Të gjithë ne e kemi të qartë se çfarë është rrugica qorre. Ajo nuk ka një dalje,të çon deri në një farë vendi dhe pastaj mbyllet, bllokohet.Rrugica poshtë shtëpisë ku qëndron i izoluar Berisha nuk mund të quhet aspak “rrugica e shpresës”, pasi kjo lëvizje nuk të ngjall shpresë,nuk të jep mundësinë të shohësh dritë në fund të rrugës, çdo gjë duket e pashpresë.Patjetër që kjo lëvizje si dhe vetë berishizmi do të përfundojnë në një përçarje të pa riparueshme dhe sigurisht në humbje të sigurtë. Po vërtetohet në çdo rast,që berishizmi nuk po e çon dot partinë demokratike në fitore.Zgjedhjet e fundit kanë treguar se ajo parti ka shkuar duke u tkurur çdo ditë dhe më shumë.Koha ka treguar se berishizmi është kundër çdo marveshjeje apo paqeje me partite e tjera,apo edhe kundër demokracisë apo mendimit ndryshe në vetë këtë parti,ajo është teori dhe praktikë e sundimit vetëm e drejtuesit të partisë duke dashur në çdo rast për çdo vendim të mbizotërojë vetëm dëshira e tij.Berishizmi e ka çuar partinë demokratike në antiamerikanizëm dhe në një ndarje të partisë në disa pjesë.Besimtarët e vendosur të Berishës dhe berishizmit nuk po e kuptojnë, që kjo rrugë e besnikërisë së tyre ndaj berishizmit dhe berishës, po i çon ata në izolim të plotë nga amerikanët dhe ndërkombëtarët.Të gjithë ne e dime dhe jemi të vendosur, që “non gratat”, duhet të largohen përfundimisht nga drejtimi dhe politika,për ti dhënë mundësi të tjerëve më të rinj të vazhdojnë të drejtojnë këto parti në rrugën e fitores.Sali berisha nuk po e bënë këtë veprim.Ai nuk po tërhiqet nga drejtimi i partisë demokratike,duke u bërë një pengesë serioze për çuarjen e saj drejt fitores.Kjo rrugicë jo vetëm që nuk mund të quhet rrugica e shpresës,por ajo mund të quhet “rrugica e pengesës”, apo “rrugica qorre” që nuk i jep mundësi demokratëve të shohin një shpresë apo një dalje nga fundi i saj.Besoj që ata që rrrinë aty poshtë shtëpisë së Saliut në rrugicë, duhet të kenë interesa të forta të lidhura me Saliun dhe jo qëllime idealiste që lidhen me lirinë apo me fitoren e demokracisë.Faktet kanë treguar vazhdimisht që- berishizmi nuk mund të çojë në fitore partinë demokratike.”Rrugaica e shpresës” mund të quhet ajo rrugicë, që jep shpresë për shqiptarët.Shpresë për “non gradat” dhe për ata që janë akuzuar nga departamenti amerikan i shtetit për korrupsion familiar nuk mund të ketë.Jam i bindur që kjo lëvizje në një rrugicë dhe jo në sheshe,siç e ka pasë traditë partia demokratike, nuk të ngallë shpresë. Kjo lëvizjë do të vi duke u t’kurrur deri në shuarjen e saj.Partia demokratike nuk mund të drejtohet tashmë nga njerëz që- kur kanë qenë në pushtet e kanë përdorur atë për privilegje për tu pasuruar vetë dhe të afërmit e tyre.Këta njerëz nuk vlejnë më për demokracinë tone,ata nuk i duan i demokratët e vërtetë dhe populli i ndershëm shqiptar.Ai po pret me padurim largimin e shpejtë të tyre dhe pastrimin e PD nga këta parazite të dëmshëm,që e kanë shvatur popullin shqiptar qysh nga fillimi i demokracisë.Kjo rrugicë rezidenciale në Tiranë sot, mban emrin e djalit të Kurveleshit Mustafa Matohiti,që u vra nga fashistët më1942.Ndërtimi i kësaj kulle u bë pas prishjes së vile të vjetër ku sipas gazetës Tema :”Për ndërtimin e saj është angazhuar direkt Berisha.Në këtë kullë banon edhe dhëndëri i tij Jamarbër Maltezi me të bijën e tij Argitën, të cilët kanë marrë në pronësi shumë metra katrorë ambjente të pajustifikuara si garazhe, bodrume, hyrje,të cilat sot janë objekt i SPAK-ut”.Tendenca negative e këtyre njerëzve përkrahës të Berishës për të ndryshuar emrin e kësaj rruge që mban emrin e një njeriu të nderuar,që dha jetën e tij gjatë luftës anti-fashiste nacional- çlirimtare për lirin e shqipërisë nga okupatori fashist,është një padrejtësi dhe një mosmirënjohje, që kërkon ti bëhet kësaj lufte të shenjë të popullit shqiptar nga Sali berisha dhe ndjeksit e tij ekstremistë.Dihet botërishtë që Sali Berisha me këta njerëz që rrinë poshtë shtëpisë së tij gjatë këtyre 33 vjetëve tranzicion, asnjëherë nuk kanë pranuar 29 nëntorin si ditën e çlirimit të atdheut,të vendosur nga ata që luftuan për liri gjatë atij pushtimi.Ata kanë njohur vetëm datën 28 nëntor si datë ta çlirimit të atdheut dhe shpalljes së pamvarësisë së shqipërisë.Ky është një rast i mirë për ta,që të fshijnë një here e mirë emrin, që na kujton këtë luftë të shenjtë,e cila në këtë rast përkujtohet me emrin e heroit djalit nga Kurveleshi Mustafa Matohiti.z Berisha gjithmonë e ka përçmuar këtë luftë me preteksin, se ajo nuk ishte një luftë e drejtë për liri,por për të ajo ishte një luftë vëlla- vrasëse!!Kjo lëvizje e cila po mbështetet nga pak njerëz, kryesisht nga disa deputetë të “partis demokratike” të foltores dhe jo nga demokratët e vërtetë, është një lëvizje që nuk të frymëzon. Ajo është një lëvizje pa busull,një lëvizje qorre që nuk të çon askund.
Spektakël në koncertin e Noizy-t, reperi surprizon në mënyrë të veçantë fansin e tij, video-ja bën xhiro në rrjet
Reperi mjaft i dashur për publikun, Noizy është gjithmonë në qendër të vëmendjes sa i përket këngëve dhe koncerteve të...
Lexo më shumë