BREAKING NEWS

Zhvillime të forta brenda SPAK, prokurorët zgjatin me 3 muaj afatet hetimore për Arben Ahmetajn dhe i çojnë fletë-thirrje oligarkut që akuzohet për pastrim parash

Zhvillime të forta brenda SPAK, prokurorët zgjatin me 3 muaj afatet
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela nxjerr prapaskenat “bombastike”: Ja pse divorci i Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit nuk i shpëton dot nga prangat dhe arsyeja e fortë që zyrtari i lartë i DASH Richard Nephew shmangu takimet në Tiranë me qeverinë ‘Rama’ dhe përfaqësuesit ...

Spartak Ngjela nxjerr prapaskenat “bombastike”: Ja pse divorci i
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha pa mandat sipas Kushtetutës, kreu i PD i hap vendin Argitës dhe përgatitet ta kurorëzojë të bijën në fron me protestën e 12 korrikut, Gaz Bardhi përfundon si “limon i shtrydhur”

Sali Berisha pa mandat sipas Kushtetutës, kreu i PD i hap vendin
x
BREAKING NEWS

Zbardhet dëshmia në SPAK që fundos Niko Peleshin për lidhjet e tij me Klodian Zoton, ish-drejtori i Ujësjellësit të Korçës e nxjerr zbuluar para prokurorëve specialë

Zbardhet dëshmia në SPAK që fundos Niko Peleshin për lidhjet
x
BREAKING NEWS

Ja detajet e reja nga kallëzimi në SPAK për Allajbeun, si oligarku në bashkëpunim me Janis Karathanos rropën mbi 200 mln euro koncesione, për të kamufluar vjedhjet kanë punësuar te kompanitë “fituese” të afërmit e tyre, rroga deri në 30 mln lekë në mua...

Ja detajet e reja nga kallëzimi në SPAK për Allajbeun, si
x
BREAKING NEWS

Mandati për deputet i Sali Berishës në “fije të perit”, do ketë përplasje për Nenin 71 të Kushtetutës, ja kush e ka në dorë “fatin” e “non-gratës”, flasin juristët

Mandati për deputet i Sali Berishës në “fije të
x
BREAKING NEWS

Frrok Çupi nxjerr “CV” e zezë të Sali Berishës në 30 vite, nga bashkëpunimi i tij me udhëheqësin e Serbisë, sulmet ndaj ambasadës së SHBA në Tiranë, grushti i shtetit ’98, vrasja e 4 protestuesve në 21 janar, te emrat e terroristëve që ka bashkëpunuar ...

Frrok Çupi nxjerr “CV” e zezë të Sali Berishës
x
BREAKING NEWS

Autoritetet zvicerane zbulojnë emrin e biznesmenit që doli garant për Arben Ahmetajn në Zvicër si i punësoi gruan me pagë 9 mijë franga në muaj, zbardhen detaje nga dosja hetimore

