktin se një mbrëmje, një radiostacion i huaj-me sa mëkujtohet Londra e kishte dhënë lajmin e madje dhe e kishte komentuar. Ç’është e vërteta, edhe pse kanë kaluar vite e dekada shkruan Bellova, askush nuk e mësoi me saktësi sesi i ndodhi Qemalit dhe si iku ai? Asnjëherë nuk u tha ashtu siç ishte ngjarja, por vetëm se u dënua, madje rëndë, ajo dhe i zoti i saj, duke e paguar shumë shtrenjtë atë. Sigurisht këtu duhet vënë në dukje se edhe vetë Qemali nuk ka dashur të flaës për këtë. Njësekret që ka dashur t’ia lërë kohës dhe Zotit.
Pra Qemali ishte larguar nga kampingu. E vërteta është se dëshira për të shkuar në perëndim i kishte lindur qëmoti Qemalit dhe ai veçse priste rastin, që t’i dilte në shteg e t’ia mbathte. Dhe ja, ky moment kishte ardhur dhe zogu nuk duhej lënë që të ikte. Eja të luash në Gjermaninë Perëndimore i kishte thënë njëi panjohur. Dhe ndërsa Qemali priste i vetëm diku, në periferi të Berlinit, një makinë e zezë”Mercedes” iu afrua dhe ndaloi pranë tij. Gjermani i veshur bukur e i shëndetshëm, zbriti nga makina dhe u përshëndet e pastaj i foli në gjuhën e tij:-Her Vogli! Wollen Sie fur unsere Manschaft spielen? Ishte presidenti i klubit të futbollit “Munchen 1860” skuadra e dytë e Mynihut, pas “Bajernit”, pjesëmarrëse në Ligën e parë të kampionatit gjerman. Duke këmbëngulur , bosi gjerman foli përsëri: -ja kjo është rroga që do të merrni, kjo është makina që do të keni, ky është hoteli ku dotë instaloheni fillimisht dhe pastaj do të keni shtëpinë tuaj. Sakaq ai u largua me shpejtësi dhe u nis për në Berlin. Qemali shtangu në vend. Shtrëngonte kartëvizitën qëi dha presidenti dhe vazhdonte të ishte ende i shokuar. Ndërsa personi, që do ta ndihmonte për të kaluar “Murin e Berlinit” e që do ta shoqëronte në hyrje të metrosë, po e shikonte qetë- qetë.Nuk u vonuan shumë dhe u nisën. Një vajzë e bukur e priste në Mynih, ku arriti pa vonesë. Filloj të stërvitej me “Munchen 1860” në ambiente moderne dhe në kushte të përsosura. Presidenti klubit e merrte me makinë nga hoteli për në stadium dhe e kthente po me “Mercedesin” e tij. Mirëpo po Qemalit i shkonte mendja diku gjetkë në Itali, në vendin e tij të preferuar si për futbollin e madh, ashtu edhe për faktin se atje kishin luajtur me sukses idhujt etij, futbollistët e mëdhenj e të talentuar Riza Lushta, Naim Kryeziu, e Loro Boriçi. Pikërisht produkti i kësaj fantazie u nis për në kufirin austriako-italian nuk depërtoi dot dhe kështu u detyrua të qëndronte në Austri. Për fat të tij atëditë KombëtarjaHungareze do të lunate me Austrinë. Trajneri Bukovi e njihte mirë Qemalin dhe e ftuan në Budapest dhe i propozuan që të kthehej me ta. Qemali pranoi dhe pas disa ditësh u gjend i vetëm në kryeqytetin hungarez. Ndërkohë po e brente meraku për familjen, sikurse e dinte fare mirë ç’bëhej në kësi rastesh. Ndërkaq dy shqiptarë të panjohur kanë nisur t’i mbushin mendjen për t’u kthyer në Tiranë. Një luftë e tmerrshme motivesh kishte shpërthyer në kokën e tij e ia kishte bërë lëmsh mendimet. Ti je portier i madh dhe nuk kanë se çtë bëjnë! –kthehu në Tiranë! Aty ke familjen dhe mendo se çfarë mund t’u ndodhë njerëzve tëtu!-i thoshte njëri.Dhe, më në fund, në një ditë vjeshte, në drekën e një tetorit të 1956-s, u gjend në aeroportin madhështor të Budapestit për t’u nisur drejt Tiranës ku e priste një “Gaz”i Ministrisë së Brendëshme. Dënohet me 16 vjet për “tradhëti të lartë”. Më 1962 lirohet pas tri amnistive për të burgosurit politikë. Rikthehet në jetën civile i lodhur, i rraskapitur nga kampet e punës dhe tharja e kënetave, por edhe i braktisur, veçse jo kurrsesi nga miqtë, shokët e simpatizantët e vet të zjarrtë, e mbyll shkrimin e tij mjeshtri Ismet Bellova.
Unë i përmblodha këto shkrime sepse ndjeja se i kam borxh mikut dhe profesorit tim fjalët e para për futbollin qysh kur isha fëmijë , dhe gjeta rastin t’i shpreh mirënjohjen atij dhe brezave qëi kanë dhënë kaq shumë sportit shqiptar. Postulati i Bellovës është “shkoni më shumë në stadiume dhe shkarkoni streset, sesa nëpër mitingje partish”.
Spektakël në koncertin e Noizy-t, reperi surprizon në mënyrë të veçantë fansin e tij, video-ja bën xhiro në rrjet
Reperi mjaft i dashur për publikun, Noizy është gjithmonë në qendër të vëmendjes sa i përket këngëve dhe koncerteve të...
Lexo më shumë