BREAKING NEWS

Aksidenti në Rrëshen, shkon në 7 numri i të plagosurve, mes tyre 3 fëmijë

Aksidenti në Rrëshen, shkon në 7 numri i të plagosurve, mes
x
BREAKING NEWS

Shtëpia e Bardhë përshëndet Albin Kurtin për zgjidhjen e konfliktit dhe i kërkojnë Vuçiçit të ulë tensionet

Shtëpia e Bardhë përshëndet Albin Kurtin për zgjidhjen
x
BREAKING NEWS

Udhëtimi sekret i shefit të CIA-s në Kinë, çfarë misteri fsheh vizita e tij?

Udhëtimi sekret i shefit të CIA-s në Kinë,
x
BREAKING NEWS

Tronditëse në Përmet, 24-vjeçari vret nënën e tij

Tronditëse në Përmet, 24-vjeçari vret nënën e
x
BREAKING NEWS

Shmanget konflikti i shekullit, tension në ngushticën e Tajvanit, kinezët provokojnë amerikanët

Shmanget konflikti i shekullit, tension në ngushticën e Tajvanit,
x
BREAKING NEWS

Joe Biden nënshkruan marrëveshjen e borxhit, SHBA shmang falimentimin

Joe Biden nënshkruan marrëveshjen e borxhit, SHBA shmang falimentimin
x
BREAKING NEWS

Aksident me vdekje/ Përplasen dy makina, policia del me njoftimin zyrtar

Aksident me vdekje/ Përplasen dy makina, policia del me njoftimin zyrtar
x
BREAKING NEWS

Berisha reagon pas deklaratës së Ramës për Kurtin: Kërkon mëshirë nga Perëndimi për aferën McGonigal

