BREAKING NEWS

Zhvillime të forta brenda SPAK, prokurorët zgjatin me 3 muaj afatet hetimore për Arben Ahmetajn dhe i çojnë fletë-thirrje oligarkut që akuzohet për pastrim parash

Zhvillime të forta brenda SPAK, prokurorët zgjatin me 3 muaj afatet
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela nxjerr prapaskenat “bombastike”: Ja pse divorci i Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit nuk i shpëton dot nga prangat dhe arsyeja e fortë që zyrtari i lartë i DASH Richard Nephew shmangu takimet në Tiranë me qeverinë ‘Rama’ dhe përfaqësuesit ...

Spartak Ngjela nxjerr prapaskenat “bombastike”: Ja pse divorci i
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha pa mandat sipas Kushtetutës, kreu i PD i hap vendin Argitës dhe përgatitet ta kurorëzojë të bijën në fron me protestën e 12 korrikut, Gaz Bardhi përfundon si “limon i shtrydhur”

Sali Berisha pa mandat sipas Kushtetutës, kreu i PD i hap vendin
x
BREAKING NEWS

Zbardhet dëshmia në SPAK që fundos Niko Peleshin për lidhjet e tij me Klodian Zoton, ish-drejtori i Ujësjellësit të Korçës e nxjerr zbuluar para prokurorëve specialë

Zbardhet dëshmia në SPAK që fundos Niko Peleshin për lidhjet
x
BREAKING NEWS

Mandati për deputet i Sali Berishës në “fije të perit”, do ketë përplasje për Nenin 71 të Kushtetutës, ja kush e ka në dorë “fatin” e “non-gratës”, flasin juristët

Mandati për deputet i Sali Berishës në “fije të
x
BREAKING NEWS

Frrok Çupi nxjerr “CV” e zezë të Sali Berishës në 30 vite, nga bashkëpunimi i tij me udhëheqësin e Serbisë, sulmet ndaj ambasadës së SHBA në Tiranë, grushti i shtetit ’98, vrasja e 4 protestuesve në 21 janar, te emrat e terroristëve që ka bashkëpunuar ...

Frrok Çupi nxjerr “CV” e zezë të Sali Berishës
x
BREAKING NEWS

Autoritetet zvicerane zbulojnë emrin e biznesmenit që doli garant për Arben Ahmetajn në Zvicër si i punësoi gruan me pagë 9 mijë franga në muaj, zbardhen detaje nga dosja hetimore

Autoritetet zvicerane zbulojnë emrin e biznesmenit që doli garant
x
BREAKING NEWS

Ilir Demalia nxjerr prapaskenat e forta: Ilir Meta dhe Sali Berisha po bëjnë gjithçka që të shpëtojnë pasurinë dhe të mos iu ndëshkohet familja, ja provat që mund të përdorë Altin Dumani për t’i çuar pas hekurave

Ilir Demalia nxjerr prapaskenat e forta: Ilir Meta dhe Sali Berisha po
x

Opinion / Editorial

Rama në fushatë, rithemeluesit qajnë Salinë!

Rama në fushatë, rithemeluesit qajnë Salinë!