Autoritetet zvicerane zbulojnë emrin e biznesmenit që doli garant
x

Opinion / Editorial

Riorganizimi i mbretërorëve - domosdoshmëri historike

Riorganizimi i mbretërorëve - domosdoshmëri historike

Shqipëria ndodhet në një situatë politike, ekonomike dhe sociale, dukshëm shumë të rënduar. Pse? Sepse korrupsioni është kapilarizuar në të gjithë ngrehinën shtetërore. Krimi i organizuar ka mbërthyer shtetin dhe ai ordinerë është bërë ankthi i ditës. Varfëria është e tejskajshme në shumicën e shqiptarëve. Këto dhe shumë arsye të tjera, po e zbrazin Shqipërinë. Nga ana tjetër, opozita aktuale po kalon një situatë të vështirë brenda vetit dhe deri diku natyrshëm është shmangur nga detyrimet e saj politike përballë këtij realiteti të dhimbshëm shqiptar. Në këto kushte, vendit i duhet një alternativë edhe politike, edhe vlerash, që të shpëtojë nga një degradim dhe rënie e mëtejshme. Kjo alternativë është rigjallërimi i vlerave mbretërore dhe riorganizimi i mbretërorëve. Mbreti Zog I është shtetari i parë afatgjatë që kornizoi Shqipërinë europiane, madje në periudhën më kritike të botës, atë midis dy luftrave botërore. Ideator dhe realizues i administratës më të mirë të shtetit shqiptar të të gjitha kohërave, si dhe i një legjislacioni bashkëkohor, ai i hapi rrugë emancipimit shoqëror dhe zhvillimit të potencialeve të vendit dhe e orientoi zhvillimin e Shqipërisë për nga modelet europiane dhe potencialet demokratike. Është fakt, që historia e shtetit shqiptar të asaj kohe është edhe historia e Ahmet Zogut, sepse është vepër e tij. Prandaj, nderimi për Ahmet Zogun, është nderim legjitim për shtetin shqiptar. Mbreti Zog është monumentalizuar në sheshe, bulevarde, institucione, shkolla, rrugë, ura, etj., si shtetari me kontribut më të gjatë në historinë e shtetit shqiptar që nga shpallja e pavarësisë, ku Ahmet Zogu ishte ndër mbrojtësit e saj. Këto vlera bëhen akoma më të prekshme e të ndjeshme, kur shqiptarët bëjnë krahasimin se çfarë panë pas Ahmet Zogut, nga prilli 1939 dhe shohin ende sot. Propoganda komuniste, për gjysmë shekulli, bëri gjithçka, jo vetëm për t’i mohuar këto kontribute, por edhe për ta zhbërë e baltosur figurën e Mbretit Zog. Pas rënies së diktaturës komuniste, mbretërorët dhe Partia “Lëvizja e Legalitetit”, i ringritën këto vlera në piedestalin që iu takon në historinë kombëtare. Një nga prioritetet kryesore të Partisë "Lëvizja e Legalitetit" deri në vitin 2012, ka qenë heqja e asaj balte gjysëm shekullore të diktaturës komuniste ndaj Mbretit Zog dhe sot jemi krenarë se, jo vetëm që e kemi hequr këtë baltë, por e kemi ndriçuar dhe lartësuar figurën e tij. Në referendumin e datës 29 qershor 1997 që Mbreti Leka I zhvilloi me dinjitet institucional në mbarë vendin, alternativa mbretërore fitoi rreth 54% në rang kombëtar, pavarësisht mashtrimeve të qëllimshme që u bënë nga institucionet zgjedhore e politike të asaj kohe. Me rezultatin e arritur, Mbreti Leka I është personi më i votuar nominalisht në historinë politike të Shqipërisë. Me nismën e grupit parlamentar të Partisë “Lëvizja e Legalitetit” dhe mbështetjen e 76 deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, më 28 qershor 2002, Familja Mbretërore pas 63 vitesh në emigrim të detyrueshëm kthehet përgjithmonë në Atdhe. Mbërritja e Mbretit Leka në Rinas do të shënohet në librat e historisë si pritja më entuziaste që i është bërë ndonjëherë ndonjë personaliteti të popullit shqiptar. Mbreti Leka ndërroi jetë më 30 Nëntor 2011. Shteti Shqiptar organizoi një ceremoni mortore zyrtare, duke shpallur ditë zie kombëtare dhe ulur flamurin në gjysëm shtize në të gjithë institucionet. Kjo ceremoni e organizuar në sallën e parlamentit shqiptar, mirëpriti për homazhe të gjithë drejtuesit më të lartë të shtetit nga Shqipëria e Kosova, krerët e të gjitha besimeve fetare, drejtuesit e gjithë spektrit politik shqiptar dhe dhjetra mijëra qytetarë, të cilët erdhën nga të gjitha trevat shqiptare për t’i dhënë lamtumirën Mbretit të tyre. Potenciali i mbretërorëve, pra është evident: afro gjysma e popullsisë besojnë në alternativën dhe vlerat mbretërore. Mbretërorët ndjehen krenarë, sepse ky besim ndaj vlerave të institucioneve të Mbretërisë si qeverisja më e mirë e të gjitha kohërave, si dhe ndaj vlerave mbretërore si qytetarë,është ekzistent, real, jo imagjinar. Fatkeqësisht, prej disa vitesh, mbretërorët e kanë humbur zërin e tyre politik, janë tulatur dhe rrjedhimisht nuk ndjehen as të përfaqësuar politikisht. Natyrshëm që mbretërorët ndjehen krenarë për të shkuarën e tyre, por ndjehen të zhgënjyer për të tashmen e tyre. Është shuar zëri i tyre kombëtar, politik dhe publik për kauzën mbretërore dhe aktualitetin e rëndë ku ndodhet shoqëria dhe shteti shqiptar. Me monumentin e Mbretit Zog, vendosur pikërisht në Bulevardin që mban emrin e Tij, ai është monumentalizuar në historinë e shtetit shqiptar. Sigurisht që ky është një fakt krenarie, por nga këtu buron një obligim i madh për të gjithë mbretërorët shqiptarë që ta përçojnë këtë filozofi qeverisëse, aq të dëshirueshme për shqiptarët. Por filozofia qeverisëse mbretërore, e vërtetuar nga koha si filozofia më efektive për interesat kombëtare dhe mirëqenien sociale, fashitet nëse nuk ka zë kombëtar, politik e publik, nëse nuk ka përfaqësim institucional në nivelet më të larta të pushtetit në Shqipëri. Kontributet dhe vlerat mbretërore janë pasuri kombëtare. Mbretërorëve nuk iu lejohet të mos i mbajnë gjallë këto kontribute dhe vlera. Koha e artë e sigurisë qytetare, fizike dhe ekonomike, që gëzoi populli shqiptar në kohën e Mbretërisë, nuk duhet të mbetet thjesht si çështje nostalgjie. Ajo është, në radhë të parë, pikë reference për të ardhmen. Mbretërorëve nuk iu lejohet të jenë indiferentë përballë realitetit të rëndë politik, ekonomik dhe social të Shqipërisë. Prandaj edhe riorganizimi i mbretërorëve është domosdoshmëri për të dhënë kontributin e tyre për ndryshimin e këtij realiteti në Shqipëri. Reagimi ndaj këtij realiteti, me ndërgjegjësim, me organizim dhe me veprim politik, është domosdoshmëri historike.