Berisha reagon pas deklaratës së Ramës për Kurtin:
x

Opinion / Editorial

Rusia 2000 vs Rusia 2023

Rusia 2000 vs Rusia 2023

Si sot më 26 mars të vitit 2000 u zhvilluan zgjedhjet presidenciale në Rusi. Deri në atë periudhë Rusia kishte përjetuar raste të shumta skandalesh, të cilat kishin irrituar shumë popullin rus, tek i cili sundonte varfëria dhe skamja. Njerëzit ishin të mbytur nga një lloj dobësie e përgjithshme dhe krenaria kombëtare kishte rënë përtokë. Dukej, sikur besimi për ringritje kishte humbur përgjithmonë dhe nuk dihej, nëse do të ngrihej përsëri Rusia e “famshme”. Këto moment decizive i shfrytëzoi më së miri një figurë jo shumë e njohur politikisht deri në atë periudhë dhe me një profil publik të mesëm, Vladimir Vladimiroviç Putin, i cili kishte qënë nga viti 1975 deri në vitin 1990 bashkëpunëtor i KGB-së, shërbimit të fshehtë sovjetik. Nga vitet 1997 – 1999 Putini kreu detyrën e Shërbimit Federal të Sigurisë (FSB), e cila ishte pasuesja e KGB-së së famshme. Më pas ai u bë këshilltar për sigurinë kombëtare i Presidentit Boris Jelcin, i cili e propozoi atë si kandidatin e tij të preferuar. Nga viti 1999 deri në mars 2000 mbajti postin e kryeministrit të vendit. Zgjedhja e Putinit dukej për shumë rusë si një fillim i ri. Rusët tek ai shikonin të ardhmen e ndritur të tyren dhe të Rusisë. Për ata Putini ishte busulla drejtuese dhe orientuese drejt ngritjes së lavdisë së dikurshme të Rusisë. Por edhe oligarkët, mbështetësit e tij shpresonin të ruanin pozitat e tyre të pushtetit dhe privilegjet në vazhdimësi. Në fund të fundit paratë dhe mediat janë sunduesit e vërtetë të kësaj bote dhe ato përcaktojnë, se kush do ta marrë pushtetin e ardhshëm. Po populli??? Kështu përveç tij kandiduan edhe 10 kandidatë të tjerë, midis tyre Genadi Zhuganov, i cili ishte kryetar i Partisë Komuniste të Rusisë, një politikan me reputacion të madh në vend. Ekipi i fushatës së Putinit kishte vendosur, që Putini të mos merrte pjesë në debatet televizive dhe as të shfrytëzonte kohën e lirë, që stacionet radiofonike dhe kanalet televizive ruse ua kishin ndarë të gjithë kandidatëve në mënyrë të barabartë, sepse ai ishte pjesë integrale e emisioneve të lajmeve, si edhe pjesë e raportimit të përgjithshëm të fushatës paraelektorale dhe elektorale. Që në fillim Putini e tregoi natyrën e tij posesive dhe me dorë të hekurt, kjo vinte prej faktit, që vëzhguesit e huaj kishin kritikuar veçanërisht shanset e pabarabarta, që kishin kandidatët e tjerë, për të shfrytëzuar dhe për të patur akses në mediat kombëtare. Në këtë mënyrë Putini fitoi 52,94% të votave në raundin e parë; kështu që nuk ishte i nevojshëm një votim i dytë. Popullariteti i Putinit në fillim ishte shumë i madh, madje i preferuari i popullit ishte ai, Putini. Kjo vinte nga fakti, që në fillimet e sundimit të tij Rusia pati një rritje ekonomike të konsiderueshme dhe kjo gjë rriti popullaritetin e tij në mesin e popullit rus, i cili shihte tek ai rilindjen e famës së Rusisë së lavdishme. Pritshmëritë e të gjithëve ishin aq shumë të mëdha, sa shumica mendonte, se kishte ardhur koha, që Rusia pas qeverisjes së Jelcinit të ringrihej në piedestalin e merituar. Që në fillimet e veta politika e jashtme e Rusisë së Putinit ka qënë gjithmonë agresive ndaj Perëndimit dhe Bashkimit Evropian dhe ka ndjekur një politikë tutoriale ndaj mediave të lira dhe organizatave joqeveritare kritike ndaj qeverisë dhe shtetit rus. Prandaj ekspertët ndërkombëtarë e kanë karakterizuar sistemin qeverisës të tij apo të ashtëquajturin “Putinizëm” si një sistem autoritar, despotik, revanshist, një sistem qeverisës me dorë shumë të hekurt dhe gjithashtu diktatorial, e cila e ka çuar Rusinë dhe reputacionin e saj drejt dështimeve të njëpasnjëshme dhe dalëngadalë drejt humnerës. Në fushën e politikës së brendshme ai ndjek ideologjinë patriotike dhe nacionaliste, shumë e preferuar për rusët e sotëm. Ai e paraqet Perëndimin si vende imperialiste dhe militariste, që ia duan vetëm të keqen Rusisë dhe popullit të saj. Ai dhe politika e tij ecën me vetëdije drejt rrymës pseudo-demokratike dhe rrymës liri-mbytëse. Ç`ka solli, që marrëdhëniet midis Rusisë dhe Perëndimit pas aneksimit të paligjshëm të Krimesë në pranverë të vitit 2014 të përkeqësoheshin gjithnjë e më shumë. Sepse Rusia dhe Putini shkelën hapur Kartën e Parisit dhe prishën status – quo evropiane të paqes të deriatëhershme.

Fillimi i luftës në Ukrainë në shkurt të 2022 ose të ashtëquajturën “operacion special për denazisfikimin e Ukrainës”, “kërcënimet gjoja të NATO-s drejt kufijve rus”, afrimi i Perëndimit dhe demokratizimi i mëtejshëm i Ukrainës sa e degraduan më tej këtë marrëdhënie, saqë mund ta çojë drejt një përplasjeje brirësh mes njëri – tjetrit. Miliona ukrainas janë zhvendosur përtej kufijve të vendit të tyre për t`i shpëtuar luftës. Miliona të tjerë janë zhvendosur brenda vendit. Ky agresion i pakuptimtë dhe pa arsye.
Më pas më 17 mars 2023, Gjykata Penale Ndërkombëtare lëshoi një urdhër arresti kundër presidentit rus Putin për krime lufte, veçanërisht për rrëmbimin e fëmijëve ukrainas dhe deportimin e tyre në territorin rus, për të cilat ai po akuzohet personalisht.
Një hap, që duhej të bëhej më përpara nga bashkësia ndërkombëtare dhe nga organet e drejtësisë ndërkombëtare. Çfarë do të ndodh më vonë me Putinin? A është ky fundi politik i tij? A do të arrestohet ai vërtet? Mos ndoshta ky është hapi i parafundit para përplasjes së madhe bërthamore midis Rusisë dhe NATO-s? Sa pikëpyetje dhe dilema ka e ardhmja e pasigurt e marrëdhënieve ndërkombëtare midis shteteve dhe që populli global shpreson, që e gjithë kjo rrëmujë dhe ky kaos total i tanishëm të përfundojë në mënyrën më të mirë: PAQE!