Nuk kisha ndërmend të merresha më me shkrime politike, sepse kisha një ngarkesë të rëndë, por, me që u lirova, do të shpreh mendimet e mia për ato që kam dëgjuar nga shtypi dhe politikanët, Berisha e kallaballëku i tij,u lodhën e u plakën duke ja hedhur të gjitha fajet e shkatërrimit të PD-së vetëm Zotit Basha. Nuk më intereson kush e solli PD-në në këtë ditë dhe kush e future në këta ullukë që nuk dihet si do të dalë. Mua më intereson që shteti të ketë opozitë,që të dijë ta kontrollojë pushtetin, jo të langariset si një turmë pa kokë.. A e dini që gazetarët ishin në opozitë me pushtetin edhe në komunizëm? Natyrisht ne edhe e mbështetnim për reformat që ndërmerreshin, po nuk linim të kalonte ndonjë e metë. Natyrisht, ma fusnin në njëqind kallëpe. Një shoku im çdo të hënë thirrej në Komitetin e Partisë dhe e telendisnin se nuk njihte realitetin, po ai nuk u tërhoq derisa vdiq. Unë e kam fjalën për një opozitë të përhershme, kompakte, që të njohë e punojë me ligje, jo me bomba e zjarr. Më çudit fakti se si do ta kërkojë votën e popullit kjo opozitë, që nuk ka një alternativë më të mirë nga ajo e qeverisë. Se ç’çuçurisi Basha nja dy herë, se do të shpallte programin e fitores në zgjedhjet e ardhshme, por nuk kemi parë gjë deri tani. Bëri ca zhurmë dhe Lilua se do të na i shpjerë popullsinë në katër milion banorë, po ende nuk na e ka shkoqitur se sa dema e lopë do të na sjellë në Shqipëri, se burra e gra nuk kemi më. Por na çudit një fakt. Atë që bëri Zoti Basha duke i futur mbështetësit të gjithë në çadër , kur Rama kishte bërë gjysmën e fushatës, po e kopjojnë folkloristet pa kryetar. A mendon ndokush në këto turma havadan se çfarë i premtojnë elektoratit që t’i japë votën. Deri tani i kanë dhënë vetëm granata,tym e flakë mbi institucionet e popullit, por dhe të Shqupit të tyre. Deri tani kjo farë opozite është shquar vetëm për të shkatërruar ç’të mundin. Madje mburren dhe numërojnë sa protesta kanë bërë kundër godinës së bashkisë së Tiranës, sa njerëz kanë ulëritur nëpër protesta, sa karrige kanë thyer në sallën e Kuvendit, po nuk thonë dot sa protestues janë arrestuar, se kanë shkelur ligjin Është e vetmja opozitë që nuk di t’i zgjidhi problemet me ligj, se të gjitha na i paska blerë Edi Rama! Ndërsa Rama e ka vënë në terezi brenda vendit dhe po punon me diasporën, folkloristët mblidhen çdo natë e qajnë për Salinë! E kamë mbështetur fitoren vetëm tek një njeri që ka vdekur politikisht dhe vetëm del e leh nga ballkoni badiava. Mbetën tutkunët pas bythës së Saliut. Ndonjëherë bëjnë nga një yryshit të takohen me bazën,por sa venë kthehen, se nuk i mbështet njeri. Përse nuk i mbështetin? Se ata kanë bërë një çorbë,që edhe anëtarësia nuk di me cilin të vejë. Berisha vazhdon të flasë në emër të partisë demokratike,kur , zyrtarisht njihet vetëm Zoti Basha. Kjo ka krijuar një gjendje të ndehur që nuk ka polic ta zgjidhë. Ca pazvanë,që e kërkojnë fitoren vetëm te Berisha, qenkan më të lajthitur se Ai. O burrani, ulurin Berisha nga Kulla e Barit, sulmoni bashkinë që të iki Veliaj! O burrani ejani poshtë shtëpisë time dhe ulërini, që të trembet Rama! Madje cakton dhe orën kur do të iki, po as Rama as Veliaj nuk mund të ikin me ulurima. Kujton se është ende në kohën e tij,kur me ligje që i bënte e firmoste vetë, drejtonte mbledhjet e qeverisë ,me ligj komandonte të gjitha institucionet e shtetit,aq sa Meksi , dha e dha dhe e braktisi detyrën. Këtë punë bëri edhe Basha,e mbajti mbi supe sa nuk mbahej më dhe e flaku si një zhele. Dhe si i çakërdisur që është, doli vetë dhe duke sulmuar Bashën, ja mori një pjesë të parisë. Mburren tani se Berisha na paskësh sjellë demokracinë!! Demokraci me bomba e me zjarr,me vrasje e me vjedhje,se Bejleri, nuk ka parë historia e këtij vendi. Ajo ishte thjesht një hakmarrje, sepse Berisha mori me vete të gjithë klasën e përmbysur, me kriminelë e hajdutë dhe i hodhi kundër vendit të tij, si ballistët. Dhe e shpuri Shqipërinë në një konflikt të ngjashëm si ai që bëri komunizmi me të deklasuarit. Të paktën ai sistem, vërtet i diferencoi ,po nuk i la pa punë siç bëri fshesa e Berishës. ,të cilët u detyruan të iknin sa e si të mundnin,një pjesë e të cilëve lanë kockat nëpër male e dete. Dhe kjo na ishte demokracia e Salës. Amerika e thirri tok me Pashkon që të merrnin drejtimin e shtetit dhe të vendosnin demokracinë në vend, jo të nxirrte në nenin famëkeq, që të hiqte nga puna të gjithë ata që nuk i bindeshin diktatit të tij. Një prej tyre isha dhe unë, që më dërgonte çdo ditë te puna çakejtë e tij, që të ikja nga puna se shkruaja kundër budallallëqeve të tij. Madje dhe më burgosi. Nga unë e pësonte dhe gruaja ime,që ishte kryekuzhiniere me shkollë kuzhinë , të cilën e hoqën, se e bënte gjellën të kuqe!!! Ja,këtë farë demokracie na solli, të cilën nuk e pranoi as Azem Hajdari,të cilën e eliminuan dhe u sollën me të si hipokritë. Pas Berishës, që është kartë e djegur nga bota, na janë bashkuar dhe ca Lilo, që i kanë dosjet të hapura dhe kanë gënjyer gjithë jetën. Tani i kanë përvetësuar shumë mirë gënjeshtrat dhe Berisha na del e thërret “Fitore, fitore, fitore!” Dhe lolot oshte dritares së tij i pranojnë gënjeshtrat me kënaqësi. .Më mirë nga të gjitha i ka përvetësuar këto gënjeshtra Zoti Lilo. Duhet t’u kujtohet në ato zgjedhjet e kaluara, kur ulërinte qytet më qytet dhe u premtonte ndjekësve të mashtruar, se do të fitonte 40-deputetë. Por e kishte pasur me të vjetrat. Tani n a ka dalë e mbledh ca kalamaj dhe u thotë, se në Berat do të marrë fitore të thellë, ku s’ka marrë kurrë një deputet. Fitorja nuk vjen duke i ndërruar emrin parisë. Po pse e kanë marrë me javashllëk këta opozitarët e çakërdisur? Në të vërtetë e kanë gjetur një shteg për t’i shpëtuar braktisjes së elektoratit. “Zgjedhjet nuk i pranojmë se na i vodhën!” Po kush i vodhi kur për këtë u dënua kandidati i tyre në Himarë, Bejleri,ku vazhdojnë të zhurmojnë. Vjedhja vërtetohet me vendim gjyqësor të formës së prerë jo nga ulërimat e Kullës së Barit. Edhe pse Bejleri u dënua për vjedhje votash, lëngaraqët vazhdojnë të thonë se ai i fitoi zgjedhjet. Mirëpo i fitoi vërtet,por me vota të vjedhura. Për sa kohë që do të merreni duke qarë Berishën nën dritaren e tij, vetëm humbja do t’u ndjekë. E keqja është se me këto gënjeshtra e veprime banale, çdo ditë e më shumë po e humbet besimin e qytetarëve. Por kur të keni radhën e humbjes tjetër,mos nxirrni të njëjtat gënjeshtra, po gjeni ndonjë formulë më të besueshme. Zgjedhjet po vijnë,po ju s’po dukeni.